E premte, 07.10.2022, 02:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Suzana Kuqi: Nga “Profeti” i Khalil Gibran

E shtune, 28.03.2009, 11:55 AM


Përktheu Suzana Kuqi

Nga “Profeti” i Khalil Gibran
 
“Bijte”
 
Dhe një grua që
mbante një foshnjë në gji tha:
Na fol për bijtë
 
Dhe ai tha:
 
Fëmijët, janë përgjigjet që jeta i jep secilit prej nesh,
 
ata jane esenca e buzëqeshjes suaj
Janë gjaku dhe mishi i mishit
tuaj,
por jo gjaku dhe mishi juaj
Janë bijtë e bijat e Etjes
që ka Jeta për veten
vijnë përmes jush, por jo nga ju
e
megjithëse jetojnë me ju
nuk ju përkasin
Dhurojuni gjithë
dashurinë tuaj
por jo tuajat mendime
Ata kanë mendimet e tyre
Mund tu ofroni strehë trupave
por jo shpirtrave të tyre
 sepse ata banojnë në shtëpinë e së nesërmes
ku nuk ju lejohet të
hyni
as edhe në ëndërr
Mund të provoni të jeni të ngjashëm me
ta
por jo ti bëni të ngjashëm me veten
Sepse Jeta, është një
rrugë
që vazhdon gjithnjë përpara
e nuk ndalet në të
shkuarën
Ju jeni Harqet
nga te cilat
si shigjeta të
gjalla
bijtë lëshohen përpara
Harkëtari shënon shtegun e
pafundësisë
e ju mban fort
derisa shigjetat nisen shpejt e
larg
Besojini Harkëtarit
sepse siç ka për zemër fluturimin e
shigjetës,
ka dhe qëndrueshmërinë e harkut...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora