E enjte, 28.03.2024, 07:23 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Adoleshentët dhe Seksi

E diele, 15.07.2007, 11:57 PM


Para një viti, me nxënësit dhe mësuesit e një shkolle të Tiranës organizova një bisedë për problemet e tyre seksuale. Qëllimi ishte të njihja shqetësimet e vajzave dhe djemve lidhur me seksin. Mblodha në mënyrë anonime pyetjet e tyre dhe diskutova me ta. Këto opinione do të jenë baza e një libri që jam duke përgatitur për edukimin seksual në shkollë. Në gjithë ato pyetje, binte në sy interesimi i të rinjve lidhur me moshën kur duhen të fillojnë marrëdhëniet seksuale. Ja si e kish formuluar pyetjen e saj një vajzë:
"Jam 14 vjeç e gjysëm, mendoj të bëj seks për here të pare me të dashurin tim….Cila është mosha më e mirë që të rinjtë të fillojnë të bëjnë seks? Unë dua të di të vërtetën, kjo do të më ndihmojë në vendimin tim. Falemnderit ……". Esencën e bisedës për këtë shqetësim mendova ta bëj të ditur për të gjithë adoleshentët dhe prindërit e tyre që do t'i lexojnë këto rreshta.

* * *

Është e vërtetë që në adoleshencë trupi i juaj ndjen se ju dëshëroni të jeni më afër me një shokun tuaj, por ai nuk u thotë se të bësh seks në moshë të herëshme është e dëmshme. Ju mund të mos i dini këto fakte:

- Miliona adoleshente ngelin shtatzana çdo vit në botë.

- Vajzat e reja kanë më shumë probleme gjatë shtatzanisë.

- Bebet e nënave adoleshente kanë më shumë gjasa të lindin me probleme shëndetësore

- Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme(SST) janë sot në nivel epidemik. Ju mund të sëmureni me herpesin, gonorenë, klamidian, AIDS-in dhe shumë të tjera kur bëni seks të pambrojtur.

- Disa SST janë të pakurueshme. Ato mund të shkaktojnë dhëmbje, sterilitet, dhe ndonjëherë edhe vdekje.

KUJDES! Seksi për adoleshentët është me shumë rreziqe.

Janë këto arsyeja që sa herë mendoj se adoleshentët bëjnë seks, ndjehem shumë i shqetësuar.Seksi shpesh është shprehje e mrekullueshme dhe e fuqishme e dashurisë. Por ashtu si zjarri dhe arma, ai nuk mund të përdoret nga dikush që është i papërgatitur dhe nuk di pasojat që vinë nga përdorimit i tij i gabuar. Nga kontaktet që kam me njerëzit, kam kuptuar se edhe të rriturit nuk janë të gjithë të përgatitur, qoftë dhe pjesërisht, për të trajtuar pasojat e sjelljeve të tyre të gabuara seksuale. Shtatzania është rezultat natyral i seksit.Edhe po të jeni shumë të kujdesshëm dhe këmbëngulës në zbatimin e masave për të parandaluar shtatzaninë (pak adoleshente janë të tillë) përsëri mund të mbeteni shtatzanë dhe të frikësuar.

Në rastin e një shtatzanie të pa dëshëruar, çdo vajzë ka tre opcione për të zgjedhur dhe në çdo njerin prej tyre ka shumë gjëra të papëlqyeshme.

Aborti është zgjidhja më e zakonëshme që zgjedhin adoleshentet që mbeten shtatzana. Zakonisht, vajzat e kësaj moshe ndjehen shumë keq nga kjo zgjidhje. Është presioni i partnerit, i prindërve dhe i njerëzve të tjerë që i detyron këto vajza të kuptojnë se nuk kanë rrugë tjetër për të zgjedhur.Kur një vajzë kryen një abort sepse nuk u ndihmua që të zgjidhte një opcion tjetër, ajo në të njëjtën kohë u hap derën shumë problemeve të karakterit emocional dhe shoqëror që do ta shqetësojnë gjithë jetën.

Alternativa e dytë, që preferohet më shpesh, është të bëhesh prind i vetëm. Një vajzë e kësaj kategorie është e detyruar të përballojë përgjegjësitë e një të rrituri përpara se të jetë gati. Në këtë mënyrë ajo humbet shumë oportunitete për jetën e saj shoqërore. Oportunitete që moshataret e saj do t'i gëzojnë.

Alternativa më pak e pëlqyer është adoptimi, një zgjedhje shumë e dëshëruar por e vështirë, që e bën nënën e re të shqetesohet për fatin e fëmijës së saj gjithë jetën.

Është një e vërtetë e hidhur rritja e numërit të adoleshenteve që preferojnë të fshehin shtatzaninë e tyre.Një pjesë e këtyre nënave të reja që vendosin ta fshehin të vërtetën janë diktuar. Ato më vonë janë gjetur pergjegjëse për fatin e bebes së tyre- të abandonuar ose të vdekur- dhe kanë përfunduar në burg.

Asnjë adoleshent nuk është aq i pjekur sa të arrijë t'i trajtojë në mënyrë efektive seicilën nga këto përfundime. Në këto kushte, është shumë e zgjuar që ata të evitojnë tërësisht aktivitetet që mund të çojnë në shtatzani të paplanifikuara.

***

Ka edhe një rrugë tjetër për vajzat e reja shtatzëna. Unë hezitoj ta zë në gojë atë sepse ajo shumë rallë është zgjidhja më e mirë.Disaadoleshente shtatzana vendosin të martohen.Ndërsa këshillohet që dy prindër me dëshirë ta presin një fëmijë, asnjë grua nuk duhet të martohet me një burrë vetëm pse ai ndodhi të jetëdhuruesi i spermës për fëmijën që ajo mbart.Po qe se adoleshentia është e pjekur dhe midis dy të rinjve ekziston dashuria e vërtetë, martesa mund të jetë zgjidhje e mirë.Por shumë pak adoleshentë janë gati për përgjegjësitë e martesës. Kjo është martesë në një moshë shumë të re dhe përqindja e divorsit në këto tipa bashkimesh është shumë i lartë.

Një pasojë tjetër e shpeshtë dhe fatkeqe në jetën seksuale të të rinjve, veçanërisht të atyre që nuk zbatojnë rregullat e seksit të sigurtë, është të infektohesh me një sëmundje nga ato që transmetohet me rrugë seksuale.Seksi mund të duket si një qejf pa dëme për një kohë, por sëmundjet që transmetohen seksualisht mund të prishin përfundimisht funksionet riprodhuese, shëndetin dhe mund të shkaktojnë vdekjen e të riut.Një adoleshent i infektuar me një sëmundje të tillë priret t'iinjorojë simptomat duke i thënë vetes "shko më tutje".Në mvartësi nga tipi i sëmundjes, ato kanë një "periudhë latente" dhe riçfaqen më vonë kurdëntimet janë bërë permanente.Shumënga këtosëmundje mund të shërohen me mjekim, por sëmundje si HPV(Human Papilloma Virus), dhe HIV/AIDS janë të pa kurueshme.HPV mund të shkaktojë cancerin e qafës së mitrës, prandaj sot flitet shumë dhe në disa shtete vaksinimi kundër kësaj sëmundje me Gardisil është bërë i detyrueshëm për të rinjtë.

Në se aktivizimi i hershëm në marrëdhëniet seksuale dhe me shumë partnerë janëfaktori rrezikues numër një për kancerin e qafës së mitrës, nuk ka asnjë dyshim se HIV/AIDS çon në vdekje pas një vuajtje të gjatë dhe të dhimbëshme.Është e vështirë të takosh një adoleshent që është infektuar me HIV/AIDS, që të jetë i aftë të përballojë jetën që i ka mbetur.

Gjithkujt i coptohet zëmra kur kupton se janë kaq shumë adoleshentë që brengosen për këto çështje, kur mund të gëzonin vitet e tyre të gjymnazit dhe të planifikonin kalimin në shkollë të lartë.

Ka edhe më shumë akoma. Është me shumë rëndësi faktori emocional. Shumë 13-16 vjeçarë mendojnë se të qënurit herët seksualë do t'u sjellë përfitime të mëdha. Ata mendojnë se seksi do t'i ndihmojë t'i mbajnë më gjatë marrëdhëniet e tyre. Shpresojnë se duke bërë seks do të gjejnë dashurinë, do të jenë më popullorëmidis shokëve dhe u duket vetia se janë më të rritur.etj. Është fakt se 99,99% e njerëzve NUK E HAROJNË KURRË partnerin e interkursës së tyre të parë. Ky është një hap me shumë rëndësi, një hap të cilin kurrë nuk e kthen dot mbrapa. Humbja e këtij personi dhe kalimi i tij në krahë të shoqes tjetër ka konsekuenca të thella emocionale. Pak të rinj nën moshën 17-18 vjeçare janë të aftë t'i durojnë e t'i manaxhojnë këto. Nuk janë pak ato gra mbi 20 vjeç që tregojnë të penduara shumë histori të jetës së tyre. Është e vërtetë që ato e patën gëzuar vëmëndjen e dashnorëve në atë kohë që bënin seks, por më vonë ato u ndjenë shumë të dëshpëruara kur u zhgënjyen prej tyre dhe ata shkuan me partnere të tjera seksuale.

***

Të humbasësh virgjërinë është vendim madhor. Ti e mendon këtë si momentin më të lumtur, por realiteti mund të mos përputhet me fantazinë. Shpesh të rinjtë zhgënjehen nga akti i parë seksual. Ai nuk është ai që presin, ai mund të jetë jo konfort, alarmant, shtazor, jo kënaqës. Kjo bën që të prishet për gjithë jetën kënaqësia për aktin seksual. Krijohet një refleks i kondicionuar negativ për aktin seksual. Kujtoni qenin e jargosur të Pavlovit…

Për të gjitha këto arsye emocionale, shumë të rritura që kanë filluar të bëjnë seks përpara moshës 17 – 19 vjeç, tregojnë se kjo eksperiencë është shumë e mërzitëshme dhe aspak speciale. Ato ishin më pak të interesuara për seks nga mosha 20–40 vjeç ( në krahasim me shoqet e tyre që nuk ishin seksualisht aktive në adoleshencë) dhe kjo u krijoi shumë probleme me bashkëshortët ose partnerët.

Marrëdhëniet seksuale përmirësohet me kohë dhe eksperiencë,ashtu siç përmirësohet loja në piano ose të ngarët e bicikletës. Kush del që ditën e parë në koncert dhe kush del që ditën e parë në rrugë me bicikletë. Në marrëdhënien seksuale kërkohet besim dhe komunikim i gjatë e i mirë me partnerin. Jepini vetes kohë të njihni mirë njeri-tjetrin, të fitoni besimim e njeri-tjetrit dhe të komunikoni hapur me njeri tjetrin, pastaj mendoni për marrëdhënien seksuale. Ky proces kërkon kohë, kërkon vite.

Shumë adoleshentë mendojnë se janë shumë të kujdesshëm në sjelljet e tyre seksuale dhe insistojnë të thonë: Në se duam të bëjmë seks,kjo është puna e jonë dhe e askujt tjetër.Unë do të dëshëroja t'u bëja këtyre të rinjve këto pyetje:

1 - A mund të tregoni kujdes si nënë për fëmijën tuaj?

2 - A jeni të afta të duroni komplikacionet mjekësore që sjell aborti?

3 - A do ta përballoni dot vuajtjen e gjatë e të mundimshme drejt vdekjes nga AIDS?

Dhe pyetja e fundit:

4 - Kush do t'i paguajë faturat tuaja - babai dhe nëna?

Në qoftë se nuk jeni në gjëndje të paguani për gabimet e sjelljes tuaj seksuale dhe ua lini këtë atyre, atëherë pritni deri sa të bëheni të aftë t'i dilni vehtes zot.Mos mendoni se jeni të zotët e vetes dhe të aftë të merreni me një ose me të gjitha këto mundësi jo të ralla. Për sa kohë nuk jeni të zotët e vetes, bëni si t'u thonë prindërit.

***

Tani që unë thashë gjithë këto, ju duhet të më kuptoni. Unë nuk dua t'u diskurajoj të bëni interkursë për arsye thjesht morale ose religioze. Këto që u thashë mbështeten, siç e shihni, në faktorë shëndetësorë dhe psikologjikë. Unë nuk kam thënë që të prisni deri në martesë pastaj të bëni seks. Ka shumë autorë që e rekomandojnë këtë. Kjo është vështirë të zbatohet sot kur martesa është shtyrë shumë në vite. Nga ana tjetër po të veproni kështu mund të ndodhë që me vonesë të kuptoni se ju nuk jeni seksualisht kompatibël me njeri tjetrin. Unë dua që ju të jeni të mirëinformuar dhe të dini se ku shkoni. Unë e konsideroj të drejtë pyetjen që më bënë të rinjtë dhe në këtë moment ky është një hap me vënd nga ana e tyre.

Unë do t'u këshilloja vajzave që kanë menduar të bëjnë interkursë të pyesin më përpara 25 gra me moshë rreth të 20-tave: a - Në ç'moshë ato kanë kryen interkursën e parë seksuale dhe a do ta bënin atë përsëri në atë moshë?.b - A do të bënin ato interkursë më herët ose më vonë dhe pse? Kjo do të ishte një fillim i shkëlqyer për t'u ndihmuar të merrni vendime të drejta.

Duke marrë në konsideratë çfarë thashë në këto rreshta, mendoni edhe një herë dhe pyeteni veten: pse dëshëroni të filloni të bëni seks pikërisht tani?

***

Ju duhet të dini se ndërsa ka shumë adoleshentë seksualisht aktivë që bëjnë seks në marrëdhëniet ekskluzive, ka dhe shumë të tjerë që nuk bëjnë. Sipas studimeve më të fundit të publikuar në revistën e të rinjve amerikanë "Seventeen" dhe sipas Fondacionit Kaiser Family, vetëm 22 përqind e vajzave dhe 49 përqind e djemve të moshës 15 deri 19 vjeç bëjnë marrëdhënie seksuale rastësore. Por duhet të dini se seksi nuk pajtohet me rastësinë. Seksi kërkon marrëdhënie të qëndrueshme, mundësisht të gjata.

A dëshëroni që seksi të jetë një gjë e madhe e mrekullueshme? A doni të dini çfarë kuptimi ka seksi për ju? A do të donit që seksi të ishte special.? Pyetni veten: a është kjo ajo që unë desha? Unë besoj se ju keni kërkuar më shumë se kaq.

Në mbyllje dëgjoni këto dy këshilla:

1-Kush dëshëron të bëjë seks rastësor duhet të mbrojë veten duke përdorur gjithmonë kondomin dhe një formë tjetër të kontrollit të lindjes, siç janë pilulat.

2- Të jeni të sigurtë se dikush – një shok, ose një familjar - ta di se ku jeni dhe me kë jeni, veçanërisht kur ndodheni në situata seksuale me njerëz që nuk i njihni mirë.

Është vendimi juaj në se do të keni marrëdhënie që janë më së shumti ose totalisht seksuale. Disa veprojnë kështu dhe ndjehen mirë. Rëndësi ka të jesh i/e sigurtë se bën tamam atë që dëshëron të bësh.

Duke i mbyllur këto rreshta dua t'u them: Po qe se je një adoleshente e re, bëji vetes një favor: ndalo të bësh seks, menjëherë.

PYETJE PËRGJIGJE

Macho nuk do të thotë Mucho! Mos u tërhiqni nga sasia dhe nga numrat!

Pyetje Nr1:

E nderuar redaksi, i nderuar Dr. Ademi,

Do të isha shumë mirënjohës nëse i përgjigjeshit pyetjes time. Unë mund të kryej akt seksual vetëm një herë, nuk kam pikën e dëshirës për një herë të dytë, pa kaluar së paku 24 orë. Kjo gjë shpesh e mërzit bashkëshorten time, ndërkohë që dëgjojmë histori me njerëz që bëjnë seks nga dy tre herë në ditë etj. A duhet të shqetësohem? Mos kjo gjëndje është pararojë e ndonjë anomalie që po më afrohet?

Pyetje Nr.2

Dr. Harxhi, jam 32 vjeç, i martuar, bëj seks rregullisht me gruan. Kam dhe një të dashur, shpresoj të mos më paragjykoni. Kam vënë re tek vetja diçka: mund të ndodhë që gjatë aktit e çoj mëndjen diku tjetër dhe menjëherë më ikën eksitimi. Kam si një tip shpërqëndrimi. Kjo është e para, por jo shumë e rëndësishme. E dyta që është më e rëndësishmja besoj është fakti që e kam të pamundurtë kryej një akt të dytë seksual menjëherë pas ta parit. Mund ta kryej me sforco, por preferoj të kalojnë rreth 12 orë ose më shumë. A keni një shpjegim për këtë? Faleminderit

Përgjigje:

Pyetja është shumë interesante sepse prek një problem që shqetëson shumë burra. Aftësia seksuale e një burri në përgjithësi ka të bëjë me moshën, shëndetin dhe zakonin që ai ka fituar si edhe plot faktorë të tjerë.

Gjëja që të gjithë duhet ta dini është: Kur një burrë, qoftë ai i ri ose i moshuar, me shëndet të mirë ose jo, kur arrin të bëjë një ejakulacion (derdhje) i duhet një periudhë kohe e caktuar që të arijë një ereksion dhe ejakulacion të dytë.

Kjo është fiziologji. Kështu është ndërtuar trupi i burrave. Në arritjen e orgasmës, burrat, nga faza kulmore e kënaqësisë zbresin me një herë në fazën e rezolucionit që është një fazë refraktare ku burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmuesi seksual. Pra kur burri "mbaron", "mbaron fare". Pas kësaj atij i duhet një periudhë kohe që ta marrë veten dhe të eksitohet përsëri. Kjo kohë e domosdoshme nuk zgjat njësoj për të gjithë burrat. Disa e kanë 20 ose 30 minuta, të tjerë e kanë disa orë dhe të tjerë e kanë disa ditë. Kjo është individuale dhe varet padyshim nga mosha, gjëndja shëndetësore dhe nga zakoni që ka mësuar.

****

Kjo është fiziologjia e orgasmës tek burrat dhe kjo është përforcuar në evolucion. Ju e dini se nga pikpamja evolucionare seksi është një aktivitet që synon të bëjë pasardhës. Pra supozohet që pas një ejakulacioni burri derdh të gjitha spermatozoidet (farat) e tij për të fekonduar një vezë. Pra 500 milion spermatozoidë të vegjël sulen për të fekonduar një vezë të madhe. Për t'u kryer fekondimin duhet vetëm një spermatozoid, por sulen 500 milionë që të sigurohet fekondimi, sepse përgjithësisht, ambjenti në rrugët e gruas nuk është miqësor për spermatozoidet. Shumë "ushtarë" vdesin rrugës duke notuar kundër rymës për të arritur mbretëreshën.

Për të bërë një fekondim të dytë nga ana biologjike burrit i duhen po aq fara të tjera rreth 500 milion. Që këto të prodhohen në testikujt e burrit duhet kohë. Dhe kjo është koha që burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmimi seksual, por prodhon spermatozoidet që ta ketë plot çiften kur të qëllojë për herë të dytë. Sic e shikon kjo mos-përgjigje është e justifikuar biologjikisht. Evolucioni i ka bërë gjërat të sigurta

Gratë janë ndryshe ato nuk kanë nevojë për këtë kohë refraktare, ato mund të arrijnë disa orgasma rresht. Gratë janë poliorgasmike. Nga pikpamja evolucionare femra pret çdo mashkull që është në gjëndje ta fekondojë vezën e saj të gatshme.

Gjithëçka që ndodh tek ty është normale, prandaj mos u shqetëso.

Mua më shqetëson mungesa e dëshirës për seks në këtë fazë refraktare. Kjo nuk duhet të ndodhë. Është tjetër dëshira dhe tjetër mundësia. Mos u ngri menjëherë të shkosh tek televizori ose mos fillo të flesh. Vazhdoni të qëndroni të përqafuar me njeri tjetrin dhe përkëdheluni nxehtësisht. Kjo është me shumë rëndësi për marrëdhënien dhe për t'u bërë gati për një herë të dytë. Kjo është qetësia pas stuhisë. Po të tregoj edhe një sekret: shumë gra bëjnë seks nga kënaqësia e kësaj periudhe pas stuhisë.

Lidhur me atë që më thua se ka shumë burra që bëjnë seks disa herë radhazi, kjo mund të ndodhë. Ndodh kur vajza me të cilën kryen marrëdhënie është shumë tërheqëse, kur u ka marrë shumë malli për njeri tjetrin se keni qënë larg për shumë kohë, ose se partneria zotëron teknika superiore për eksitimin e partnerit. Por mos harroni se në fushën e seksit gënjeshtrat janë nga më të mëdhatë. Gjithkush mundohet t'i zmadhojë sukseset në këtë fushë.

****

Në seks mos u tërhiqni shumë nga sasia dhe nga numrat. Shikoni cilësinë. Më mirë një dhe tamam se sa shumë e për lumë.E përsëris: Macho nuk do të thotë Mucho. Lidhur me pyetjen e dytë që ju humbisni eksitacionin kur shpërqëndroheni. Kjo ëshë normale. Kjo u ndodh të gjithëve. Akti seksual kërkon përqëndrim në atë që bën dhe fantazitë, në se ke të tilla, duhet të jenë me karakter seksual të spikatur.

Lidhur me frikën që keni se mos të paragjykoj që ke një dashnore, mos e ki atë merak. Tani u mësuam të dëgjojmë shumë njerëz, burra e gra, që luajnë në fusha të huaja. Me sa duket në kopshtin e komshiut bari është më i gjelbërt.

CITAT:

"Organi seksual ndërkaq ka rol të dyfishtë: roli inferior është për rikrijim dhe roli superior është për të arritur hyjnoren me anë të ekstazës që vjen nga kënaqësia "- Alain Danielou

ANKETË

Në qoftë se do të donit të përmirësonit një aspekt të aftësive të bërjes dashuri të partnerit, cila do të ishte ajo?

- Të bënte më shpesh……………………………….22.6 %

- Të bënte më rrallë……………………………………1.6%

- Me më shumë konsideratë………………………….6.5%

- Më aventurier…………………………………………….0.5%

- Të bëjë më shumë zhurmë…………………………12.4%

- Të bejë më pak zhurmë……………………………… 0.6%

- Ta zgjat më shumë………………………………… 13.0%

- Të mbarojë më shpejt…………………………………2.4%

-Nuk do të ndryshoja asgjë……………………………17.0%



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora