E shtune, 07.12.2019, 01:20 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Lucio Battisti

E hene, 16.07.2007, 08:21 PM


Battisti, kantautori italian që dëshironte të bëhej prift        
 
Është konsideruar si një ndër këngëtarët dhe autorët e historisë së muzikës së lehtë italiane. Një djalë i ndrojtur, tepër i lidhur me ‘kitarën’ e tij, që në shoqërinë e miqve dhe kolegëve ishte i aftë të luante për orë të tëra. Adhurues jo i flaktë i koncerteve dhe programeve televizive, i mënjanuar nga shtypi i kohës për mos rrëfimin e jetës private. Suksesin më të madh muzikor e ka pasur në periudhën kur tekstet e këngëve të tij shkruheshin nga Mogol, që ishte një mësim i mënyrës së të folurit për ndjenjat e thella moderne dhe kurajoze, ku virtytet femërore dhe mashkullore analizoheshin në një mënyrë të veçantë.Ndër të tjera Battisti është kritikuar për timbrin jashtë këngëve tradicionale të asaj periudhe. Në produksionin e tij, Lucio mënjanon kritikën dhe përdori zërin e tij origjinal në mënyrë të jashtëzakonshme ‘krijuese’, duke imponuar një mënyrë të kënduari jashtë traditës italiane (emblematike është kënga ‘Le tre verità’). Pas ndarjes artistike nga Mogol, Lucio Battisti ia besoi tekstet e këngëve të tij Pasquale Panella, të cilat do të bëhen të denja për lojë fjalësh dhe nënkuptimesh, muzika sa vinte e bëhej më elektronike ku dominonte në mënyrë absolute një pjesë ritmike e orientuar më tepër drejt muzikës tekno, kënga do të linte mënjanë karakteristikën e veçantë të zërit të Battistit.

Biografia
Që në moshë të re Lucio hedh hapat e parë në botën e muzikës duke mësuar vet kitarën. Transferohet me prindërit në Romë në 1947, dhe pas diplomimit në degën e elektronikës në vitin 1962 transferohet në Milano, ku bashkohet me ‘I Campioni’, grupi që shoqëronte Tony Dallara. Battisti pjesën tjetër të jetës së tij e jeton në Milano, për t’u transferuar në vitet e fundit në një vilë në Molteno, në Brianza. Është pikërisht Matano, që shumë herë ka zbuluar talentin e Lucio, ku dhe janë bazuar disa tekste të këngëve si ‘Se rimani con me’, të shkruara nga Matano (por të përhapura me emrin e Lucio, sepse miku nuk ishte i regjistruar në SIAE), dhe mbeti i panjohur. Në 14 shkurt 1965, arrin të realizojë një takim me Franco Crepax: gjatë provave pikaset nga Christine Leroux. Leroux ishte me origjinë franceze, dhe mbërriti në Milano në vitet '60. Punonte për gjetjen e talenteve për shtëpinë diskografike, dhe ishte pikërisht ajo që në fillim besoi tek talenti i Battistit ku më pas i realizoni takimin me Giulio Rapetti, i njohur me emrin e artit Mogol. Në lidhje me takimin me Battistin, Mogol ka treguar se nuk mbeti i impresionuar që në fillim nga këngët që Lucio i kishte propozuar, por që gjithsesi kishte vendosur të bashkëpunonte me të dhe mbeti i habitur nga dëshira e tij për t’u përmirësuar. Ishte vet Mogol, që në vitin 1966 insistoi për Battistin, sepse këndonte këngët e tij, dhe ndër të tjera si autor i besohej artistëve të tjerë. Mogol duhej të përballej me rezistencën e Ricordit, shtëpia diskografike e tyre, por në fund del fitues. Biografisë së tij i shtohen edhe deklarimi i kantautorit të dhënë në një intervistë në dhjetor të vitit 1970: “Flokët me kaçurrela dhe kaq të gjatë i kam pasur që fëmijë, saqë më ngatërronin për vajzë. Isha një djalë i qetë, luaja me një laps dhe një fletë dhe ëndërroja. Këngët janë krijuar më pas. Kam pasur një fëmijëri normale, dëshiroja të bëhesha prift, kur isha në moshën katër vjeçare merrja pjesë në meshë. Por, një herë në kishë më përzunë sepse gjatë lutjes flisja me një shok dhe një prift më ka goditur në kokë. Më vonë kanë qenë edhe elementë të tjerë që më kanë larguar nga kisha, por që kur ndodhi ky episod kisha ndërruar mendim”.

Suksesi i 29 Shtatorit dhe kënga ‘Balla Linda’
Në 1967 Mogol dhe Battisti janë autorët e 29 Shtatorit, interpretuar nga Equipe 84, një sukses i jashtëzakonshëm që rendit këngën në vend të parë të klasifikimeve muzikore fal transmetimeve radiofonike "Bandiera Gialla". Gjithnjë në po atë vit realizojnë një tjetër sukses për ish Camaleonte Riki Maiocchi. Në po të njëjtin vit luan në kitare në siglën finale dhe përfundimtare, që nuk u publikua kurrë në disk, e titulluar ‘La ballata di Pickwick’ dhe e kënduar nga Gigi Proietti, që në vazhdimësi do të kujtonte bashkimin dhe takimin e tyre historik. Në vitin 1968 Battisti realizon këngën e dytë si interpretues, Luisa Rossi me ritme Rhythm and Blues, që nuk pati sukses. Realizon një këngë të shkruar nga muzikanti Carlo Donida me tekstin e Mogol, që duhej të interpretohej nga Gianni Morandi: nga kjo këngë ekziston edhe një videoklip xhiruar bardhë e zi, që është edhe videoja e parë ku shfaqet këngëtari xhiruar në malet e Lazio dhe e shfaqur në televizion në shtator 2004 në një transmetim pas gjashtë vitesh largimi, në lidhje me Balla linda, një këngë melodioze, por ‘eksperimentale’ për muzikën  e asaj kohe, ku Battisti refuzon përdorimin e rimave të përputhura "për testet, që kishte bërë një marrëveshje me Mogol. Me këtë këngë prezantohet tek Cantagiro, ku klasifikohet në vendin e katërt, duke u renditur për herë të parë në krye, me një këngë të interpretuar nga ai, kënga në versionin anglez e titulluar Bella Linda, që do të ndiqet nga Grassroots, një sukses i madh në klasifikimin e shitjeve angleze (në vend të parë) madje edhe në klasifikimet amerikane. Në atë periudhë hasen edhe disa deklarime të këngëtarit ("kur ju nuk do të jeni më të njohur, unë do të jem sërish i famshëm") që përhapin shumë polemika.

Shfaqja si këngëtar dhe autor
Në vitin 1969 Lucio debuton si këngëtar në Festivalin e Sanremos pas dy “përplasjeve” si autor me këngën e bukur ‘Un'avventura’, me të cilën arrin të ndikojë pozitivisht në melodinë italiane me atmosferën dhe tingujt e Rhythm and blues, jo rastësisht pranë tij vjen një debutues i huaj Wilson Pickett. Kënga renditet në Sanremo në gjysmën e klasifikimit, por kjo do të jetë vetëm fillimi i një viti me të vërtetë të jashtëzakonshëm për Battistin: pasi kishte tërhequr vëmendjen edhe me ‘Non è Francesca’, do të publikoj këngën ‘Acqua azzurra, acqua chiara’ me të cilën pasi ishte renditur në vendin e tretë në Cantagiro, triumfon në Festivalbar, duke arritur të marrë çmimin e parë. Kolona zanore e Festivalbar, sigla e mbylljes, është një tjetër këngë e shkruar së bashku me Mogol: ‘Questo folle sentimento’, këngë e gjykuar edhe për skemat muzikore tradicionale. Në të njëjtën periudhë një këngë e vjetër e shkruar nga Mogol dhe Battisti, ‘Il paradiso della vita’, do të interpretohet nga grupi anglezi i Amen Corner, me titullin (If Paradise Is) Half as Nice, duke mbërritur në vendin e parë të klasifikimeve të shitjeve britanike, ku në Itali arrin sukses nga interpretimi i Patty Pravo me titullin ‘Il paradiso’. Këngëtarja tashmë e bërë një divë e vërtetë, dhuron këngën e mrekullueshme ‘Per te’ e interpretuar nga Pravo në çdo shfaqje ku ajo ishte e pranishme. Në albumin ‘Di vero’ në fund të vitit 1971, Patty i dhuron Lucios një interpretim të emocioneve. Një frazë që Battisti tha në një mbrëmje u bë tepër e famshme:"'Strambè, e canta...!!". Kurorëzimit të një vitit të artë Lucio Battisti, drejt fundit të vitit 1969, i shtohet kënga ‘Mi ritorni in mente’, e paharrueshme për sintezën e lumtur muzikore midis atmosferës bluz dhe një orkestrimi, albumi i parë i tij, u titullua thjesht "Lucio Battisti", ku janë përmbledhur këngët tepër të suksesshme të incizuara deri në atë periudhë nga vet Lucio dhe të interpretuara edhe nga këngëtarë dhe grupe të tjerë. Të njëjtit vit i përket edhe një tjetër realizimi i rëndësishëm, që ishte njëkohësisht edhe përfundimtar për jetën private të Lucio: takimi me Grazia Letizia Veronese. Grazia, e lindur në Limbiate (provincë e Milanos) në 1943 është aktivizuar gjatë viteve 70-të si sekretare e klanit të Adriano Celentanos, nga viti 1969 deri në vdekje ajo ka qenë shoqëruesja e jetës së Battistit, të cilit i dhuroi djalin Luca dhe me të cilin realizoni bashkimin perfekt në vitin 1976 me martesën civile. Me pseudonimin e "Velezia", ka qenë autore e testeve të albumit të Battistit "E già" në 1982.

Battisti, Mogol dhe "Numri Një"
Vitet 70-të, në mënyrë të veçantë në fillim, janë vite ku Lucio Battisti arrin në kulmin e triumfit të karrierës. Vet muzika e lehtë italiane e identifikon si ikonën e saj në këtë periudhë. Albumet e tij janë ndër më të shiturit gjatë viteve 1970, 1971, 1972, 1973, 1976, 1977 e 1978. Në 1970 Battisti fiton për herë të dytë Festivalbar me këngën ‘Fiori rosa fiori di pesco’, ku interpretimi i tij arrin nivele tepër të larta. Në të njëjtin vit, fillon bashkëpunimi i tij artistik me Minën, për të cilën shkruan këngën ‘Insieme’, që pavarësisht fillimeve skeptike të këngëtares, do të bëhet kënga më e shitur e vitit, duke qëndruar pranë Battistit, edhe për kryeveprën ‘Emozioni’, që do t’i dhuroj emrin albumit të tij të dytë "Emozioni". Pamja e tij është tepër e dallueshme nga tw tjerët, tepër i shkujdesur, dhe në të njëjtën kohë origjinalë, flokë të gjatë, xhaketë, veshje pak të kushtueshme dhe i veçantë për këmishët indiane. Kështu shfaqet Lucio, duke ndikuar pozitivisht tek identifikimi i të rinjve. Shumë shpejt, pavarësisht kritikave të disa ekspertëve tradicional, që e preknin sidomos në mënyrën e të kënduarit, Lucio Battisti bëhet një figurë e njohur dhe e vlerësuar edhe nga një publik jo vetëm të rinj, që diti të vlerësonte vlerat tradicionale të melodisë italiane me një mënyrë të re interpretimi dhe tingulli. Mënyra e të kënduarit të ‘ndjenjave’ nga Battisti, fal teksteve të Mogol, që ishin tepër të zhvilluar në krahasim me atë tradicional, jeta e çiftit analizohet në detaje, me tepër vëmendje si nga ana femërore, ashtu edhe nga ajo mashkullore, dhe me një lirizëm që në atë kohë kujtonte nga afër romantizmin letrar, e gjitha e interpretuar nga Battisti me një zë gjithnjë të aftë për të ndjekur me vokal ulet dhe ngritjet dhe bazën emocionale të teksteve.  Në një periudhë të caktuar, kur këngëtari i dashurisë dhe i ndjenjave shprehte interes për politikën, Battisti fillon të interesohej për këto tematika tradicionale, por të ripara me kurajë dhe rinovim. Në po këtë vit, vendos të mos shfaqet më në publik, duke refuzuar kështu edhe pjesëmarrjen në Festivalin e Sanremos dhe Canzonissima, ku këngët e tij nuk do t’i transmetonte në këto evenimente as si autor. Më pas vendos të mos krijojë më këngë dhe i kushtohet jetës private dhe kërkimit artistik, që sipas thënies së tij përndryshe do të sakrifikonte duke nxituar "midis një avioni dhe tjetri". Nuk do të linte më asnjë person ta fotografonte, duke përjashtuar këtu vetëm kopertinën e disqeve të tij dhe shfaqet human me autorët e teksteve të tij, sidomos Mogol, i cili që nga ajo kohë e deri më 1980, nuk do të shkruante më tekste përveç këngëve të tij. Dy miqtë marrin shtëpitë pranë njëri- tjetrit, në Dosso të Coroldo, ku do të kultivonin tematikat ekologjike duke u ndikuar nga një udhëtim i famshëm me kuaj nga Milano në Romë.

Popullariteti dhe suksesi diskografik
Në një vit të mrekullueshëm për produksionin diskografik dhe suksesit të shitjes (ndoshta ka qenë viti ku Battisti arrin kulmin e popullaritetit), Lucio publikon sërish albumin "Umanamente uomo: il sogno", që do ta shoqëroj me këngën ‘I giardini di marzo’, që arriti një sukses, duke demonstruar përfundimisht pjekurinë artistike të Battistit, i aftë të merrte pjesë në diskutimet komplekse të një albumi, jo më vetëm këngëve të destinuara LP antologjik. Midis këngëve të tjera, një hit tepër i suksesshëm u bë edhe ‘E penso a te’. Në vitin 1973, shpërthen fenomeni i 33 xhirove "Il mio canto libero" (i publikuar në nëntor 1972), që është renditur në krye të klasifikimeve për tetë javë: një sukses i padiskutueshëm klasik në karrierën e tij, ku përfshiheshin ndër të tjera kënga të njohura si ‘Io vorrei...’, e incizuar në anglisht nga Mick Ronson, kitaristi David Bowie, dhe me tekst të shkruar nga Bowie me titullin ‘Music is lethal’, rezulton disku më i shitur i vitit 1973. Battisti kujdesej në mënyrë të veçantë për çdo aspekt të arrenxhimeve, duke luajtur vetë në kitarën akustike, tastierat madje edhe bateri. Në nëntor të të njëjtit vit del puna e re e këngëtarit "Il nostro caro angelo". Lindin legjenda që i përkasin titullit të albumit, më e ngjashmja është metafora për të cilën Engjëlli i adhuruar e quajti "djali ynë i dashur", për nder të lindjes së fëmijës së parë Luca. Në të vërtetë, sipas kritikës, Engjëlli ynë i dashur, kënga që i jep titullin albumit, kishte një domethënie kritike në lidhje me Kishën Katolike, që nuk ishte mohuar kurrë nga Mogol. Bëhet fjalë për një album të pasur me këngë, që në kundërshtim me kostumin e Battisti, shfaqeshin sikur donin të transmetonin ‘mesazhe’, që nga lamtumira për publicitet.

Lamtumira nga publiku
Në vitin 1976 emri i tij përfshihet në dy lajme shokuese: Battisti martohet me partneren e tij, dhe me këtë deklarohet njëkohësisht edhe dorëheqja e tij përfundimtare. Turneu i fundit ka qenë me Formula Tre, në fund të të cilit, këngëtari deklaron në një intervistë: "Nuk do të flas kurrë më, sepse një artist duhet të komunikojë me publikun vetëm për çështje të punës së tij". Një tjetër sukses i ri shfaqet në vitin 1977, "Io tu noi tutti". Ky album përmbante tetë këngë, midis së cilave edhe Amarsi un po'. Regjistron videoklipin e parë, për këngën Sì, viaggiare. Në po të njëjtin seksion shfaqet edhe albumi në gjuhën angleze, "Images" që përmbante pjesë "Io tu noi tutti" dhe që u publikua në Itali me etiketën RCA. Publiku përtej oqeanit e pa me një indiferentizëm këtë krijim të ri në gjuhë të huaj, për arsyen e vetme se Battisti nuk ishte perfekt në artikulimin e fjalëve në këtë gjuhë dhe vështirësia shfaqej në domethënien e teksteve të Mogol në atë gjuhë.

Lamtumira me Mogol
Pas regjistrimit të "Una giornata uggiosa", Lucio Battisti ndërpret përgjithmonë lidhjen artistike të tij me Mogol, për qëllime të pa qartësuara kurrë, por bëhet fjalë për zënka të ulëta, duke u nisur edhe nga fakti se banonin shumë pranë njëri- tjetrit. Ndërsa Mogol filloi bashkëpunimin e tij me Riccardo Cocciante, për të cilin vazhdonte të shkruante tekste të njëjta me ato që shkruante për Battisti, Lucio në vitin 1982, publikoi albumin "E già", tekstet e të cilit u shkruajt nga bashkëshortja Grazia Letizia Veronesi me pseudonimin Velezia. Ishte ky një album i krijuar me vëmendjen maksimale të familjes, sepse edhe në kopertinën e tij shfaqeshin vizatimet e djalit, Luca. Ndarja e tyre vazhdoi për vite me radhë, por u bë më konkrete kur në vitin 1990 Mogol, pranoi se nuk dëgjonte prej vitesh këngët e Battistit. Ka pasur zëra në lidhje me tentativën e ribashkimit, por që asnjëherë nuk u realizuan. Pasi kaluan katër vite heshtje, Lucio Battisti, siguroi bashkëpunimin me Pasquale Panella, poet që kishte eksperiencë të mëparshme, dhe në vitin 1986 këngëtari kthehet në tregun muzikor me albumin "Don Giovanni", që arriti sukses në shitje (albumi i tretë më i shitur i vitit), por jo shumë spektakolar si albumet e shumta të Battistit. Në vitin 1988 publikon "L'apparenza", në vitin 1994 del në treg albumi i fundit i tij i titulluar "Hegel". Kritika mbeti e habitur nga tekstet filozofie të Panelës. Pas sëmundjes së gjatë, ndoshta e krijuar nga largimi i jetës publike, Lucio Battisti vdes në një spital të Milanos në datën 9 shtator 1998 në moshën 55 vjeçare, në funeralin e të cilit ndodhej edhe Mogol.

Trashëgimia e këngëve ‘batistiane’ në ditët e sotme
«Me humbjen e Battistit, është larguar revolucionari më i madh i muzikës së lehtë italiane». Humbja e Lucio Battistit ka qenë fatale për muzikën italiane në përgjithësi. Janë të shumtë albumet e tij muzikor që i përkasin së kaluarës, por që ende dëgjohen me kërshëri nga çdo lloj moshe, kjo do të thotë se fansat e tij janë jo vetëm të shumtë, por edhe të rinj. Disa këngë të Lucio Battisti, si ‘Un'avventura’, ‘Acqua azzurra acqua chiara’, ‘Mi ritorni in mente’, ‘Il mio canto libero’ dhe ‘Emozioni’ kanë pasur në Itali të njëjtin sukses siç kanë pasur edhe këngët e huaja të muzikës rrock anglo-amerikane. Trashëgimia e tij artistike vazhdon të përhapet edhe ditët e sotme, kështu në mënyrë emblematike një studente romane e shkencave të komunikimit, e ka titulluar në tezën e diplomimit të saj një fenomen mediatik ku prezenca e Lucio pas vdekjes së tij ishte përshkuar me titullin emblematik Është ende i gjallë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT