E enjte, 25.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Zekaj: Muslimanët duhet të jenë të bashkuar si gishtat e dorës

E enjte, 26.03.2009, 08:43 PM


Foto: Ramiz Zeka me ambasadorin e Iranit në Tiranë
Dialogu, si zgjidhje e vetme per muslimanet shqiptare

Nga Dr.Ramiz Zekaj, Drejtor i Institutit Shqiptar te Mendimit dhe Qyteterimit Islam

"MUSLIMANET DUHET TE JENE TE BASHKUAR SI GISHTAT E DORES"

Dialogu eshte pervoje e kahershme e njerezimit, si domosdoshmeri per t'i percjelle njeri-tjetrit idete, mendimet dhe pervojat. Me dialog njerezit kane gjetur rrugen e perbashket te progresit, si dhe gjuhen e mirekuptimit. Vetem nepermjet dialogut jane eliminuar konfliktet dhe keqkuptimet midis njerezve.

Si kulture komunikimi dhe perpjekje per mirekuptim e bashkeveprim reciprok, dialogu edhe midis shqiptareve ka funksionuar dhe ndihmuar ne vendosjen e bashkeveprimit. Kuvendet, odat e memorandumet, historikisht kane qene forma dialogimi dhe zgjidhje problemesh ne makro dhe mikro shqiptar: ne familje, ne lagje, ne fshat apo qytet, ne rajon e zone. Duke filluar me Lidhjen e Lezhes, me kuvendet ballkanike, kuvendet e Prizrenit, Pejes, Gerces, Manastirit, Elbasanit, Vlores, Lushnjes etj., te gjitha keto jane deshmi e prove e funksionimit te dialogut ndershqiptar dhe te vlerave qe ai ka pasur ne proceset e progresit te kombit tone.

Duhet kuptuar se dialogu eshte deshire dhe perpjekje e paleve me interesa te njejta thelbesore, por me diversitete ne kuptim dhe interpretim te gjerave. Nderkohe, qe ne besimin islam dialogimi merr kuptim dhe dimension me te gjere, qe burojne nga fakti i besimit tek i njejti Zot, prej te cilit marrim te njejtat porosi e mesime. Besojne dhe marrin mesime nga i njejti Liber i shenjte, nga Kurani Fisnik; besojne dhe marrin porosi nga i njejti profet, nga Profeti Muhamed (a.s.).

Sot muslimanet e gjithe botes tubohen rreth te njejtit besim, mbeshteten ne te njejtat ligje hyjnore, parime e shtylla besimi, zbatojne te njejtat praktika e rite fetare. Ata e orientojne faljen drejt te njejtes Kibel, kane interesa, qellime dhe kuptime te njejta per boten, jeten dhe shoqerine.

Te gjitha keto jane premisa te fuqishme qe muslimanet e gjithe rruzullit tokesor, edhe muslimanet shqiptare duhet te dialogojne per te cuar perpara besimin islam dhe se bashku me te, edhe shoqerine e boten shpirterore te te gjithe muslimaneve.

Ne duhet te dialogojme dhe mirekuptohemi midis nesh, per disa arsye:

Se pari: Dialogimi eshte porosi hyjnore qe vjen nga Kurani Fisnik dhe nga Hadithet e Profetit Muhamed (a.s.). Ne Kuran Allahu (xh.sh) porosit:

"Thirr ne rrugen e Zotit tend me mencuri dhe keshille te bukur dhe diskuto me ata ne menyren me te mire! Me te vertete Zoti yt i di me se miri ata qe jane shmangur nga rruga e Tij, e di me se miri ata, qe jane ne rruge te drejte." (16:125)

Ky citat kuranor na ndihmon te kuptojme se perse duhet te dialogojme dhe si duhet te dialogojme.

Edhe Profeti Muhamed (a.s.) per te perhapur Islamin zgjodhi rrugen e dialogimit dhe jo te imponimit, bindi te pabindurit, luftoi idhujtarine, bashkoi muslimanet dhe ndertoi nje shoqeri te re, ku sundonte e vepronte ligji hyjnor dhe mirekuptimi e harmonia, si elemente baze per mbarevajtjen e shoqerise njerezore. Realizoi porosine qe muslimanet duhet te jene bashke si gishtat e dores.

Se dyti: Nepermjet dialogut te besimtaret muslimane percillen te pastra e te padeformuara mesimet e Kuranit dhe sunetit. Keshtu qe kjo eshte premise dhe faktor qe muslimanet te ushqehen nga te njejtat burime. Duke patur parasysh ketu muslimanet e te gjitha koherave, e te gjitha kombesive, racave dhe ne cilendo pike te globit qe te ndodhen e te jetojne.

Se treti: Nepermjet dialogimit, ne bashkojme dhe unifikojme veprimet dhe qendrimet e muslimaneve, ne rang boteror, rajonal dhe krahinor, kapercejme konfliktet dhe percarjet. Per kete na meson me se miri porosia kuranore.

"Te gjithe mbahuni fort per litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u percani! Kuptoni dhuntine e Allahut per ju, sepse, kur ishit ne armiqesi, Ai i pajtoi zemrat tuaja, e ne saje te dhuntise se Tij, u bete vellezer. Dhe ju ishit buze gremines se zjarrit, ndersa Ai ju shpetoi prej saj. Keshtu, Allahu ju shpjegon shpalljet e Veta, qe ju te drejtoheni ne udhen e drejte. (3:103)

Sot midis muslimaneve ne bote, por edhe ne Shqiperi eshte krijuar nje situate e tille qe kerkon qe ky ajet i Kuranit te lexohet, rilexohet te kuptohet mire dhe te udheheq gjithe qendrimet e veprimet e tona.

Se katerti: Dialogu na sherben per te qartesuar dhe per te dalluar te miren nga e keqja dhe per te siguruar triumfin e se mires, per te dalluar te verteten nga e paverteta dhe per te mbeshtetur triumfin e se vertetes. Sot ne gjithe boten, edhe ne vendin tone dhe ne gjirin e shoqerise islame, edhe midis muslimaneve shqiptare jane dukur e figuruar paradokse e antiteza ku duket qartazi se mirekuptimi eshte venitur. Fatkeqesisht per keto mosperputhje nuk po gjendet rruga e dialogut, por gjuha e akuzave e sharjeve dhe cuarja e problemeve ne dyert e gjykatave.

Qe dialogu te jete i suksesshem te shenoje mirekuptim e pajtimin dhe jo percarje, nevojitet qe palet ne dialog te nisen nga qellime te mira dhe interesa te perbashketa, nga respekti reciprok dhe pa paragjykime per njeri-tjetrin. Prandaj duhet qe te mos i shmangemi dialogut, i cili eshte i domosdoshem sot me shume se kurre, per te mos shkuar aty ku do t'u benim qejfin atyre qe nuk na duan te miren. Atyre qe mezi presin per te na publikuar ne gazeta apo ekrane, sic ishte rasti i emisionit ne Vizion plus, ku nderkohe qe perfaqesuesit juridik te dy paleve muslimane debatonin, Tv Vizion nxirrte titrat: "sherri midis muslimaneve". Sigurisht, qe eshte e pahijshme te kete gjera te tilla. Te kete fyerje e sharje publike, qe po vihen re kohet e fundit, mes muslimaneve shqiptare sot. Fatkeqesisht, ka kohe qe eshte i dukshem fakti se midis perfaqesuesve te institucioneve islame te ne dhe besimtareve, komunikimi nuk eshte ne nivelet e duhura, harmonia dhe uniteti eshte dobesuar dhe dukuria e percarjes eshte evidente. Edhe kjo ka arsyet e veta:

Se pari: Nje pjese e muslimaneve shqiptare nuk e kuptojne rendesine e te qenurit bashke perballe sfidave, me te cilat perballet Islami ne rrafshin nderkombetar, por edhe ate shqiptar. Nuk kuptojne se akuzat dhe lufta aktuale ndaj Islamit kerkon unitet dhe bashkeveprim.

Ne mjedisin boteror edhe ate shqiptar, cilido musliman e kupton dhe e ndjen dukurine islamofobe, qe shfaqet here me shume e here me pak nga qarqe te caktuara. Sigurisht, qe sot Islami dhe muslimanet kane me shume miq, por duhet pranuar se ka edhe qendrime dashakeqe, dyshuese dhe akuzuese ndaj islamit. Cilido ne mjedisin shqiptar nuhat kohe mbas kohe atmosferen e helmatisur antiislame. Jo pak figura te njohura te ne, e burizane kundershtare te Islamit kane leshuar alarmin e rrezikut islamik.

Se dyti: Ka midis muslimaneve shqiptare nga ata qe nuk shqetesohen dhe nuk kuptojne pasojat e percarjes. Percarja i ben me kurajoze, e me iniciatore dhe agresore, armiqte dhe kundershtaret e Islamit qe te sulmojne. Dhe akoma me keq ndaj ketyre akuzave ndihen me shume zera te mekur dhe jo nje ze i fuqishem, qe do te drejtonte besimtaret drejt nje zhvillimi kulturor e shpirteror, te cilin aq shume e kane te nevojshem.

Se treti: Nga percarja muslimanet humbasin shume, humbasin vlerat qe ofron dialogimi njerezor dhe lidhja e forte qe atyre u ka krijuar perkatesia muslimane. Kjo do te thote se keshtu muslimanet humbasin kontaktet dhe komunikimet mes tyre, nuk shkembejne idete, pikepamjet, pervojat dhe perpjekjet ne zbulimin dhe pergjithesimin e vlerave te besimit Islam.

Se katerti: Nga percarja lekunden bindjet dhe idete e besimit te masave, vihen ne pikepyetje parimet dhe normat islame, humbet vendosmeria dhe motivi. Duhet kuptuar edhe shpjeguar mire se percarja i con njerezit drejt merzise dhe mosbesimit.

Personalisht, debatet e tanishme midis muslimaneve shqiptare i konsideroj edhe si situate e dialogut te munguar, perderisa askush nuk ka marre iniciativen per te ulur palet e konfliktit ne tavolinen e rrumbullaket, edhe pse ballafaqimet sa vijne e ndizen me shume, nderkohe qe sinjalet per paqe jane te pakta. eshte shume e gabuar shmangia e dialogut nga ana e perfaqesuesve te Komunitetit Musliman Shqiptar ne kete rast, sidomos aty ku ai ndihet i nevojshem, midis teologeve shqiptare te pergatitur ne shkollat e larta Islame. Ka prej tyre qe mund t'u japin zgjidhje te drejte dhe te argumentuar pyetjeve qe ngrihen sot nga xhemati shqiptar, por edhe nga opinioni intelektual dhe me gjere.

Dialogu mes besimtareve muslimane te ne do te jete i suksesshem dhe i dobishem, nese ai nuk bie ne nivele te uleta, e nuk behet per cingerima e vogelsira, qe gjenden diku ne periferi e jo ne qender te besimit. Me konkretisht ne duhet ta zhvillojme dialogun, madje edhe debatin per problemet thelbesore qe pret te sqarohet publiku shqiptar, ashtu sic duhet te gjejme zgjidhjet e nevojshme per paqartesirat qe hasim si shoqeri, e cila me padurim po pret t'i hapen portat e NATO-s dhe levizja e lire ne Evropen e Bashkuar.

Duhet punuar ne gjetjen e rrugeve, mjeteve dhe formave me te pershtatshme, e me rezultative per te percjelle ne masen e besimtareve muslimane mesimet e porosite e Kuranit dhe te Profetit tone te dashur, e mbi te gjitha, te kultivojme ne shpirtin e te rinjve tane ndjenjen e besimit ne Zot. Prioritetet nuk duhen kerkuar ne poste, ne karriera apo funksione, por ne forcen bindese e ne faktin se sa te kupton dhe mbeshtet xhemati; ne te kundert rrezikon te jesh nje shtab pa ushtare, nje koke qe nuk i binden gjymtyret.

Nga perfaqesuesit e institucioneve islame ne vend, sot kerkohet per te percjelle tek besimtaret virtytet dhe moralin e paster, oksigjenin qe prodhohet nga flora islame, per te krijuar klimen e shendetshme per te cilen ka nevoje shoqeria njerezore ne pergjithesi, por edhe ajo shqiptare ne vecanti. Per te perballuar fluksin e imoralitetit, krimit, vesit, shkaterrimit shpirteror, i cili rrezikon e kercenon seriozisht shoqerine tone. Sot njerezit jane te lodhur e mosbesues ndaj nje propagande dhe emisioneve te opinionisteve, ku analizohen shkaqet dhe pasojat e veseve te keqia, qe kane kapluar nje pjese te shoqerise, por qe harrohet ose nuk thuhet me qellim ilaci, qe eshte forca e besimit, e cila i jep njeriut kuptimin e vertete te jetes dhe misionin e njeriut si krijese e Zotit. Kjo duhet te jete pjesa ku duhet te derdhen fuqite e drejtuesve tane shpirterore.

Sot eshte detyre mbi detyrat per te percjelle nje ore e me pare tek muslimanet dijet e verteta mbi besimin, mbi boten, gjithesine, njeriun, shoqerine etj. Te rinjte tane kane nevoje te mesojne per Islamin si besim, si ideologji, si histori, si dije, si kulture, si menyre jetese. Nepermjet ketij objekti dialogu, muslimanet do e kuptojne me mire rrugen se nga duhet te orientohen, e do te marrin vlerat universale te besimit islam, qe do i cojne ata perpara te denje e krenare.

Te rinjte tane kane shume nevoje te njohin historine e islamit, historine e perhapjes se tij ne bote, te rolit te tij ne hapesirat gjeografike shqiptare, te vlerave e traditave te krijuara nga trashegimia islame ne letersi, shkence e kulture, te mesazheve te te pareve tane, te ndikimit etnokulturor qe besimi islam pati gjate shekujve te fundit ne jeten e shqiptarve. Teologet shqiptare duhet te shpjegojne me mire rolin e besimit islam si faktor bashkimi dhe kontributet qe kane dhene prinderit tane ne perballimin e rreziqeve qe historikisht na jane kanosur. Fatmiresisht nder ne ka studiues dhe historiane qe me objektivitet e vertetesi e kane thene dhe po e thone fjalen e tyre, por kjo duhet trajtuar nga ne, sidomos ne optiken e zhvillimeve te reja qe ka sot shoqeria shqiptare dhe ajo evropiane.

Muslimanet ne pergjithesi dhe ne shqiptaret ne vecanti, kemi nevoje te njohim me mire Islamin si faktor qe zhvillon, kulturon, qyteteron, dhe perparon shoqerine njerezore. Per kete problem vlen te dialogohet; e jo per prona e per gjera ordinere, qe nese ka te tilla duhen gjetur ruget ligjore, e jo t'u krijohen mundesi te tallen me ne atyre qe ngrejne zerat dhe borinat anti-islame e qe nuk pertojne ne cdo rast te leshojne kravitje korbash.

Ne sot me shume se kurre kemi mundesi e mjete per te percjelle qarte e bukur vlerat dhe rolin social te islamit si faktor rregullues i familjes, si force menjanuese e rreziqeve dhe fatkeqesive qe kercenojne njerezimin. Per keto probleme, studiuesit muslimane dhe teologet, pse jo edhe sociologet, psikologet, intelektualet muslimane, secili nga fusha dhe kendveshtrimi i tij, duhet te marrin iniciativa me serioze per te thene fjalen e tyre me kompetence dhe vertetesi, per thesarin e cmuar qe ne fakt ne e kemi ne dore, por qe nuk e vleresojme sa duhet dhe nuk punojme per ta bere ate pjese te jetes.

Ne Shqiperi tashme dihet se per disa shekuj radhazi eshte praktikuar nje shkolle e vetme juridike islame, por qe ulemaja shqiptare gjithmone e kane ditur se ekzistojne kater shkolla kryesore qe kane thelbin dhe permbajtjen te njejte, por qe diversitohen ne forme. Keto dallime e diversitete, duke mos qene per ceshtje thelbesore, nuk duhet te amplifikohen, e te behen objekt grindjeje e percarjesh. Islamit ne pergjithesi, dhe atij shqiptar ne vecanti nuk i mungojne forcat dialoguese dhe teologe te pergatitur qe mund te thone dhe qe e kane thene fjale me kompetence sa here qe iu eshte kerkuar.

Duke identifikuar e njohur problemet tona behet i mundshem percaktimi i ceshtjeve per te cilat mund e duhet te dialogohet. Lind pyetja se, kush do e marre persiper rolin negociues e menaxhues te dialogute Si do te terhiqet masa e besimtareve muslimane ne dialog e sa prej tij do te dalim me te sqaruar e me te mirekuptuar midis neshe Ketu duhet pranuar se roli i institucioneve te Komunitetit Musliman eshte mese i domosdoshem, por qe ato te marrin kete mision mbi supet e veta, ka shume rendesi te ndertohet infrastruktura etike, morale e profesionale qe do t'i bente keto institucione te besueshme per xhematet dhe per publikun shqiptar.

Duhet kuptuar se dialogimi per ceshtje madhore fillon ne nivele superiore teologjike, por qe me pas detyrimisht do te kete levizje drejt bazes, drejt masave te besimtareve muslimane, qe do ta vleresojne me aq sa do arrijne vendimet e marra nga elitat muslimane ne rang vendi. Tashme jane dhene shume prova se xhemati musliman shqiptar karakterizohet jo vetem nga sinqeriteti e perkushtimi ne Islam, por edhe nga nje shkalle e larte pjekurie ne gjykimin e problemeve me te cilat ballafaqohet sot komuniteti yne. Besimtaret muslimane dine te veteorganizohen, te veprojne e te protestojne me kulture e mjete demokratike, kur verejne shkelje e moszbatim te normave e parimeve islame.

Besimtaret muslimane dine te merren vesh, dine te dallojne se ku duhet, por edhe kur nuk duhet toleruar. Masa e besimtareve muslimane eshte energji e force qe po te ishte menaxhuar me eficence, Tirana, metropoli shqiptar, sot nuk do te ishte pa Fakultet Islam, pa xhami qendrore dhe besimtaret muslimane nuk do te faleshin rrugeve. Se zona te tera, vecanerisht ne jug te Shqiperise, nuk do te mbeteshin pa xhamite e tyre, se midis muslimaneve nuk do te verehej asnje grindje e percarje, te cilat fatkeqesisht nuk mund t'i mohojme.

Le te jete ky shkrim nje moment, ku se paku perpjekjet per promovimin e dialogut, si force dhe ere qe fryn ne favor te ecjes perpara te anijes islame ne detin e trazuar te kohes, moment ky ku mund te shpalosen idete ne menyre profesionale e pa pasione.

------------------------------------

Pyetje ketij far doktori islamist me emrin Ramiz Zekaj:

1. Pse nuk thua se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar si gishtat e dorës për të përparuar në të gjitha sferat si komb por thua muslimanët duhet të bashkohen si gishtat e dorës? JU KENI NJË DINAKËRI TË MADHE. Ju jeni satelit të Iranit në Europë, fatkeqësisht.

2. Pse thua "Sot muslimanet e gjithe botes tubohen rreth te njejtit besim, mbeshteten ne te njejtat ligje hyjnore, parime e shtylla besimi, zbatojne te njejtat praktika e rite fetare. Ata e orientojne faljen drejt te njejtes Kibel, kane interesa, qellime dhe kuptime te njejta per boten, jeten dhe shoqerine." Kjo është absolut e pavërtetë por është dëshirë e juaja z. dr. Sot muslimanët vetvriten në emër të "All-llahut" duke marrë me dhjetra jetëra të pafajshme si në Irak Afganistan etj. Ky far edukimi fetar i shqiptarve nga këta far doktorave arab përgatit vetëm terenin e terrorizmit në Ballkan dhe nxitë urrejtje brendakombëtare që për mua është një anomali. Remzi Zekajt ia kujtoj konferencën e javës së kaluar në Prishtinë në të cilën u fol për infiltrimet e terroristëve islamik në institucione dhe themelimi i tyre në zona të ndryshme shqiptare. Për mendimin tim KJO ËSHTË VETVRASJE E KOMBËTARE në kjo edukatë me karakter ekstremizmi islamik nuk ndalet.
 
3. Thënia e "All-llahut" "Te gjithe mbahuni fort per litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u percani! Kuptoni dhuntine e Allahut per ju, sepse, kur ishit ne armiqesi, Ai i pajtoi zemrat tuaja, e ne saje te dhuntise se Tij, u bete vellezer. Dhe ju ishit buze gremines se zjarrit, ndersa Ai ju shpetoi prej saj. Keshtu, Allahu ju shpjegon shpalljet e Veta, qe ju te drejtoheni ne udhen e drejte. (3:103). Këtu Allahu arab krijon frikë për dicka që askush nuk ka mundur dhe as që mund të konfirmoj. Kjo është "ëndër në bythë", thonë shqiptarët.

4. Edhe te ne shqiptarër sikur që e shohim ne shqiptarët muslimanë janë duke u përqarë dhe shkaktojnë konflikte brendafetare dhe brendakombëtare poashtu sikurse në botën islamike. Dmth edhe ne si komb jemi në prag të dështimit nësë shtetet tona nuk i thonë STOP këtyre far doktorave arab që janë përgatitur në Arabinë Saudite për sherre në Ballkan dhe Europë.

5. Gjithcka që keni shkruar në artikullin e mëposhtëm ka efekte antikombëtare, luftënxitëse, shkatërrimtare dhe prapa këtyre fshihet ajo që është më e rrezikshmja, pikërisht TERRORI NDAJ JOMUSLIMANËVE që është edhe synim i "All-llahut" për mbarë njerëzimin. SHKURT JOMUSLIMANËT SIPAS ALL-LLAHUT OSE DUHET TE KTHEHEN NË BESIMIN ISLAM OSE TË TRERRORIZOHEN DERI NE VDEKJE. Këtë e shohim në Iran, dhe shtetet tjera islamike që duan të shlyejnë nga faqja e dheut Izraelin.

Përpjekjet e këtij far doktori islamik për islamizimin e shqiptarve dhe ekstrimizimin e tyre janë të kota.

Shkelqim Kosova



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora