E merkure, 24.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Intervista

Sulejman Morina: Intervistë Ekskluzive me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin

E diele, 22.03.2009, 10:00 PM


Bisedë me prof. dr.  Aleksandër Stipçeviqin

Pleqëria nuk ia ndal aktivitetet shkencore - kreative  prof. Aleksandër  Stipçeviqit
       
Nga
Sulejman Morina - Zemra Shqiptare
       
..Kam përcjell me kujdes këtë dhjetëvjetëshin e fundit,,se çka po ndodh në Kosovë edhe rreth sajë, edhe më vjen mirë që gjithherë kam besuar që një ditë Kosova do ta fitoj pavarësinë..  
 
Prof. dr. Aleksandër Stipçeviq, nuk e ndërroi mendimin shkencor  për origjinën ilire të shqiptarëve, edhe atëherë kur vepronte me forcë   hegjemonizmi akademik e politik serbë, ku me ngulm kërkohej që teza  mbi origjinën ilire të shqiptarëve të kontestohej dhe të hidhej poshtë për shkaqe e qëllime politike.
Ne e intervistuam me shkrim,duke u kufizuar në disa çështje të caktuara, për të zbuluar,se cila është jeta e tij,cilat janë interesimet shkencore kërkimore të shkencëtarit të  pensionuar,të cilit  pleqëria nuk ia ndal veprimtarinë kreative. Po më 2008 u botua një vepër nga,grup autoresh kushtuar prof. Stipçeviçit me titull: "Aleksandru Stip?evi?u s poštovanjem" (Aleksander Stipçeviq me nderime) ku në mesin e 14 autorëve  është prof. dr.Zef Mirëdita edhe arbëreshi dr.Sergjo Dokoza-Nikpali

Pak fjalë për biografinë

Për të shkruar biografinë e prof dr. Stipçeviqit, do të duhej shumë hapësirë, meqë jemi të kufizuar, andaj e dimë se shumë gjëra do mbeten pa u potencuar. Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më10 tetor 1930, në familje arbëreshe. Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë,  lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njiherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.
“Veprimtaria shkencore e Aleksandër  Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy  prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stip?evi?  s Poštovanjem, faqe 281)
Natyrisht që rezultatet e arritura në fushën e bibliotekarisë do ta bëjnë prof. Stipçeviqin, një ndër ekspertët  më të njohur në Kroaci edhe jashtë saj.
  Prof. dr. Stipçeviqi  pati  edhe pozita  me përgjegjësi  profesionale, si në: bibliotekën kombëtare dhe universitare në Zagreb, kryeshef i seksionit për botimin e librave, më 1974, zgjidhet drejtor i bibliotekës së Akademisë Jugosllave të Shkencave edhe Arteve ( JAZU) më 1983 kalon në entin leksikografik “Miroslav Krlezha”, me detyrën e kryeredaktorit  të “leksikonit biografik kroat”, Ndërsa në shkurt  1978 arrin titullin  “këshilltar i bibliotekave”, po atë vit akademia jugosllave e shkencave dhe arteve ia, pranon gradën  e “këshilltarit shkencor në lëmin e shkencave historike”, më 1990 merr  gradën  këshilltar shkencor në lëmin e shkencave informative. Prej vitit 1973 deri më 1999 ishte anëtarë i këshillit botues të edicionit: Annual Bibliography of the Historyof printed abd Librariese cila del në  Den Haag Books Den Haag. Ka qenë anëtar i këshillit për mbrojtjen e të drejtave njerëzore edhe të drejtave e grupeve etnike dhe të pakicave  në  dhomën e përfaqësuesve të parlamentit kroat 1993-96. Më 1983 anëtar me korrespondencë i Akademisë së Arteve të Kosovës, ndërsa  më 2001 bëhet  anëtar i jashtëm Accademia Marchigiana di Scienze , Lettere ed Arti në Ankona, anëtarë i  PEN klubit  kroat nga viti 1985, anëtarë  I shoqatës së arkeologëve të Kroacisë  etj.
“Shikuar opusin e prof. Stipçeviqit, mbetemi mjaft të habitur me madhështinë e veprimit tij si në fushën e diturisë, ashtu edhe në aktivitet tjera (Aleksander Stip?evi?  s Poštovanjem, faqe 281)
Veprimtaria shkencore-hulumtuese  është e pasur me vlera edhe e gjerë për nga  vëllimi.

Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviq
Prof. Stipçeviç ”ka shkruar  gjthësejt 230 punime shkencore e profesionale, në kroatisht, shqip, italisht, anglisht”. (Aleksander Stip?evi?  s Poštovanjem, faqe 280
Ne po i përmendim vetëm titujt e disa veprave:”Ilirët “,”Arti i ilirëve”, ”Ilirët historia –jeta –kultura”, ”Simbolet  e kultit te ilirët”, Bibliografia e ilirëve”,  “Interpretime  albanologjike“,  “Historia e librit”, ”Censura në biblioteka” , “Bibliografija antike e arkeologjisë në Jugoslavivi. B.1-2”,  më 1556 faqe,”Censori i përsosur “. Bibliografia e Abreshëve të Zarës,”Përmendoret kulturo-historike në Arbanas “. etj.
  Ka shkruar shumë artikuj për enciklopeditë e Jugos. Enciklopedinë e arteve, atë detare, asaj të përgjithshme, në leksikonin biografik, Enciklop... Jug. bot 2,, Encklop. e artit kroat etj., ka shkruar sintezën e parë mbi artin e ilirëve e cila ka përjetuar 9 botime edhe në disa gjuhë. Duke e kaluar jetën mes librave motivohet për të njohur më thellë fenomenin libër, nga punimet e publikuara doli edhe sinteza e dytë “Historia e librit”, e cila është e botuar edhe në gjuhën shqipe, pastaj edhe sinteza e  tretë’ Historia Sociale e librit te kroatët: “është e ditur  që shumë shkencëtarë tanë të njohur, frikësohen  nga shkrimi  i sintezave, e cila është, megjithatë,  kurora e  diturisë së mbledhur” (Aleksander Stip?evi?  s Poštovanjem faqe, 282 ”)

Mirënjohjet:

Për angazhimin dhe zhvillimin  e veprimtarisë së asur shkencore, edukative, shoqëria, institucionet e kanë çmuar lart kontributin e prof. Stipqeviqit, andaj edhe e kanë nderua  me  mirënjohje të ndryshme: 1993 Konventën e Kukuleviqit  për  punën profesionale në bibliotekari nga shoqata kroate e bibliotekarisë.
Më 1998 ndërohet me Shkallën  Danice hrvatske me portretin Marko Maruliq, nga kryetari i republikës së Kroacisë. Më 2004 merr mirënjohjen e qytetit të Zarës për vepër jetësore edhe  mirënjohjen e qytetit të Zagrebit, ndërsa  më  2001 kurorën e artë “ Naim Frashëri “ të cilën ia dha kryetari i Shqipërisë dr.Rexhep Mejdani,  për kontributin në ndriçimin e historisë  së ilirëve më 2006, konventën e fakultetit filozofik si mirënjohje më e lartë për rezultatet arritura.

Z. Profesor , me çka jeni duke  u marrë  kohëve të  fundit?
 
Letra e juaj më ka  gjetur në punë të mëdha të pa shtyeshme, edhe për atë paksa jam vonuar në përgjigjeje në pyetjet tuaja, pos asaj më duhet të jem i shkurtër për atë që koha  më është e kufizuar.
“ Në kohët e fundit më së tepërmi jam duke u marrë me shkrimin e monografisë, e cila do të ketë titullin ”Tradita kulturore e abreshëve të Zarës “Në shikimin e parë mund të mendohet që kjo temë del nga rrethi i lëmisë së njohurive shkencore me të cilat jam marrë deri më tani, por jo  se  shumë elemente të traditës kulturore arbëreshe i kanë rrënjët thellë në të kaluarën e largët –ilire, bile edhe para ilire. Siç e dini, kam doktoruar në simbolet religjioze të ilirëve, tani edhe sot hasim në gjurmë të e atyre simboleve edhe të arbëreshët. Por ka aty edhe tema me karakter etnografike-historike etj. Të cilat duhet mbledhur, grumbulluar edhe përpunuar çështja  më e vështirë është të gjenden materiale të cilat flasin për besimet e vjetra, adetet (Zakonet), poezinë popullore dhe tregimet popullore etj. Sepse  njerëzit  e vjetër të cilët këto i kanë ditur s’kanë mbetur shkuan (vdiqën) njeripastjetrit, e të rinjve më nuk i kujtohet në çka  gjyshërit e tyre besuan dhe si kanë jetuar ata, për fat ka ende njerëz me kujtesë të mirë, të cilët më tregojnë tregime edhe këngë, të cilët i kujtojnë besimet e vjetra, zanat, të vdekurit, hajmalitë e ndryshme, barnat popullore etj. Çdo ditë më dërgojnë, materiale  të reja miqtë e mi nga Arbneshi, sepse ata janë të vetëdishëm, që kjo është shansi  i fundit që tërë ai material, i cili flet  mbi jetën e arbreshve të Zarës, të shënohet edhe të ruhet. Besoj që punën që po e bëj tani, do të jetë interesante, jo vetëm për arbëreshët e Zarës, por edhe për albanologjinë edhe ballkanologjinë në tersi.
 
Z. profesor, në çfarë shkalle gjendet sot shkenca e ilirologjisë ?

Ilirologjija e sotme gjendet në kthesë. Metodat  të cilat janë shfrytëzuar për  gërmimet e nekropoleve, lagjeve të ilirëve të vjetër, shumë shpejt modernizohen  duke i falënderuar një serë e zbulimeve të njohurive të shkencave natyrore, të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në hulumtimin e qytetërimeve të vjetra. Ato janë shpesh  metoda të shtrenjta, por është e nevojshme të shfrytëzohen, sepse vetëm me to  mund të arrihet te ato njohuri shkencore që më herët në asnjë mënyrë nuk ka pasur  mundësi të arrihet. Besoj në Arkeologjinë e“Re”dhe besoj që ajo do t’i zgjidhë  shumë pyetje të lidhura me origjinën e ilirëve, që është veçanërisht e rëndësishme, lidhur me çështjen e gjurmëve të ilirëve te popujt e sotëm të Ballkanit .

Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviq
z. profesor, pas demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë, u kontestua origjina ilire e shqiptarëve nga qarqet  anti shqiptare e anti shkencore?

Pas demonstratave të vitit 1981, qarqet intelektuale serbe erdhën në situatë absurde, atë që më herët vetë e kishin pranuar  si shkenctarisht të bazuar, për njëherë  bëhet  e kontestueshme, sepse nuk është përputh me politikën pragmatike antishqiptare të kohës së atëhershme. Për atë kam shkruar një artikull me titull “Problemi i vazhdimësisë iliro -shqiptarëve dhe aktualizimi i tij sot “, i cili është botuar në gazetën “Bujku “ në Prishtinë më 1994, i cili më vonë është përkthyer në  gjermanisht, anglisht edhe italisht. Në atë artikull kam tentuar të analizoj sjelljen e ekspertëve dhe “ekspertëve serbë”në lidhje me etnogjenezën e popullit shqiptar dhe të ju tregoj se ata njerëz  kanë mëkatuar të vërtetën shkencore, kur i kanë ndërruar mendimet e tyre të mëhershme dhe i kanë vu penat e tyre  në shërbim të  ideologjisë agresive serbomadhe. Shumë shkencëtarë të njohur serbë kanë mëkatuar etikën shkencore, prandaj  besoj që do të vijë dita kur ata pa tjetër  do të pranojnë që ishin radhitur në anën e gabueshme, bile sa i përket shkencës.
Por, gjykuar sipas asaj çka ata njerëz edhe sot shkruajnë, nuk besoj se ajo ditë është afër. Çështja e origjinës Ilire e popullit shqiptar, nuk mund të trajtohet ashtu siç ata dëshirojnë ta trajtojnë, sepse dituria shkencore ka përparuar, ekzistojnë metoda të reja, të cilat vërtetojnë vendosjen e hershme të shqiptarëve në këto hapësira, ku edhe sot jetojnë.

Pavarësia e Kosovës a është një përmirësim i padrejtësive historike të bëra ndaj shqiptarëve? 
 
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është ngjarje e madhe në historinë e popujve të  Ballkanit. Padrejtësia  të cilën e kanë bërë fuqitë e mëdha ndaj popullit shqiptar në kohen e  krijimit të shtetit shqiptar më 1912, ka pasur për pasoja vuajtjet dhe  tragjeditë e mëdha. Përfundimisht fuqitë e mëdha me ndryshimin e rrethanave  historike e kanë kuptuar që në Ballkan asnjëherë nuk do të ketë qetësi derisa  të mos zgjidhet problemi i Kosovës. Kam përcjellë me kujdes këtë dhjetëvjetëshin e fundit, se çka po ndodh në Kosovë edhe rreth saj, edhe më vjen mirë që gjithherë kam besuar që një ditë Kosova do ta fitojë pavarësinë. Vetëm tani mund të mendohet në ardhmërinë, e cila më nuk do të jetë e rënduar me aq shumë vuajtjes si në të kaluarën) I bindur jam që të gjithë që jetojnë sot në Kosovë, e dinë që ka ardhur kohë e re kur krijohet shoqëria e re multi-etnike dhe askush në Kosovë nuk do ta  ketë keq, nëse e pranojnë gjendjen e re të krijuar. Ata që besojnë që historia do të kthehet, shpejt duhet pajtohen me atë, që ajo është iluzion të cilin duhet zgjidhur sa më parë.

Fitorja, me fitoren demokracisë në  Shqipëri edhe Kosovë, janë krijuar kushte deri diku  për hulumtime të mëtejshme të historisë së popullit shqiptar në tersi, a ka nevojë  për korrigjime e riinterpretime të disa fakteve, historike, ngjarjeve si edhe proceseve?

Fitorja e demokracisë në Shqipëri dhe në Kosovë është me domethënie historike, jo vetëm për këto dy shtete,  por edhe për tërë regjionin. Ky është fakt i cili do të ketë pasoja të përhershme edhe në hulumtimet  e të kaluarës shqiptare, si edhe në të kaluarën  e të gjithë  popujve të regjionit. Mirëpo metodat e reja të hulumtimeve shkencore e veçanërisht liria e punës  hulumtuese në fushat: arkeologjike, historike  etnografike, linguistike dhe shkencave tjera, përfitojnë mundësi  të reja për revalorizim shkencor edhe riinterpretim të fakteve tjera historike. Besoj që ka ardhur koha kur, veçanërisht gjeneratat e reja të ekspertëve, të cilat do të jenë të pangarkuara me ideologji dhe do t’i ndjekin metodat  rigoroze në shkencë, që shumë të “vërteta” do të përjetojnë  revizion – për  kënaqësinë e të gjithë atyre që interesohen  për të kaluarën e popullit shqiptar dhe popujve tjerë në këto hapësira.

Z. Prof, sipas monografisë për arbëreshët, ka shumë të shkruara për arbëreshët por, a mendoni se është përfshi në shumë dimensione kjo çështje?

Bibliografia ime për arbëreshët e Zarës, është  botuar në Shkup më 1997, që nga ajo kohë e deri më tani shumë është shkruar  për arbëreshët e Zarës. Tani është koha që të mendohet  për botimin e bibliografisë re. Ashtu që sigurisht e dini, arbëreshët e Zarës  kanë qenë edhe janë aktivë në jetën: politike, kulturore, shkencore, artistike, sportive etj. Ata ishin aktivë edhe në kohërat  më të hershme, ashtu që një shqiptar menjëherë pas luftës së dytë botërore, kur i kishte vizituar arbëreshët, e shkroi një artikull në të cilin konstaton që arbëreshët janë ”votra e kulturës”, kjo është shprehur më tepër në dhjetëvjetëshit e fundit kur lajmërohet një sërë shkrimtarësh, muzikantësh, shkencëtarësh, piktorësh, politikanësh etj.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me piktorin Pjetër Koleci Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe patriotin z. Baki Ymeri Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Sylejman Kadria Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin, eseistin dhe përkthyesin e njohur Mazllum Saneja Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me kampionin e botës Kreshnik Qato Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me kantautorin e njohur Lirio Nushi Albert Shala: Interviste Ekskluzive me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me legjendën e Rock-ut shqiptar Veli Sahiti (Trix) Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me aktoren dhe këngëtaren e mirënjohur Maya Aliçkaj Ajete Zogaj: Intervistë Ekskluzive me Prof. as. dr. Begzad Baliun Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Bleona Qereti Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me fotografin Shkëlzen Rexha - Xeni Lorena Stroka: Interviste Ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Albert Zholi Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi Alma Papamihali: Interviste Ekskluzive me zonjen Keze (Kozeta) Zylo, gruan e vitit 2008 Alma Papamihali: Interviste Ekskluzive me kengetarin e mirenjohur REMI Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e talentuar Greta Koçi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora