E marte, 19.11.2019, 01:46 PM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Vaçe Zela

E enjte, 18.05.2006, 05:06 PM


Vaçe Zela

E lindur më 7 prill të vitit 1939, Vaçe Zela, një vajzë nga Lushnja, që u bë artistja e popullit, nuk e kishte menduar se të kënduarit e këngës shqipe do e përfshin në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris, e krahasuar me këngëtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndërsa në Itali me të madhen Mina. Kurse poeti disident, Visar Zhiti do e quante zërin e Vaçes një pjesë të lirisë së munguar.
Do të këndonte që e vogël në aktivitet e ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj. Ndërsa më vonë, kur të ngjiste skenën e festivalit të këngës, ku shënon rreth 30 pjesëmarrje, do të bëhej këngëtarja më popullore. Për yllin e muzikës shqiptare do të vinin njëri-pas tjetrit çmime të shumta. Këngët "Çelu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Ëndrra ime", "Lemza", "Nënave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Të lumtur të dua" e shumë të tjera do të mbeteshin në fondin e artë. Dalja e saj në skenë ishte një sukses i garantuar. Kënga rridhte në gjakun e familjes së saj. I vëllai i saj, Hysni Zela është shprehur se "Nga zëri i saj kam marrë dhe unë. Por mos të harrojmë që "zëri Zela" ka transmetuar vokalin e mrekullueshëm të nënës tonë, Maja. Nuk është se e bëmë me fjalë me Vaçen se unë do merresha me këngën popullore dhe ajo me atë të muzikës së lehtë. Ndodhi krejt spontanisht kjo gjë". Shumë prej kolegëve të saj do ta quanin vokal të papërsëritshëm. Ndërsa çmimet që do të shkonin për këngëtaren janë të panumërta. "Artiste e Merituar" në '73-in, "Artiste e Popullit" në '77-ën, "Mjeshtre e madhe e punës", "Qytetare nderi e Lushnjes", po në qytetin e lindjes Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi "Nderi i Kombit", u shpall "Qytetare Nderi e Qarkut të Fierit". Çmime të tjera i vijnë edhe nga jashtë territorit të Shqipërisë. Vaçe Zela ka marrë Diskun e Artë nga Amerika për kontribut në shoqëri në vitin '97, është zgjedhur gruaja e vitit '97-98 në Kembrixh të Anglisë, "Mikrofoni i Artë", nga Ministria e Kulturës e Kosovës, "Çmimi i karrierës" e shumë të tjera. Ndërsa Institutit Biografik Amerikan e rreshton në botimin e tij ndër 500 njerëzit më me influencë. Viti 1991 do të shënonte ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje. Sot, në moshën 68-vjeçare, ajo kujtohet pa ceremoni e aktivitete zyrtare. Adhurimi që publiku ruan ende sot për këngëtaren e madhe, është urimi më i mirë që mund t'i vijë në këtë përvjetor.

MEDITIM PER "ARTISTEN TONE TE POPULLIT", VACE ZELA

Nga Alfred Papuciu - Mediator kulturor

"Njerezit e medhenj jane modeste" me thoshte nje dite nje miku im kompozitor kur i fola per artisten tone te popullit, Vace Zela. Shpesh e kujtoj ate dhe degjoj kaseten me zerin e saj melodioz, qe te jep krahe, te kujton Atdheun, token e paraardhesve dhe te mbush me emocion. Si ate darke kur degjoja tek " Cajupi " i Tomorrit dhe Meritonit tek Universiteti Popullor Shqiptar, kengen e saj per " Atdheun " dhe shihja silueten e saj te bukur, teper shprehese.

Ajo vertete eshte modeste, por don te komunikoje me dashamiret dhe ate darke, megjithese zeri i saj nga ana tjeter e receptorit ndihej i lodhur, me embelsi shprehu mirenjohjen per Meritonin, duke degjuar zerin e saj. I shpetuan edhe disa lote nga syte. Pastaj si cdohere, ajo me kaloi bashkeshortin e saj, njeriun me kulture dhe teper te sjellshem, Pjeter Radiqin.

Ai me flet me perzemersi si kurdohere, per Vacen tone kombetare dhe shprehet se eshte me mire. Shkembejme disa mendime bashke dhe kuvendojme edhe per mundesine qe nje dite Vacja te vije ne Gjeneve dhe te degjoje tek Universiteti Popullor shqiptar, kenget e saj te kenduara nga te rinj te talentuar... Ashtu sic shkoi me miqte atje ne Gjermani para disa ditesh dhe ju be zemra mal nga mikpritja e shqiptareve ne Diaspore.

Ne enciklopedine Eikipedia (Enciklopedi e lire) per Vacen tone shqiptare thuhet keto fjale te permbledhura por qe flasin shume: "Vace Zela. Lindi me 7 prill 1939. Kengetare me fame te madhe gjate periudhes se diktatures komuniste. U zbulua rastesisht ne meshe te re ne Lushnje. Vace Zela ka nje ze te jashtezakonshem. Kenget e saj ne vite mbeten popullore dhe te preferuara nga publiku.

Prej kohesh Vace Zela e ka reduktuar ne menyre dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqofte Vace Zela mbetet " Zeri " i jashtezakonshem qe mbushte me energji skenat shqiptare. Disa nga kenget e saja jane 'Celu si mimoza', 'Djaloshi dhe shiu', 'E dua vendin tim', 'Endrra ime', 'Lemza' , 'Nenave shqipetare', 'O diell i ri', 'Sot mbusha 20 vjet', 'Te lumtur te dua'. Qe sa vite e sidomos keto te fundit gjendet ne sherim ne Zvicer".

Vacja filloi te kendoje qysh ne moshen dhjetevjecare. Vacja ishte femija me e madhe e nje familjeje me gjashte femije dhe sic shprehet ajo " kengen e trashegova nga nena ". Edhe vellai i saj Hysniu e ndoqi pas ne kete rruge. Prej kenges se saj te pare, ajo ruan ne kujtese vetem refrenin e saj : " O pellunb i bardhe, kur po don me ardhe "...Ne Institutin e Larte te Arteve, megjithese kishte deshire te behej aktore, nuk i kerkuan asnje etyd, ushtrim sikuri, recitim, apo te pakten nje monolog a pjese drame, ajo mori kitaren dhe filloi t'i bjere instrumentit dhe te kendoje.

Sic shprehet me te drejte As. Prof. Nexhat Agolli, ne librin e tij te arrire me titull " Vace Zela...magjia e kenges shqiptare ", " ndoshta e solli ne kete 'zgjedhje' dikushi apo fati ? Gjithsesi, ajo asnjehere nuk do te paragjykonte se si ndodhi : ate qe nuk e beri komisioni i kantos per t'u bere kengetare e beri komisioni i drames. Por Vacja nuk u be kurrnjehere aktore, por artiste e kenges : e kenges popullore dhe e kenges se lehte. Keshtu mund t'i ndodhe shpesh njeriut, vecanerisht artistit".

"Te gjitha kenget e Vaces i kam degjuar dhe i kam mesuar permendesh. Vace eshte perjetesuar ne kenget e saj. Vace u shendrit rrugen kengetareve te rinj si Dielli qe shendriste Token. Rallehere lindin kengetare si Vace. Vace Zeles i deshiroj sherim. Respekt per kete kengetare te madhe", shprehet Taibja.

Ja si shprehet Sokrati per diskun "Kenga ime": " Disku eshte i perkyer, si nga cilesia e degjimit, po ashtu nga niveli muzikor dhe poetik i kengeve. Mua me ka pelqyer gjithmone Vace Zela dhe jam munduar te gjej sa me shume kenge te saj. Nepermjet ketij disku u njoha me kenge qe nuk i kisha degjuar ndonjehere.

Do te keshilloja cilindo qe te degjonte kengen " Rrjedh ne kenge e ligjerime " cdo mengjes, ose te pakten kur duan pak frymezim. Do t'ju ndihmoje shume ne kohe te veshtira...Dhe nuk eshte aspak per pleqte, perkundrazi une besoj se zeri dhe kenget e Vaces japin me shume rezultate tek te rinjte sesa tek te moshuarit ".

Ndersa Elona thekson: "Sapo e bleva CD e Vaces dhe jam shume kurioze ta degjoj te gjithen. Jam 20 vjec dhe jam frymezuar nga prinderit e mi ta pelqej kete kengetare te pa arritshme Shqipetare". "Vace Zela is Albania's secret eeapon and anyone eho eants to sample Albanian music at its best should buy this CD " David Mitchel. (Vace Zela eshte nje arme sekrete e Shqiperise dhe cdonjeri qe deshiron te shijoje muziken me te mire shqipetare, duhet te bleje kete disk".

Keto fjale me mbushin me krenari si cdo shqiptar ne Diaspore dhe ashtu sic kam shkruar per Celine Dyon ne diten qe u vendos ylli i saj ne " Hollivud Bulevard " do te deshiroja te shkruaja edhe per Vacen tone kur ta propozojne shqiptaret tane ne Diaspore ne Amerike.
Vace Zela ja dedikon suksesin e disqeve te saj tre faktoreve kryesore: ne nje ane fatit qe i dha ate dhunti, zerin melodioz, por edhe punes se saj te madhe prej vitesh, si edhe dashamiresise se shqiptareve kudo qe jane.

Te gjitha disqet e saj kane nje sukses te jashtezakonshem dhe turnete e saj ne Shqiperi, por dhe ne skenat boterore kane qene te paharruar. Sic ka kujtim te bukur diten e nderimit te saj para tre vitesh me titullin " Nderi i Kombit " nga presidenti Alfred Moisiu:
"Per vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet te jashtezakonshem, per interpretimin mjeshteror te kenges se muzikes se lehte dhe asaj popullore, per pasurine e vyer qe krijoi ne shkollen shqiptare te interpretimit muzikor".

...Njerezit e pranishem atje ne sallen e Lidhjes se Shkrimtareve degjonin zerin melodioz te Vaces dhe ajo kendonte prej se largu, kenget e saj te rinise. Ajo artiste e vogel e nje qyteti myzeqar, shkonte me grupet e shkollave per te dhene shfaqje neper fshatra. Shoqja e saj e femijerise Violeta Librazhdi kujton Vacen kur ishte nxenese shkolle dhe veshi nje fustan te bardhe nuserie te sajuar me dore, e doli me te ne nje kocert shkolle.

Atje kendoi kenget " Piva uje me dy bardhake ", " Qilimi me molle " dhe mori duartrokitjet e te pranishmve, bashkeqytetare lushnjare. Me kitaren e saj do te kendonte Vacja me vone kenge spanjolle, italiane dhe amerikane qe i kishte mesuar " vjedhurazi ". nga degjimi i radios. Nje koncert i bukur, kujton Violeta, atje ne ate shtepizen ne Tirane, kur papritur ishin mbledhur dashamire te shumte qe ishin ngjitur prane dritares...Perlat e muzikes shqiptare do te vazhdojne per vite te tera te mbushin me gezim zemrat e shqiptareve te thjeshte...

Ate mbremje tek Lidhja e Shkrimtareve Pjeter Rodiqi, bashkeshort i Vaces, falenderon miqte dhe adhuruesit e saj qe duan te japin ndihmen financiare per kurimin e saj dhe shpreh mendimin qe fondi i mbledhur te dhurohet per femijet Talasemike ne Shqiperi. Ai theksoi atehere se Vace Zela nuk ka probleme financiare. Kaloi me te vertete nje cast shume te veshtire per shkak te problemeve shendetesore, por per fat te mire financat nuk perbenin shqetesim per te dhe familjaret e saj.

" E vetmja mungese e pazevendesueshme per te, tha ai, eshte largesia nga miqte dhe publiku shqiptar ".
Shpesh here, si shume dashamires te Vaces, flas me te ne telefon dhe mbremjeve pas dites se lodhshme, degjoj kaseten me muzike te artistes sone te Popullit. Mallengjehem atje tek Parku Gesendorf, apo buze liqenit Leman dhe zeri i saj kumbues dhe i fuqishem me ben te ndodhem prane Atdheut tone, prane Myzeqese, Devollit, Valbones, Lezhes, Fierit, Pogradecit, Lushnjes, Sarandes. Me kujtohet dhe miku im, inxhinjer Budjon Pojani atje ne Cleareater te Florides qe me pyet gjithmone per Vacen, per Pjetrin.

Ndoshta puna, hallet e perditshme nuk na kane lejuar te shkojme e te vijme shpesh tek te gjithe bashkebeselidhesit tane ne Zvicer e mbi te gjitha me nje artiste te madhe e cila e ka kohen e kufizuar dhe lufton cdo dite per te patur nje shendet te mire.

Prane i qendrojne bashkeshorti i saj i perkushtuar, dhe te afermit e tjere, vajza e saj. Urojme qe se shpejti, pa pritur Diten Kombetare te Shqiperise, te kemi ne gjirin tone Vacen tone artiste te Kombit e cila me zerin e saj, me kengen e saj qendron prane vatrave tona dhe na shoqeron cdo dite me miresine, me modestine e saj.

Te duam shume Vace, prandaj, mos u dorezo, perballo me force semundjen, pasi e ardhmja e afert do te sjelle patjeter nje sherim edhe per ty. Mjekesia po ben hapa te reja perpara dhe mjeke te perkushtuar po punojne me ngulm per te transformuar edhe genet defektioze me ato te shendosha.

Prandaj ji e durueshme, jo sentimentale, por e prirur nga deshira per te ndryshuar gjithcka, si ne kohen tende te rinise, per te na dhene shpresa, guxim, dashuri, mirenjohje, solidaritet ! Te presim se shpejti ne Gjeneve per te degjuar koncertin me kenget e te rinjve dedikuar ty ! Zoti te bekofte, e mira jone Vace! 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT