E premte, 03.02.2023, 12:47 PM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Shefki Meka

E marte, 24.03.2009, 06:31 PM


Shefki Meka, Angli

SHTEGETIMI I GJYSHES
(Kushtuar gjyshes time)

A ka agime e perendime
qe s'e njohin gjyshen time(?!)

Thone se nen pirgje plisash
ushqen rrenje qiparisash...
Nuk guxoj t'i flas,ta prek;
kam frike se m'qorton "Zevzek!"

Se c'ben nenokja tek oborri...
than ne diell peta lakrori
Shan risite ndane ugarit
e prashit permbas mullarit

Kur e ndjen korba thellimin,
porsi zog nis shtegetimin
Le nga pas nen hije thane
gjergjef,syze e nallane
 
KUR KOTEM...

Kur kotem rendis dobite e dajakut
Shqetesohem per formen e guralecit
Shthur me mendje fijet e shajakut
Ndjek me sy zigzaget e pijanecit

Numeroj gjethet e lendet e lisit
Para pasqyres fryhem si kaposh
Shfaros problemet e farefisit
E hedh ne leter ca vargje bosh

FATALITET KULTUROR

Gjithkund,pasi u ngopen  me eren e barotit
u zgerdhine hyjnite me Perendine e Lotit:
"...me dhimbje njerezore bukur u drekoka
pa he na thuaj kush qan andej nga toka(?)

"Se pari qan foshnja sapo futet ne dynja...
qan dhe nusja(megjithese duket marshalla)
qan plaku kur me force i marrin kuleten
burri s'qan eshte burre:vecse vret veten!"

FINISH prane detit.

Deti,adhuruesi im!
Me degjoi kur ia shqeva nofullat dhimbjes
tek vija e finishit :aty njoha veten!...
Valet zukatnin recitalin e Nastradinit
ndersa mua me mbeten syte tek rete;atje
sorollatet tmerri im: fjolla e cigares
qe doli nga oxhaket mishtake te gruas...
Rrenqethem si kalli ne kushtrim karkalecesh
Dielli prek tangjenten detare.
Mendojne ndritshem delfinet,
thinjen pulebardhat imcake...

NDOSHTA...

Malet puthin qiellin,se s'kane dashnore te tjere
Vetem rrezet e ndrojtura fshihen nder ylbere
Djali qan me denese kur vajza i shqet si ngjale
Faraonet admirojne poetin qe ben varr me fjale
              
Globi i miresise eshte thjeshte kakerdhi
Kjo jete me mundon...vdekja m'jep fuqi(?)
Ndoshta me servirin te emblin zeher
Ne kabinen e pare te trenit per Ferr

NATE FUNDJAVE

Prej neverise se pijeve te perzira,
ne qender t'qytetit vjellin shishkebab
Me gazel harbutesh mbushet erresira
Racistet e droguar rrahin nje arab

Neper parkime burrat shkembejne grate
Pshurren rrugicave,qorrsokakut dhjesin
Makiazhi shemton klubisten duarthate
Kolla e kurves kacurrele zgjon kendesin

MEKATAR I PERJETSHEM JAM!

Me bene si spektator tenisi ecejaket e tua
Per puthjen e pare,shtate qiej e pertej lus
Nuhas pranine tende,me feks gjuha si langua
Ve koken prane nje tjetre mbi jastek kaktus

Doemos ke degjuar per sakrificat e kaluara;
Puthme pra, arrezen e fytit(c'alibi pasioni!)
Le te shqepemi te dy me molle te ndaluara...
Pes!Engjuj djallezore na deboni ku te doni!

PRES TRENIN

U vonua per dreq!
Si ajo qe ujiste tulipane
tufaneve te ndrojtjes...
Ne kopshtin e mendimeve
shartoj merite me kujtime,
degezohen dhimbjet,
celin sythe gafash...
Frutat e pjekura i vjel
fantazma e plakut
qe me cau topin e llastikut,
tridhjete vjet me pare!
Qeleshen ia cukisin zogjte e qyqes
se burgosur ne sahatin e stacionit!
caf-cuf caf-cuf...

DITA E FUNDIT E POMPEIT

Eshte mesdita e fundit per zejtare,gra,foshnje...
Gladiatoret sheshit shkembejne taktika joshje,
sklleverit bartin kanistra me shalqinj,me rrush...
(Sa keq qe ethet e Vesuvius s'i ve re kurkush)
Prej sikletit,ai mal,si dragua tej diellit shfryn
Lumi njerezor vershon me ngut,drejt jugut mesyn
Ndez qiririn mantenuta per te zotin e mbifjetur
Gjate lutjeve shtufi varros qytetin gjysmevdekur
(C'funeral pa muzikante,megjithese zihen trute!)
Vejusha shtatzane rrekellen kupen me kukute...
Llava e perskuqur sapo rrokulliset nga mali;
heronjte nxitojne ne mauzole per se gjalli,
Fyte e sy thahen nga hidrogjeni,heliumi,sulfuri...
Edhe maratonaket e Pompeit behen qymyr druri.
Ne skele,te varkat shtepi,s'merr fryme me njeri.
Mesdheu, bashke me admiralin sympire,mbajne zi.

DITELINDJA

Shoket me shtrojne bankete perrallore
perseri ne erresire jam,mes te tjeresh
Ben tufan urata e moshes treshifrore,
ndaj fiken qirinjte e tortes njeheresh

Pra,sot(te djeshmjen e te nesermes)
cirrem e defrehem une bebja madhore
Gardhon ditelindjen e ditevdekjes
zeroja e skemes piramidale hyjnore

FIU FIU!

Nje kafe...
"The Morning Star",
platforma metrosh,
temperatura furrnaltash,
platforma metrosh,
fast food,
...dyluftim fisnikesh me pisqolla...
gerhima para ekranit
Urra!
Fundjave...
Buzet e dashnores,
nje liber,
"Yy c'kopertine,
ua c'autograf!"
E flak ne ferre!
Mellenja,
re te bardha,
selvi,
flurura,
pilivesa,
milingona,
capat e bluzes me lulekuqe
Boll!...
I shtrire ne hamak
fishkellen...

LULJA E MERGUAR

Mori dhene nga malet
qe te rritet ne saksi;
nen re thinjoshe thahet
dhe stinen mban meri...

Ketej pranvera betonohet
Mimoza cel ne Shqiperi!

LUFTE

Erdhi pranvera...
Ne ekuinoksin e harmonise
politikani pjerdh eklips premtimesh,
bie era lufte sokakeve...
Aroma e orakullit te ndergjegjes
hedh zarin e fateve...
Kuku!

DIELLI NDRICON...

Mullirin e hershem
brezaret me ullinj,
miq e shoke te ndershem,
horra,batakcinj,
lulet e gjineshtres,
guret e avllise,
zhguallin e breshkes,
minaren e xhamise...

Me vone shuhet vete
si viking ne dete

KENGA

Hej,c'kenge!
E degjoj serish
Symbyllur.
Ne llambadarin e ritmit kacavarem...
Orangutangu i xhungles
se harlisur te tingujve,
ringjall njerine e neandertalit.
Kendojme te tre,
ne kor,
kumbojne guvat e kenaqesise...

MBANI ZI!

Hesht korb,veshtro skifter!...

Nga kulla e katileve,mbi koder,
buron perskuqja e pyllit te cetinave
Luten apostujt e tortures
te varret e virgjereshave...
Cengelet e legjendes
cjerrin konteshen Drakula
Lahet me gjak paqja,
rinohet dhimbja ballkanike...

VOGELUSHET E MIA

Kam dy vajza...
Jo dhe jo!

Kam nje shpirt dhe kam nje zemer,
fort e dua njeren,tjetren s'e nderroj,
se te dyja jane hyjnesha me emer,
per kete kam lindur,per ate jetoj!

Vesh breket ne koke(prap,sa i lezetshem!?)
I ndjek e lekundem si jud i drobitur...
Eh,c'qeshin me lot,me bejne te perjetshem!
(dhe palaco te parajses se tyre te mitur)

PADREJTESI!

Mbi korsi autostradash prej kockash krokodili
Shkruhen nenet qe lejojne bashkejetese bajlozesh
Shigjetat sajojne elegji per eshtrat e elefanteve;
po ashtu skuta te papiketuara shpirtngushellimesh
ku enderrlagurit thahen me shprese mes thellimesh
As qe shenohen stacionet e karburantit, kurrsesi
As topografia e kokes se tullacit:C'padrejtesi!

ROMANCE ME SIRENEN

Bie shi pasigurie
mbi ylber shpresash,
Atje fanitet sirena ime,
me kreshte koralesh qiellore...
Veshtron poshte
Veshtroj lart...
Ah,kucka!
M'i theu kembet,
ne puseten e hapur te pritjes:
Syte i ka te bukur ama!

GRUA!

Pritja per nje femije vertete me kenaq mua,
sepse ti vete, tere mllef numeron pilulat;
une kthehem nga parajsa fal fajet madhore,
ne shtrat filozofoj e ledhatoj testikulat

Pritja per ty ,harliset te djerrinat e hicit,
ndez mangall pasionesh me gjethet e blirit; 
mbledh shkarpa te njoma xhelozish ne sketerre,
me ngul gjemba harresash ne beben e syrit.

E DUA DIELLIN!

Kokrrizat e pjalmit dhe konfeti bekojne pjellorine,
prandaj nen kete diell rritet drithi bashke me femine

Eshte i njejti diell qe pasqyroi melcine e cukitur
ne sqepin hutes, ku Prometeu pa dhimbjen, padyshim

I njejti diell qe ngrohu anijedjegesin Arkimed...

Qiparisat do t'i mbjell nje sekond para se te vdes
Kujdeset dielli per to,per drithin e nipat e mi
E dua diellin!

BEHEM LEMSH

"Babi,meqe te kam Mbretin e Deshirave
tregome c'i ndodhi Ariut Mengjerash!"
Shtriqem si Liza ne Boten e Cudirave
Leshoj gogesimen e Gogolit Gjumash

...Ne pyll Kesulkuqja takon Pinokun.
Gjysmagjeli pjell Pipi Corapegjaten
Lepuri ben gare me Donald Patokun
Tre Derrkucet murosin me nge Rozafen

Alibaba behet Princi i Borebardhes
Njerka e Hirushes i jep urdhra Xhinit
Dhe vidhen tinez pas perces se nates
Shaluar mbi gomarin e Nastradinit



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora