E shtune, 13.08.2022, 10:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Drejtori i INATOM-it dhe fiqtë e Beratit

E diele, 29.03.2009, 06:15 PM


Skicë letrare

Alfred Papuçiu

Drejtori i INATOM-it dhe fiqtë e Beratit

Një ditë të bukur shkuam në Berat për një vizitë me mikun tonë, Hans Blix që atë vit ishte drejtor i INATOM-it (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e bazuar në Vjenë). Me ne ishte dhe Sokrati që e njihte shumë mire atë Agjenci, pasi kishte qënë gjithashtu më pare ambasador në Vjenë, pranë këtij organizmi ndërkombëtar. Isha i kënaqur, sepse si “myzeqarë” me Sokratin, merresha vesh shumë mire, pavarësisht nga posti i tij i lartë. Gjatë udhës, ai foli për Beratin dhe historinë e tij dhe miku ishte shumë i interesuar. Edhe unë isha i kënaqur, sepse ishim larg diskutimeve të të “famshmit reaktor bërthamor” që Instituti i Fizikës Bërthamore i kërkonte qysh prej vitesh kësaj organizate. Natyrisht, unë nuk isha kundër në parim, sidomos pasi nëndrejtori i atij Instituti Petrit Skënde ishte një njeri me kulture, por mendoja si të tjerë se Shqipëria kishte të tjera halle, sidomos problemet e të ushqyerit të popullsisë…
Le të kthehemi tek tregimi ynë. Ishim në Berat dhe Sokrati propozoi të bëjmë një vizitë në plantacionin e fiqve. Hans Blix ishte i mrekulluar nga puna që ishte bërë atje. Në një çast të veçantë, ai tha. “Është hera e parë që shoh plantacione të fiqve dhe fiq të freskët. Kjo është një punë e mrekullueshme dhe nuk e mendoja një gjë të tillë…”
Kur mbritëm në taracën mbi qytetin dhe ishim duke diskutuar, dikush solli një arkë të madhe me fiq të freskët, si dhuratë për gruan e Zotit Blix. Drejtori i INATOM-it buzëqeshi dhe tepër i përmalluar tha: “ Kjo do të jetë dhurata më e mire që do t’i shpie gruas sime nga Shqipëria e vogël dhe nga qyteti i mrekullueshëm i Beratit”…
Të nesërmen në mëngjez, aeroplani që bënte fluturimin Rinas – Vjenë mirrte me vete një arkë me fiq të freskët që vinin nga qyteti i një mijë dritareve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora