Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elita Botërore, arbitrat e paqes dhe luftës

| E shtune, 28.03.2009, 01:42 AM |


Pasuria e tyre sa vjen e shtohet, nuk shteron kurrë. Sa vjen e shtohet edhe kontrolli i tyre mbi sitemin bankar e politik botëror dhe gjithashtu mbi jetën njerëzore

Programi sekret i Elitës

Një numër i vogël njerëzish jashtëzakonisht të pasur, me prejardhje nga familjet më të pasura të Ruripës dhe Shteteve të Bashkuara, zotërojnë një pjesë mjaft të konsiderueshme të pasurive materiale të botës. Kjo fuqi është e përqendruar në Londër, e cila është qendra e sistemit bankar botëror. Kontrolli i ushtruar prej tyre mbahet brenda për brenda familjeve të tyre dhe trashëgohet brez pas brezi. Ata janë tej mase të organizuar dhe operojnë në fshehtësinë më të madhe nëpërmjet një rrjeti organizatash private. Ky grup quhet Elita Botërore.

Pasuria e tyre sa vjen e shtohet, nuk shuhet kurrë. Ata përcaktojnë rrjedhën e historisë nëpërmjet kontrollit virtual të ekonomisë botërore. Ata janë duke përpunuar një "plan madhor", i cili tashmë është mjaft i përparuar.

Reagimi i zakonshëm i njerëzve, të cilët për herë të parë dëgjojnë të flitet për Elitën Botërore dhe operacionet e tyre është mosbesimi dhe insistimi për të mos i dhënë këtyre pretendimeve asnjë kredibilitet, pasi duken të sajuara. Por, gjatë viteve të fundit, ka patur një volum gjithnjë në rritje librash, e esesh e artikujsh të gjithë me të njëjtën histori. Të gjitha bazohen në kërkime të dokumentuara. Informacionet e publikuara janë të faktuara nga eventet e fundit historike, duke mos lënë shteg për dyshime. Tashmë po merr formë "Urdhri i Botës së Re" - strategjia e Elitës Botërore.

Përqendrimi i kontrollit mbi burimet financiare filloi me Revolucionin Industrial. Shekulli XVIII ka qenë dëshmitari i rritjes së shpejtë dhe emergjente të Shtëpisë së Rothschild, perandoria financiare më e madhe dhe më e fuqishme, e ndërtuar me para, të cilat Mayer Amschel Bauer (më pas Rothschild) ia kishte përvetësuar William IV, i cili ia kishte vjedhur ato ushtarëve që kishte punësuar në qeverinë britanike për të luftuar ushtrinë e Napoleonit. Rothschild i dërgoi këto para në Angli, bleu sasi të mëdha ari nga Kompania Indiane Perëndimore, të cilat më pas i përdori për të financuar aktet heroike të Dukës së Wellingtonit, për të punuar në Rrjetet e Vllazërive, për të manipuluar qeveritë dhe për të krijuar luftra dhe revolucione. Ai i jepte para borxh të dyja palëve konfliktuale, gjë e cila u bë një praktikë standarde e elitës bankare. Ndikimi i Rothschild nuk mund të zmadhohet, pasi ka qenë pararendësi i korporatave ndërkombëtare dhe perandorive bankare të ditëve të sotme, të cilët e kanë përhapur kontrollin e tyre në të katërt cepat e botës me plane afatgjata.

Ashtu siç ka thënë edhe historiani John Reeves, Mayer Amschel nuk e ka imagjuar kurrë që djemtë e tij do të ushtronin vite më pas një ndikim kaq të palëkundur, saqë paqja e kombeve të varej prej tyre, që kontrolli i fuqishëm që kishin mbi tregjet Europiane të parave do t'i bënte të pozicionoheshin si arbitër të paqes dhe të luftës, pasi ata mund të zgjidhnin sipas pëlqimit të tyre të furnizonin ose të ndalonin mjetet e nevojshme për të vazhduar një fushatë.

Por, edhe pse duket e pabesueshme, ishte ndikimi i madh që ata kishin, i bashkuar me pasuritë e tyre të pafund dhe kreditet e pakufizuara, të cilat i lejonin të kishin aksesin maksimal dhe për një periudhë shumë të gjatë kohe, asnjë firmë apo kompani tjetër nuk ishte aq e fortë sa për t'iu kundërvënë apo për të marrë përsipër bizneset që Rothschild refuzonte. Për të arritur këtë pozicion triumfues, Mayer Amschel dhe djemtë e tij kishin nevojë për bashkëpunimin e disa shteteve të ndryshme, por në momentin që ata arritën të ngjiteshin sipër bankave të tyre dhe të arrinin majat e ambicjeve, atëherë ishin të pavaruar nga çdo ndihmë dhe mund të vepronin në lirinë më të madhe, ndërsa shtetet qëndronin të përulur nën këmbët e tyre.

Rruga e triumfit të Rothschild është krijuar nga vetë Mayer Amschel, i cili thonte: "Më jepni kontrollin e valutës së shtetit dhe nuk do të pyes më për ligjvënësit." Kur djali i Rothschild, Nathan, vdiq, djali i tij më i madh, Lionel, mori përsipër biznesin duke i dhënë hua të mëdha qeverive britanike, amerikane dhe të tjera, duke përfshirë edhe borxhin prëj 80 milion $ Britanisë për të financuar Luftën Crimea. Lionel u pasua nga Nasthan i dytë, Lordi i parë Rothschild, i cili zuri vend në Shtëpinë e Lordëve në vitin 1885. Ai u bë guvernatori i bankës së Anglisë (Zonja e Vjetër e Rrugës Threadneedle) dhe kishte fuqi absolute mbi sistemin financiar botëror. Kjo fuqi nuk është shuar kurrë, thejsht është përhapur më tej me perandori të reja si Morgan dhe Rockefeller, kështu që në dekadën e këtij shekulli, fuqia dhe kontrolli i sitemit financiar botëror pas gjitha fronteve të tij është tërësisht në duart e Elitës Botërore dhe është gjigant.

Në fillimet e Revolucionit Industrial, fuqitë në Britaninë e Madhe ndërmorën përpjekjen më të madhe për të shkatëruar jetën në bashkësi të krijuar. Që nga viti 1770 deri në vitin 1830 janë shpërndarë 3.280 akte pronësie në duar private për përfitime private dhe u përvetësuan më shumë se 6 milion akër tokë shtetërore. Deri në 1830, asnjë shtet nuk kishte më shumë se 3 përqind tokë për përdorim publik.

Sipas historianit George Sturt, përvetësimi i pronave më shumë se çdo cështje tjetër ka ndikuar në mënjanimin e fshatrave. Ky kontroll mbi burime të pashtershme u rrit më shumë në vitin 1901 me zbehjen e demokracisë kur Morgan dhe Rockefeller, të cilët drejtonin dy grupet kryesore financiare të Shteteve të Bashkuara, shkrinë së bashku 112 drejtoritë e korporateve, duke kombinuar 22.2 bilion $ pasuri, një shumë marramendëse për atë kohë. Në vitin 1910, dhjetë financierët u mblodhën në fshehtësi absolute në klubin privat të gjuetisë së J.P Morgan (Jekyll Island Club, në bregun e Gjeorgjisë) për të "gjuajtur rosa". Lajmet rreth kësaj mbledhje filluan të dilnin në pah vetëm pas gjashtë vjetësh, por edhe atëhere u bënë publike vetëm disa grimca të informacioneve. Për shembull, më 18 janar 1920, gazeta "New York Times" ka bërë një deklaratë publike rreth Sistemit të Rezervave Federale, plani themellor për të cilin këto bankierë kishin vendosur të mblidheshin në fshehtësinë më të madhe në vitin 1910: "Sistemi i Rezervave Federale është burimi i kredive jo nga kapitalet". Kjo tregonte se rezervat, në vend të financoheshin nga metalet e çmuara apo të pasuri të tjera patundshme, të cilat mund të siguronin kapital për përmirësimin e industrive dhe tregtisë, financoheshin nga kreditë me interesa.

Më 25 korrik 1921, Senatori Owen deklaroi në të njëjtën gazetë se: "Bordi i Rezervave Federale është fuqia financiare më e madhe e botës. Në vend që kjo fuqi të përdoret si Akt Rezerve Federale, duke nënkuptuar që duhej të përdorej, bordi... ia ka deleguar këtë fuqi bankave,...". Më 3 maj 1931, kur po komentohej vdekja e njërit nga kolegët më të afërt të J.P Morgan, "New York Times" përmendi: "Një e gjashta e të gjithë pasurisë së botës përfaqësohej nga Jekyll Island Club". Ky shënim i referohej vetëm burrave pjestarë të Grupit Morgan dhe anëtarëve të Klubit të tij, duke përjashtuar grupin Rockefeller dhe financierët europianë. Ndërmjet këtyre "gjuetarëve të rosave" në vitin 1910, ishin edhe Benjamin Strong, kryetari i Kompanisë së Trustit të Bankierëve të J.P Morgan dhe nga viti 1914 deri në 1928 kur vdiq, guvernator i Bankës së Rezervave Federale dhe Paul Warburg, i cili nuk e dinte se ku përfundonte një armë dhe ku fillonte tjetra dhe kishte me vete një pushkë gjahu në tren atë natë në Hoboken, New Jersey. Warburg, i cili kishte në mënyrë të veçantë lishje shumë të fuqishme bankare në New York, Angli, Francë, Gjermani dhe Hollandë ishte fuqia kryesore pas fronit të Rezervave Federale. Vellai i tij Max, ishte kryetari i Shërbimit Sekret Gjerman gjatë Luftës së Parë Botërore.

J.P Morgan dhe "gjuetarët e tij të rosave" përpiluan një plan themelor për Sistemin e Rezervave Federale me pesë objektiva kryesore:

- Ndërprerja e rritjes së konkurencës nga bankat e reja të botës.

- Të fitonin një të drejtë të posaçme për të krijuar para nga hiçi për t'i lëshuar më pas në formën e kredive.

- Të merrnin kontrollin e rezervave të të gjitha bankave.

- Të bënin taksapaguesit që të mblidhnin humbjet e paevitueshme të kartelës.

- Të bindnin Kongresin se qëllimi i Sistemit të Rezervave Federale ishte të mbronte popullin.

Ky plan funksionoi në mënyrë të mrekullueshme. Anthony Sutton e komenton këtë si shkeljen më të madhe dhe më të bujshme të historisë: "Sistemi i Rezervave Federale është monopoli privat ligjor i furnizimit me para të pakicës, i maskuar si mbrojtës dhe promovues i interesit publik".

Hapësira që ata kanë lënë nuk të lejon të eksplorosh makinacionet e tyre sekrete dhe krimet zyrtare, duke përfshirë edhe Falimentimin e vitit 1929 dhe Depresionin e Madh, të organizuar nga Montague Norman, Guvernator i Bankës së Anglisë nga 1916 deri në 1944 dhe Benjamin Strong me ndihmë të vogël nga miqtë e tyre. Nuk ka as vend të ekzaminosh implikimet e tyre të gjera në aksionet e atyre Baronëve Grabitës dhe mbështetjen që i kanë dhënë Gjermanisë gjatë Luftës së Parë Botërore (Infermierja Edith Cavell u vra nga gjermanët duke u shtyrë nga autoritetet britanike për shkak të ekspozimit të saj "të papërshtatshëm" gjatë kohës që furnitori "Belgian Relief ankorohej në Gjermani për të ushqyer ushtrinë e saj) dhe për fuqizimin e Hitlerit më pas.

Për shkak të obsesionit të tij për të fituar pushtet absolut, Montague Morgan pësoi një ezaurim nervor në vitin 1912 dhe ashtu siç ishte në modë, shkoi të kurohej në Zvicër nga Jung. Kur njerëz të kategorisë së tyre pushtohen nga ndjenja e fajit gjatë planifikimit të luftrave botërore dhe depresioneve ekonomike, të cilat do të shkaktojnë mjerim, vuatje dhe vdekjen e miliona njerëzve në botë, shpeshherë kanë çrregullime shëndetësore. Këto çrregullime bëhen objekt talljeje për miqtë e tyre, që i quajnë ata si "falimentim nervash". Pas një periudhe të kaluar me psikoanalistin e tyre, ata u rikthehen punës me mentalitet tjetër, pa devijime të tjera mëshire për "njerëzit e vegjël", të cilët janë viktimat e tyre.

Duhet vënë në dukje, thotë Eustace Mullins, se të njëjtën emra të plotfuqishëm, i njëjti qark i mbyll përgjegjës për krijimin e Sistemit të Rezervave Federale, vazhdon edhe sot e kësaj ditë të menaxhojë financën botërore, me fitime marramendëse për to, por me përfundime tragjike për çdo njeri tjetër.

Çështja tjetër po kaq e rëndësishme ka të bëjë drejtpërsëdrejti me Bretton Woods, Konferencën e Parë Ndërkombëtare Monetare të Shteteve të Bashkuara në New Hampshire, 1944. Kjo konferencë vendosi edhe marrëveshjen finale të Urdhërit të Botës së Re të Pasluftës, sipas të cilës do të bëhej në kohën e duhur një zhvendosje tjetër fuqie, nga duart e shteteve dhe qeverive demokratike në ato të bankave dhe korporatave ndërkombëtare. Më shumë se dy shekuj më parë, William Pitt ka komentuar shkurtimisht atë çfarë ka ndodhur: "Pushteti absolut ka tendencën të korruptojë mendjen e atyre që e zotërojnë atë". Një thënie që është mëse e njohur në deklaratën e Lord Acton në vitin 1887: "Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute."

Konferenca e Bretton Woods strukturoi gjithashtu edhe hegjemoninë anglo-amerikane mbi furnitorët botëror të naftës dhe çoi drejt krijimit të të plotfuqishtmit Fond Monetar Ndërkombëtar (IMF dhe të Bankës Botërore (WB), e cila, nën kontrollin e Sistemit të Rezervave Federale qëllimisht dhe në mënyrë të pamëshirshme e ka futur të ashtuquajturën Botën e Tretë në borxhe ekstreme. Është thënë gjithmonë se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë sjellë më shumë dëm njerëzve se çdo institucion tjetër jo-ushtarak në histori. Në këtë mënyrë e ka komentuar aktivitetin e tyre të paskrupullt Jesse Jackoson në vitin 1993: "Ata nuk përdorin më armët dhe bombat. Ata përdorin Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar".

Nga viti 1982 deri në vitin 1990, vendet debitore kanë shlyer mbi 1.300 bilion $, por i filluan të nëntëdhjetat me 61% më shumë borxhe seç kishin në vitin 1982. Vetëm borxhi Afrikan Sub-Saharan është rritur me 113%. Në vitin 1993, për çdo paund të dhënë në ndihmë, vendet e pasura kanë marrë mbrapsht 3 paund si shlyerje të borxhit. Shkrimatri dhe ambientalisti Nigerian, Ken Saro-Wiwae ka komentuar shumë rreptësisht pozicionin e Bankës Botërore: "Banka Botërore ka pranuar se, instrumenti i vërtetë i torturës që ajo bën është këmbëngulja për të rritur ekonominë e saj, duke teorizuar në kurriz të mirëqënies njerëzore". Sa më shpejt që vendet debitore të kuptojnë natyrën politike të Bankës Botërore, aq më shpejt do të përballen me teoritë e saj false ekonomike, të cilat i përdor si armë njerëzore.

Saro-Wiwae dhe 8 aktivistë të tjerë Ogoni janë varur më 10 nëntor 1995 nga diktatori nigerian, Gjenerali Abacha. Në rast se mesazhi nuk është ende i qartë, dorëheqja e ekonomistit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Davison Budhoo, në vitin 1988 duhet t'i zhdukë të gjitha dyshimet. Budhoo dha dorëheqjen e indinjuar, duke shpresuar, tha ai, të "laj duart nga gjaku i miliona njerëzve të varfër që vuajnë urinë".

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është krijuar në asnjë mënyrë për të ndihmuar Botën e Tretë apo zhdukjen e varfërisë. Ai është themeluar nga Konferenca e Bretton Woods në vitin 1944 për të rivendosur rregullin ekonomik dhe financiar në botën perëndimore. Nuk ka pasuar asnjë element dhembshurie apo mëshire ndaj njerëzimit në formulimin e tij. Qëllimi i Fondit është fillimisht dhe kryesisht të garantojë dhe të mbrojë interesat e vendeve të zhvilluara. Ata krijojnë dhe thyejnë jetën njerëzore çdo ditë të çdo viti ashtu si asnjë forcë nuk ka bërë më parë dhe ndoshta nuk do të bëjë më. Bashkë me këto organizata jashtë mase të fuqishme është çiftëzuar edhe Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT), e themeluar pak pas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e firmosuar përfundimisht në vitin 1993 dhe gjithashtu Organizata Botërore Tregtare (WTO) e vitit 1995. Kjo katërshme është tashmë e aftë të imponojë në të gjithë botën doktrinën e korporatave të tyre - një vërtetim ndërkombëtar të drejtash të korporatave - dhe Zoti e ndihmoftë çdo shtet që i del përpara.

Programi sekret

Libri i David Icke "Dhe e vërteta le t'iu çlirojë" rendit një përmbledhje të temave të planit të Elitës Botërore pas Luftës së Dytë Botërore:

- Të paraqesim një autoritet botëror të quajtur Shtetet e Bashkuara (me trupa shoqëruese si Organizata Botërore Shëndetësore), e cila mund të evolojë si një qeveri botërore me forcën për të kontrolluar jetën e çdo njeriu në planet.

- Të vazhdojmë të krijojmë konflikte përreth botës dhe të përdorim frikën ndaj Unionit Sovjetik për të rritur në mënyrë masive blerjet e armëve bërthamore dhe "konvencionale", duke shtuar terrorin për një luftë bërthamore dhe kërkesat për siguri botërore.

- Të themelojmë një aleancë mbrojtëse amerikano-europiane (e cila u quajt North Atlantic Treaty Organization - NATO) dhe një forcë paqeruajtëse të Shteteve të Bashkuara, e cila në konfliktet e projektuara do të bashkohej për të krijuar ushtrinë botërore.

- Të krijojmë tre rajone të "tregtisë së lirë" në Europë, Amerikë dhe Azi, e cila do t'i paraqitet botës fillimisht thjesht si një grupim ekonomik. Më pas, natyrisht kjo do të evolojë për të krijuar një bashkim politik të centralizuar me një bankë qendrore dhe me një valutë. Kjo do të jetë thjesht një zëvendësuese e përkohshme drejt prezantimit të këtyre institucioneve në shkallë botërore. Komuniteti Europian Ekonomik, tashmë Bashkimi Europian, ishte i pari i tyre dhe tashmë dy të tjerët janë gjithashtu në formim e sipër.

- Të avancojmë kontrollin e opinionit publik, të bëjmë kërkime dhe të zgjerojmë njohuritë rreth manipulimit të prikikës njerëzore, individualisht dhe në mënyrë kolektive. Ky program në ditët e sotme përfshin pajisjen e të gjithë njerëzve me mikroçipe dhe lidhjen e tyre permamente me një kompjuter global.

- Të krijmë mirëqenie në shtet, ndërkohë që shkatërrojmë alternativat ndaj sistemit ekonomik dhe, kur të jetë arritur vartësia e dëshiruar, të shkrijmë mirëqenien e krijuar.

- Të krijojmë shuma marramendëse parash, ndërkohë që përmbushim të gjithë qëllimet e mësipërme nëpërmjet kompanive dhe bankave të kontrolluara nga Elita.

- T'i shtojmë gjithnjë e më shumë ngarkesa borxheve të njerëzve, bizneseve dhe shtetit për të rritur më tej kontrollin që ushtrojmë mbi ta.

Pasoja që pati ky program duke mashtruar opinionin publik ishte fatkeqësisht i parashikueshëm, por gjithsesi edhe tepër efiçent: Diskreditimi i shtetit.


Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI - RD