Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sokol Demaku: Piktorë shtegtarë, pa kufij vendesh

| E diele, 29.03.2009, 05:31 PM |


Julia Janku
Julia Janku
PIKTORË SHTEGTARË, PA KUFIJ VENDESH

Nga Sokol DEMAKU

Pak kohë më parë me Lulzim Myrtajn në një galeri të tërë peisazhes nga vendlindja, nga Brari i Tiranës, një copë vendlindje në Athinë, në emigracion...
Më pas me Leonidha Bullgarin në një gjini tjetër, në atë të kubizmit...
Piktorët shqiptarë në Greqi nuk e kanë lënë penelin përtokë. Pas punëve të ndryshme për jetën e përditshme ata i kthehen dashurisë së tyre të madhe, pikturës...
Kësaj radhe ata gjetën një formë tjetër për t’i publikuar e ngjitur më lart ngjyrat që dalin nga shpirti i tyre, bashkimin me të tjerë piktorë, grekë e rumunë në një rrugë që nis nga Greqia për të vazhduar në vende të ndryshme të Ev¬ropës e për të kaluar më pas përtej oqeanit, shtegtim pa sinorë...
Julia Janku organizatore e ekspozitave na tre¬gon: Është një ekspozitë që përcjell artin ball¬kanik, pikturën dhe piktorët ballkanikë. Quhet The nomad Galery, galeri shtegtare që synon të ngrejë lart vlerat e piktorëve në hapësirën mi¬gratore. Në ekspozitën e sotme janë paraqitur me punimet e tyre piktorët Miron Topçiu dhe Leonidha Bullgari nga Shqipëria, Dhimitri Mili¬otis, Adriani Abavi dhe Gerasimos Galiacatos nga Greqia si dhe Nikolai Jonesku dhe Gabriel Gramma nga Rumania.Tema e ekspozitës së sotme është nudo-ja, trupi i gruas dhe i burrit. Diçka e veçantë për dashamirët e pikturës. Në Borås të Suedisë do të shkojmë me temë futureske për të vazhduar më tej në Ber¬lin dhe vende të tjera me natyrën shqiptare, peizazhet e bukura, përzjerë edhe me natyrën e vendeve ballkanike. Temat e së ardhmes do të rrihen vetëm nga piktorë ballkanas pa mbyl¬lur derën edhe për piktorë të tjerë botëror me cilësi në punën e tyre.
Adriani Abavi, piktore e re greke punët e saj i ka paraqitur në fotografi, me punime likuid.
Ajo tregon: Më tërheq trupi njerëzor, si ai femëror po ashtu edhe mashkullor por jam në kërkim edhe të diçkaje të re për të ardhmen. Është para herë që bashkëpunoj me piktorë shqiptarë por kam bashkëpunuar edhe me piktorë të huaj, njeri prej të cilëve është Gabriel Gramma. Ne artistët nuk kemi në mes asnjë lloj sinori, jemi piktorë pa kufij dhe jemi e do të jemi kurdoherë miq. Një nismë e bukur, një kombinim ngjyrash ballkanike, ngjyra për të cilat kemi nevojë t’i shtrijmë e shkrijmë në njëra tjetrën, për t’i bashkuar më tej me Ev¬ropën, shtëpinë e madhe të përbashkët.