E enjte, 28.03.2024, 10:55 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Jerusalem Post: Ministresha e Norvegjisë ka brohoritur ''vdekje cifuteve''

E marte, 31.03.2009, 05:02 PM


JERUSALEM POST: MINISTRESHA E NORVEGJISË KA BROHORITUR "VDEKJE CIFUTEVE"
 
Nga Shkëlqim Kosova

 
Ministresha e Norvegjisë Kristin Halvorsen, më 8 janar 2009 kishte udhëhequr protestën "paqësore" në Oslo kundër intervenimit të forcave izraelite në Gaza. Kjo protestë u shëndërruar në protestë të dhunshme ku pati edhe të lënduar në mes tjerash plaku norvegjez Sverre Martin Haug, vetëm se mbante flamurin e Izraelit. Gjatë protestës policia norvegjeze u përball edhe me barrikada të protestuesve të cilët hodhën shufra metalike, gurë, shishe dhe gjithcka që mund të hudhej drejtë forcave policore. Një ngjarje e tillë nuk mbahej mend në rrugët e Norvegjisë.
Gjatë kësaj proteste ishin dëgjuar brohoritjet "Vdekje cifutëve" dhe për këtë brohoritje tani fajësohet nga cifutët, ministresha e Norvegjisë, Halvorsen. Jerusalem Post shkruan se jo vetëm ministresha Kristin Halvorsen por edhe disa përfaqësues tjerë të Qeverisë së Norvegjisë kishin dhënë deklarata nëncmuese rreth intervenimit të forcave izraelite në Gaza. "Vërshimet anti-izraelite dhe anti-semite kanë eksploduar në Norvegji - e gjithë kjo bëhet në mediat norvegjeze dhe nga elita intelektuale" shkruan gazeta e cila i referohet cifutëve norvegjez. Ministria e Finacave e Norvegjisë nuk ka dëshiruar të komentoj shkrimet e gazetës dhe njëkohësisht edhe vetë ministresha ka refuzuar një gjë të tillë.
Shoqëria norvegjeze përshkohet nga anti-semetizmi dhe bindjet anti-izraelite, pohon gazetari në artikullin e tij në JerusalemPost. Redaktori përgjegjës David Brinn në Jerusalem Post, mendon se përmbajtja e artikullit është korrekte dhe është plotësisht në përputhje me realitetin. Reagimet ishin shumë të ashpra pas publikimit të këtij artikulli, thotë Brinni. Sipas burimeve norvegjeze tani është angazhuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë e cila nuk pranon të prononcohet lidhur me aktivitetin diplomatik dy ditët të fundit lidhur me pohimet e gazetës izraelite.
Partia Socialiste norvegjeze e udhëhequr nga ministresha Kristin Halvorsen njihet si parti anti-amerikane, anti-NATO dhe anti-izraelite. Në janar të vitit 2006 Kristin Halvorsen kërkoj nga norvegjezët të bojkotojnë mallërat dhe shërbimet cifute që vijnë nga Izraeli, si shenjë solidarizimi me palestinezët.
Qeveria norvegjeze kohëve të fundit është ballafaquar edhe me skandalin e ferexhes. Ministria e Drejtësisë e Norvegjisë kishte marrë vendim për përdorimin e ferexhes muslimane në uniformat e policisë norvegjeze. Pas debateve të ashpra në Parlamentin norvegjez dhe mediat norvegjeze, kjo qeveri u detyrua të zmbrapset. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të ftohta dhe dita-ditës përkeqësohen për shak të deklaratave të shpeshta anti-izraelite. Eshte për tu habitur se si politika norvegjeze ka ndryshuar radikalisht në raport me atë izraelite. Norvegjia ishte ndërmjetësuese e bisedimeve mes Izraelit dhe përfaqësuesve palestinezë të kryesuar nga Yaser Arafat lidhur me "Marrëveshjen e Oslos" e cila nuk u zbatua kurrë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora