Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nik Leshai: Kush Perfiton prej Eliminimit të Autórve Gég?

| E diele, 29.03.2009, 07:08 PM |


Nik Leshai
Nik Leshai
Kush Perfiton prej Eliminimit të Autórve Gég?

Nga Nik Leshai

Letërsia e shkollave të mesme, ashtu si edhe librarít shqiptare gëlójn me veprat e dy shkrimtárve shqiptár, Kadarés dhe Agollit. Këta dy shkrimtár përfaqsójn vetem nji prej të shtat rrymave të reflektueme në zhvillimin historik të letërsís shqipe – Realizmin Socialist.

Përse ján perjashtue të gjitha rrymat e tjera prej shkollave dhe librarive shqiptare? Përse i mohohet lexuesit dhe nxânsit shqiptár lidhja me kontekstin dhe gjuhën të cilat formójn identitetin e tij dhe nëpermjet të cilave ai ka gjás shum mâ të madhe me u lídh me tekstin –  që në terma pedagogjike dmth me mësue mâ shum e mâ kollaj?

Letersia Shqipe dhe Teorít Pedagogjike
Historia e Letersís Shqipe njeh vetem shtatë perspektiva letrare

1)       Bejtexhíjt dhe Naim Frashëri
2)       Epika dhe Gjergj Fishta
3)       Modernizmi dhe Koliqi, Stermilli, Spase, etj– nji rrymë kjo e vrame në kërthi prej komunistëve
4)       Lirikët – Mjeda, Poradeci, Rreshpja, etj
5)       Realizmi socialist dhe Migjeni e Ismail Kadare
6)       PostModernizmi dhe Camaj, Shkreli, Pashku, Podrimja, Qosja
7)       Shkrimtarët bashkëkohór si Migjen Kelmendi, Primo Shllaku, Ridvan Dibra, Shpetim Kelmendi, Gjek Marinaj, etj.

Edhe disa rryma të tjera kán njóft zhvillim aksidental ose të paramenduem, por ato kán mbét të pazhvillueme prejse kushtet kulturore, shoqnore dhe politike kán qén jofavorizuese. Vlen të permendet diskursi historik i zhvilluem prej Marin Sirdanit dhe Rexhep Qosjes, por edhe kjo rrým mbeti e izolueme dhe e pakuptueme prej shqiptárve.

Moszhvillimi i kësáj rryme vërehet mâ s’miri prej nji deklarate të bâme nga nji personalitet shqiptár në lidhje me Çmitizimin e Skenderbeut prej historianit gjerman Schmidt. Ai thót, “Libri i Schmidt-it nuk duhej të ishte botue”.
Kuptohet indinjimi i shqiptarve ndaj këtyne veprave ‘eksperimento-historike’ sepse tue çmitizue Skanderbeun ne çmitizójme ândrrën tón, por fjala CENSÚR, në veçanti në botën shqiptare, nuk duhet përdorë.

Trendet e Mësimdhânjes

Tue u nise prej rrymave teorike të letërsís dhe të pedagogjís që dominojnë sot mbárbotën, ne vërejm dy trende, 1) eurocentriëm, 2) zgjedhje të literatures në mënyrë që ajo “t’i flasi” nxânsit.

Mâ detajisht këto rryma mund të shihen si,
1)       Në vend te artit-per-hir-të-artit ose letersís-për-hir-të-letersís, duhet t’u mësójm nxânsve art dhe letërsi që kán nji funksion si në zhvillimin e shoqnís si në zhvillimin vét nxânsve.
2)       Letersia duhet me qén lexues-centrik, jo autor-centrik apo autoritet-centrik.

Si mund të Integrohen at’hér të Shtat Rrymat e Letersís Shqipe në Programet Shkollore?

Në procesin pedagogjik faktori mâ i vështír mbetet ndershmënia profesionale e autoriteteve.  Por le të besójm per nji çast se autoritetet pedagogjike shqiptare kán ekspertizën dhe integritetin e nevojshëm. Në ket rast nevojitet vetëm nji rregull, letersia duhet t’i flasi lexuesit.

Por, siç tregon vendimi per eliminimin e autórve, kryesisht gég, prej letërsís së shkollave të mesme, autoritetet pedagogjike shqiptare po dëshmójn se atyne u mungon si ndershmënia si pjekunia profesionale.

Si i Flet Letërsia  Lexuesit? (ose si Nuk i flet ajo atij?)
Që lexuesi t’a kuptój letersín, nevojiten dy kondita,

1)       Lexuesi, ose nxânsi në rastin tón, duhet të krijój nji lidhje emocionale dhe intelektuale me personazhet dhe me ngjarjet që reflektohen në tekst.
2)       Lexuesi duhet t’ë kuptój gjuhën e tekstit – jo vetëm gramatikën por dhe pragmatikën

Prej kësáj perspektive, at’hér eliminimi i autorve të hershëm shqiptár, si Buzuku, Bogdani, Matrënga, e de Rada, e infekton sistemin shkollór shqiptár shum théll, por kjo pestilénc ka efekte të nji shkalle të ndryshme në varsi prej nënkulturës prej kah vijnë nxânsit – 1) gegnís (përfshi Shqipnín e Mesme e të Veriut, Kosovën, dhe Malcín) apo 2) tosknís.

Ndërsa toskët privohen vetëm prej zhvillimit të historís së letersís, gegët privohen prej zhvillimit të historís së letërsís, zhvillimit të gjuhës, kontekstit, dhe pragmatikës – pra temave, përsonazheve si edhe kulturës se mileut te tyne me të cilën ata identifikohen.

Ky eliminim i historís së zhvillimit të gegnishtes âsht në përputhje të plót me vendimet hegjemoniste të Kongresit ’72 – pra ky vendim hjék edhe nji gúr në murin e fortesës së gegnishtes.

Tue eliminue historín e zhvillimit të gegnishtes, autoritetet shqiptare duen, indirektisht, me i imponue lexuesit shqiptár vetem historín e zhvillimit të gjuhës shqipe prej komunistëve dhe rrymën letrare të realizmit socialist.

Vendimi me perjashtue autorët klásik e modern gég e bân pothuaj të pamundun për fëmijën gég me e fillue shkollimin në të njâjtin nivel komprihensimi me nxânsin tósk prejse nxânsi gég i vëren me negativizëm e përçmim personazhet e temat e realizmit socialist te cilat ai i gjen te hueja dhe anmiqsore. 

Femija geg gjithashtu e perdore gjuhen letrare/zyrtare me angst prejse ai e ndjen dhe e kupton se kur ai e flet ose e shkruen atë gjuhe, ai projekton vetveten si nji karikaturë fonetike, morfologjike, dhe sintaksore.

Sikur mohimi i kësáj lidhjeje semantike, kontekstuale dhe gjuhsore ndaj lexuesve dhe nxânsve gég të mos ishte mjaft, autoritetet pedagogjike shqiptare kân eliminue edhe Migjenin e Gjergj Fishten prej letërsís së shkollave të mesme.

Kush Përfiton prej Eliminimit të Gegnishtes

Nuk besoj që ky delitantizëm i turpshëm i autoriteteve pedagogjike shqiptare të jét shprehje vetem e cungimit të tyne intelektual, letrár dhe artistik; besoj sa ka mâ gjás që keto vendime të jen treguese te luftës që zhvillohet mbrenda shoqnís shqiptare per dominim intelektual e komercial, sepse eliminimi i potencialit semantik, kontekstual e gjuhsor i tradites se letersís shqipe qe na lidhe direkt me autenticitetin shqiptare e europjan infekton vetëm nji segment të përcaktuem të shoqnís shqiptare – gegfólsit – shqiptarët në veri të Lumit Shkumbin.

Në anën tjetër, përfituesit materiál dhe intelaktuál të ketij cungimi të letërsís e gjuhës shqipe jân lëvruesit e realizmit socialist— librat e të cilve gëlojnë deri masën 90%, simbas vét Kadarés, me tema e personazhe enverhoxhiste.

Indirektisht, ky delitântizëm tregon se amatorët intelektuál e artistik te realsocit vazhdójn me dominue shoqnín shqiptare, dhe se ata, përveç mungesës së ndershmënís dhe të pjekunís profesionale, trashigójn edhe nxitjen për hegjemoni të enverhoxhistëve.