E enjte, 25.04.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Drejtoresha e shkollës që nuk i deshi Figurat Kombëtare, as Çlirimtarët

E enjte, 26.03.2009, 10:14 PM


Nga ditari i jetës sime:

DREJTORESHA QË NUK I DESHI FIGURAT KOMBËTARE
AS ÇLIRIMTARËT

Nga Demir KRASNIQI

 Nga Këshilli Artistik i Arsimtarëve dhe Drejtori i  shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan , z. Rifat Maloku , marr për detyrë që t’ i përgatis 4 pika muzikore për nderë të festës së Ditës së kësaj shkolle, më 24 Prill të vitit 2004.
 Për t’ i realizuar këto 4 pika muzikore , unë , me qëllim që t’ i përfshijë figurat më të shquara të historisë së kombit tonë , zgjodha këto këngë, si vijon:
1. Kushtrimi i Skënderbeut,
2. Qëndisja e Flamurit të Ismail Qemajlit,
3. Kulla e Jasharëve – Meka e shqiptarëve dhe
4. Këngë për Agim Ramadanin

 Pas përgatitjeve të gjata intensive me nxënësit pjesëmarrës të aktiviteteve të lira, Zëvendës- Drejtoresha e kësaj shkolle, z. Bahrije Millaku – Veseli, e cila sapo ishte emëruar në atë post, shfrytëzon rastin kur në shkollë nuk ndodhej Drejtori Rifat Maloku dhe çuditërisht, organizon “Provën gjenerale seleksionuese të programit”, hiq më pak se dy javë ditë para festës së Ditës së Shkollës, çka një rast i tillë nuk ndodhë askund në botë?!
 Ndër të tjera, për këngët e përgatitura gjatë plot dy muaj ushtrime e maltretime me nxënës, nën udhëheqjen time, Zv. Drejtoresha Bahrije Millaku – Veseli , po sa i dëgjon pikat e programit, në prani të nxënësve, denigron moralin dhe profesionin tim prej arsimtarit profesionist , ku pa fije turpi thotë:
 “Nuk bëjnë këto këngë patriotike me motive nga lufta e UÇK-së dhe për dëshmorët e kombit, nga se po prekën këta...?!”
 Pra, ajo nuk e përcaktoi se kush janë ata që po prekën nga këngët patriotike dhe figurat më eminente kombëtare shqiptare: serbët, UNMIKU, KFORI, subjekti i saj politik , apo ajo vetë?!
 Me insistimin tim këmbëngulës për të mësuar lidhur me këtë censurë të shpifur nga vet ajo, ndër të tjera , publikisht thotë:
 “Për këtë, kemi ndalesë dhe urdhëresë zyrtare me shkrim nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit! Por, për këtë çështje, eja në zyrën time dhe bisedojmë!”
 Kur shkova në zyrën e saj , për të kërkuar sqarime shtesë rreth kësaj censure, Zv. Drejtoresha Bahrije Millaku – Veseli, me një ton të çakorduar kërcënues më tha:
 “Edhe një herë po të them : Hiq dorë njëherë e përgjithmonë nga këngët patriotike , që nga Skënderbeu - deri tek Adem Jashari, e mos m’i  infekto ma nxënësit me këso këngësh, nga se nuk po i duan këta!”
 Pas këtyre fjalëve, nuk vonoi e erdhi Drejtori i shkollës, z. Rifat Maloku, i cili e demantoi menjëherë se nuk ishte e vërtetë se ka ndonjë ndalesë, apo shkresë zyrtare lidhur me këngët e cituara dhe shpifjet e Zv. Drejtoreshës.
 Nga këto fjalë çmendurie, shpifëse dhe kërcënuese nga ana e Zv. Drejtoreshës, unë që atë ditë paraqita në formë të shkruar, dorëheqjen time të parevokueshme nga pjesëmarrja në programin e Ditës së shkollës, nga se pikat e mia u refuzuan nga ana e Bahrije  Millaku -Veselit.

 Komision “profesional” për t’ a  vlerësuar punën time profesionale?!

 Për programin festiv të përgatitur një kohë të gjatë me nxënësit, për Ditën e Shkollës, më 24 Prill 2006, kisha përgatitur vetëm tri këngë, sipas direktivave të Drejtorisë së shkollës.
 Edhe pse Këshilli Artistik, ishte konsultuar që në fillim dhe asgjë nuk ishte kontestuese, Zv. Drejtoresha Bahrije  Millaku - Veseli, në ditën e fundit të përgatitjeve të programit, krye në veti , e merr në “Komision profesional”, arsimtarin e historisë, z. Salih Rrustemin dhe Drejtorin – Rifat Malokun, me qëllim që të bëjë spastrimin ideologjik dhe eliminimin e pikave të mia muzikore, pa u konsultuar fare me mua, as me arsimtarët e lëndëve përkatëse profesionale?!
 Me këtë rast, ajo, tenton me këmbëngulje , që të gjitha këngët e përgatitura prej meje, të hiqen nga programi festiv i Ditës së Shkollës!
 Drejtori i shkollës – Rifat Maloku, kishte ngulur këmbë, që të mos hiqet nga programi, asnjëra nga pikat e përgatitura! Ndërsa, Zv. Drejtoresha Bahrije  Millaku -Veseli, sërish insistonte që të hiqen nga programi edhe këngët me titull:”Nëna ime” dhe “Unë jam shqipe nga Kosova” të kënduara nga motrat Këqiku dhe motrat Shaqiri!
 Kur, këto kërkesa nuk i pranuan asnjëri nga anëtarët e “Komisionit”, atëherë Bahrije Millaku - Veseli, e mllefosur për dështimin e saj, e zbulon maskën dhe thotë:
 “Po i merrni në program vetëm fëmijët e punëtorëve tanë të shkollës dhe vetëm fëmijët e komandantëve të luftës së UÇK-së?!”
 Me këtë, u dëshmua haptazi se Bahrije Millaku - Veselit, po i pengonin motrat: Shqiptare dhe Heroina Shaqiri, nxënëse të klasës së VI/2, vetëm pse ishin vajzat e ish komandantit të UÇPMB-së, z. Shaqir Shaqirit! Ndërsa, motrat Këqiku, nga klasa e II-të, ishin vajzat e profesorit Enver Këqiku, i cili i kishte ndihmuar shkollës me pajisje sportive, në vlerë prej 200 Eurosh, kurse bashkëshortja e Enver Këqikut, përkatësisht, nëna e atyre dy vajzave, është motër medicinave, e cila me vite të tëra është përkujdesur për shëndetin e nxënësve të kësaj shkolle, ndërsa tezja e tyre – Teuta Halili, është mësuese e kësaj shkolle.

 E braktisë programin e shkollës, në shenjë revolte ndaj fëmijëve të çlirimtarëve?!

 Në Ditën e Shkollës, më 24 Prill 2006, po sa fillon blloku i programit me pika muzikore të përgatitura nga unë, Demir Krasniqi, Zv. Drejtoresha – Bahrije Millaku- Veseli, në shenjë proteste , demonstrativisht ngrihet në këmbë dhe e braktisë programin, me ç’ rast , shkon drejt në zyrat  e Drejtorisë Komunale të Arsimit të Gjilanit, për të raportuar rreth punës sime , ku menjëherë e pyesin zyrtarët:
 “Përse erdhe, zonja Bahrije, tash, kur ju e keni Ditën e Shkollës dhe keni program të pasur kulturor?!”
 Bahrije Veseli, ju përgjigjet zyrtarëve të arsimit komunal, në këtë mënyrë:
 “Erdha, valla, se nuk pata nerva t’ i dëgjoj pikat muzikore, të cilat i ka përgatitur ai farë Demir Krasniqi, sepse ai i ka marrë në program vetëm fëmijët e komandantave të UÇK-së, dhe nuk pata nerva ma , as me i pa e as me i dëgjua ato këngë!”...
 Vërtetë, këtu Bahrije Millaku - Veseli, aludon tek vajzat e komandantit Shaqir Shaqiri: Shqiptare dhe Heroina Shaqiri, të cilat kanë marrë pjesë në program  me një këngë për fëmijë ,  të kënduar në duet:”Unë jam shqipe nga Kosova”.
 Me këtë rast , Behrije Millaku - Veseli edhe njëherë , si shumë herë më parë, u dëshmua kategorikisht se e urren me shpirt e me zemër Luftën Çlirimtare të UÇK-së, të gjithë luftëtarët, çlirimtarët, martirët, dëshmorët dhe heronjtë e kombit, madje edhe fëmijët e tyre, që i ndjekin mësimet në atë shkollë!
 Sipas kësaj deklarate të saj, del se rreth 50 nxënës të përfshirë në këtë program, na  paskan qenë që të gjithë fëmijë të komandantëve të luftës?!
Atëherë, shtrohet pyetja për Bahrije Veselin:- Vallë, sipas logjikës dhe gjakut të saj, të kujt paskan qenë ata komandantë të luftës? Të kujt na paskan qenë çlirimtarët tanë dhe për kënd paskan luftuar e derdhur gjakun bijtë dhe bijat më të mira të Kosovës?!
 Në vitin shkollor 2007/08, me bekimin e Lutfi Hazirit, zonja Bahrije Millaku – Veseli, avancohet në pozitën e Drejtoreshës së Shkollës Fillore “Abaz Ajeti” të Gjilanit, ku e vazhdon fushatën e pa parë, kundër meje, si  arsimtar  të muzikës, të cilin pa asnjë bazë ligjore, as arsye, më  largon nga puna pas 38 vjet përvojë pune në arsim, pas 15 veprave të publikuara nga lëmi i këngës dhe muzikës, pas qindra albumesh muzikore .
 Në vendin tim, e mori në punë pa konkurs dhe pa kualifikim përkatës, mbesën e Lutfi Hazirit – Drita Hazirin, në mënyrë që sado pak t’ ia lajë borxhin Lutfiut, për faktin se ai e kishte avancuar këtë zonjë në postin e Drejtoreshës së shkollës!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora