E hene, 05.12.2022, 06:14 PM (GMT)

Kulturë

Babë e bijë në një antologji

E merkure, 25.03.2009, 07:44 PM


Afirmimi i krijuesëve tanë në botë:

Babë e bijë në një antologji

Rizah dhe Yllka Sheqiri prezentohen në antologjin ”Revansch 2008” botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan, Suedi 2008.
                       
Revansch 2008 (prosa – och diktantologi) quhet antologjia  e botuar nga shtëpia botuese Skrivarsidan e cila tashmë ka dalur në treg dhe shpërndahet nga shtëpa botuese Vulkan.
Kjo antologji në mesin e 30 poetëve dhe shkrimtarëve suedez me nga një poezi ka prezentuar edhe babë e bijë Rizah dhe Yllka Sheqirin. Në  mesin e këtyre poetëve e shkrimtarëve, përveç Yllkës dhe  Rizahut, të përfshirë në këtë antologji gjinden edhe këta emra krijuesish  të poezisë dhe të tregimit të sotëm suedez; p.sh A. Westin,H. Fredriksdotter,Ch.Ekbom, K. Runnqvist,B. Modin, S.Aksila , R. Nilsson, A. Wallin, S. Artsman, J.Smith, M. Silvia, H. Renérius, I. Svensson Räisänen, L. Carola Tamm, I. Tidström, M. Abrahamsson, T.Eriksson, L. Persson, etj.
Në Suedi emri i poetit dhe shkrimtarit Rizah Sheqiri është shumë i njohur. Ai deri më tash ka botuar  mbi 30 libra në gjuhën shqipe dhe katër përmbledhje në gjuhën suedeze.
Në gjuhën suedeze është përfshirë në dhjetra antologji të prozës dhe të poezisë. Ai poashtu ka përkthyer edhe disa libra nga suedishtja në gjuhën shqipe.
Hapat e Rizahut po i ndjek bindshëm edhe e bija tij  Yllka Sheqiri, tashmë autore e dy përmbledhjeve poetike në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” ( Unë dëgjoj jo gjithmonë) botuar në vitin 2005 dhe ”Men” (Por) e botuar vitin e kaluar (2008). Të dy këto përmbledhje poetike kanë zgjuar vëmendjen e shtypit ditor dhe të kritikës. Për to janë publikuar recensione shumë afirmative në revista dhe gazeta suedeze. Poezia e Yllkës është përqafuar ngrohtë sidomos nga gjeneratat e reja. Yllka, krahas emrave të ndryshëm, e të njohur të letërsisë suedeze e botërore është prezentuar edhe në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë botuese Verbum. Në këtë libër ajo është prezentuar me poezinë Kasta mig i öknen /Më hidh në shkretëtirë/.
Yllka Sheqiri, studente e dramës, filmit dhe skenarit me krijimet e veta është prezentuar edhe në librin shkollor ”Urat tona” si dhe në disa antologji të tjera.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora