E premte, 19.04.2024, 02:42 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Xhevat Rexhaj: 10 vite nga masakra në Cerrcë dhe Padalishtë të Istogut

E diele, 29.03.2009, 12:02 AM


6 kufoma, eshtrat e mbledhur dhe varrosja e tyre në varrezat e Cerrcës

6 kufoma, eshtrat e mbledhur dhe varrosja e tyre në varrezat e Cerrcës

10 VITE NGA MASAKRA NË CERRCË DHE PADALISHTË TË ISTOGUT

Nga Xhevat Rexhaj

Ishte një ditë jo e thjeshtë, ishte një ditë e veçantë, një ditë që prej mëngjesit disi ora nuk lëvizte me atë ritmin e vetë normal, ishte 24 Marsi i vitit 1999, dukej se disi vonohej edhe rënia e shënuesit të sekondave dhe minutave, çdo gjë ishte në pritje. Pritej rrëfimi i Njeriut më të dashur, njeriut më të Madh njeriut më të duhur që të njoftonte se kishte rënë kambana që të sulmohej bastioni i së keqes, pra shteti monstrum i krijuar nga dhuna dhe terrori shekullor mbi supet e kombeve evropiane, pra Serbisë.

Momenti kur në TV-et botërore u duk Njeriu i bekuar nga Zoti për kombin shqiptarë Presidenti i SHBA së Bill Klinton, dita u shkurtua dhe shekulli i tragjedisë shqiptare nën pushtim filloi të përfundoi. Në orën 19.45 minuta, filloi të rrah treguesi i orës për shqiptarët, filloi festa edhe pse dihej se do të ketë edhe shumë dhimbje, shumë plagë dhe shumë pësime nga “ ariu i plagosur”, mirëpo tjetër rrugë nuk kishte për ta përzan përherë  nga trojet tona të pangopurin me gjak shqiptari...

Unë isha në Zvicër, për shumë shkaqe kisha lënë nënën dhe vëllain në Kosovë(gjithmonë do të më brej ndërgjegje) por ishte mu nëna ime e ndjerë që më kishte bindur që unë të largohem nga Kosova me fëmijë të vegjël dhe gruan në perëndim, pas euforisë kur pash raketën e parë amerikane që ra mbi cakun serb thash të telefonoi mundësisht në Kosovë. Djali i axhës tim Qerim R. Rexhaj e kishte një telefon satelitor në shtëpi, telefonova dhe për fat lidhja u hap, bisedova me nënën  dhe me vëllain Rifatin, u thash për brengën dhe euforinë time, ndërsa ata disi mbaheshin mirë duke thënë se e fundit do të jetë e mirë për Kosovën dhe se ata janë të gjithë bashkë me të afërmit e tjerë.” O djali i jem ju keni me e gëzua lirinë e Kosovës e për ne pleqtë qysh e pastë shkrua Zoti se shkiet janë të pa shpirtë. dhe se shtëpinë nuk do ta lëshojmë..” Djali i axhës Qerimi tha na koftë përhajr liria se Klintoni ka me ja thye qafën Serbisë, ishin disa nga fjalët e Qerimit.

Unë isha kryetar i LDKsë dhe Këshillit të Emergjencës, bënim organizime të ndryshme, mblidhnim ndihma dhe mjete financiare për Institucione dhe për popullatën në  egzod, pra me ato mundësit tona ndihmonim vendin, (jam ende i lumtur që isha dhe jam LDK)

Lajmet e mbrëmjes në TVSH, 26 mars 1999” ; Sot forcat serbe masakruan dhe vranë 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë, ndër ta mësuesin dhe veprimtarin e kësaj ane Bekë Cenë Imeraj ( daja im), 5 vajzat e tij dhe djalin e tij 2 vjeçar si dhe nënën e shumë kushërinjë.  

Lajmet e mbrëmjes në TVSH, 2 prill 1999”;  Mbrëmë me 1.04.1999  serbët masakruan dhe dogjën për së gjalli 6 anëtarë të familjes Rexhaj të fshatit Cerrcë..

Këto foto i kanë bërë në mëngjesin e 2 prillit, Flamuri (djali Kadrisë), Mustafa, Bekimi, Bedriu, Ibri (djali i Isufit) e  Smajli, të gjithë familjarë të të vrarëve.

Unë me këtë shkrim i falënderoj publikisht të afërmit e mi që sakrifikuan dhe varrosën  nanën, vëllanë dhe familjarët tjerë nënë rrezikun serb, do u jem gjithherë mirënjohës.

Të gjitha kufomat e djegura  nga dora e serbit
Të gjitha kufomat e djegura nga dora e serbit

Ishin këto lajme që të turbullonin trurin dhe shpirtin por ishin lajme që tregonin realitetin se çka është në gjendje të bëjë njeriu kundër njeriut, pra sa urrejtje ka njeriu për njeriun, sa gjakpirës është njeriu kundër njeriut dhe se sa kënaqësi ka njeriu kur shef dhimbje te viktima, ishte pra Njeriu me emrin Serb ai që i bënte të tillat. Të jem i sinqertë dhimbja ishte e madhe, por dhimbja ishte thuaja e njëjtë për të gjitha viktimat që masakroheshin nga gjakatarët sepse që të gjithë ishin, nëna, motra, vëllezër dhe të afërm- pra ishin shqiptarë, ishin dhimbje për mua.

Athua a harrohen këto ndonjëherë? Athua a duhet ti kujtojmë gjithherë vrasësit...

Me këta pak rreshta desha të kujtoi se të gjithë shqiptarët e të gjitha moshave që ishin vrarë dhe masakruar nga armiku, ishin dhe do të mbesin  martirë të truallit të quajtur Dardani- Republika e Kosovës.

Tutje këto  do ia  lëmë kohës, ama ne shqiptarët të ecim me kohën, të jemi bashkë e ta zhvillojmë dhe lulëzojmë tokën tonë dardane ku prehen eshtrat e të rënëve për lirinë jo vetëm të Kosovës por të mbarë kombit shqiptarë.

Edhe pas të gjitha këtyre që i shkrova, ora 19.45 e natës së 24 marsit 1999, do jetë për mua festë e përjetshme se u bombardua dhe më vonë u shkatërrua sajesa e të keqes, fabrika e prodhimit të panjerëzisë...

Këtë shkrim e bëra që të tregoi me fotografi edhe tani se çfarë kanë bërë dhe prapë do ta bënin ata që deshën të na e hanin kokën tërësisht, mirëpo me kohë do ta hanë vetveten dhe kokën e tyre, kanë borxhe të mëdha të pa kthyera.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora