E premte, 29.03.2024, 11:43 AM (GMT)

Faleminderit

Baki Ymeri: Zonja që fliste me lulet (Marieta Vasilesku)

E merkure, 25.03.2009, 08:23 PM


Marieta Vasilescu
Marieta Vasilescu
Dashamiret tona: Marieta Vasilesku

Zonja që fliste me lulet

Nga Baki Ymeri

Ka lindur në Transilvani (1921), dhe ka jetuar në Bukuresht, ku është shuar para tre viteshi (2006). Ka kryer shkollën e sindikatave dhe është martuar në Bukuresht. Jeton në një zonë të bukur, tejmatanë Lulishtes së Mbretit. Edhe pse është amvisë e thjeshtë, e njeh historinë, letërsinë dhe gjeografinë e atdheut më mirë se një profesor gjimnazi. E ka njohur Ajvaz Vokën dhe Lazim Rexhepin, do kosovarë e malësorë të Sharrit, që ia patën shkelur pragun e shtëpisë. E ka pasur mik të shtëpisë Arian Milukën dhe Shpresa Bërdëllimën, është kunata e një shqiptari dhe admiruese e madhe e Mihai Emineskut.  Ja disa nga kujtime e saj:

“Qysh në fëmijëri kisha një etje të hatashme ndaj Emineskut dhe vlerave të Tij. E lexoja, e recitoja, e ëndërroja. Mamaja më thoshte: Ti je vajza ime më e mençur. Babai qe plagosur në Luftën e Ribashkimit të Rumanisë, e cila zgjati katër vjet (1916/1919). U kthye nga lufta me 19 predha mortajash në trup. Jetoi një vjet dhe vdiq. Mamaja mbeti grua e ve me pesë fëmijë. U rritëm pa baba. Motra ime u martua me një ëmbëltor shqiptar. Kishte buzëqeshjen më të bukur në botë. Për nga pamja dukej e mbyllur, por e kishte shpirtin e florinjtë, ishte fisnike, besnike dhe amvise e shquar për ushqimet më të shijshme në Shipkovicë. E admironte kuzhinën, humorin, shpirtin shqiptar dhe qëndisjet artistike. Mua më  pëlqente të lexoja sa më shumë. Lexoja çdo gjë që gjeja, sidomos vargjet e Emineskut. Eminesku dhe krenaria për të qenë shqiptar. Kështu thoshte kunati im, ngase përnga fizionomia Eminesku kishte pamje shqiptari. Eminesku e admironte shqipen, historinë shqiptare dhe folklorin shqiptar. Në të vërtetë, ai nuk ishte shqiptar, por admirimi i tij ndaj shqiptarëve ishte një admirim i hatashëm”.

Besnikëria e shqiptarëve kaplonte përmasa hyjnore

Ajvazi, Aurelia dhe Maria (1936)
Ajvazi, Aurelia dhe Maria (1936)
"Nuk merrem me politikë, por kam një respekt të hatashëm ndaj diplomatit Nikolae Titulesku dhe Mihai Emineskut, ëndërrimtari që pat thënë para një shekulli se shqipja është gjuha më e zhdërvjelltë në botë. Flas me lulet dhe flas me Emineskun. Bie në gjumë  duke recituar vargjet e tij: Çka të dëshiroj unë ty, moj e ëmbla Rumani? Rumania ishte motra besnike e Shqipërisë. Shqiptarët e siguronin ekzistencën këtu. Para se të krijohej armata kombëtare, vendin e mbronin pandurët dhe çetat e arnautëve Mbaj mend arnautët e dikurshëm të Bukureshtit. Ishin rojtarë fabrikash e shtëpish të pasanikëve. Kishin veshjet e tyre specifike. Rumunët kishin besim të madh te ta, ngase nuk dinin ç’është përtacia, ç’është frika, mashtrimi, hajdutllëku,  kodoshllëku. Besnikëria e tyre kaplonte përmasa hyjnore. Gazetat e përditshme bukureshtare botonin shpallje “Kërkojmë rojtar ekskluzivisht shqiptar”. Po qe se s’besoni, urdhëroni e i shfletoni ato në Bibliotekën e Akademisë!”.

Kështu ishte dikur, ndërsa sot: shqiptar të jesh apo të mos jesh! Jo për të gjithë e kemi fjalën. Pas konsideratave të kësaj zonje bukureshtare, as që ka nevojë për komentim. Edhe gjermanët kishin besim të madh ndaj nesh dikur. Botonin artikuj me titujt “Albaner sind guter Arbeiter”, por punët filluan të ngatërroheshin me vërshimin e haramxhinjve të Ballkanit rrugëve të Europës, pas shpërthimit të revolucioneve antikomuniste në Maqedoni, në Kosovë, në Shqipëri, në Rumani, e gjetiu. Mahnitesh me besnikërinë e arnautëve të dikurshëm dhe neveritesh me veprimet e dallaverexhinjve të sotshëm. Jo për të mërgimtarët që e sigurojnë ekzistencën me djersë e kemi fjalën por për do fundrina talibaniste të antishqiptarizmit që shfrytëzojnë mediat elektronike për poshtërimin e gjuhës shqipe dhe vlerave legjendare të kombit shqiptar. Mos e kanë harruar Zotin vallë? “Ki kujdes mos të gabosh, na thotë zonja Marieta, ngase uji i lan të gjitha, por jo edhe mëkatet”.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora