Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Martin Lleshi

| E diele, 22.03.2009, 03:34 PM |


Martin Lleshi, Gjakovë
Martin Lleshi, Gjakovë
HEROJVE TE KOMBIT
ADEM SHABAN DHE HAMEZ JASHARI
 
Erdhet me këngët e lahutës t’përflakur nëpër shekuj
Me krismen e pushkës nëpër franxhi kullash
Nga dheu i gjakdheut të brymosur me burrëri
Nga Atëdheu i thurur prej ashtit tim
Nga djep i lidhur me nyje kohërash
Në token e rrudhur nga dimrat e mëdhenj
Më falni për pakësinë e fjalëve të mija
Për vogëlsinë time t’përulur në bëmat e juaja
Shekujt s’ua lajnë borgjin edhe po ranë qiejt
Mbi kupën e përbuzjeve nëpër ngrehina t’përikura
Ju brumi i ngjizjeve Dardane
Vet palca dhe ashti i Gjergjit ynë
Emblema e plasaritjeve qiellore
Oshëtima e shtatë palë bjeshkëve
Dridhja e rruzullit n’termete apokaliptike
Trandja e çudirave të botës moderne
Jasharajt e përjetësive hyjnore
Kulla e çëndresës mbinjerzore
Drenica e madhështive të zjarrta
Legjendkulla e Prekazit galaktik
As kohë as mbikohë s’mund t’ua matë lavdinë
Legjendat e bëmave përrallore
Mitet e shekujve t’përhumbur
Plasaritja dhe hapja e portës qiellore
Krismat e qetësisë së ofshamave të mija
Ndalja dhe amshimi i akrepave të veriut
Bëmat e shekullit t’nëpërflakur
Çuditbërsit e lëpamendjeve të botës krisur
Fituesit dhe mundësit e të mundurve matanë
Grushtdheu i Atmës hyjnore
Pranvera e Mollkuqës së harruar
Ringjallja rikrijimi përfundimmundja inrike
Farëmbjellësit e gjeneve Dardane
Nambëmat e amanetit t ‘Madh
Betimdhënësit e Skëndërbeut
Për rikthimin e këputjeve të mija
Jasharajt e përrallave të pëmotshme
Legjendat dhe mitet e përjetësisë
Edhe mbarimkoha po përfundoi
Atëdheu me golgotë i mate shekujt
Me ju do lartësohen motet
Me ju këngët do flasin
Brez pas brezi djep dhe varre do këndojnë
Pesëdhjetë e gjashtë yje të ngritura në qiell
Me tri Kryeshkabë të shkrira në Diell
Mos më ngisni ofshamat e namjeve të mija
Mbase ëndërra foli e mjerë është tradhëtija
Një vetëtimë shkrepi nga qielli i parë
Ku mbetën ikjet e veshjeve të mija
Deri në fundkohë në arrëz mëkati ju mbetet zvarrë
A ngrinë friga trimërinë kur vret fort tradhëtia…!


BËMAT
 
/ Mark Avdylit /
 
Kam zbritur
Nga kupa e qiellit tim
Me një copë diell
Në syrin e djathtë
Ngritur jam
Nga rrënja e rrënjës sime
Lumkuqi vetë i katarakteve të zjarrta
Krisma parë e krisjes sime
Vullkan i syrit t’majtë
Shtatë palë bjeshkë tejkallur shikimi
 
Tej horizonteve matanë
Degë të vdekura pezull rrinin
Si hije të këputura
Si zbehje gjysëmhëne në mugëtirë
Si fërfëllitje gjethvyshkure nëpër erë
Si kruspull plage ndër shekuj
Si përhumbje amësie në galaktikë
Si thyerje e miteve prrallore...!
 
Drunjë të vdekur dilnin matanë
Nga dheu i verdhë
Nga dheu i verdhë...!
 
Kur lëkunden bjeshkët e Kelmendit
Zanmirat veshen në të bardha
 
Një dragua mbi kodër t’Hutit zjarrin kallë
Një shekull vetëtima iu shkrinë në ballë
Njëmi bëma rrënjë Lisi
Krye Shkabë ndër breza fisi
 
Andejshëm dilnin e vinin
Drunjë dhe degë të vdekura
Nga dheu i verdhë
Nga dheu i verdhë
Dhe binin binin binin
 
Në tokën e miteve përrallore.

NEPER TRANDJET E ARDHJES
 
Erdhe neper galaktika të purpurta
Ne djepin e artë
Përkundur nga engjujt e ruajtur nga diejt
Nga rrufetë e vetëtimave që shkrepen shekujt
Nga bubullimat e reve të zeza vërsulur tërbueshëm
Nga trandjet e moteve të mija
Nëpër vorbulla rropullishë
Nga ecjet nëpër mjegull n’kërkim të shtigjeve
Nga këngët e burgosura nëpër harresa të dhunuara
Liri mbretëreshë e bardhësive të mija
Rilindur para të gjitha lindjeve
Fluturimi i krejt të vërtetave qiellore
Përralla e kurdisjeve mitike e veriut të vonshëm
Historia e rrënjshkuljeve të arinjëve polarë
Toka e shenjtë e kishave të vjedhura
Jerusalemi i besimeve djallëzore
Huçja e huçjeve të përmotshme
Nga perkundjet e fituesve të humbur
Nga humbësit e kokëngritësve të mundur
Nga përrallat e shkruara ne mbamendjet e verbëra
Nga mbështjelljet e miteve rreth lëmshit të hiqit
Deri në ç’mendurinë e bëzëmjeve të ngrira
Për të paqena për të pa para
Për faren e vonshme të zbarkuar nga xhepi i majt
Për mëkatet e lindura dhe shumfishë të fitueme
Për lozjet me djaj n’tryezat e mallkueme
As sorre as korb mbi degë të lëmueme...!
 
ÇAMERIA
 
Repërhitura krahapë lartësive mbi Jon
Puhizë-puhizë vala valën zgjon
Konstantini mbi gurin e Artës
Në pritje...!
 
Mos më ngisni nëpër lavra shekujsh
Ujvarat e syrit tretë
Mos më lini matanë kohe
Kataraktet e ngrira nëpër kulla të bardha
Psherrëtima dallgësh nëpër Jon
Dromca tisi në jugun e pa përenduar
Një diell të pa shkrirë në ballë
Gjysëmhënë me heshtë në sy
E përhitura e dheut
Gërshetkëputura bjondinë
Vellkuqja e ngjizjeve t’papërthithura
Legjendgjalla Doruntinë
Besëngrira e shtatë bjeshkëve
Dafina ime
 
Do këthehem një ditë
Dhëmbja e përmalljeve të mija
Mollkuqja e fatit tim
Të bërë tym
Çamëri
Palca e gjenit tim.
 
MAGJITE E ALADINIT
 
/ Dëshmija e parë /
 
Aladini preu rrënjën gurit
Në Lezhë filloj lojën me magjitë
Fat i mirë një skaj ashti
Prej llambe s’del mbërthimi
S’mbushet kupa vrerë
Po s’u mbush premtimi
Qysh thehet shtegu prej krisme
Degët si lidhë trungu pas shpate
Vetëm hija e ndjekë
Ajo e Gjergjit
I shtien hatanë prej burri
 
/ Mbajtja e premtimit /
 
Thërret një skaj ashti
Llamba kris nga hija
Kapërcen malet shtigjet kallen
Me frymen e sajë arrinë në Prishtinë
Hynë në lojë me ujq
Dhe ja Bogdani me çetën n’dorë
Qëndron në këmbë
N’dyluftim me hije
Gjymtyrët humbë
Ashtin e tretur...!
 
/ Urdhëri i prerë /
 
Nisë llambën
Me dëshirën e tretë matanë malsije
N’buzdrin takon Fishten në udhë
Ggjysmë shekulli e vë në gjumë
Fillon lojën me rrënjët
Drin e Bunë lidhë me urën prej ashti
Me ëndrrën e shpirtit të vonuar
Preu rrënjën gurit
Me flatra engjujsh
N’krahë të djallit muar flatrimin
Mbi Krujë zbarkoj hatanë!
Dhe piu një kafe turke...!
 
LERE TE SHKOJ
 
Në pritjen e vonuar dhe zgjimin e përflakur
Me këmbët e ënjtura nag vrapi ndjekë largësitë
Sa vjetë dritë mi vodhën orëligat
Këtej e matanë më thanë lëre të shkoj
 
Edhe po i dole n’udhë
Po e preke me dorën e majt
 
Lëre të shkoj..!
 
Priten ta zënë në shteg
Në pragun e hapit të parë
Frymen pa dalë mirë prej gryke
Mjegulla në vrap me kohën
Ajo është tepër e hapur
Ajo nuk ndalet n’shikim në pasqyrë
Po ju ra detrave tejembanë
Të gjitha në te shtrihen.
 
Lëre të shkoj
 
Edhe kur hapëron me këmbën e majt
Bashkë me lakuriqësinë e gënjeshtrave prrallore
Nëpër netët me hënë të botës së krisur
Kujtimtet s’mund ti ndalë
Ato kalojnë nëpër mua
Si në peshë ëndrre
Si vezullimë e hënës në err
 
Në mes të mirës a të ligës
Le të shkoj me udhën e pakëthim
Krismë e krisjes sime
Në cilat rrënjë lidhur nyje.
 
MANTELBARDHA

Mos t’u ngrirëshin bardhësitë
Edhe kur trupi nëpërmalet
Ne gjenet e koduara
Mos të rënëshin shpirtat në qafë
Edhe kur bënë brumin e mirë prej bari
 
Ja n’flatërim një pëllumb i bardhë
Hipokratin tek e zgjoi nga gjumi
 
Bardhësitë mos t’u marrëshin kurrë
Mantelbardha ime. 

JAKOVA
 
Fusha e Jakut të thonë
Nëpër palë të shekujve
Emri t’përndritë si Shkabë
Sfidë e ëndërrave të mija
Orakull legjendash
 
Kur motet ndërruan stinët
Shkelzeni verboi syrin e djatht
Ereniku volli gjakë
Not i ranë lis e plis
Deri n’buzdrin përmbyten hijet
 
Jakovë
Nokturno fusha e Jakut
Çabrati syrin e majt t’a ruan...!
Gjaku im Gjakovë.
BALADE MERGIMI
 
Kur ikjet marrin udhë
Atëdheut i brymosën lulet
Shikimplaku fundërruge përhumbë
N’tri këmbë strehë n’strehë gjerbohet
Dhëmbjet pëlcasin gurin e shpuar
 
Kur ikjet i këthehen Atëdheut
Flokëbardha belbëzime gjuhëprera
Fara ime e vjetër largë përthithur
Atëdheut i piqet buka e moçme
Trasta ime e vjeter
Me fyell nën sqetull
Tuma ime.
 
N’UDHETIM TE ENDRRES
 
Po t’më linin këmbët
Me duar do ecja
Ti vizitoja pjesët më të largëta
Të trupit tim
Në një rrënjë do lidhnim stinët
 
Duart po t’më linin
Kafka do të piqet në mua
Me shikim do i gjuaja retë
Për një plasaritje në galaktikë
 
S’ë fundi po të vdisja
Dyert i leni hapur
T’i këthehem mëndjes sime
Të ç’mallem me qeshjen
Sa largë ika trupit tim
Akull ngrirë
 
BALADE  ENGJUJSH
 
Hapëroi udhët e mbetjes  sime
Mbërthyer n’pleqërinë e rinisë
Që se njoha kurrë
Tani n’tri këmbë zgjidh nyjet kohës
Keq me të largëtit
E largë me të afërmit
Qeshem me vetvetën deri në vajë
 
Ju falem njerzit e mi
 
Po t’më dëgjonte fati
Me ju do kallnim zjarret
Bukën e moçme s’bashku do bekuanim
Etjen do shuanim me flakë
 
Po t’më lënte fati
Krejt me ju do vija
Mbi qiellin e nëntë do t’fluturoja
Ariut të madh do verboja sytë
Dhe ëndrrën do ta zgjoja vetë nga gjumi
 
Fati t’më kishte dëgjuar
Matanë lumi skisha mbetur
Ura të reja do ndërtonim
Rrjedhën lumenjëve për t’ju kthyer
 
Në gjunjë ju falem njerzit e mi
 
Jetë i dhat vdekjës
Shenjtërim t’ardhmes
Atëdheut përjetësinë
 
Hamburg maj 2001.
 
RREQEBULL
 
Rrota sillet në os
Kau i zi në zgjedhë
Ngreh e ngreh
S’bret tatëpjetë
Ngritet lartë në maje t’malit
Nga një kut i bungut
Te lisi im i bie
 
Rrota sillet në os
Kalon ura
Kau i zi në zgjedhë
Ngreh e ngreh
Kamxhiku rrahë në shpinë
Nga një kut te lisi im i bie
 
Rrota sillet në os
Kau i zi në zgjedhë e ngreh
Rrugëve të lidhura nyje
Kamxhiku rrahë e rrahë
Kuta bie te lisi im.

1981.
 
BALADE PER ATEDHEN
 
Kosovë qarje e galaktikës në mesqiell
Kryediell i plasaritur në ballin tim
Kryeyll i krejtësisë në hapësirë
Kryedritë e dritëhijeve t’pa amshuara
Kryezjarrë i vullkaneve qiellore
Krye emër i toponimeve në gjithësi
Kryevepër e vetë Zot’Ynë
Kryefjala e fjalës pare
Kryevepra e veprave të mija
Kryetokë kryedhe i Atëdheut
Gjaku dhe mishi
Ashti palca dhe shpirti
Buzagazi  hidhërimi dhe gëzimi
Djepi varri  rilindja
Krushku i pare dhe flakadani
Zjarri dhe liria
Vellëkuqja kurorzjarrta dhe bardhësia
Vetë dielli dhe Illyria
Kryevepra e të gjitha veprave
Ngjyrëkuqja ngjyrëzjarri ngjyrëflaka
Krye Shkaba e heraldikës sime
Dardania e gjakdheut të plisave t’bardhë
 
Kosovë
Atëdheu im buzëshkrum prej guri
Ti je kënga dhe urata e lutjeve t’mija
Lahuta dhe fyelli
Të dalur nga bri e ashtit tim
Je vertikalja e pakërrusur
E ecjeve të gjata nëpër shekuj
Lavra e mbjelljeve  të lashtësisë
Rrudhëkuqja e bardhësive të ngrira
Reblerta e shirave te gjakut tim
Rekuqja e syve t’mi të rremosur
Përtejshikimi i hapësirave të pakufi
Edhe bukëmykja e mbashpirtit tim
Edhe ndezja e kërcejve të unave nëpër acarë
Edhe argjendi dhe ari i kërkuesve të andejshëm
Ti je filli dhe amshimfilli i gjeneve të mija
Kurorëgjkau i kurorkuqeve inrike
Farëpara e bimur nga dheu
Lulëkuqja e bimur nga gjaku
Je vetë INRI i golgotave të mija
Kosovë ti je kryekrisma e krejt krismave
Të qiellit tim
Mbi Ibisi Thothi dhe  Hermesi
Mbi Siriusi  Zeusi dhe krejt mitikët
Mbikrijusja ime Kosovë
 
Betohem
Në emër të ATIT e të BIRIT
Kastriotëve,Dukagjinasve,Frashërve
Fishtës Rugovës Jasharajve Haradinajve…
E të shenjtërve AMEN.
 
PLOTNIA

Ardhëshin qiej me diell
Mbi kokën time të ngrirë nëpër kohë
Yjet zbritëshin në trupin tim
Të kallur nga errësira
Kashtë e kumtrit t’më marri  ngji
Se jam galaksia
 
Diellit i falë krahun e djathtë
Tek lind në perëndim
N’ju falsha t’majtën ujqëve
Qentë më mbetëshin në qafë
 
Nga gjoksi im shkrumbëkuq
Fluturojnë bardhësitë
Mblidhuni gishtat e dorës sime
Jam unë Plotnia

Zgjodhi per Zemra Shqiptare: Xhenc Bezhi