E merkure, 24.04.2024, 02:44 AM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Ilir Aliaj, Deshmor i atdheut, ndersa i ati Zenuni ”Burrë i Besës”

E diele, 29.03.2009, 08:41 PM


Statusi i deshmorit dhe i burrit te beses

Ilir Aliaj, Deshmor i atdheut, ndersa i ati Zenuni ”Burrë i Besës”

Nga Jahë Sadrija

    Në fshatin Zogaj të Tropojës, më e bukura shtëpi, siç thonë banorët e ketij fshati, është shtëpia e Zenuan Aliajt, e ndërtuar plot dashuri nga banorët e saj. Gëzimi që sillte jetë në shtëpinë e bukur e të re, u godit rëndë, papritur, si nga një rrufe në mot të kthjellët, ditë e errët e 21 prillit të vitit 2005.
Në këtë ditë të kobshme, në oborrin e Shkollës së Mesme te fshatit Zogaj, tek përpiqej të pajtonte e të shuante sherrin mes dy gjimnazistëve, u vra mesuesi, Ilir Zenuan Aliaj. Lajmi i keq u përhap shpejt: mori dhenë nga Zogajt në Bytyç, Tropojë, Has, Kukës, Gjakovë e deri në Deçan të Kosovës.
Agu i asaj dite të kobshme, qe i zymtë e fare i përlotur. Retë e harlisura kalëronin nëpër qiellin e pa fund të Shqipërisë dhe të Kosovës. Dielli atë ditë nuk dukej gjëkundi, çudi atë ditë sikur nuk ngutej fare, sigurisht edhe ai, dëshironte të marrë pjesë në atë ceromonial mortor. Natyrës i kishte ikur buzëqeshja. Heshtje e rëndë mbytëse në oborrin e shkollës pas këtij rasti vrasëtar...
Fshati Zogaj, njihet edhe si fshat i mjaltit, i njohur në mbarë Shqipërinë, fshat ky i njohur edhe për luftëtarët e UÇK-së, për të cilët shërbeu gjatë luftës si njëra ndër shtëpitë më bujare dhe mikpritëse në Shqipëri.
Më 21 prill të vitit 2005, Ilir Zenuan Aliaj, i lindur në vitin 1977, bie Dëshmor i Atdheut,  për të fituar Pavdeksinë.
Me pasion punoi 2 vite në Shkollen e Mesme,“Hoxhë Zogu”, të vendelindjes, pasi kishte diplomuar për mesues, në Institutin Pedagogjik “Bajram Curri” në Gjakovë.
Kolegët, shokët, ata që e kanë njohur, nipa e mbesa dhe gjithë farefisi i tij nga Kosova, vlerësonin lart mesuesin e përkushtuar, të dashur e të mirë- Ilir Zenun Aliajn.
Ka shkruar, dhe pas vetes, ka lenë poezi të botuara dhe të pabotuara.
Kishte studiuar literaturë ne gjuhë të huaja, si angleze dhe atë italiane.
Është martuar në shtator të vitit 2004, u bë baba disa muaj pas vdekjes së tij. I biri sot, e gëzon vetëm emrin e mirë të Ilirit.
Në ditën e varrimit, i ati i tij, Zenun Aliaj, e bëri zemren gur, e duroi dhembjen burrërisht, nuk iu bindë normave kanunore, dhe e mohoi gjakmarrjen për të birin. Ky akt i këtij burri u mirëprit nga gjithë banorët e fshatit, të Tropojës, trevave këtej e andej kufirit.
Në 6 mujorin e pavdeksisë nga OKPDA-dega Tropojë, Ilir Aliaj u shpall Dëshmor i Atdheut, ndërsa i ati, Zenuni, shpallet Burrë i Besës të Shqipërisë e më gjërë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora