Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rizah Sheqiri ka hapur edhe një ekspozitë personale me fotografi artistike (Suedi)

| E diele, 22.03.2009, 11:58 AM |


Në Emmaboda të Suedisë:

Rizah Sheqiri ka hapur edhe një ekspozitë personale me fotografi artistike

Në shtëpinë e aktiviteteve të gjithmbarëshme “Allaktivitetshus” në Emmaboda të Suedisë, që nga 1 marsi 2009 po qëndron e hapur ekspozita” Kur fjala s’më del bëj një fotografi!...” me fotografi artistike të shkrimtarit dhe poetit  Rizah Sheqiri i cili krahas aktiviteteve të shumta kulturore, arsimore e letrare  fotografinë e ka si hobi.

Rizah Sheqiri përveç fotografive të përcjella me tekste poetike në gjuhën shqipe dhe në atë suedeze, në një stendë të veçantë ka ekspozuar edhe librat e tij në gjuhën suedeze dhe në gjuhën shqipe. Kjo ekspozitë është vizituar nga shumë vizitorë dhe ka zgjuar interesim të gjërë tek publiku.

Ekspozita është e aranzhuar nga NBV  Sydost  - (NBV e Regjionit Juglindor  të Suedisë) e njohur për mbshtetje dhe për organizimin e  aktiviteteve të ndryshme kulturore, arsimore,etj.

Kjo ekspozitë personale e Rizah Sheqirit e dyta  brenda këtij viti do të do të qëndrojë e hapur deri në fillim të prillit.