Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Balliu: Ku i kanë rrënjët qëndrimet e Ardian Klosit?

| E enjte, 26.03.2009, 08:46 PM |


Ardian Klosi
Ardian Klosi
Ku i kanë rrënjët qëndrimet e Ardian Klosit?

Nga Fahri Balliu

Disa herë Klosi ka gjuajtur nga frëngjia e një gazete, tek e cila ndjehet pronar dhe tek e cila vjell deri në atë derexhe, saqë nuk dinë ku të fshihen edhe ata që janë ustallarët e Klosit. Se Klosi ka ustallarë, të disa natyrave. Në mosha të ndryshme, ai e ka ndërruar ustanë, për çështje estetike dhe stili, se për thelbin, ka qenë, është dhe do të jetë thellësisht njeri dhe shërbyes i linjës më të vjetër antiShqipëri dhe antikulturë. Ky sojsëz i dashuruar në djep me tezat e Serbisë e të Rusisë sovjetike, e ka flakur tej pudrën e delikatit që lexon Gëten në origjinal. Përfiton pak, se ende kjo shoqëri e lodhur e di “diversantin” me mjekër dhe të fshehur pas një peme. Po ky fshihet pas një shoqate, me emrin e Robert Shvarcit, por sot s’po ia themi pse e ka zgjedhur emrin e Robert Shvarcit dhe e ka fetishizuar dhe përngjitur pranë ambasadës gjermane. Klosi nuk e do Shvarcin, për shkak të përkthimit. E do për arsye krejt të tjera, të cilat njëherë për njëherë, s’po ia themi sot, por kur t’ia themi, do t’i vëmë përpara syve edhe një dokument. Është ky dokument dashuria e Klosit për Shvarcin, por gjithsesi, edhe kur fshihet pas Institutit “Gëte”, rruga e Klosit kalon prapë nga lezetet e Ramizit, të babait, dhe të profesorit të tij në katedrën e gjermanishtes. Këto do të vijë radha që do të dalin fletë pas flete, por sot le të përqendrohemi vetëm tek një pikë, tek ajo e lidhjes së tij me tezën e Kasem Trebeshinës, që i akuzon shqiptarët si primitivë, pa moral, të pazhvilluar dhe që u kulturuan e modernizuan prej selxhukëve apo osmanëve. Për turp të shoqërisë shqiptare dhe për turp e për faj kriminal të disa intelektualëve, në Tiranë e në Kosovë, Trebeshina botoi librin “Mekami”, i cili është libri më i zi i shkruar kundër shqiptarëve dhe e tejkalon shpifjet më të rënda të vlladanëve apo turlisoj purtekave të Serbisë. Është ky Trebeshinë që hedh mbi Skënderbeun sharjet dhe nxirjet më të zeza. Dhe çuditërisht, Klosi, ky mbështetës dhe përkrahës i Trebeshinës nuk mjaftohej me një shërbesë redaktori, por ndjehej i përkushtuar ndaj Trebeshinës, deri në një bashkë-vdekje. Më pas, me librin e shkruar nga Klosi për Skënderbeun, në emrin e Shmidit, u kuptua që Klosi ishte dhe është në një mision antishqiptar, antikulturë deri në perversitet. Ne nuk kemi ende një version gjermanisht të librit të Shmidit dhe përkthimi prej Klosit është sikur ta ketë bërë në bashkëpunim me Kasem Trebeshinën, madje edhe Sulltan Murati do ta kishte mbajtur dorën, ta fyente prijësin e madh aq thellë sa këta dy bashibozukë të kulturës e të historisë kombëtare.
Por një shprehje e lashtë thotë se në botë nuk ka çudi, por ka mungesë njohurish. Dhe sot, kur shikon se babai, Vishinski shqiptar i Ardian Klosit, Bilbili, ka të dënuar me dorën e tij 150 njerëz, të pafajshëm, të dënuar në mënyrën më monstruoze, pa zbatimin më minimal të një praktike gjyqësore, dhe në krah të tij, në krah të Bilbil Klosit, është Kasem Trebeshina. Zaten është pikërisht roli dhe funksioni i Bilbilit dhe Kasemit në vrasjen e 150 shtetasve gjermanë, që e shtyn fort Ardianin të fshihet pas simbolikës e shoqatës gjermane, me shpresën foshnjore se kjo do t’i largojë sadopak shqiptarët nga zbulimi i së vërtetës. Por kjo strategji është fiks kthimi i kriminelit në vendin e krimit, por këtu s’po flasim për një krim që trashëgohet, e rrjedhimisht për një ndëshkim të padrejtë, por për një bashkëfajësi në krim, e cila është njëlloj spikatëse, si tek i ati, ashtu edhe tek i biri.
E prandaj tani, pasi Bilbili me Kasemin vranë e pushkatuan sa mundën, kemi Kasemin me Klosziun, që “vrasin” Skënderbeun. Dhe me Skënderbeun, vrasin gjithashtu të gjitha emblemat e mëdha të kulturës e të historisë kombëtare.
Por është pikërisht dokumenti dhe arkivi, ai që i zbërthen në detaje, ai që i lidh dhe i zgjidh në mënyrë të shkëlqyer të gjitha bëmat e zeza, të djeshme e të sotme dhe Klosi është një nga tubat e ajrimit, që lidh zezonën e madhe komuniste me ditët e sotme. Që kur na “shante” Enver Hoxhën dhe hipte në makinën e Sulo Gradecit e deri kur puthte, i lëngëzuar serbin që i ngulte dashurinë për Andriçin kundër Kadaresë. E pra, ja ku e kemi, Bilbil Klosin, Kasem Trebeshinën, dhe Ardian Kasem Klosin e sotëm. Të lexojmë këtë dossier dhe kemi kohë të botojmë të tjera faqe, të tjerë dossierë... për hir të së vërtetës, shumë itnerseantë dhe që e ngopin urinë që kanë shqiptarët për të vërtetën.

G. 55