E premte, 29.03.2024, 03:06 PM (GMT)

Kulturë

Sokol Demaku: Me këngëtaren e këngëve folklorike Selvije Gashi

E hene, 30.03.2009, 05:32 PM


Selvije Gashi
Sokol Demaku

ME KËNGËTARËN E KENGËVE FOLKLORIKE SELVIJE GASHI

Quhem Selvije Gashi e lindur në Llapushnik te Drenasit, vij nga një familje këngëtarësh si të them gjyshi im ndjestë pastë ka kënduar me baban e legjendës së folklorit shqiptar Salih Bajrmit, Bajram Sadikun, por më vonë edhe me vet legjenden e folklorit burimor shqiptar Salih Bajramin.
Po ashtu baba im Fazli Gashi ka qenë mjeshtër i veglave muzikore, kurse motrat dhe vëllezrit e mi janë marrë me këndim.
Pasi kishte kohë që merresha me këngë dhe këndoja në shkollë në grupine e folkloristëve një ditë per ta zbuluar talentin tim kishte ardhur nji dit ne ditën e festës së shkollës ushëhgeqësi artistik i Shoqërisë Kulturo Ar¬tistike të Drenasit (Gllogovcit të atehreshëm) Shote Galica, Shaqir Hasi bashk me Ilir Shaqirin,dhe ata me muaren dhe me rexhis¬truan në këtë shoqëri kulturo artisitke e këta jane hapat e mi të parë me kengën pra që ne vitin 1992.
Une kamë marrë pjesë në Festivalin e Folkorik Burimor ne Gllogovc të atëhershëm dhe unë zura vendion e parë dhe u shperbleva me vend te parë ne vitin 1993 në Drenas, kurse ne vitin 97 ne Prizren jam shperblye me vendin e dytë sepse konkurenca ishte me e fortë ku ishin pjesemarrës si Aferdita Demaku, Halit Gashi e të tjerë. Në punën time prej këngëtarje kam pasur perkrahjen më së shumti nga nëna, dhe motrat por edhe babai ka qene ai cili m eka dhene inspirim, kurse kur është fjala për këtu ne Suedi përkrahjen më të madhe e kamte madhe e kam nga im shoq Xhavit Demiri.
Jetoj q eka mkohe ne Suedi, jam e vendosur ne regjionin përendimor te ketij vendi ne nje qytet te vogël të quajtur me emrin Kinna, afer qytetit Geteborg, jam e lumtur dhe e kenqaur me ate cka jeta me ofron së bashku me familjen time.
Edhe ketu merrem me muzikë si amatore, por koheve te fuindit eshte bërë vështirë te merresh me muzikë sepse cdo kush ka marre këtë profesion.
Them se është fatkeqsia më e madhe qe ndodh sot esht se muzika eshte bërë biznes,unë di se ka kengetar-re shumë të mirë por mos te bëhemim pre e cdo kujt, ta ruajm dhe ta dojm ate qe është e jonja, te mundohemi ta ruajmë folklorin, këngën e mirëfillt shqipe per ate qe eshte derdhur gjak.
Unë këngen e kamë në shpirt dhe mundohem ta ruaj këngën e mirfillt shqipe.
Si këngëtare dhe adhuruese e muzikës kam kontakte me të madhin Ilir Shaqirin, Burim Krasniqin dhe shpresoj se së shpejti do ta kem edhe një CD time krejt duke bashkepunuar me këtë tefundit.
Mundohem te jem sa me e theshtë, deshira ime eshte te punosohem dhe te vazhdoje me kengën.
I adhuroj të gjitha zhanret e muzikës ndersa si këngetare me pelqen me se shumti Remzije Osmani dhe Shkurte Fejzën.
Adhuroj stilin klasik te veshjes dhe të jeme ajo që jam nje shqiptare ne perendim.
Pranvera është stina ime,s tina e lulueve të cilat ia dhuroj pa masë.
Kisha pas deshirë që ne ta dojm njeri tjetrin si shqiptar ta ruajm gjuhen, kulturen, qe brezat tjerë mos ta kanë nje te kaluare si e patem ne, të dim ti rrespektojmë dhe ti falenderojm familjet e deshmorve qe gjaku i bijëve dhe bijave tyne na e ka ba të mundshme qe ne sot te jetojmë të lirë, të flasim e te kendojmë shqip dhe ta ndjejmë veten si shqiptar.
Të gjithë lexuesit e revistes Dituria ku do që janë i pershendes dhe i porosisë qe t ë të jenë aktiv në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe traditës shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora