E premte, 19.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Bujar Qamili: Ja pse vendosa të këndoj

E enjte, 14.07.2005, 09:40 PM


Flet këngëtari i muzikës popullore. Ja pse vendosa të këndoj.

Për herë të parë këndon një elegji. Jemi mësuar ta shohim si imazhin e këngës popullore shkodrane. Gjithmonë një njeri të qeshur, ashtu është Bujar Qamili.

Me këngën “Zëra në fund të detit”, një këngë me tekst të Qazim Çelës e Jorgo Papingjit dhe me muzikë të vëllezërve Aliu, me orkestrim të Luan Degestanit, ai është bërë zëri i të gjithë familjarëve që humbën fëmijët apo të afërmit e tyre në tragjedinë e 9 janarit afër Karaburunit.

Si lindi ideja e një kënge për tragjedinë e Karaburunit?
''Isha duke u kthyer nga Amerika dhe në avion lexoj gazetat italiane që thonin se ishin mbytur 11 shqiptarë. Ishin lajmet e fillimit, ku akoma nuk ishin marrë vesh se sa njerëz kishin vdekur. Më erdhi shumë keq, ne kemi një fjalë të urtë shkodrane, “Peu këputet ku është i dobët”. Mendova se duhet të bëj diçka. Kur takova të afërmit e mi, ata më treguan të gjithë ngjarjen. Dhimbja u dyfishua dhe vendosa të bëj një këngë''.

Pse menduat ta fillonit këngën pikërisht me telefonatën që kërkon ndihmë?
''Telefonata është reale. Pra është e njëjta telefonatë që atë natë është shfaqur në ekranin e televizionit. Nuk diskutohet që fillimi i këngës me telefonatën është reale, i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj saj dhe i sjell në mend gjithë historinë''.

Ju jeni këngëtar i këngës popullore, për herë të parë mbase këndoni një elegji për një tragjedi. Si ndjeheni?
''Jam nisur me një shpirt të madh artisti, pa marrë parasysh asnjë fitim, pasi ajo që është më shumë e rëndësishme është të bësh diçka për të gjithë shqiptarët. Mendoj që është një këngë që pëlqehet, pavarësisht se në të thuhet një tragjedi, siç është ajo që i ndodhi vendit tonë më 9 janar. Biles ka patur edhe mjaft reagime nga ana e familjarëve të viktimave kur kanë marrë vesh për këngën''.

Cilat kanë qenë reagimet?
''Kanë dashur të më takojnë dhe më kanë uruar, duke thënë faleminderit që u kujtove për fëmijët tanë. Këtë urim e kam marrë nga e gjithë Shkodra. Në Tv Rozafa, njerëzit marrin në telefon vetëm për të kërkuar këngën time''.

Po videoklipi i këngës ku është realizuar?
''Videoklipi është realizuar në Velipojë. Ka qenë Tv Rozafa në Shkodër, që ka bashkëpunuar dhe është xhiruar në ambiente tepër të vështira, vetëm e vetëm që t’i përshtateshim sa më shumë asaj nate të tmerrshme. Unë, nga ana ime kam ndenjur 4 orë e gjysëm në shi, me erën që frynte nga deti vetëm që të xhirohej një videoklip sa më realist. Por si thotë një fjalë e urtë shkodrane: 'Hallall mundimin'.''

Zërat e tmerruar, hapen nëpër natë
Deti është tërbuar, në dallgë e shtrëngatë
Po ikin të rinjtë, natën nëpër terr
Toka i ka rritur, deti po i merr

Fati për t’iu dalë, udhëtojnë në ëndrra
Baba bashkë me djalë, nusja bashkë me dhëndër
Kur nga mesi detit, pyesin fëmijët
Ne po na vjen vdekja, ju mos u mërzisni

Ç’ke o det i kaltër që ti sot po nxin
Ne të japim fëmijët e ti na i përpin
Ti o det, det i thellë, paske zemër hekur
Ne t’i japim fëmijët gjallë e ti na i kthen të vdekun

Refreni
Det o i pamëshirshëm, i mallkuar det
Deshën jetë më të mirë, ti vdekjen u jep
Vala jote e ftohtë o det i pabesë
A se ç’ja këputi çdo dëshirë e shpresë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora