E merkure, 13.11.2019, 01:04 PM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Agim Poshka

E diele, 01.06.2003, 05:45 PM


Agim Poshka

Lindur në Strugë më 11.maj të vitit 1977, fillon shkollën fillore si gjashtë vjeçar në Strugë, paralelisht me shkollën fillore fillon stërvitjet në klubin e notimit "STRUGA " si i vetmi notues shqiptar në të gjithë kampionatin e notimit në Maqedoni. Pas gjashtë vjet stërvitjeje, në bibliotekën e tij ndodhen një sër diplomash dhe mirënjohjesh nga federatat e notimit në Maqedoni dhe Jugosllavi.
Në klasën e pestë fillore fillon të luajë në mandolinë në orkestrën e shkollës. Vazhdon shkollimin në gjimnazin e Strugës, por nga mosekzistimi i atëhershëm i paraleleve shqipe në Strugë, detyrohet të vazhdojë gjimnazin maqedonisht.
Gjatë viteve të gjimnazit në Strugë studjon privatisht kitare me Prof.Ymyt Zendelin dhe përfundon me sukses të dy shkallët e studimit. Merr pjesë si udhehëqës në një sër radio-emisionesh në radiot e atëhershme, është edhe d.j. në shumë mbrëmje të organizuara nga ai vetë. Poashtu për katër vjet merr pjesë në shkollën e kërcimit "SHASE" në Strugë dhe konkuron në gara shtetërore të kërcimit. Fiton titullin e instruktorit të kërcimeve klasike dhe latino Amerikane.

(1995 - 2000)
Në Vitin 1995 regjistrohet në Fakultetin e gjuhëve të huaja në "Universitetin e Tiranes". Vahdon Studimet deri në vitin 1997 dhe pas saj niset për studime në Angli, ku studjon në "Frances King College" në Londër. Poashtu paralelisht studjon për solo këndim në "Kensington & Chelsea Colege" në klasen e profesoreshës Amanda Reimon.

Kthehet në Maqedoni në vjeshten e vitit 1998 dhe nis bashkpunimet e para me kompozitorë dhe poetë dhe bën incizimet e para në studio në Tiranë.
Poashtu eshtë anëtar në stafin e parë realizues të Spektakël Agjensi "Karabashi" dhe shoqatës artistike "Gerobina " ne Tirane.

Në këto bashkpunime Agimi ka një sërë rolesh të rëndësishme në realizimin e spektakleve si :
Kordinator artistik dhe zëvendës producent në: "Festivalin e parë kombëtar të fëmijëve interpretues të këngës popullore ÇELSI I ARTË" - Tiranë, në nëntor të vitit 1999.

Redaktor muzike në konkursin e bukurisë "MISS MILLENIUM - TIRANA 2000"
Prezentues në edicionin e dytë të festivalit "Çelsi i Artë" në nëtor, 2000 te gjitha spektaklet jane transmeruar drejperdrejt nga TV Shqiptar për disa netë me rradhë.
Gjate periudhës së luftës në Kosovë punon në "PHYSICIANS FOR HUMAN RIGHTS" - organizatë Amerikane e cila mblidhte dëshmi për keqtrajtimet e bëra mbi të dëbuarit. Dëshmitë merreshin nëpër kampet e refugjatëve në Kukës dhe në gjithë Shqiperinë. Këto materiale dhe fakte u dorëzuan në tribunalin e Hagës.

(1999-2000)

Në dhjetor të vitit 1999 merr pjese në "Nota Fest" me këngën "Dashuri në mijëvjeçar" - këngë e cila vlerësohet për Orkestrim më të mirë të festivalit.
Më 13 korrik 2000 diplomon në Fakultetin e gjuhëve të huaj, dega anglisht, nëndega Italisht në Universitetin e Tiranës. Po në këtë ditë merr pjesë në festivalin tradicional të TVSH të njohur si "Kenget e Stinës", Më 9 dhjetor të vitit 2000 prezantohet në "Nota Fest 2000" me këngën "Kjo Tokë nuk është Mallkim" ku fiton çmimin e pare nga publiku dhe orkestrimin më të mirë të festivalit.

Në qershor të vitit 2000 zgjidhet si përfaqësues i vetëm dhe i pavarur i Maqedonisë në "Parlamentin Ndërkombëtar Rinor 2000" (International Youth Parliament 2000) i cili mbahet në Sydney të Australisë . Kjo është hera e parë që rinia e Maqedonisë përfaqësohet në një nivel ndërkombëtar nga një shqiptar. Në ceremoninë solemne të hapjes së parlamentit ku ftohet përfaqësuesi i Maqedonisë të merr vendin e vet në parlament, Agimi shfaqet me veshje Tradicionale shqiptare (kape të bardhë dhe fustanelle tradicionale shqiptare) duke vërtetuar se Maqedonia është një vend Multietnik i pëbërë nga shumë kultura dhe tradita.

(2001-2002)

Gjate veres 2001 merr pjese ne "DEA FEST" ne Durres organizuar nga regjisorja Vera Grabocka dhe ne Kenga Magjike organizuar nga Ardit Gjebrea. Poashtu ne vitin 2001 prezantohet edhe ne Kosove ne Festivalin Show Fest ne Prishtine. Gjate Veres 2001 xhiron dhe 4 video klipe te albumit te tij te pare "Kjo Toke" nen produksionin e Televizionit te Shkupit dhe regji te Zukri Fejzullahut.

Ne dhjetor te vitit 2001 konkuron ne Festivalin Kombetar te kenges ne Radio Televizionin shqiptar me kengen "MEDITIM" te kompozuar nga Alfred Kacinari e tekst te Jorgo Papingjit. Ne kete prezantim te pare ne festivalin mbarekombetar kenga e Agimit fiton cmimin per orkestrim me te mire nga Alfred Kacinari.

Ne pranveren e vitit 2002 merr pjese ne festivalin "Kenget e stines 2002 " ne Tirane ku fiton cmimin e kritikes me kengen "SI MUNDEM TA DI".
Poashtu xhiron videoklipin e kenges "NA MOJ NA" ne Tirane.

Albumi i pare :"KJO TOKE…" del ne shitje ne vjeshte ne Kosove , Maqedoni dhe Shqiperi.
Ne vjeshten e vitit 2001 fillon pune ne stafin e pare Akademik ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove si Lektor i Anglishtes ku eshte edhe aktualisht i punesuar.
Ne dhjetor te vitit 2002 merr pjese ne NOTA FEST 2002 ne Shkup dhe poashtu merr pjese ne festivalin e kenges ne RTSH ne Tirane me kengen "UNE DO VIJ" me tekst te Jorgo Papingjit dhe muzike te Alfred Kacinarit, dhe perseri fiton cmimn e orkestrimit me te mire.

(2003)
Gjate vitit 2003 fillon regjistrimin e albumit te dyte dhe bashke me Vllezerit Dervishi realizojne kengen "PO TE BEJ RIXHA" nen orkestrimin e Virusit te "Elita 5". Me kete kenge konkurojne ne festivalin "Maratona e kenges popullore -DISKO FOLK 2003" ne Tv Klan ne Tirane ku dhe fitojne cmimin e pare te kritikes.

Gjate veres 2003 perfundon albumin e dyte dhe prodhon dy videoklipe promovuese te kengeve "PO TE BEJ RIXHA" dhe "UN DO VIJ". Te dy videoklipet u xhiruan ne Struge nen regjine e Besfort Imamit.

Ne muajin Tetor 2003 doli ne shitje Albumi i dyte i Agimit i quajtur "MEDITIM" i cili ka ne vete 9 kenge te shkruara nga ai vet por dhe nga kompozitor si Alfred Kacinari e Edmond Zhulali.

Aktualisht eshte duke ndjekur studimet postdiplomike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Universitetin e Indianes. Per kontakte te metutjeshme Agimit mund te shkruani ne faqen e adhuruesve(FAN CLUB) ne web faqen www.AgimPoshka.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT