E premte, 29.03.2024, 06:47 AM (GMT)

Kulturë

Zef Kakoca

E hene, 16.07.2007, 08:44 PM


Zef Kakoca: Jemi një kulturë ce neng mend vdes       
 
Poeti dhe këngëtari arbëresh Pino Cacozza (Zef Kakoca) prezantoi pranë selisë së ambasadës shqiptare në Romë albumin e tij të fundit ‘Historia’. 17 këngë të suksesshme të mbledhura në një CD, një karrierë e gjatë 30- vjeçare përmes poezisë, muzikës, historisë së kulturës arbëreshe, origjinës dhe kultivimit të traditës arbërore...

-Kush është Pino Cacozza dhe origjinat e tij?
Jam një arbëresh-shqiptar me rrënjët e tij në Arbëri. Kam lindur në S. Demetrio Corona, vendi i të madhit Jeronim De Rada në Kalabri, ku jetoj së bashku me familjen time,një vend ku gjendet një komunitet i gjerë arbëresh dhe që ka ruajtur të gjallë kulturën dhe çdo gjë shqiptare. Një njeri studioz dhe me shumë interesa, i dashuruar pas poezisë dhe këngës. Edhe pse kam studiuar gjuhësi dhe punoj si pedagog i gjuhës franceze, për asnjë çast nuk kam mundur ta ndaj prej vetes kulturën dhe artin tim, të cilët jetojnë me mua paralelisht, duke mbushur jetën dhe ekzistencën time. Nuk mendoj kurrsesi se pikërisht ajo kultura, transmetohet vetëm me trashëgiminë gjakësore, por me ndjenjat, pulsimet që krijojnë emocione të secilit kur një zemër rreh për diçka që i përket.

-Ç’ përfaqëson për ju albumi ‘Historia’ dhe një pjesë e Arbërisë brenda tij?
Albumi ‘Historia’ është një përmbledhje këngësh-poezi me domethënëse te gjithë karrierës time rreth 30-vjeçare. Aty është një pjese e atij komuniteti arbëresh i cili përfaqësohet ne zonat qendrore dhe jugore te gadishullit Apenin me kulturën e vet për me tepër se 5 shekuj. Një kulture qe ka mbijetuar në çdo kohe duke kaluar çdo limite dhe vështirësi historike dhe jetësore, një kulturë që jeton ende e ndezur ne ditët e sotme. Janë 17 kënge ne radhitjen e tyre kronologjike ne te cilat pasqyrohen momentet me te rëndësishme te krijimit dhe formimit tim si artist: janë këngët e para ne te cilat kane gjetur shprehje tradita shume e pasur arbëreshe qe kurorëzohet me krijimin e Festivalit Mbarëkombëtare te Këngës Arbëreshe (1970-19809), raportet dhe bashkëpunimet me miqtë artiste shqiptare (1973-1993), pjesëmarrja e paharrueshme ne festivalet e Gjirokastrës dhe kapërcimi për here te pare i kufijve shqiptare, javës se kulturës apo aktiviteti i Festivalit te muzikës se lehte, këngë dhe poezi te cilat janë bere simbol te ringjalljes dhe rithirrjes se identitetit kombëtare, historisë, këngë qe janë bere një pasuri e gjithë trojeve Arbërore. Ky album është një pjese e historisë dhe e gjithë ekzistencës time, është udhëtimi im ne Arbëri dhe Shqipëri.

-Prezantimi juaj ne Rome është hera e pare ne institucion shqiptare si artist. Si e përjetuat atë?
E kam frekuentuar Shqipërinë ne fillimet e viteve 1977. Kam marre pjese ne disa aktivitete sikundër ka qene ai folklorik i Gjirokastrës, po ashtu i pari arbëresh qe merr pjese si konkurrues ne festivalin kombëtare shqiptare ne vitin 1992 ku radhitem nder vendet e nderit te klasifikimit. Ne vizitat e tjera kam qene ne seminare apo takime te tjera ne fushën e gjuhësisë dhe te letrave. Por kjo është hera e pare qe shteti shqiptare nëpërmjet përfaqësisë se vete pranë ambasadës shqiptare ne Rome, organizon një prezantim zyrtare si artist dhe artin tim. Për mua është një shenje mirënjohje qe i behet aktivitetit tim, vlerësim i një pune te palodhur dhe konstante për t’ju dedikuar pasioneve dhe njohjeve te mia artistike, kulturore dhe shkencore. Mund te them qe ishte një nder i madh dhe qe provova emocione te fuqishme, bile do ta krahasoja me gëzimin dhe lumturinë qe ndjen një fëmije kur përgëzohet nga nena e vete edhe pse e largët, krenare për gjithçka qe i kam ndërtuar e dhuruar, dhe unë duke mos harruar asnjëherë dashurinë qe kam dhe dëshiroj për te.

-Si kane lindur fillimet tuaja ne fushën e artit e ne mënyre te veçante te poezisë?
Kam filluar te krijoj qysh ne moshën e adoleshencës, duke shfletuar përmes letërsisë latine e greke, veprave te mëdha te letërsisë franceze dhe asaj italiane. Me pas i përkushtohem notave muzikore duke qene gjithmonë i terhequr nga kantautoret Fabrizio De Andrè, Luigi Tenco, Giorgio Gaber, Francesco Guçini e Pierangelo Bertoli, ku ky i fundit do te jete edhe një nga këshilltaret e mi me te afërt. Askush nuk e kishte menduar te dëgjonte ne vendin tim vargjet e mia, askush nuk do ta kishte menduar qe te mund te mbaje ne kujtese vargje te tera dhe ti përsërisje ato vazhdimisht. E megjithatë unë e parashikova një gjë te tille për veten time duke mësuar veprat e De Rades, Serembes, Santori etj. Duke dëgjuar e frekuentuar korin e kishës dhe kersherine qe ndjeja duke dëgjuar interpretimin e tyre, recitimet dhe shkëlqimin ne sytë e këtyre njerëzve, pata dëshirën qe edhe unë sado pak te arrija te prekja zemrën dhe emocionet e këtyre njerëzve nëpërmjet artit tim, te këmbëngul ne dëshirat e mia për te komunikuar dhe  dedikuar atyre diçka te bukur. Kjo me beri qe me pas gjithçka e imja ta beja edhe te tyre dhe si një artist qe nuk duhet te humbas, kuptova se vargjet dhe muzika ime duhet te arrinte tek populli, se si një artist i vërtete mbetet i tille kur krijon, emocionon dhe jeton ne mes te njerëzve.

-Si një njohës i mire i kulturës arbëreshe dhe trashëgimisë se saj, a mund thoni si përcillet sot kjo tradite?
Besoj se e preka edhe pak me pare si teme. Kultura arbëreshe jeton dhe është shume krijuese ne te gjitha fushat, ne tradicionet qe ndjekin hap pas hapi jetën dhe materializmin e saj, përdorimi i kostumeve tipike dhe shume luksoz te grave dhe vajzave arbëresh qe dominojnë ne festat dhe vallet tona, këngët polifonike dhe alternimi me notat e  këngëve moderne, ritet fetare dhe kuzhina, por ajo qe është me e rëndësishme është një hapësire e madhe ndjenjash te forta patriotizmi qe i kapërcen te gjitha. Me ketë dashuri dhe impenjim ne mundohemi ta përcjellim kulturën tone edhe ne brezat me te rinj arbëreshe duke patur parasysh qe jetojnë ne një vend te mrekullueshëm si Italia qe për ne është dhe mbetet një atdhe i dyte i dashur, por qe influenca dhe ndikimi i saj mbetet gjithmonë i paevitueshëm.

-Komuniteti arbëresh është shume i organizuar, por disi individual ne lidhjet e tij me Shqipërinë. Mendoni se mungojnë hapësirat  e duhura?
Mendoj se lidhjet me Shqipërinë janë themelore për te krijuar dhe forcuar me tej gjithë Arbërinë dhe trojet shqiptare. Shqipërinë e martirizuar ne e kemi qare, Shqipërinë e lulëzuar ne e kemi kënduar, Shqipërinë e kryqëzuar ne e kemi ndihmuar. Sot qe Shqipëria është e lire dhe e gatshme për te luajtur rolin e vete ne Evropën e Madhe, ne i kërkojmë asaj, Nënës, te ndihmoj fëmijët vete te largët për te jetuar me mire ketë raport. Nëqoftëse poezitë dhe këngët e mia nuk do ti recitoja o këndoja për te gjithë shqiptaret çfarë kuptimi do te kishte? Për ketë mendoj se është e nevojshme te jemi nen një kulture, nen një prodhim artistik e bashkëpunim muzikor, te jemi se bashku ne një rruge ku udhëton kultura shqiptare.

-E shihni si një mundësi për te ardhmen takime te tilla përtej detit edhe me artiste te tjerë arbëresh?
Për mua është vërtet një ëndërr. Ndodh qe shpeshherë e shikoj poezinë dhe këngën time dhe jo vetëm, por edhe te artisteve arbëresh neper skenat dhe sheshet  e te gjithë Shqipërisë. Ndej emocione, por menjëherë zgjohem dhe e rigjej veten time po ne një vend qe dua, me shtëpi te gurta e antike qe gjenden afër njëra- tjetrës duke perngjasuar si ishuj te vegjël shkëmbore buze detit. Unë jam poet i një vendi te vogël qe me karakteristikat e veta po shkon gjithmonë drejt zhdukjes. Por ndoshta ne ketë univers te globalizacionit do te jene pikërisht gjerat e vogla qe ne mund te bëjmë për te shpëtuar gjithçka te bukur te njerëzimit, qofte edhe nëpërmjet artit tone.

-Kur mund te vizitoni serish Shqipërinë?
Nesër, pasnesër, gjithmonë…sa me shpejt te mund, jam gati.

-Dicka per aktivitetin dhe punën tuaj ne te ardhmen?
Ndërkohë jam i angazhuar me promovimin e këtij albumi ne vende te ndryshme po ashtu nen shoqërimin e recitalit ’Rrënjët e Arbërisë’, një bashkëpunim midis vargjeve dhe muzikës qe tregon për historinë tone etnike bazuar ne ndjenjat. Për se shpejti do te dal me një përmbledhje poezish dhe një album te ri muzikore. Jam ende duke punuar për ketë. Shpresoj qe kësaj here te kem admirues dhe kritik artdashësit shqiptare ne Shqipëri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora