E diele, 25.09.2022, 12:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Hajdin Islami: Një festival që i duhet rinisë së Kosovës

E enjte, 26.03.2009, 09:10 PM


Një festival që i duhet rinisë së Kosovës

Nga Hajdin Islami*

Për mbajtjen e Festivalit të Teatrit për të rinj, disa javë më parë më kishte njoftuar Drejtori i këtij festivali z.Avdullah Bunjaku dhe sinqerisht ashtu si edhe çdo artdashës edhe unë e mirëprita me shumë kënaqësi organizimin e këtij festivali, pasi të rinjtë në Kosovë shumë pak janë të inkuadruar në aktivitete të këtilla dhe ky festival ishte një rast i mirë për ta pasi me sa jam në dijeni unë ky festival është i vetmi i këtij lloji në gjithë Republikën e Kosovës që ekskluzivisht ju kushtohet moshave të reja.  Ditë pas dite e javë pas jave po afrohej mbajtja e festivalit ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë filloi për pesë ditë radhazi me plotë sukses në qytetin e lashtë të Vushtrrisë “Festivali i Teatrit për të rinj”.

Interesimi i teatrove dhe grupeve të të rinjve që merren me teatër për të qenë pjesëmarrës në këtë festival ishte i madh por që në pamundësi të plotësimit të kritereve të festivalit juria dhe nikoqiri kishin vendosur që ndër teatrot pjesëmarrëse të ishin:Teatri i qytetit të Prizrenit,Teatri “Osman Gashi” nga Klina, Teatri “Qëndresa” nga Fushë-Kosova,Teatri “Ulpiana” nga Lipjani si dhe Teatri i qytetit “Hasan Prishtina”nga Vushtrria. Se vërtetë ky festival dhe organizatori meritojnë çdo lëvdatë është edhe prania shumë e madhe e artdashësve në shfaqje, me qëllim që të gjithë të rinj e të reja, studentë, burra e gra, intelektualë e pensionistë ta përcillnin këtë javë kulturore organizatori kishte vendosur që hyrja për publikun të ishte falas.

Edhe pjesëmarrësit pas mbarimit të festivalit më gëzon fakti që flasin fjalë nga më të mirat për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe janë shumë të interesuar që dhe këtë vit të jenë pjesëmarrës.

Shfaqjet në këtë festival ishin të një cilësie të mirë të gjitha kishin veçantitë e veta dhe secila nga këto shfaqje kishte nga një mesazh të qartë dhe shumë domethënës për rininë kosovare. Festivali kishte karakter garues dhe organizatori kishte menduar që si shenjë respekti të ndante shtatë çmime në shtatë kategori. Për vetë faktin se të gjithë pjesëmarrësit ishin prezantuar denjësisht dhe me risi në artin skenik rinor ata me vendimin e jurisë së festivalit ishin shpërblyer, ndër shfaqjet e shpërblyera kanë qenë drama: “Një gram vdekje” komedia “Lejti dielli e praroi hana” komedia “Drejtor apo kryetar”drama “Kashta e Kumtrit” si dhe shfaqja teatrore e teatrit “Qëndresa”.

Mbesë me shpresë që donatorët e ndryshëm por edhe institucionet e vendit të jenë përkrahës të këtij festivali pasi rinia e Kosovës e meriton të ketë një eveniment të tillë kulturor,ndërsa organizatorit i urojë suksese me dëshirë që ky festival të jetë tradicional. 

*Anëtar i jurisë së Festivalit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora