E enjte, 25.04.2024, 09:26 AM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Kosova dhe Serbia

E diele, 29.03.2009, 06:45 PM


Bakim Rexhepi
Bekim Rexhepi
KOSOVA DHE SERBIA

Jugosllavia për shum kë zgjon emocione, por, për shumë shqiptaër ky emërim të ngrin neveritje, sepse shqiptarët ishin më te privilegjuarit e këtij  shteti për diskriminim. Kosova nuk e ka atë të drejtë juridike, sado legjitime qe te jetë në vetvete, që të mund ta ngre një padi ndërkombëtare në një institucion ndërkombëtarë për historinë e diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve. Por, sot Kosova e ka një mundësi tjetër legjitime në vetvete që ta ngre një padi vendore kundrejt diskriminimit federal të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve në veçanti.
 
Nga Bekim REXHEPI

Do të donim që opinioni serb në Serbi të faktohet me Kosovën, si një shtet funksional dhe demokratik, megjithëse dhe akoma është larg që ky opinioni serb të kuptojë realitetin dhe gjithashtu të shkëputet nga ëndrra e keqe për Kosovën. Ishte dhe ka për të mbetur vetëm në historinë tonë si një ëndërr e keqe,  e cila siç mund të kuptojmë deri ne ditët e sotme, i bëri që të vuajnë shumë dhe gjatë serbët, por, gjithashtu duhet pranuar se ëndrra e keqe për Kosovën i ka bërë të bashkëvuajnë edhe shqiptaret me të, të cilët nuk kishin atdhe tjetër, pos dhe vetëm Kosovës.
Kosova ishte gjithmonë e shqiptarëve dhe do të mbetet e shqiptarëve. Pavarësisht se kjo zgjidhje që kemi sot, nuk solli një vetëvendosje të plotë, të popullit legjitim, sepse siç mund të kuptojmë se kjo zgjidhje e tanishme, është një zgjidhje e ndërmjetme dhe e përkohshme, e cila do të qeveriset nga struktura përkatëse ndërkombëtare, deri në besimin e provuar që shqiptarët e Kosovës, të jenë njëmend të aftë për shtetin e tyre, për Kosovën si ish njësi e fundit e shkëputur nga ish-Jugosllavia. Jugosllavia për shumëkë zgjon emocione, por për shumë shqiptarë ky emërim të ngrin neveritje, sepse shqiptarët ishin më të priviligjuarit e këtij shteti për t’u diskriminuar. Kosova nuk e ka atë të drejtë juridike që ta provojë, sado legjitime që të jetë në vetvete, që të mund ta ngre një padi ndërkombëtare në ndonjërin institucion ndërkombëtar për historinë e diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve.
Por, sot Kosova e ka një mundësi tjetër legjitime në vetvete që ta ngre një padi vendore ndaj diskriminimit federal të Jugosllavisë, që u zhvillua kundrejt shqiptarëve në veçanti. Pavarësisht se kjo nismë mund të tingëllojë vetëm si një nismë politike e shqiptarëve, për ta dënuar një diçka që tashmë nuk ekziston. Jugosllavia, në fakt, nuk ekziston, por nuk mund te mos e pranojmë se nuk kishim trashëguesit e saj besnikë dhe këta trashëgues kanë emër dhe mbiemër - Serbia dhe armiqtë e shqiptarëve.
“Është më keq me e rrejt vetveten, se me te rrejt te tjerët”- është një fjalë e urtë shqiptare që i përgjigjet Serbisë së sotme ndaj realitetit të çështjes së Kosovës. E vërtetë është se sot Serbia nuk e pranon realitetin në Kosovë dhe do tjetër pamje, pamjen e rreme e do. Ajo po rrenë vetveten, sa i përket Kosovës, e kjo është shumë e dëmshme për Serbinë, sepse pamja ndryshe nga realiteti krijon iluzionin e irealitetit për t’u ballafaquar me të. Pra, Serbia e futur ne iluzione të reja sa i përket Kosovës, do t’u kushtojë më tepër serbëve se sa ëndrra e keqe dhe e vjetër e saj (për Kosovën).  Kosova e suspenduar nga çdo juridiksion serb, përbën një fakt të rëndësishëm për angllatisjen e vetë serbëve, po ç’do qe serbët nuk kuptojnë realitet, realitet tjetër - jashtë tyre, kjo është për të ardhur keq. Nuk mund të mos jua themi fqinjëve tanë serbë, atë që e duam dhe për veten, hiqni dorë nga rrena e vetvetes, sepse u bëhet më e kushtueshme, më e pësueshme. Ne e kemi provuar rrenën e vetvetes, duke u përpjekur për ta besuar Jugosllavisë, si vend ku mund të ndërtohej ardhmëria jonë si komb, ne e kemi pësuar më se keqi, kjo tashmë dihet. Pra, Serbia duke e rrejtur vetveten për Kosovën, do ta pësojë akoma më keq, sepse nuk ka për të pasur ardhmëria te saj kah Kosova, por vetëm kah vetvetja e saj.
Neve na brengosë ose duhet të na brengosë gjendja e serbëve, sepse ata po bëhen popull shumë iluzionist brenda sistemit të vet politik. Kjo gjendje është shqetësuese, sepse iluzionet e një populli janë shumë te rrezikshme edhe për faktin se po kërkohet rrugë e vështirë për ta gjetur ardhmërinë e vet. Vërejtja jonë nuk mund të kuptohet si prej armiku, sepse ne nuk jemi armiq te serbëve, edhe pse ata na shkaktuan dhimbje të thella, sepse siç u kuptua nga historia e mundësive, ata e këtë patën mundësi të na i shkaktojnë gjithë këto dhimbje...
Por, unë nuk dua ta shoh popullin tim, që të vijë ne atë mundësi që e pati Serbia dhe e bëri ndaj nesh. Nuk dua që populli im të jetë treg i terrorizmit, treg ku brenda vetes paguan njerëz që dinë me urrejtë tjetrin, madje deri në atë përçmimin e të mundshmes, vetëm sepse kjo mundësi t’u është dhënë një ose disa herë. Nuk dua t’i besoj, atij verbalizmi politik nacional, i cili në njërën a tjetrën bëhet udhërrëfim i një urrejtje ndaj tjetrit për kohë dhe vetëm për ta parë veten më superior se tjetri. Ç’tendencë ishte kjo? Këtë e bëri Serbia dhe shyqyr që nuk e bëmë ne shqiptarët, që të na mësojnë më pastaj fqinjët tanë mësime paqësore dhe mësimet paqësore nuk vijnë nga ata popujt që nuk i dinë domosdoshmërinë e paqes.
Mos e rrejë vetveten Serbi, më për dhe mbi Kosovën!
Mos u futni në iluzione serbëve, më për dhe mbi Kosovën!
- sepse nuk e ndërtoni dot ardhmërinë tuaj dhe të vendit tuaj, më për dhe mbi Kosovën.
Ju iku koha, për të na robëruar edhe më gjatë, siç e kishit në mendjet tuaja, arrini ta kapni kohën tuaj për ta çliruar vetveten nga mendja e keqe qe ju dehu të tërëve si komb...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora