Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vesa Luma, "singell" por uruon te dashuruarit

| E hene, 10.04.2006, 08:14 PM |


Nje prej "flakareshave" kosovare, mbreme ngriti ne kembe publikun e Pallatiti te Kongreseve. Ne nje dite te vecante per te gjithe te dashuruarit ajo qe larg qytetetit te saj, Prishtines. Por kjo nuk e ka shqetesuar aspak bjondinen, fama e se cilen mban vulen "Ethe", pasi ajo nuk ka te dashur me te cilin te mund te festoje. Ja pra qe nuk ka marre asnje dhurate ne kete dite, nga ndonje i dashur, por kjo nuk do te thote qe ta kene harruar fansat. Kete here ne Tirane ka ardhur "Krejt Vetem", sic i pelqen te thote. Nje kenge e kompozuar nga Florian Mumajesi apo Flori sic e njohim te gjithe djalin e NRG, ka sjelle ne skene mbreme Vesen e "Ethe-ve" ne koncertin "Te dua", per te gjithe te dashuruarit...

14 shkurti ju gjen larg Prishtines...ju vjen keq?

Jo aspak pasi une nuk jam e dashuruar dhe per mua ne kete rast eshte njesoj, si ketu edhe atje. Per mua eshte me rendei vetem nje gje ne keto momente, e shpresoj qe ata qe e dine se une i dua shume ta kene degjuar kengen dhe kaq.

Pra asnje dhurate ne kete dite?

Jo fatkeqesisht!...Ne fakt kam marre shume dhurata por nga miqte e mij dhe disa fansa te mij pak me pare. Ndaj edhe ato i konsideroj po aq te vlefshme sa te mi kete dhene ndonje i dashur i imi.

Pra ne Tirane keni ardhur vetem?

Krejt vetem ne ate aspekt. Por me percjellje te disa miqeve, pasi per momentin nuk kam nje te dashur dhe kete here nuk me ka percjelle askush. Po ja qe kete rradhe ndodhi keshtu, ndoshta kur te vij vitin e ardhshem, do te jete ndryshe.

Ndersa ju i dhuruat nje kenge publikut te Kongreseve sot?

Po ajo eshte nje kenge shume e bukur e kompozuar nga Florian Mumajesi, te cilin dua ta falenderoj shume per kete "dhurate" qe me ka bere mua. Eshte e rendesishme per mua.

Vec kenges, cfare urimi do te jepnit per te gjithe ata qe festojne?

Jam munduar shpesh te gjej nje shprehje per dashurine dhe kam arritur ne perfundimin se ajo nuk ka se si te shprehet me fjale. Nje mesazh per te gjithe do te ishte qe te duhen shume, pasi pa te nuk ka se si te jene te lumtur, eshte ajo qe e mbush zemren. Pa dashuri nuk mund te arrish asgje.

Ju shfaqeni gjithmone me nje "look" ndryshe ne skene. Pse gjithmone ky ndryshim?

Kam shume deshire qe skenen ta dalloj nga jeta e perditshme, pasi une jam shume sportive gjate dites. Skena eshte dicka shume e vecante, ndaj edhe mua me pelqen qe te jem e tille, te dukem e tille. Dhe me floket keshtu te shkaperdira une e ndjej veten shume mire.

Nga koha e "Ethe-ve...", jeni shpesh ne Tirane...

Gjithmone e kam thene se Tirana per mua eshte nje vend shume i ngrohte. Dhe ketu kam qene shume e mirepritur cdo here, ndaj kjo ben qe une te jem ketu shume shpesh, prezente neper koncerte, apo cfardo qe te jete.

Po ne festivalet, i konsideroni kenaqesi pjesemarrje apo menyre shume e mire per tu lancuar?

Jane te dyja se bashku per mua. Dhe pse ne nje festival kam marre pjese vetem njehere, them se per nje kohe nuk do te marr me pjese dhe pse eshte shume shpejt per te folur. Dhe serish mendoj se ato jane menyra me e mire per tu lancuar, dhe per te percjelle tek publiku kenget e tua. Pa mohuar ne kete rast kenaqesine qe te jep te qenit prezente ne nje festival. Me e vecanta eshte prania e te tjereve kolege, qe te jep nje kenaqesi edhe me te vecante se kenget.

Ja edhe nje koncert mbaroi. Cili eshte plani juaj me i afert?

Se pari do te kthehem ne Kosove, dhe do te vazhdoj punimet per albumuin tim te pare. Jam duke punuar shume intensivisht per kete album dhe shpresoj se ai do te dale se shpejti, duke iu bashkangjitur ndonje videoklip. Dhe theksoj se do te bashkepunoj shume me kompozitore te Shqiperise, pasi ishin ata qe me zbuluan dhe ata e dine fare mire shijen time.

Po nje promovim ne Tirane te albumit do te kete?

Jam shume e bindur se do te kete nje promovim te tijin edhe ne Tirane. Realisht do te doja shume qe te kete nje dite speciale edhe per te ketu, ne Tirane.

Kush eshte Vesa Luma...

Shpejt i mbush te 20 vjetet, por fama nuk ka pyetur per moshe...Ne audicionin e "Ethe-ve" te vitit 2004, ne Prishtine i thane te "vinte ne Tirane", dhe ajo jo vetem qe erdhi, por arriti te jete edhe nje prej finalisteve. Ndersa ne festivalin e 43-te me kengen "Flakareshat" Vesa Luma, Teuta Kurti dhe Rona Nishliu, fituan cmimin per te rinjte. Ndersa bjondja nga Prishtina, e cila vec te tjeresh eshte edhe gazetare, ne nje prej televizioneve te Kosoves, se shpejti do te vije edhe me nje album ne tregun muzikor shqiptar.

Korrieri