E enjte, 18.04.2024, 05:05 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (III)

E hene, 23.03.2009, 09:56 PM


HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (3)

Remniku - tre vjet pa shqiptarë!

Nga Ramadan ASLLANI

Hasani kur dëgjoi se ç’ndodhi në Remnik, shqetësohet shumë. Së bashku me Ramiz Cernicën shkuan te nënprefekti i Gjilanit. Atje e lajmërojnë ngjarjen në xhaminë  e Remnikut. Nënprefekti shkoi në komandën bullgare në Zhegër, ndërsa Hasanin e mbajnë peng në Gjilan. Kur vërtetohen vrasjet, rrahjet dhe mundimet e papara, Hasanin e lirojnë. Populli i dërrmuar nga dajaku shkoi në shtëpi për t’u shëruar. Hasani nuk kthehet më në Remnik, por shërben në xhandarmërinë shqiptare të Parteshit dhe si truproje e Ramiz Cernicës. Ishte pranverë e 1942. Një ditë ai mori lajmë të sigurta se bullgarët po tentonin vazhdimisht të preknin moralin familjar. Bëri plan që vajzat e rrezikuara t’i largojë dhe t’i strehojë në fshatrat shqiptare andej Moravës.

Ndihma e 3000 shqiptarëve të armatosur

Këtë e bëri në mënyrë të organizuar. Bullgaro-kolonët vinin natën dhe trazonin familjet shqiptare në Remnik dhe Gjylekar. Këto trazira u bënë të shpeshta dhe të rrezikshme. Hasan Alia bëri organizimin për largimin e popullatës së fshatrave në tërësi. Për të ndihmuar popullin e Remnikut e të Gjylekarit, nën ndihmë erdhën mbi 3000 shqiptarë të armatosur nga të gjitha anët e katundeve përreth..

Duel Hasani, si kreshnik,
Gra e fëmijë po i mbledh n’Remnik,
I largoi n’zonën Shqiptare-
Nuk i la n’Zonën Bullgare!...

 Si strateg që ishte, Hasan Remniku së pari organizoi këputjen e linjave telefonike të komandëve bullgare. Popullin e njoftoi një natë përpara, se kur do të niseshin. Lumi Moravë duhej të kalohej natën, pa zhurmë. Caktoi grupet që do të paralizonin komandat dhe rojet bullgare. Vetë ai paralizoi karakollin e Nasales e pak më vonë edhe atë të Kungullarit.

Dhunë e egër mbi remnikasit

Popullsia e dy fshatrave u evakua natën. Gjatë kalimit më fëmijë, gra, bagëti, tesha e kotesh, kërciti edhe pushka. Nga të shtënat e papritura tek armiku krijohet një lloj frike. Populli u tërhoq pa kurrfarë viktimash. Fshatrat Remink dhe Gjylekar, mbetën të zbrazëta, deri më 1945. Gjatë tri vjetëve, tërë pasuria shqiptare konfiskohej dhe plaçkitej nga fqinjët serbë, të cilët natën nuk guxonin të rrinin në Remnik, kurse ditën i punonin tokat e grabitura të shqiptarëve. Nga kjo dhunë e egër, remnikasit u detyruan të zhvendosen në zonën okupuese italiane disa vjet, ose thënë më saktë derisa ka qëndruar okupimi bullgar. Ky dhe bashkëfshatarët e tij, më 12 shtator 1941 e përjetojnë shumë rëndë administrimin bullgar në Remnik, ashtu si edhe katundet përreth. Duke mos mundur ta durojë këtë okupator kaloi në zonën okupuese italiane – në Partesh. Meqë njihej me kryetarin e komunës së Parteshit, Ramiz Cernicën dhe zëvendësin e tij, Jakup Budrikën, hyri në shërbimin e tyre si milic i komunës dhe përcjellës i tyre, i cili dy mandate e kishte pasur postin e kryetarit të kësaj komune. Sipas Kadri Halimit, në një tribunë kushtuar Ramiz Cërnicës, më 9 maj 1993, ai me votën e popullit ishte zgjedhur dy herë kryetar.

Aksionet bullgare në Remnik

Në fillim të 1942-ës serbët çetnikë në Remnik, të mbështetur nga ushtria pushtuese bullgare, shkaktuan gjakderdhje e dhunë të paparë mbi shqiptarët e Remnikut, me qëllim spastrimi, të cilën gjë edhe e arritën për tre vjet, duke i dëbuar në zonën okupuese italiane. Kjo formë veprimi do të bëhej edhe në të gjitha fshatrat që okupoheshin nga bullgarët, që nuk e donin atë regjim fashist dhe dilnin në zonat okupues italiane, aty ku ishte e mundur.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora