E shtune, 20.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (IV)

E diele, 29.03.2009, 08:11 PM


HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (4)

Pjesëmarrës i Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare

Nga Ramadan ASLLANI

Kështu ushtria kufitare bullgare e udhëhequr prej disa serbëve antishqiptarë të tërbuar, në fillim të këtij okupimi i mblodhën mbi 20 burra shqiptarë të Remnikut, duke i vrarë në forma të ndryshme, disa nga të cilët i kanë varrosur edhe të gjallë e të plagosur, duke filluar që nga imami i katundit: mulla Ali Malokun, Selim Fetahun, Daut, Shaban e Bajram Ibrahimin, Halil Selmanin, Alush Zymerin dhe Ymer Sylën, të tjerët i patën mbyllur në xhaminë e fshatit, duke i torturuar mizorisht tërë natën, që dinë vetëm serbët t’i bëjnë.

Në vitin dyzet e dy-
Janë bashkue dy ushtri,
Kriminelë, çetnikë, barbarë,
Serbë, fashistë edhe bullgarë

I kanë mbledhë njizet e katër-
Për me ba mbi ta masakër!
Tetë, prej tyne i pushkatuen,
Gjashtumdhetë n’xhami i ngujuan.

Atë natë makabre, Hasan Remniku - Aliu ishte në shtëpinë e tij. Duke vlerësuar situatën se çdo kundërvënie me luftë nga ana e tij nuk ishte fitimtare, pasi fshatarët nuk ishin të përgatitur për një gjë të tillë, që u kishte ardhur e papritur, mori pushkën dhe shpërtheu rrethimin e katundit pa e hetuar.

Shpërngulja

Ura e Zhegrës prej ku është vrarë Sllobodani
Ura e Zhegrës prej ku është vrarë Sllobodani
Pas daljes në zonën okupuese italianë filloi ta ndihmojë shpërnguljen e të gjithë banorëve shqiptarë të Remnikut nga zona okupuese bullgare në zonën okupuese italiane, të cilat i ndante lumi Moravën. Kështu hapën një front lufte me bullgarët dhe serbët, duke siguruar kalimin e 500-600 vetave: gra, fëmijë e pleq e të tjerë me të gjithë plaçkat e mundshme që kishin arritur t’i merrnin, në mesin e tyre edhe ndonjë kafshë. Pas evakuimit të shqiptarëve, Hasani me shokë vëri në sy vrasjen e disa serbëve kriminelë me orientin shovinist. Sipas një shkrimi fejtonistik të J. Bullajiqit të botuar në “Rilindje”, Hasan Remniku deri  në fund të vitin 1942 likuidoi 15 serbë të Remnikut, të cilët kishin marrë pjesë në vrasjet dhe në shpërnguljet e banorëve shqiptarë.
Këtë e dëshmon edhe vrasja e zullumqarit të njohur Sllobodan Jovanoviqit, (i shpërngulur nga Remniku në Zhegër), i cili e kishte qitur fjalën, se Hasan Remniku - Aliu, po vret njerëz nëpër ara e le të vjen të më vrasë mua. Hasani me një shok të pushkës, bacën Qazë - Qazim Zekëbashën e Karadakut, një mbrëmje, burrat vunë pusinë te Ura e Zhegrës, duke u fshehur nën të pranë shtëpisë së Sllobodanit. E panë për dritë të llambës duke u rruar dhe gjuajtën që të dy si me një pushkë, duke e lënë të vrarë në vend.
Nga goditja e pushkëve ai ra mbi shporetin e kallur.

Sllobodani, ai luli i s’amës –
Po i rruen faqet n’dritë të llamës!
Hasani – Qazimit iu ka avytë:
“Ti – në ballë, e unë – në fyt!...”

 “Merrni vesh ju edhe Serbija-
E ka vra Hasan Alija!
Që të rroje gjithmonë Shqipërija,
T’rrojë e lirë gjithë shqiptarija!...

Tërheqja e Hasan Remnikut në ilegalitet

Sipas shkrimit fejtonistik të J. Bulljiqit, Hasan Remniku, në shtator të 1944-ës shkoi në Preshevë, duke marrë pjesë aktive kundër UNÇJ-së. Pas ripushtimit të Kosovës Lindore, nga mesi i nëntorit 1944, Hasan Remniku u tërhoq në ilegalitet. Fillimisht nuk iu bashkua asnjë grupi të gueriles kombëtare shqiptare dhe nuk ndërmori ndonjë aksion, shkruan  Bullajiqi.
Sipas të dhënave të UDB-së, të publikuara prej të njëjtit autor të fejtonit, Hasan Remniku - Aliu, nuk qëndroi pasiv ndaj Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare Antijugosllave. I vetmuar dhe i frikësuar vazhdimisht, se do të bijë në duart e sigurimit shtetëror, Hasani kishte nevojë të madhe për përkrahjen e kujtdo, që kishte ndonjë rëndësi sadopak të vogël. Ai arriti të sigurojë këtë shumë shpejt, duke u lidhur me Mulla Idriz Hoxhën, prej Kaçanikut, që në Kosovë ishte iniciator edhe organizues i organizatës nacionaliste. Këtë organizatë ai e udhëhiqte në Maqedoni Gajur Beu, (Gajur Be Derallën) nga Tetova, me të cilin Mulla Idrisi, e më vonë edhe vetë Hasani, vunë lidhje të forta. Në organizimin e saj, Hasani dhe jataku i tij kryesor Sylë Arifi ishin shumë më të sigurt.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Njeriu që Qeshi me Vdekjen e Stalinit! Xhevat Rexhaj: 10 vite nga masakra në Cerrcë dhe Padalishtë të Istogut Antinazisti Hans Troschel dënohet nga Bilbil Klosi me akuzën e “nazistit” Bilbil Klosi, gjykatësi komunist që dha shekuj burg dhe u mori jetën qindra antikomunistëve Jahë Sadrija: Në masakrën e burgut të Ubravës u vranë 170 dhe u plagosën rreth 300 shqiptarë Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (III) 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar Shevki Sh. Voca: Esat Pashë Toptani në librin e Millan Nediqit Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (II) Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (I) Kujtim Kaziu: Si vdisnin ne miniera te denuarit politik Nga të kamur e të respektuar, në të përçmuar e të mjerë... Beqir Sina: Shtyllasi me i dashur se Theranada Naser Aliu: Para 95 vjetëve, Prinz Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid) bëhet princ i Shqipërisë Në mikëpritje te kryetari i republikës Ahmet Zogu “Ne, 11-vjeçarët që u dënuam me burg për grisjen e fotografisë së Enverit e Ramiz Alisë” Speciale e “The New York Times”-it: “Ahmet Zogu është si Musolini” Kostaq Xoxa: “Rini e copëtuar” - kujtimet e shkruara bukur të Reshat Kripës Uran Butka: Masakra e 1951, Prokurori dhe Gjyqtari: I pushkatuam pa gjyq 22 vetë Shevki Sh. Voca: Ajnshtajni dhe Raselli në shërbim të ashtuquajturit ''Qeveri Botërore''!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora