E shtune, 13.08.2022, 11:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Bashkimi i Basarabisë me mëmëdheun

E diele, 29.03.2009, 08:18 PM


Mihai Prepelita
Mihai Prepelita
BASHKIMI I BASARABISË ME MËMËDHEUN

Bashkimi do të realizohet atë ditë kur Parlamenti i Basarabisë dhe Kosovës do ta miratojnë me shumicë votash bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe të Basarabisë me Rumaninë, në bashkëveprim intenziv dhe konstruktiv me Amerikën dhe aleatët e saj.

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Qysh në fillim, vlen të përmendet fakti se Kosova është Basarabia e Shqipërisë, ndërsa Moldova Dardania e Rumanisë. Pas aneksimit nga Rusia cariste (1812), 91 vjet më parë, më 27 mars 1918, Këshilli i Atdheut, vendosi në Kishinjëu që Basarabia t’i bashkohet Rumanisë “një herë e përgjithmonë”, edhepse pas “triumfit” të komunizmit ndaj fashizmit gjatë Luftës së dytë botërore, ra përsëri në kthetrat e Bashkimit Sovjetik, një fat të ngjashëm të cilin e përjetoi edhe Kosova përmes ripushtimit jugosllav (1945/1999). Evenimenti i bashkimit kremtohet me një serë manifestimesh këndej dhe tejmatanë kufinjve të Prutit. Fati i rumunëve të Basarabisë është identik me atë të shqiptarëve të Kosovës: bastisje sistematike policore, persekutime të pareshtura politike, përndjekje, arestime dhe deportime patriotësh, arsimtarësh, priftërinjshë e familjesh rumune në ngricat e Siberisë, rusifikim i dhunshëm përmes martesave të përzjera dhe zëvendësimit të shkronjave latine me ato qirilike, mbyllja e kufirit mes Rumanisë dhe Basarabisë, cungim dhe cenzurim i historisë, shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Basarabia, respektivisht Republika e Moldovës (apo Moldavisë), u shpall e pavaruar në vitin 1992, duke u shkëputur nga tutela e Kremlinit, por, si pasojë e presidentit prorus Voronin dhe suitës së tij komuniste, ka sot e kësaj dite një shkallë të lartë të varfërisë: mijëra femra të këtij vendi duke u bërë plaçkë tregu e prostitucioni të krimit të organizuar turk të haramxhinjve të Stambollit. Autoritetet bolshevike të kësaj republike indipendente ende kanë frikë nga gjuha rumune dhe shtypi bukureshtar, këto ditë doganierët e nkëtij vendi duke e kthyer në kufi një grup intelektualësh rumunë që ishin nisur në kremtimin e Ditës së Bashkimit me revista letrare, të cilat “udbashët” promoskovitë të Voroninint i konsiderojnë si “literaturë e rrezikshme”. Basarbia është vend indipendent, ende e pabashkuar me Rumaninë si pasojë e mosunitetit në Parlamentin e Kishinjëut. Bashkimi do të realizohet atë ditë kur Parlamenti i Basarabisë dhe Kosovës do ta miratojnë me shumicë votash bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe të Basarabisë me Rumaninë, në bashkëveprim intenziv dhe konstruktiv me Amerikën dhe aleatët e saj.

Basarabia martire

Numri i patriotëve rumunë të Basarabisë është i panumërt. Njëri ndër ta ishte edhe poeti i famshëm Grigore Vieru. Këto ditë u lansua në Fundacionin Europian Titulescu (Qendër e Studimeve Strategjike në Bukuresht) libri Rumunë të harruar në perandorinë e ligësisë, të shkrimtarit Mihai Prepelica, me prejardhje nga Basarabia, një militant i përflakur për bashkimin e Basarabisë me Rumaninë, i persekutuar politik nga autoritetet sovjetike, autor i librit me 100 haiku Mozaik Basarabian, të cilin ia kemi rikënduar në gjuhën shqipe, i cili doli këto ditë në Bukuresht. Në këtë manifestim, pas fjalës hyrëse të drejtorit të institutit Titulescu (George G. Potra), e mori fjalën një historian rumun me origjinë shqiptare: dr Xhelku Maksuti, themelues i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, i cili dha një ekspoze mbi jetën dhe veprën e Mihai Prepelicës, duke bërë fjalë për librin e tij dhe Basarabinë martire, për trojet rumune të shkëputura me të padrejtë nga carizmi rus, për kontributin që ka dhënë diplomati i famshëm Niculae Titulescu, i cili pat prurë në Rumani para 70 vitesh, pesëmijë rumunë të braktisur të Bukovinës e Basarabisë, duke i shpëtuar nga vdekja, gjest për të cilin, Titulescu e ka përfituar dritën e Parajsës. Edhe drejtori Potra, edhe historiani Maksuti, theksuan faktin se libri Rumunë të harruar në perandorinë e ligësisë nuk i përket autorit por gjithë rumunëve, ngase është një libër/dhurratë e vetëdijes kombëtare, një vepër ku defilon histroia, fati dhe drama e një populli të martirizuar për liri, çrobërim, bashkim dhe drejtësi.
Nuk është me rëndësi papjekuria politike e presidentit shqiptar për mosnjohjen e minoritetit arumun në Shqipëri, të politikanëve shqiptarë që vjedhin, të drejtësisë shqiptare që ende nuk i ka ndëshkuar kriminelët e internetit që fyejnë vlerat e kombit, apo papjekurinë politike të presidentit rumun lidhur me indipendencën e Kosovës, qëndrimet proserbe të të cilit, praktikisht nuk i mbrojnë, por i turpërojnë interesat nacionale të Rumanisë, siç i turpëroi edhe Jon Iliescu i cili ia shtroi qylimin e kuq Millosheviqit në kohën kur kriminelët e tij e kishin përgjakur Vukovarin dhe Dubrovnikun (1912), ngase kur vjen fjala për lidhjet rumuno/shqiptare, as Iliescu e as Basescu nuk mund të jenë kurrë më të mençur se Hashdeu apo Jorga, sipas të cilëve, shqiptarët me rumunët (e jo me serbët apo turqit), janë kushërinj gjaku e vëllezër. Dhe as zëri i grisur i korespondentit  të Bukureshtit, Jovan Popoviç (që u jepte këto ditë ngjyrë proruse lajmeve mbi  manifestimet anti/NATO të ultranacionalistëve serbë),  nuk është me rëndësi sa është jeta dhe vepra e poetit patriot dhe memorialistit rumun Mihai Prepelica, dëshmitar i vuajtjeve të rumunëve të mbërthyer në telat me gjemba. Në këtë manifestim të rëndësishëm ishin prezentë kuadro universitare dhe diplomatike, Nicolae Maresh (këshilltari i ministrit të jashtëm), massmedia radio/televizive, filoshqiptarët Tiberius Puiu dhe Doina Popescu, presidenti i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Mirçea Istrate etj.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora