E hene, 05.12.2022, 05:50 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: “Bodrumi’ i Fadil Hysës

E merkure, 25.03.2009, 08:10 PM


“Bodrumi’ i Fadil Hysës

Nga Ilir Muharremi

Shfaqjen “Bodrumi” të regjisorit Fadil Hysajt që ka për autor Ilir Gjocaj, mund ta quaj një lloj tragjedi që përfundon me një vrasje të një djaloshit të ri, por më shumë ka të bëjë me dramë dhe me ndërtim jo të plotë të personazheve. Kur them ndërtim jo të plotë, këtu preki protagonistin e veprës, një profesor i interpretuar nga aktori Bislim Mucaj. Që nga fillimi i veprës ky personazh na shfaqet disi me defekte psikologjike, ana e tij e brendshme devijon, por nuk arsyetohen nga pikën këto defekte, a janë nga lufta momentale e ndodhur, sepse të janë nga lufta, duhet futur ndokund në tekst pushtimin e defektit të padëshirueshëm, andaj gjatë konfliktit me gruan e tij Sheqerie Bucaj, ky personazh na del i paaftë seksualisht, ngase nuk ka bërë marrëdhënie seksuale një kohë të gjatë  me të, e ajo as që ëndërron të ketë.  Përse të gjitha këto akuza si një ombrellë mbi këtë personazh të pa shpjeguara profesionalisht? Si kanë munduar ata të jetojnë së bashku pa kryer marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë. Burri në këtë anë na del i paaftë seksualisht, kurse gruaja e interpretuar nga Sheqerie Bucaj, e cila vazhdimisht kishte raporte të afërta me doktorin, krijonte një ndjenjë tradhtie të pa shfaqur. Tradhtia dukshëm pushton mendjen e profesorit Mucaj, madje me gjysmë zëri i thotë gruas së tij, por mohimi është edhe më i madh. Kjo shfaqje është e pushtuar me emocione të përziera si: luftën, dashurinë, tradhtinë e gruas, frikën dhe çmendurinë. Të gjitha këto gërshetohen puqen njëra me tjetrën, por nuk arrijnë të na prekin thellësisht. Ndoshta është dashur ende punë me emocione dhe raporte mes aktorëve.

Teksti dramatik ishte ndërtuar me disa gabime sidomos raportet me babanë dhe djaloshin, babai na vije si një akuzues i flaktë ndaj fëmijës, një xhelat, por në shpirt e donë tej mase, dhe kjo vërtetohet me humbjen e përjetshme të tij sepse njeriu vetëm kur e humb dikën ia di vlerën esenciale. Unë fajësoj sjelljen e babait në këtë rrethanë lufte, se dihet që njerëzit në momentin e luftës janë të lidhur më ngushtë me njëri tjetrin, madje dashuria mes tyre rritet.

Mendoj se, në kohë të luftës, në një panik të pa shpjeguar, personat e mbyllur mes katër mureve, që shpresat dhe premtimet e tyre jetojnë në këtë “kuti’ të vockël, shoqëri kryesore kanë panikun, e këtë gjë shumë vakët e shfaqnin aktorët, më shumë dominonin pauzat logjike sesa paniku i luftës, i cili duhet të ishte pjesë kryesore e shfaqjes, andaj pauzat rrënonin në çdo aspekt shfaqjen bëheshin farefis i ngushtë me monotoninë. Një gjë që do veçoja, skenografinë, ishte në nivel të mirë, e shfrytëzueshme deri në maksimum me një estetikë të mirëfilltë dhe të qëlluar, një imazh tipik shqiptar duke filluar nga perdet e dekoruara, nga tavolina e mbuluar, e deri në pjesët e tjera, që në shumë raste jepnin imazhin e goblenëve.

Sa i përket konceptit regjisorial, nuk kishte shumë kthesa zigzage që do na shqetësonin ndjenjat, nuk ishte arritur ajo ndjenjë e zezë e luftës, pasivitetit ishte armik kryesor i i regjisë, por në disa momente përpiqej të kalonte në kulminacion me një barë të rëndë stagnuese. Mungonin detajet interesante, sqarimet aktorëve për situatat kaotike çfarë  janë duke ndodhur jashtë, disa efekte jepnin këtë imazh, por ishin zbehtë jo depërtuese. Ndërkaq, aktrimi në disa situata ishte në nivel të mirë, do veçoja aktorin e ri Muhamed Arifin dhe Vedat Haxhiislamin. Arifi, shumë bukur kishte sfiduar personazhin, raportet me prindin, nënë të dashurën dhe më të afërmit e tjerë, ishin në nivel të mirë, sidomos me babanë e tij dhe nënën. Prej fillimit e deri në fund ai ka notuar në personazhin e udhëzuar të dramaturgut, asnjëherë nuk ka devijuar në pakuptimesh, gjithherë bëhej më luftarak me rolin, Por, Haxhiislami i cili luante një doktor, ka arritur të futet në sekretet e personazhit, të dalë nga natyra e tij reale, të mbaj sinqerisht vijën e drejtë të personazhit, ti ndaj raportet me të tjerët, dhe asnjëherë lëvizjet e tija të jashtme nuk ishin të pakontrolluara, bukur mirë ka bërë një dirigjim të vetës. Por, aktorët të tjerë, më shumë dukeshin si kukulla në skena, nganjëherë qëndronin pa të motivuar.

Respektoj punën dhe qëllimin e regjisorit Hysa, të mos e le të tretet situatën e kobshme të së kaluarës, përmes artit ta ringjall tragjedinë e vërtet, tragjedi të cilën regjisori kujton që shumë njerëz e kanë harruar dhe ka të drejtë, se asnjëherë nuk është bërë ndonjë shfaqje apo film i thellë për këtë temë prekëse. Por, njeriu kur dëshiron të futet tek një e kaluar, të na kujton tragjedinë, duhet aq thellë ta përjeton në subjektivitetin e vet, të behët vet ai protagonist tragjik, saqë ne si shikues duhet të rrëqethemi, me emocionet dhe skenat shkuese të shfaqura nga dhënësit e mesazheve.

Aktorët gjatë gjithë shfaqjes janë munduar të bëjnë një aktrim natyral, apo spontan, por në disa momente veprimet e tyre të jashtme nuk ishin të kontrolluara nga ana psikologjike e brendshme, sidomos tek aktroja Sheqerie Bucaj,  më shume kemi parë emocione të stërmadhuara, patetike, veprime të jashtme të pa koordinuara, me pak mjeshtri shfrytëzonte elementet e vdekura dhe vazhdonte raporte me burrin e saj që e u urrente me shpirt, nuk ka arritur të bëjë përshtatjen spontane të personazhit, ta njoftoj botën e natyralitetit të tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora