E marte, 23.04.2024, 11:16 AM (GMT+1)

Faleminderit

Indrit Cara, u dekorua me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”

E marte, 31.03.2009, 07:27 PM


PRISHTINË, 31 Mars 2009 -Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekoruar Indrit Carën me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”. Presidenti Sejdiu e dekoroi me këtë medalje Indrit (Lulëzim) Carën, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Indrit Cara, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, kishte lënë Londrën, ku jetonte dhe iu kishte bashkuar luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë. Medalja “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri dhe që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Hajdin ISLAMI, Vushtrri

________________________

Indrit Cara, Luftëtari i Lirisë
Indrit Cara, Luftëtari i Lirisë
Balli i Trimërisë

Në mbijetesen epokale te kombit tone, shtjellë te trazuar ererash dhe fatesh ka patur nje ngjashmeri te cuditshme midis kozminës atë se fatit dhe jetes fizike. Sa here qe ka dhembur nje gjymture e trupit, gjymtyret e tjera jane permbledhur per te perballuar dhembjen dhe per te pare me tej se vete dhimbja. A nuk ngarenden fiset arberore nga Veriu ne Jug, nen udheheqjen e legjendarit, Gjergj Kastriotit Skenderbeut te mblidhen ne Lezhe dhe te japin besen e burrit?. A nuk shkuan burrat e Çamerise te merrnin pjese ne Kuvendin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit? A nuk ishin prizrenasit dhe dibranet qe rane me pushke ne dore ne Jugun e Shqiperise Etnike? Pamvaresisht se eshte kercenuar vetem nje pjese e trupit, pamvaresisht se ka dhembur diku ne lindje a perendim, gjaku arberor ka gurgulluar duke dashur te pushoje menjehere cdo dhimbje apo tragjedi. Keshtu ndodhi edhe ne fundshekullin e kaluar, atehere kur ne Kosoven martire, makina e dhunes serbe nisi marrshimin e saj gjakatar duke perdhosur njehere e pergjithmone imazhin e nje Evrope qe eshte ne prag te qyteterimit modern. Nder ata bij te shqipes, te cilet ngarenden ne fushe te lirise, nder ata trima, te cilet shperfillin edhe vete vdekjen fizike, padyshim Indrit Cara ze vendin e vet te merituar.

Shkruan Eugen SHEHU

Lindi ne qytetin e Kavajes me 11 korrik 1971. U rrit neper ato rruge te bukura dhe te vjetera te qytetit me dashuri per atdheun dhe flamurin, te cilen dashuri gjeneratat e Carajve e paten percjelle nga brezi ne brez, nga vitet e para te krijimit te shtetit shqiptar e deri ne ditet e mevonshme. Mustafa Cara ka qene i shquar ne Kavaje per perpjekjet e tij ne rrafsh kombetar. Duke iu bashkuar grupit te atdhetareve shqiptare, te cilet ne vitet 1907- 1909 luftuan per shkrimin e gjuhes shqipe me alfabet latin, Mustafa Cara jo vetem propogandoj ne qytetin e Kavajes kete alfabet, por edhe u vu ne konflikt te drejtperdrejte me nje pjese te klerit mysliman, te cilet perkrahnin ne popull idene e rrejshme se keto germa ishin te mallkuara nga Allahu. Ne vitet qe erdhen me pas, Mustafa Cara ne bashkepunim te ngushte me atdhetaret e tjere te Shqiperise se Mesme, iu bashkengjit levizjes autonomiste kombetare me ç’rast fitoi simpatine e gjithe qytetit. Ne marrshimin epokal te Ismail Qemal Vlores drejt ngritjes se flamurit ne vjeshten e trete te vitit 1912, pikerisht ne qytetin e Kavajes ky u prit nga burrat me te shquar te qytetit. Aty, midis te tjerave, iu uroi mirseardhjen edhe Mustafa Cara duke e siguruar plakun e urte se flamuri kuqezi do te valvitej ne Kavaje e rrethina , ne te mire te ardhmerise te shqiptareve. Ende sot , ne memorien historike te ketij qyteti ka mbetur ne kujtese fakti qe me 28 nendor 1912, ate dite kur flamuri kuqezi u ngrit ne Kavaje, ne qender te qytetit, po aq madheshtor ai valoi edhe ne shtepine e Mustafa Cares. Me tej , traditat e shquara te familjes Cara do t’i conte me perpara djali i Mustafait, Ymeri(gjyshi i Indritit)i cili do te dallohej per frymen nacionaliste dhe ëndrën per ta pare token arberore brenda kufijve etnike te saj. Jane disa figura te shquara te kesaj familjeje, te cilat duke jetuar me idene e Shqiperise Etnike u renditen ne formacionet antifashiste ne vitet 1943-1944, por qe me pas u ndodhen te zhgenjyer prej internacionalizmit proletar te trumbetuar me aq force ne Beograd dhe Tirane. Dihet tanime drama e madhe e viteve 1945-1990, jo vetem per familjen Cara por per gjithe familjet nacionaliste shqiptare, te cilat jetuan naten e gjate dhe te murretyer te komunizmit pansllav.

Ende i vogel, Indrit Cara do te rritej me deshiren per te qene nje ushtar i devotshem i atdheut. Ai, duke u nisur drejt Tirane, per te vazhduar mesimet ne shkkollen e mesme ushtarake “Skenderbej”, nuk mund ta kuptonte se diktatura komuniste shqiptare pergatiste kuadro per te zgjatur jeten e saj dhe aspak per idealin e shenjte te Shqiperise Etnike. Megjithate Indrit Cara, tanime 16-17 vjecar ndihej krenar pasi thirrej skenderbegas dhe ky simbol i kryetrimit legjendar e mbushte me gezim. Poligonet e stervitjeve taktike dhe ato te perdorimit te armeve, u shndruan sakaq ne dimensione te reja per jeten e Indrit Cares. Ai do te ndronte pa asnje medyshje jeten plot privacione ne male me bore e mjergulla, me deshirat e tjera te nje adoleshenti. Ne shtator te vitit 1989, Indrit Cara fillon studimet e larta ushtarake ne Tirane. Tanime nuk ishte me ai djaloshi enderimtar nga Kavaja por studenti truphedhur, i dashur e mbi te gjitha njohes i shkelqyer i Artit Ushtarak mbi luften popullore. Nderkaq erera te tjera po frynin ne gjithe Evropen Lindore, erera qe conin stuhi ne Shqiperine e kryqezuar nga diktatura ortodokse sllave. Bashkimi i dy Gjermanive, menjehere pas rrezimit te murit te Berlinit, zgjoi tek mijra shqiptare endren e madhe te rrezimit te murit midis shtetit amë dhe Kosoves. Indrit Cara ishte nder te paret qe shpresonte per kete dhe nuk nguroi t’ua tregonte edhe shokeve te tij studente. Por diktatura komuniste ne Shqiperi i ngjante asaj bishes se plagosur, e cila pikerisht ne castet e agonise terhiqet zvarre per te kafshuar deri ne vdekje. Ne komanden e shkolles ushtarake, Indrit Cares i’u terhoq vemendja pasi kishte komentuar hapur renien e murit te Berlinit. Ndersa trimi nga Kavaja i ishte pergjegjur se ky ishte jo vetem nje lajm ogurbardhe por edhe shans per shqiptaret. Ne korrik te vitit 1990, ne qytetin djep te demokracise shqiptare, ne Kavaj, bie deshmori i pare i demokracise, i riu Josif Buda. Plumbat e diktatures nuk kursyen as jeten e nje te riu, i cili pat enderruar kombin e vet te cliruar nga diktatura komuniste. Kjo ngjarje do ta hidheronte pa mase Indrit Caren, i cili rendi drejt qytetite lindjes, për të marre pjese ne varrimin e te parit deshmor te demokracise. Vjeshta e vitit 1990 do te vinte e trazuar permes ngjarjeve te tjera politike ne Shqiperi. Cindrit Cara , tanime i rritur e burrenuar do te fliste hapur midis shokesh se ata nuk mund te shndroheshin ne ushtare te verber te diktatures por ne yje qe te ndrinin rrugen e ardhme te kombit. Me 20 dhjetor te vitit 1990, atehere kur studentet e Tiranes u ngritennë demonstrate kunder regjimit te urryer komunist, komanda e shkolles se larte ushtarake, si vegel e bindur e krimit komunist, urdheroi armatosjen e studenteve ushtarake dhe dergimin e tyre per te shtypur demostraten. Kjo do te ishte nje gjakderdhje e mbrame e komunisteve te Tiranes , andaj Indrit Cara ne menyre demostrative flaku pushken dhe nuk pranoi t’i bindej ketij urdhri te verber. Shembullin e studentit Indrit Cara ndoqen edhe dhjetra te tjere, me ç’rast ne mbremjen e 20 dhjetorit 1990 , klika komuniste shqiptare po goditej aty, ne strofken e vet. Tri dite me pas, Indrit Caren dhe studentet e tjere ushtarake që i shkuan pas, e perjashtojne nga shkolla. Ende sot , ne arkivin e Ministrise se Mbrojtjes gjendet akti i firmosur për përjashtimin e Indrit Carës , ai akt i turpshëm i bishes komuniste në agoni. “Studenti i vitit
te dyte Indrit Cara , përjashtohet nga shkolla sepse në vazhdimësi ka dashur te fyej udhëheqësin tonë legjendar shokun Enver Hoxha, ndërsa më 20 djetor 1990 nuk ka zbatuar urdhërin për të shkuar në qytetin “Studenti” pë të shtypur demostratën(Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes –Tiranë . ”Akademia e F. T “Skënderbej”viti1990) Për gjashtë vjet rresht , sapo zbriste nga stacioni i trenit në Kavajë , Indrit Cara kishte dëshirë të dilte në bulevardin kryesor të qytetit dhe i veshur me uniformën ushtarake të bashkëbisedonte me moshatarët e vet. Kesaj radhe uniformen nuk ia dhane dhe me nje xhakete te vjeter te nje miku, ai donte te shkonte sa me pare ne shtepi. Por veprimi prej shqiptari i studentit Cara kishte ngarendur ne krejt Shqiperine, ndaj ate e rrethuan per ne shtepine e vet dhjetra djem demokrate te Kavajes. Shtepia e Lulezim Cares u mbush sakaq me miq te rinj dhe akti i perjashtimit nga studimet e larta ushtarake u shndrua sakaq ne feste te vertete per gjithe rrugen ku ndodhet familja Cara. Ate e bir, ndonese nuk folen gjate u kuptuan me se mire. Dera e Carajve do te shendriste pas kesaj prej nje kombi te ri lirije. Ne pranveren e vitit 1991, zgjedhjet e reja ne Shqiperi u rrethuan prej zinxhirave te tankeve. Qyteti i Kavajes me voten e vet deshmoi guximin per te pare se si endra e vet per demokraci e prosperitet u shndrua ne nje realitet, ndonese te dhimbshem. Indrit Cara ishte ne radhet e para te qytetareve, te cilet luftonin dite dhe nate per te shporrur njehere e pergjithmone naten e gjate komuniste. Ai thirret disa here ne policine e qytetit dhe viret kesisoj ne shenjester te organeve policore-vegla te diktatures ne renie. Ka qene kjo aresyeja qe ne veren e vitit 1991, Indrit Cara largohet nga qyteti i lindje drejt Italise, per te ndertuar nje jetese te re, per t’iu larguar sadopak sketerres komuniste. Shpirti i tij, i ngjante shpirtit te nje zogu, te dashuruar kurdohere me dimensionet paskaj te lirise.
Punon gati dy vjet ne Itali dhe prej andej shkon ne Londer. Ketu, krahas puneve te veshtira ndjek kursin e gjuhes engleze si dhe disa kurse kompjuteri. Ndjek me vemendje zhvillimet ne Shqiperi dhe gjithsesi ndihet i lumtur qe Kavaja, qyteti ku u lind dhe rrit, mbeti deri ne fund bashkeudhetare e demokracise se brishte shqiptare. Ne marsin e vitit 1997 merr kontaktet e para me disa djelmoshë te Kosoves, me ç’rast meson per maltretimet e serbve si edhe vullkanin mbarepopullor qe po pergatitej te shperthente. Tashme Indrit Cara vendoset plotesisht prane qendres per grumbullimin e ndihmave per Kosoven duke kontribuar personalisht. Per me tej, fale shkalles se njohjes me shume bashkeatdhetare prej shtetit ame, Indriti mund te mbledhe sasi te konsiderueshme vlerash monetare dhe materiale qe merrnin udhen drejt Kosoves martire.
Kredon e vet, besimin tek bashkekombasit, shpresen e madhe te lirise, Indrit Cara i ka percjelle ne nje leter derguar redaktoreve te gazetes’’Zeri i kosoves”, nga Londra me 8 dhjetor 1997. Ne kete leter shkruhet tekstualisht:”Eshte hera e pare qe po i drejtohem shtypit dhe kete po e nis me gazeten tuaj, te cilen e lexoj rregullisht. Ju lumshin duart juve, qe me punen tuaj te arte perpiqeni te rizgjoni ndergjegjen, shpresen dhe krenarine e kombit tone te shumevuajtur. Gjithashtu u lumte dora trimave te UCK-se qe vendit po i dalin zot me arme ne dore dhe jo me llafe. Aksionet e UCK-se e ngrene lart moralin dhe na bejne optimiste per te ardhmen e neve, shqiptareve, kudo qe jemi. Per 7 vjet me radhe populli i Kosoves priti me durim te madh nje zgjidhje me ane te bisedimeve, por me kot, se bota deshiren e madhe te popullit tone per paqe e mori per frike; po keshtu, me sa duket, do te jete interpretuar edhe nga serbet.
Sic shihet, kane me teper efekt neper bote aksionet e UCK-se, se sa politika paqesore, perulese e nenshtrimit…. Franca dhe Gjermania jane te shqetesuara me te drejte, sepse e dine mire qe shqiptaret kane zore sa ta ngrihen, por, po u ngriten shqiptaret, dihet, flaka ka per ti dale Ballkanit. Shqiptareve dhe sidomos pjeses me nacionaliste te kombit tone, kudo qe ndodhen, iu them qe nuk eshte terrorizem te luftosh kunder pushtuesit, por nje detyrim i madh ndaj vetes, familjes dhe atdheut, per te gjithe ata, qe ne venat e tyre kane gjak shqiptari. Prandaj eshte obligim per ne qe te ndihmojme kete lufte clirimtare me ç’te mundemi. Siç u pa ne ngjarjet e shkurt- marsit, Shqiperia eshte plot me arme, per te cilat populli i Shqiperise ka derdhur djerse. Ato armatime, sic edhe u pa, ishin te llogaritura per t’u armatosur te gjithe shqiptaret, bile edhe ato te Kosoves dhe viseve te saj. Kjo tregon se sa e interesuar ka qene, eshte dhe do te jete Shqiperia. Kete e them me bindje te plote per vete faktin se doktrina ushtarake shqiptare e asaj kohe e parashikonte nje lufte te mundshme me Jugosllavine dhe strategjia e taktikat qe do te ndiqte ushtria jone, nuk kishin vetem karakter mbrojtes por edhe teper sulmues karshi ushtrive te fqinjeve tane toksore… Per te gjithe ne liria e Kosoves dhe bashkimi kombetar do te jene celesi i prosperitetit dhe i fuqizimit te kombit shqiptar. Me shpresen tek Zoti dhe me besim tek e ardhmja te punojme te gjithe ne shqiptaret si brenda dhe jashte kufijve, qe kete enderr te rilindasve tane ta bejme realitet. Eshte koha per veprim, mobilizim dhe bashkepunim, sakrifica dhe guxim, i cili kur nuk na ka munguar. Te ndihmojmeUCK-ne, kete filiz shprese, force dhe krenarie, qe te rritet e forcohet dhe si nje lis madheshtor t’i beje balle shtrengates serbe. Rrofte UCK-ja! (Gazeta Zeri i Kosoves” 12 dhjetor 1997). Ç’prej ketij momenti e deri ne fund te jetes se vet fizike, Indrit Cara e vendosi veten e tij pikerisht ne ngjarjet dhe veprimtarine kryesore te luftetareve te lirise. Populli yne ndofta me i harruari ne kontinentin e vjeter, u vu befas ne qender te vemendjes se botes. Bota i ktheu syte nga ne vetem atehere kur mediat vizive shfaqen ne mes te dites viktimizimin e Kosoves, prej te fundit regjimin stalinist te Evropes. Ne kete vemendje te botes, djaloshi nga Kavaja nuk mund te rinte duke medituar. Ai takohet permallshem ne dhjetorin e vitit 1998 me vellane me te vogel, ne Londer duke i dhene porosi qe gjithcka qe te ndodhe ai duhet te ndjeke rrugen e vellait me te madh. Pas disa vitesh mergimi kthehet ne Kavajen e vet aq te dashur, se bashku me 3-4 luftetare te tjere nga Kosova. Ai nuk mund te shmallet gjate me prinderit dhe miqte pasi lufta ka ligjet e veta. Ne ditet e para te janarit 1999, Indriti pasi perqafohet permallshem me prinderit niset drejt Kukesit ne pikepjekje me eprore te UCK-se. Qendron aty vetem dy nete dhe me pas, ilegalisht futet ne token e pergjakur te Kosoves martire. Emocionet qe pati ndjere kur shkeli per te paren here ne Kosove, ia percolli te vellait, ne Londer me telefon. Ne komanden eprore te Pashtrikut, luftetaret kosovare ndenjen vetem pak dite per t’u larguar ne drejtim te zones operative te Llapit. Ndersa Indrit Cara, me deshiren e vet u caktua si instruktor i pergatitjes ne repartin e sigurimit te shtabit epror. Cilesite e larta prej ushtaraku te vertete, fryma e ngrohte e bashkepunimit, bene qe luftetaret e rinj te UCK-se te degjonin dhe percillnin me respekt cdo fjale te Indrit Cares. ’’gjate dy muajve te qendrimit te tij ne kompanine e shtabit, Indriti u hyri ne zemer jo vetem bashkeluftetareve(mjaft prej te cileve u shpetoi jeten ne raste te ndryshme) por edhe te gjithe atyre qe e njohen ne krejt zonen ku vepronte kompania. E therrisnin ushtar”Kavaja”(‘’Ushtar”Kavaja”-nderi i kombit”Tirane 2000, faqe 20 )
Ne menyre te vecante, ne marsin e vitit 1999 makina ushtarake serbe u leshua e verber ne synimet e saj per pastrimin etnik ne vise te Kosoves. Akademia e Shkencave ne Beograd, pati pergatitur opinionin e eproreve te larte jugosllave se kjo do te ishte padyshim beteja e fundit, pas se ciles asnje kembe shqiptari nuk duhej te gjallonte ne Kosove. Me 29 dhe 30 mars 1999 zona operative e Pagarushes u sulmua nga serbet ne tri drejtime kryesore, duke rrezikuar pos te tjerave vrasjen e qindra femijeve, grave dhe pleqve, si edhe djegien e shtepive. Pikerisht ne keto momente shtabi epror i UCK-se ne kete zone mendoi te jepte disa kundersulme deri ne arritjen e forcave te tjera. ”Kur zhvilloheshin luftimet ne zonen e Pagarushes, mbaj mend se ne 31 mars kishin kerkuar perforcime dhe ishte vendosur qe te dergohej nje toge e kompanise se shtabit, pasi shtabi ishte shperndare neper zonat operative, per te qene sa me afer vijes se luftes qe te jepte ndihmesen e vet. Ushtar “Kavaja” nuk ishte pjestar i asaj toge por ishte lutur qe te shkonte me ta, sepse, sic thoshte vete “ishte merzitur pa luftuar”. (Gazeta “Shekulli” Tirane 14 prill 1999).
Ligjet e luftes jane te rrepte, por ushtaraket eprore, duke njohur aftesite luftarake dhe trimerine e ushtar ‘’Kavajes” jo vetem e pranuan ate te marre pjese ne aksion, por edhe e besuan ne misionin shume te veshtire. Se bashku me 7-8 luftetare te tjere te UÇK-se ai duhej te depertonte shume afer vijes se rethimit serb duke mundesuar çarjen emenjehershme te ketij rrethimi. Trim siç ishte, Indrit Cara zuri nje nga pozicionet me te veshtire duke dashur te lehtesonte sa te mundete veprimet luftarake te shokeve te vet. Ai vazhdoi ta mbroj me heroizem ate pozicion edhe atehere kur ne ate drejtim armiku ne erresiren e nates se 31marsit vazhdonte te godiste me artileri.
Pothuaj ishin mbyllur luftimet kur luftetaret e UÇK-se ngarenden ne pozicionin e ushtar “kavajes”. Ky, me gjokesin tere plage prej predhash serbe ishte shtrire ne boren e bardhe te malit, e cila nuk kishte pushuar se reni gjate gjithe dites. Dhimbja ne kete rast qe e madhe. Ata e muaren trupin pa jete te prijesit te tyre dhe u nisen drejt nje vendi me te sigurtë ku e mbuluan trimin e shtetit ame me batare pushkesh e lote te nxehte. Qajne edhe trimat ne dhimbje te medha.
Me 10 tetor 1999, avioni luftarak me trupin e Indrit Cares rrethohet ne Prizren nga dhjetra mijra vete. Prizrenasit dhe gjithe populli i Kosoves, perkedhelnin arkivolin ku flinte ushtar “Kavaja”. Pas disa ore homazhesh, avioni u ngrit fluturimthi per t’u ulur ne stadiumin e qytetit te Kavajes. Pat qene amaneti i Indritit që çfardo te ndodhte, ai donte te prehej ne qytetin ku u lind. Edhe ketu, mijra qytetare te Kavajes priten me nderime birin e tyre, engjellin e lirise, ballin e trimerise, Indrit Caren. /Bern-Zvicër/ 05 03 2006/F.F.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora