E enjte, 18.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Mendime

Feti Zeneli: 15% -shi i Ramës dhe 20%-shi i “Zogby”-it

E enjte, 26.03.2009, 07:18 PM


15% -shi i Ramës dhe 20%-shi i “Zogby”-it

Nga Feti Zeneli
 
Napoleoni thotë: “Politika për fat të mirë pajtohet me moralin, kur i kundërvihet grabitjes”. Por disa politikanë shqiptar, ku shquhet “Mister 15%-shi”, siç e etiketojnë Edvin Ramën kundërshtarët e tij politikë, e kanë shndërruar “grabitjen” në mundësi materiale për të bërë “politikë morale”. Ky fenomen, në të gjithë format e shfaqjes së tij, e ka shoqëruar vazhdimisht pushtetin dhe qeverisjen e të majtëve, i cili arriti kulmin në vitet ’97-’05, që përfaqësojnë dy mandate rresht për social-komunistët në krye të vendit. Siç është theksuar edhe herë të tjera, pushteti majtist i asaj periudhe, duke përfshirë të gjitha nivelet e tij, inkasonte në xhepat e zyrtarëve të vet plotë 1,4 miliardë dollarë në vit, në formën e “taksës së korrupsionit”. Kjo shifër u ra si “bombë” shqiptarëve, kur u publikua e përllogaritur nga Banka Botërore, gjë e cila u bë shkak i dërgimit në opozitë të të majtëve në zgjedhjet e 3 korrikut ‘05. Pjesë e këtij abuzimi skandaloz me paratë e shqiptarëve ka qënë për shumë kohë dhe vazdhon të jetë edhe Bashkia e Tiranës, e cila prej afro 9 vitesh drejtohet nga Edvin Rama, i cili erdhi në këtë post me mbështetjen direkte të Fatos Nanos, që për disa kohë e kishte ministër të kulturës në kabinetin e tij qeveritar. Sidoqoftë vesin e “grabitjes” ai nuk e mësoi, por e perfeksionoi më tej në postin e ministrit, pasi siç ka dëshmuar vet Nano, e gjeti “…me thonjë të paprerë rrugëve të Francës, duke shitur ikona të vjedhura”. Megjithatë, kulmin e korrupsionit, sikundër konstatojnë materiale të shumta denoncuese, ku veçojmë atë të një komisioni hetimor parlamentar të para pak viteve, Rama e arriti në postin e kryebashkiakut të Tiranës. Dosja e një abuzimi të tillë vazhdon të qëndrojë e pahapur në Prokurorinë e Përgjithëshme, si rezultat i “left-capture” të këtij organi, qysh nga ’97-a. Pikërisht mbi bazën e kësaj makutërie të pashembullt, i është vënë Ramës, këto kohët e fundit, edhe nofka “Mistër 15%”-shi. Në daljet publike të përfaqsuesve të  mazhorancës, ky etiketim është komentuar si tarifë e “taksë së korrupsionit” për lejet e ndërtimit. Kjo do të thotë që kush paguan një shumë të tillë, e ka të padiskutueshme lejen, sikundër ndodh e kundërta me ata që s’paguajnë. Institucionet ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të shqetësuara për praninë e këtij fenomeni në praktikën e punës së kryebashkiakut Rama, duke e konsideruar atë një shkak për vonesat e pajustifikueshme në dhënien e lejeve të ndërtimit. Peng e një forme të tillë korrupsioni duket se është bërë edhe plani rregullues i kryeqytetit, i cili po vonohet jashtë çdo limiti kohor. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, qeveria e të cilit, po vlerësohet mjaft ndërkombtarisht, për sukseset e arritura në luftën ndaj korrupsionit, e ka denoncuar disa herë përfshirjen e kreybashkiakut Edvin Rama në këto praktika korruptive, ku rasti i fundit ka qënë gjatë pjesmarrjes në Ditën e Verës në Elbasan, duke vlerësuar punën e mirë të institucioneve lokale të këtij qyteti për studimin urban të qarkut. “Studimet urbanistike, -tha Berisha, -janë një kusht vendimtar si për zhvillimin e qendrave urbanistike, ashtu dhe për luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Ata që bllokojnë studimet urbanistike, vetëm dëshmojnë se territorin e qytetit të tyre, siç është rasti i Tiranës, e duan për ta mjelë dhe për ta vjelë. Ndaj, dua t’u bëj thirrje sot për ditë feste kryetarit të Bashkisë së Tiranës, si dhe të kryetarëve të gjitha qyteteve të mëdha, por në mënyrë të veçantë atij të Tiranës sepse ai e ka përfunduar dhe e ka ndryrë në sirtar, të dorëzojë planin urbanistik sepse nuk është pronë as e EDIL-it dhe as e Edvinit, por është pronë dhe pasuri e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.”
Para 3 vitesh, si rezultat i dorëheqjes së Fatos Nanos nga kreu i Partisë Socialiste, Edvin Rama u ngjit me rrugë jo fort demokratike në këtë post, me synimin për ta përdorur si mburojë ndaj akuzave për korrupsion në Bashkinë e Tiranës, herë duke bërë presion ndaj organit të akuzës e herë duke i konsideruar ato si “sulme politike”. Me “dy kunguj nën sqetull”, njerin si kryebashkiak dhe tjetrin si kryesocialist, Rama, po lufton në mënyrë donkishoteske për t’u bërë edhe kryeministër i vendit, pas zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti, duke nxjerrë përfitime morale dhe matariale nga këto dy poste të rëndësishme, por tërësisht të pamerituara për aftësitë dhe cilësitë e tij morale. Disa veprime skandaloze gjatë ndarjes me ish-bashkëshorten e tij, Matilda Makoçi, në fillim të viteve ’90, disa flirtime seksuale në grup apo disa pozime nudo në një plazh publik në Francë, të publikuara disa herë në shtypin shqiptar, e kompromentojnë rëndë figurën e tij politike dhe të shtyjnë të mendosh se, përveçse me një “grabitës” të pangopur, kemi të bëjmë edhe me një aventurier pervers. Në këto kushte edhe mbështetësit e tij më të afërt duhet t’i thërrasin mendjes për këtë gabim trashanik, i cili në një moment papërgjegjshmërie të mëtejshme mund të shndërrohet në një gabim të rëndë historike për fatet e vendit dhe të popullit tonë. Zoti mos e dhëntë, por në këtë vend, kur ndodhi ’97-a tragjike, gjithëçka mund të ndodh, për sa kohë mendjet e majta vazhdojnë të jenë edhe sot e kësaj dite, të trullosura nga “droga” e indoktrinimit komunist me “vullnetarë të Enverit”, “Komitete të Shpëtimit Kombëtar” apo “Vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim”. Faktet e deritanishme tregojnë se, Rama sa më lart të ngjitet, aq më pak mendon për ta kaluar “peshkimin në opozitë”, ndryshe nga sa tregohet në një anekdotë për Aristide Briand, burrë shteti francez i viteve 1862 - 1932. “Briandi ishte shumë i dhënë pas gjuetisë së peshkut dhe, kur e thirrën për të mbuluar një nga ministritë për herë të parë, ai ishte përgatitur për një skenë peshkimi në vendlindjen e tij. -Ah!, -tha, -po u humbas këtë stinë peshkimi. Një miku i tij i shpjegonte se nuk kishte ndonjë papajtueshmëri midis peshkimit dhe politikës, edhe Waldeck-Rousseau i harronte shqetësimet politike duke gjuajtur peshk me grep; prandaj dhe Briandi mund t’ia kushtonte peshkimit disa ditë në muaj. -E di, e di, -u përgjigj mendjemprehti Biandi, -por sapo njeriu bëhet kryministër, peshqit kalojnë në opozitë”. Por Rama nuk e ka kaluar ndonjëherë “peshkimin në opozitë”, përkundrazi e ushtron përkrah pushtetit në çdo post që ka mbajtur deri tani, duke filluar nga ministër kulture e deri tek kryetar i Bashkisë së Tiranës apo dhe kryetar i Partisë Socialiste. Madje pas kalimit në krye të PS-së, ai po “peshkon” me leje ndërtimi për t’i hapur rrugë peshkimit si “kryeministër” i ardhshëm, me synim për ta bërë edhe Shqipërinë një “rezervat” korrupsioni, ashtu sikundër ka bërë deri tani me kryeqytetin shqiptar, duke peshkuar me “grepin” e lejeve të ndërtimit, në postin e kryebashkiakut. Vetëm duke e konceptuar në këtë formë postin politikë, mund të tjerrësh formulime të tipit; “përtej të majtës dhe të djathtës”, ndërkohë që “e majta” dhe “e djathta” më shumë se sa grupime politike janë alternativa qeverisjeje, siç ndodh në të gjithë botën e qytetëruar. Por alternativa e vetme qeverisëse e Edvin Ramës është “grabitja” për përfitime personale, duke grumbulluar rreth vehtes një grup njerëzish të trajnuar në Bashkinë e  Tiranës për këtë çështje. Ky është një grup që qëndron “përtej të majtës” për shkak të uzurpimit të posteve politike në PS dhe kontributit shoqëror në krjimin e “15%-shit”, duke spostuar të gjitha figurat e njohura, që i kanë dhënë identitet dhe jetëgjatësi kësaj force politike. Ndërsa “përtej të djathtës”, ky grupim qëndron jo dhe aq për shkak të bindjeve politike, se sa për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta në përdorimin e parasë publike. Ky ndryshim njihet tashmë botërisht, ku e djathta në pushtet, si rezultat i përdorimit efektiv të fondeve publike, duke luftuar me forcë praktikat korruptive në këtë drejtim, ka arritur që në më pak se 4 vjetë t’ia ndryshojë faqen Shqipërisë dhe ta integrojë atë me shpejtësi në strukturat euroatlantike, duke e bërë shembull frymëzimi për shumë vende të tjera që aspirojnë të ecin në këtë rrugë zhvillimi. Kështu ndodh kur “arsyeja politike qëndron përmbi të gjithë arsyet e tjera”, ndryshe nga sa mendon Rama si një bandit se, arsyeja politike qëndron “përtej së majtës dhe së djathtës”. Carlo M. Cipolla, në librin e tij “Ligjet themelore të budallallakut njerëzor”, me të cilin ai është bërë i njohur në të gjithë botën, midis të tjerash thotë: “Veprimet e banditit ndjekin një model racional: racionalitet pervers mund të themi, por gjithmonë është racionalitet. Banditi do gjithmonë të fitojë diçka për vete. Meqë nuk është aq inteligjent sa të gjejë mënyrat që të fitojë duke bërë që në të njëtjën kohë edhe të tjerët të fitojnë, ai do të kërkojë të fitojë për vete duke bërë që të tjerët të humbasin”. Kjo është filozofia e “Mister 15%-shit”, mbështetës dhe predikues i të cilës është bërë këto dy muajt e fundit edhe kompania amerikano-libaneze e sondazheve, “Zogby International”.
Siç është bërë prezente dhe herë të tjera, këtë kompani e ndjek pas një histori gafash e pasaktësish skandaloze me sondazhet e zhvilluara në vende të tjera të botës dhe kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë një marzh gabimi nga 20-25%. Media ka sjell këto ditë plotë shëmbuj në këtë drejtim, të cilat tregojnë se kjo kompani sondazhesh nuk është gjë tjetër veçse një “Miss 20%-shi” i simotrave të saj. Zakonisht, kompanitë serioze të kësaj natyre kanë një marzh gabimi jo më shumë se 3-5%, dhe ky është një standard i pranueshëm teknik, që buron nga metodollogjia e përdorur. Të dhënat mbi një kufi të tillë burojnë ose nga paaftësia ose nga “ortakëria” me klientë të caktuar, siç ndodh në rastin e zondazheve të “Zogby International” në Shqipëri, duke e deformuar rëndë të vërtetën sipas interesave të saj kreditiore tek “Mister 15%-shi” dhe “Erioni i vogël Velo”. Në të dytin sondazh, që kjo kompani publikoi këto ditë nga ekrani  i “Top”-it, nxjerr fitues Partinë Socialiste të Edi Ramës me 39% nga 34% që i jep Partisë Demokratike, e cila në më pak se 3 vjet e çoi Shqipërinë në NATO dhe paradhomën e Europës së Bashkuar. Vetëm manipulues të tipit Sem Roxhers mund ta dinë, pse shqiptarët duan “t’i bien të mirës me shkelma”, duke refuzuar sukseset historike të Sali Berishës për të preferuar skenat histerike të Edvin Ramës. Kjo do të thotë se, vetëm një i marrë mund të mos e kuptojë qëllimin e vërtetë që mund të ketë kjo kompani sondazhesh, për të ndikuar negativisht në opinionin elektoral të Shqipërisë, që të paktën të pavendosurit t’i bashkohen Edvin Ramës dhe Erion Velisë. Këtë synim djallëzor të “Zogby”-it e tregon, veç të tjerash, edhe fakti që një grup i tërë partish të njohura ku përfshihen PR, PBDNJ, PDK, PSD, PAA, etj., u jep gjysëm e votave që mund të marrë G 99-a. Stastikat elektorale tregojnë se të gjithë së bashku këto parti mund të shkojnë tek 10%; pra 10 herë më shumë se sa i parashikon “Zogby” i Semit. Nga ana tjetër, “The Wall Street Journal”, në një shkrim të botuar në nëntor të vitit të kaluar nënvizon mënyrat dizinformuese të “Zogby International”, duke filluar që nga përzgjedhja e kampionëve e deri tek leximi i tyre. Ajo sillte si shembull garën e zhvilluar midis presidentit aktual Barck Obama dhe rivales së tij Hillary Klinton në Kaliforni, ku ndryshe nga sa e kishte parashikuar kjo kompani rezultatin me 13% në favor të Obamës, ai doli me 10% në disfavor të tij. Pra kemi të bëjmë me një marzh gabimi prej 23%. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me sondazhet e kësaj kompanie në zgjedhjet amerikane të vitit ’04 ku “Zogby” kishte parashikuar një fitore të thellë për senatorin Kerry që rivalizonte presidentin Bush. Sipas parashikimit të kësaj kompanie sondazhesh, Kerry do të fitonte 311 votal elektorale, përballë 213 që do të findote Bush, ndërsa 14 qenë të papërcaktuara. “Zogby International” deklaroi atëherë se: “Bush i ka humbur këto zgjedhje shumë kohë më parë” dhe shtoi me siguri se “votuesit donin një ndryshim dhe do të votonin për cilindo veç Bushit”. Në fakt, Bush mori 286 vota elektorale përballë 251 që mori Kerry. Bush mori kështu 26% më tepër vota elektorale se ç’parashikoi “Zogby”. Marzhi i gabimit në këtë rast qe më i madh dhe se në Brazil, ku rezultati i votimeve ishte i kundërt me atë që parashikonte “Zogby”-i. Pa u ndalur më tej tek këto parashikime skandaloze të “Zgoby International”, mjafton të themi se nuk mund të pritet tjetër rezultat kur një kompani sondazhesh nuk procedon në mënyrë të pavarur, por bëhet palë me “x” apo “y” forcë politike. Dhe së fundi, ndërsa puna e qeverisë në anketimet e "Dojçe Veles" dhe të "Zërit të Amerikës", fjala vjen, vlerësohet “e mirë” nga 60-70 për qind e të pyeturve, “kompani e përbashkët”, "Zogby" & "Top Channel", pohon të kundërtën, vetëm e vetëm për t’i bërë publicitet Ramës dhe Erionit. Në një sondazh të kohëve të fundit të radios gjermane "Dojçe Vele", për shembull, pyetjes: -a ka mundësi që Shqipëria të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, 55,4 % e të anketuarve i janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 36, 9 % negativisht. Kjo do të thotë që 55,4% vlerësojnë kontributet e jashtëzakonshme të qeverisë “Berisha” gjatë këtyre 3-4 viteve, dhe s’ka asnjë arsye të mos votojnë “pro” Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti. Këto shembuj mjaftojnë për të provuar falsitetin e sondazheve të “Miss 20%-shit” në favor të “Mister 15%-shit”, si pasojë e efektit korruptues e spekulues të këtyre fonde të grabitura nga paratë publike të shqiptarëve në Bashkinë e Tiranës. Servantesi thotë: “Një njeri nuk është asgjë më shumë se tjetri, nëse nuk bën diçka më shumë se ai”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora