Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: Mero Baze Bis

| E shtune, 28.03.2009, 11:30 AM |


MERO BAZE BIS

Nga Edison Ypi

"Grataciela me pare te pista".

"Supermarketa me mafje italo-filipinase mpleksur me Qipro".

"Kthim Gjerman" (i heshtur).

"Televizion me baxhanake".

"Tring Tring Tring ia ben Prokuroria Tring Tring Tring".

"Lufte e ftohte ne Vizion Minus".

"Konflikt i embel Edilik korcaro-boshnjak lagur nga lot' te zinj nafte dhe zifti qe i than fresku i kenetes ne Porto Romano".

"Hard seks mbi Ford Everest".

"Orgji' me kunata te lehta mbi krevata me susta te ndryshkura".

"Te shame te vjetra per nena te reja".

"Qef me motra neper zyra ku shperndahet droga".

"Gjurulldi me prostituta moldave me origjine polake, nena hungareze, kombesi ruse, prejardhje shqiptare".

"Intriga te kollajta per gra te bukura shokesh budallenj".

"Nderlikime horrorifike me kurva te virgjera shtatzena qe presin te lindin binjake me ngjyre".

"Sulm frontal me cupa tezesh liberale majtiste nga ato qe dikur quheshin "goca te mira".

"Yxhym i nendheshem me xitela lesbike konservatore djathtiste ne kerkim te burrave neo-liberale".

"Televizion i bukur me gazetaresha te shemtuara syzeza dhe sykaltra, gjoks medha, bel' holla, vithe gjera, qe me veshtiresi levizin ne korridore te ngushta ku perplasen me veshtrime te jargeta kolegesh hermafrodite tarallake".

"Intriga pa teklif dhe pa kufi me halla gjirokastrite pa oqe qe njohin hebraishten e vjeter dhe i jane futur greqishtes se lashte".

"Mrojtje taktike me xhaxhesha me syze qe pine kafe ne ballkon dhe shohin me dylbi c'behet ne shtepine e tjetrit".

"Plane ogurzeza per komshie te shkatheta kembeshtremta te cilave veren e ardheshme do t'u punohet qindi".

"Bashkepunim strategjik mes bankash te korruptuara dhe vejushash te perdala te cilave u krruhet batha".

"Rally ne Kakome' me Suzuki pa marmite katalitike tregtuar ilegalisht nga Danimarka me ne timon shofera Samurai ardhur enkas nga fshati ku ra deshmor Kosta Trebicka".

"Zip pa zap".

"Zip mengjezor ne forme ahengu nate me te ftuar te shquar te cilet pergjigjen sikur pjerdhin ngaqe u vjen per te urinuar".

"Konak matutin si buzuq nokturn shoqeruar me mandoline greke dhe Metaxa hedhur ne shishe te vjetra qumeshti nje litroshe pa kapak".

Etj. etj. sa te duash, sa t'merzitesh, sa t'pellcasesh.

Keta jane disa nga titujt e artikujve te ardhshem qe merua, ky shpifes dhe intrigant i ndyre i dores se pare, por tash per tash i falimentuar me motorrin me valvola te shkaterruara dhe kollodok te ingripuar, mezi pret per t'i botuar ne faqen e pare te temes.

Jo ne kete sezon. Se ky sezon po mbaron. Ne tjetrin sezon. Kur, si e ka zakon, te jete nen hijen e nje tjetri padron.

Ne te vertete, meqenese keta tituj ja dogja ketu une, morrua do shpiki te tjere tituj edhe me intrigues, si per shembull....Ehu edhe ti, mjaft me kaq, e kush rri e merret, e kush ja ka ngene, e kush mund futet ne trurin e ckurdisur te shejtan budallait.

Te merresh me mero bazen eshte njelloj e neveritshme dhe e pakendshme si te fusesh duart ne moot. Por mua tani ky taksirat me zuri dhe hic s'kam nga t'ia mbaj. Mire te me behet. Se vet' vajta u mora me nje rrugac hajdut ordiner qe mbahet per gazetar, por qe brenda vetes nuk ka, jo asnje gjurme prej gazetari, por as prej njeriu. Arsyeja eshte se pas nja dy tre shkrimeve te para, kur gati-gati kisha vendosur ta le zagarin ne fat te vet, punet rrodhen krejt ndryshe, ndodhen gjera te habitshme te pa parashikueshme.

Tashme, pas atyre shkrimeve me ka pjelle belaja. S'pi dot kafe ne asnje lokal. Nuk mundem te ha ne asnje restorant. Nuk e furnizoj dot makinen me karburant kurrkund. Dhe ne pergjithesi nuk kontaktoj dot shqiptare. Sepse te gjithe, edhe kafexhiu, edhe banakieri, edhe kamarieri, edhe farmacistja, edhe komshiu, edhe kalimtari, edhe fshatari, edhe qytetari, edhe te gjithe te tjeret qe ndesh kudo ku vete, nje te me pare, me versulen si te fandaksur me sy gjysme te mbyllur ne gjendja transi, ne te njejten kohe, edhe edhe pyetes edhe lutes, edhe prites edhe kercenues, edhe sulmues edhe mbrojtes. Te gjithe ata, ne te gjitha menyrat dhe ne te gjitha dialektet, me thone te njejten gje, qe mund te permblidhet keshtu;

Oh sa mira ia bere qenit ! Ore, se mos e lesh ! Po e le ti te piu e zeza ty ! Do vi te t'i fus thonjte ne fyt un' ty' po iu ndave ti atij ndyresire !

Dhe gallata me makabritetet e urrejtesve te panumert te meros vazhdon e vazhdon pafund.

Nje gje me habit se tepermi ne kete fantazi te cfrenuar urrejtjeje ndaj kellires se gazetarise; Djegien me benzine nuk e rekomandon, sic eshte e kuptueshme, furnizuesi i karburanit, por kafexhiu ! Rjepjen e lekures, jo ai i cili ka mjetet dhe njeh perdorimin, pra guzhinieri, por nje kalimtar i rastit ! Helmimin, jo ajo qe me ate pune merret gjithe diten, pra farmacistja, por shitesi i CD-ve ! Nje mpleksje e cuditshme shqiptareske kjo qe s'i jap dot asnje shpjegim.

Ne fillim, nga gjithe kjo urrejtje e te tjereve qe ia kalonte me mijera here t'imes, provova nje stepje. Sepse thosha me vete; Mos e kam tepruar valle ?! Por me kalimin e diteve pak nga pak nisa te ftillohem. Qindra komunikimet nxitese me pasurim variantash eliminimi simbolik me binden perfundimisht se duhet bere c'mos qe mavriu te katandiset si e meriton; Gjyryk gurgullues gjirizesh te zeza jashte qyteti qe s'i afrohet kush per shkak te kuterbimit, qe s'e sheh asnje per shkak te neverise.

Keshtu ndodhi pra qe, pas shkrimit te pare, salla u ngrit e tera me kembe duke thirrur Biiiiiiiiiiiiiiis.

Bis per nje muzike funeber ?! E pa degjuar ! Por ja qe ndodhi !

Dhe ky Bis per ate pis, te cilin Bis do ta perseris sa here mua te me ngrihet qefi, tani s'po mu dukerka aspak funeber por tamam simfoni.

Se cfare eshte teksti i pisit ate e sqarova ne nje shkrim te cilin s'mbeti shqiptar pa e lexuar. Po, por enigma anti-njerezore mero s'eshte fort' e thjeshte. Prandaj bera nje eksperiment.

Pyeta; Jo teksti i pisit, vet pisi, ai cfare eshte ?!

Ja disa pergjigje,

Budalla me budalla, djall me djall, tek takohen nuk prodhojne ndonje te keqe, tha njeri. Merua dhe peshtirosjet e tij, sidomos ato me pergojime familjaresh, jane frut i aleances me te rrezikshme te te djallezuarit, pra meros, me aleatet e tij me te sigurte, pra budallenjte. Kaq tha ky dhe aty e la.

Nje tjeter i shkoi pak me gjate. Tha se merua eshte tipi i rralle i fshatarit pervers te pa gdhendur dhe te pa skrupull i cili kur zbret ne qytet dhe ashtu ne ngut e siper konstaton se sa e kollajshme qenka te vjedhesh duke genjyer pa pyetur per kufizimet qe qytetaria me zor dhe sakrifica te medha i ka vendosur me shekuj, hovi i tij s'ka te ndalur.

Aty - ketu, duke udhetuar ne vende te ndryshme mblodha edhe disa definicione te thuketa si keto;

Mero baze eshte nje kuti shkrepese me kunja te lagura - Elbasan.

Hajduti gazetar mero baze nuk eshte vecse nje garuzhde me bisht te gjate nga ato qe perdoren per te ndare supen ne guzhina leprozesh - Shkoder.

Bicimsezi mero eshte nje bisht i flakur cigareje Partizani pa filter hedhur ne nje tavell te vjeter, pastaj, bashke me ca rraqe te tjera, gjetur ne nje kosh anes udhes - Lac.

Namziu i cili po s'u mbeshtet diku eshte nje hic, eshte nje gavete ushtari alumini, asgje tjeter - Laprake.

Kush, ai rrumbullaku qe i bie legenit me 11 te nates ?! Ah ai s'esht' me teper se nje kruajtese dhembesh - Rrogozhine.

Sobe druri pa qyngje qe e hallakat tymin neper shtepi - Maminas.

Pice me furre druri kombinuar me qymyrguri nga i minieres se mbyllur te Kerrabes - Belsh.

Per horrin mero pati edhe definicione fort' te Zip-uara si keto,

Shall pionieri - Kombinat.

100 kilogram mish - Golem i Kavajes.

Blue Tooth celulari pa Memory Card - Mamurras.

Bisht tigani ku skuqen speca djegs - Sukth.

Lloz karabine vetembushese - ne nje shkolle ne Rreshen.

Brime gjilpere ku pa syze mezi shkohet peri - kete e degjova ne Ndroq ku gati s'vdiqa tu qesh.

Te gjithe e krahasuan me sende. Bravo shqiptaret ! Askush s'gaboi ta konsideronte njeri.

Ama c'me rrefeu dikush ne Lezhe ishte e forte fare.

Une qe kam lexuar me mijera libra vendosa nje dite te lexoja edhe dicka nga ky meroja, tha lezhjani. U shtriva, nisa te lexoja. Mirpo leximi s'hecte qe s'hecte. Atehere, duke menduar se fajin nuk ma kishte mooti mero por mood-i im, c'bera?! Tymosa rresht disa cigare. Hic, leximi ngecte. Gelltita nje Paracetamol. Prita pak, perseri asgje. Deshira per ta vazhduar leximin s'vinte qe s'vinte. Provova ta mbeshtesja koken dhe kurrizin perkatesisht ne nje jastek dhe ne nje dyshek ortopedik, por pas pak minutash hoqa dore kur vura re se ne perpjesetim te drejte me rehatimin rrembimthi largohej vullneti dhe vetetimthi me shtohej neveria ndaj tekstit. Atehere pash'-c'pash', provova te fundit; Rrembeva nga rafti i librave nje permbledhje me tregime te kellirshme soc-realiste te viteve '70. Kete e bera per te krijuar nje atmosfere ndjellese te perafert me ate te kellirshmen qe me vinte nga tema qe mbaja perpara. Por edhe kjo s'pati asnje efekt. Per ta cuar eksperimentin ne fund do duhej qe atmosferen e duhur ta krijoja paraprakisht me dicka tjeter me te perafert. E me cfare tjeter nese jo me lexime proces-verbalesh mbajtur ne mbledhjet e kolektivit te ndermarrjes ku kam punuar ?! Por meqenese proces-verbalet nuk kisha ku t'i gjej, i dhashe fund aty. Me horrin tranzicional dhe neverite e tij nuk merrem me.

Për ZSH: Ilir Dardani