E enjte, 25.04.2024, 10:25 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar

E enjte, 26.03.2009, 10:58 PM


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
RRUGA E DREJTË, REAGIM CIVILIZUES ASHT MBROJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR

Nga Selim Hasanaj

Duket alarmante dhe asht reale frika e shqiptarve se po bindet civilizimi evroprendimor se neve jemi popull i kultures orientale islamiste. Dukunitë dhe perditshmenia e sjelljeve tona e forcon këtë frikë, dhe cka po bajmë neve per ta frenue qoroditjen bastarde? Unë mendojë se po bajmë fare pak per të mos thanë asgja. Hic disa individve të cilet shkruejn dhe shprehin indinjatat e tyne si dhe pakënaqësitë per dukunin e cila në Norvegji nga politikaj me renome të pozites dhe opozites u quejt haptas ISLAMIZIM TINZAR ( i heshtun), në Dardani dhe në Shqipni e edhe në hapsinat tona akoma të ndame dhe okupueme islamizimi tinzar moti ka kalue fazen fillestare dhe ai tash asht në vlugun e finalizimit të veprimtarisë së vetë, por askush nga autoritetet shtetnore nuk merret me këtë dukuni të rrezikshme. Institucionet heshtin dhe kjo më bind se janë ato vetë të implikueme në këte rrezik per qenjen tonë dhe të ardhmen e fëmijve tonë.
Neper gazeta ditore që në Dardani dhe Shqipni janë të shumta lexon njeriu ndonji shkrim kunder kësaj dukunie, por autori i shkrimit dihet posa ta shof lexuesi titullin. Autor mund të jet ai dhe ata që nga plasabarku ( sikur thotë populli) nuk mund hesht dhe shkruen. Edhe ky shkrim i imi asht i karakterit të tillë. Nuk po muj heshti, nuk po muj rri indiferent.
Sot në faqen 105 te tekstit të TV-së NRK në Norvegji shkruen se politikani i Arbeider parti ( partia ma e madhe dhe që ka pushtetin) z. Khalid Mahmood shpreh indinjaten e vetë per debatin dhe kritikat që kohve të fundit i asht ba fesë islame, theks të posaqem vuni në thanjen e Lideres opozitare zonjes Siv Jensen ( Fremskrits parti) se Norvegjia po islamizohet tinzisht në formë të heshtun. Z. Mahood thotë se ai mendon se muslimanet dhe qytetaret e besimit islam në Norvegji percillen nga organet e shtetit, diskriminohen e edhe pergjohen pa dijen e tyne nga organet e caktueme të intelegjences policore. Ai tutje thotë se Norvegjia , shteti i saj dhe norvegjezet mendojnë se muslimanet janë popull me moral të dyfisht dhe se kanë nji kulturë të mbrapambetun e jocivilizuese. Sipas tij kjo nuk qendron. Unë pa dasht ti hap mundësin z. Khalid Mahmood per ndonji polemikë me mue këtu po e ceku se ai me vetë këto konstatime edhe ma shumë më bind mue, zonjen Siv Jensen dhe të gjithë njerzit normal se sa moral të shumfisht kanë muslimanet. Pra orvatja e tijë per demantim të "AKUZAVE" të vendasve norvegjez qetë në pah DUBBELMORAL (sikur i thonë norvegjisht moralit të dyfisht) të muslimanve.
Shkrova pak per këto që po ndodhin këtu në nji nga shtetet ma të forta dhe ma të sigurta të botes me qellim që ti hap rrugen asaj se cka po bajmë neve shqiptaret dhe sa neve jemi vigjilent.
Në Norvegji pozitë dhe opozitë merren me këtë temë. Janë opinione të ndame por megjithate asnjiherë , dhe asnji ditë nuk kalon pa u shkrue, pa u debatue dhe pa u folë per islamizimin tinzar të Norvegjisë. Së paku ky shtet dhe ky popull ka trasue rrugen dhe ka ba planin per masat mbrojtëse nese paraqitet nevoja. C'ka bojnë shtetet shqiptare?! Asgja, apsolutisht asgja.
Pikrisht në zemrashqiptare.net ka dy vite që bahet debat i ashper nga njerz të niveleve të ndryshme por asnjiherë askund nuk u shkrue dicka nga dikush që asht kompetent dhe institucion. Janë formue shumë forume islame, vehabiste, muxhahidin, shkruhen faqe të tana ku thuhet se deri në 98% e shqiptarve në Dardani janë musliman. Bahen komente e replika në shkrimet e tilla dhe me këto nuk po arrihet asgja. Krejtë c'ka po arrihet asht hasmenia mbrenda shqiptare e cila po vazhdojë kështu padyshim nji ditë do na qojë në luftë vëllavrasese per shkaqe fetare.
Veren e vitit të kaluem si kunderpergjigje islamizimit të hapun të trojeve tona disa familje dhe individ nga Llapusha e Drenicës dhe Podguri i Dukagjinit konvertuen në fen e krishten( katolike). Unë kamë kontakte të mira me dy nga protagonistet ma në za të këtij veprimi , me z. Bajram (Gjergj) Kabashin dhe z. Enver ( Gjon) Mehaj këtu në Norvegji. Unë kamë dhanë opinionin tim per veprimin e tyne dhe e kamë pershendetë si të drejtë dhe të arsyeshem. Shumëherë bisedojmë me telefon dhe ata më ftojnë që edhe unë me familje ta marr nji hap të tillë, pra të konvertojë. Nuk jamë njeri që punet e mëdhaja i zgjidhë permes bisedave me telefon andaj vendosa ta shpreh qendrimin tim per këtë këtu publikisht në këtë shkrim.
Sado që hapi i z. Kabashi dhe Mehaj si dhe i të tjerve ishte nji hap i madhë kombëtarë megjithate mendojë se efekti i veprimit të tyne asht i vogël. Thamë kështu sepse asht injoranca dhe mosdija e shqipfolsve që deshtem neve apo jo ajo dominon në perqindje të madhe dhe ata tash hapin gojen dhe shkruejn e ofendojnë, shajnë e kerrcnojnë z. Kabashi e Mehaj dhe në njifarë mënyre ata janë stigmatizue dhe anatemue. Thanë shqip ata i kanë hap vetit telashe dhe telashet nuk ju vijnë nga njerzit e njerzishem, nga njerzit e moralshem, nga njerzit e dijshem , nga njerzit kombëtarë , por ato telashe ju vijnë nga injorant, amoral, njerz me moral të shumfisht, nga rrugaq, analfabet dhe kretena incestual, homofil e pedofil. Dhe tash a ja vlen që nji gazetar i nivelit të z. Bajram Kabashi të mirret me njerëz të tillë? A ja vlen që nji Enver Mehaj, nji djalë i mrekullueshem dhe nji patriot i mirë i familjes së njohun Mehaj nga Prigoda e Istogut të mirret me njerzit e tillë? Unë them se jo sepse per tu marr dy veta njani me tjetrin ata duhet të jen të nji nivelit ose diku perafersishtë aty. Sikur zotnitë Kabashi e Mehaj , intelektual të mirfillt e patriot jamë  i bindun se( akoma) ka ma shumë se sa ka fundrrina islamiste shqipfolse ( me qellim i thrras fundrrina shqipfolse dhe kjo vlen vetem per shqipfolsit e islamizuem por jo per fenë islame dhe popujt e kësaj kulture dhe feje atje ku ajo i ka rranjet), por asht trishtuese pse këta patriot nuk po veprojnë?! Edhe veprimi i z. Kabashi e Mehaj asht pak, lumtunia kishte me ardhë sikur populli shqiptarë kolektivisht të gjithë ata që kanë gjak shqiptari të deklarohen se rikthehen në besimin e të parve në besimin e Papa Klementit të XI. Ama kjo asht utopi, kjo nuk mund të ndodhë, andaj vjen pyetja cka duhet ba? Cila asht rruga e drejtë? Si të bahet reagim civilizues i cili nuk do e lendojke askend, nuk do e nenvleftësonte askend por që do e ndalte virusin aziatik islamist të bren trungun dhe origjinen tonë kombëtare. Mendojë se ka shumë mënyra por ma e efektshmja dhe ma e mira dhe e drejta do ishte që në vend të shfryemjes së mllefit permes konvertimeve, shqiptaret ashtu sikur banin prindet tanë( kur Tito i stimulonte per tu marr me fenë islame dhe ma vonë tue i shpall turq ti dergonte në shkretinat e Anadollit) të largohen nga praktikimi disciplinar dhe ritual i namazeve dhe riteve tjera islamiste. Ti lanë xhamijat në të cilat do shkonin vetme pleqet si vend takim social i tyne, mos të shkollohen neper medrese e shkolla tjera arabe,të praktikojnë ritet dhe ceremonitë fetare ashtu sikur njerzit e civilizimit evropian dhe të punohet me të madhe në zbardhjen e realiteti tonë kombëtarë e fetar. Ndersa diaspora ose mergata në vend të namazeve neper podrumet dhe xhamijat e ndryshme të kerkojnë nga shtetet ku ata punojnë dhe paguejn tatim që tu hapen shkolla shqipe e pse jo edhe aso të nalta e fakultete aty ku asht numri i madhë i tyne. Të lobohet që neper kryeqendrat e shteteve të Evropës të vendoset busti i mbrojtësit të civilizimit evropian i atletit të Krishtit i shqiptarit ma të madhë deri më sot i Gjergj Kastriotit, të formohen shoqata humanitare bamirse me emnin e Nanës Tereze dhe të formohen qendra kulturore shqiptare gjithmonë me emnin e Nanës Tereze. Unë vitin e kaluem pata marr nji fushatë të tillë këtu në Norvegji.Që të formohet QENDRA KULTURORE SHQIPTARE "NANA TEREZE"në Norvegji. Pata kontaktue me institucionet fetare dhe shtetnore dhe ato paten premtue se do na perkrahin dhe ndihmojnë, pata folë edhe me Peshkopin Katolik në Norvegji me Hirsinë e tij z. Bernt Eidsvik si dhe pata shpernda idenë time permes letrave tek shumica e personaliteteve shqiptare neper botë. Fatkeqësisht nuk gjeta perkrahje, fatkeqësishtë askush nuk më dha nji ide se si dhe cka duhet veprue. Mora disa letra tumirse per idenë si ta zamë nga; Ndue Ukaj, Sarë Gjergji, Baki Ymeri, Paul Tedeschini, Kozeta Zylo , Naser Aliu, Kadri Mani etj etj. Por e gjitha ishte me kaq. Jamë i indinjuem se as ai në të cilin kisha ma së shumti besim kurr nuk mu pergjigj. Pra Don Lush Gjergji. I shkrova leter elektronike e thirra edhe në telefon të cilin ma sigurojë Sarë Gjergji, por z. Don Lushi kurr nuk u ndie i gjallë. Unë mendojë se hapi ma i fortë per të ju kundervue islamizimit asht të mirremi me vepra madhore sikur i ceka ma naltë e me ato vepra ta bindim civilizimin evropian se jemi jo vetem pjesë e tij por jemi themeli i tij. Kuptohet per të gjitha këto duhet perkrahja edhe institucionale e shteteve tona shqiptare. Ajo perkrahje duhet të vij permes perfaqsive diplomatike, perfaqësitë diplomatike shqiptare duhet të ndihen të sigurta se në mergatë ka kuadro, ka tru shqiptari, por atë duhet gjetë dhe duhet perkrah e jo vetem të flejnë në gjumë apo të presin pervjetore per të ba festa në të cilat mblidhen mergata dhe diplomatet si dhe delegatet nga shtetet tona dhe së bashku valzojnë vallet TALLAVA e pijnë e shfrenohen. Duhet pra shteti të veprojë si shtet e jo si po veprohet deri tash.
Fola nga plasabarku , nuk e dij a thash dicka!

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora