E premte, 29.03.2024, 02:46 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kur këndon rapsodi - Agim Gashi: Këngën ia kthej me këngë

E diele, 22.03.2009, 05:29 PM


Kadri Mani

KUR KËNDON RAPSODI

 

Këndon Agim Gashi duke qesh,

E zemrat tona çohen peshë!

 

Këndon Agimi me afsh nga zemra,

Na i  dridh ndjenjat nga tepja te thembra!      

 

Qet me duar e deklamon,

Zemrat tona fort na i gëzon!

 

Një përulje në shenjë ndrimi,

Ne galdojmë nga gëzimi!                  

 

Te përmendorja e Kryetarit,

Ia lëmon fijet e barit!

 

Të kanë sha bre Kryetar,

Do hajvanë e do gomarë!

 

Fijet e barit te koka ia lëmon,   

Në këngët e veta e përjetëson! 

 

Gjithmonë në zemra do të mbajmë,

Një pjesë të borxhit mbase ta lajmë!                       

 

Këndon Agimi nga hareja                                         

Sëpari kombi e pastaj feja!

 

Sëpari lufta brenda shtëpisë

Pastaj kundër Serbisë-Greqisë!

 

T’i pastrojmë ndjenjat nga mëria

E na bashkohet Toplica e Çamëria!

 

E kush ndahet nga kopeja

E ha ujku e vrraftë rrufeja!

 18 Mars 2009

 

Agim Gashi

Këngën ia kthej me këngë

Mikut tim Kadri Manit

 

Më erdh një letër nga Prishtina

Këtë merzi gëzim ma bani,

Me pastërtinë e shqiptarit

Ma kishte shkruar Kadri Mani.

 

Miku im Ti Kadri Mani

Njëzet vjet në kazamate,

I kalove e s’u dorzove

Shqiptrisë me i sjellë fate.

 

Të njoh mirë o miku im

Ta njoh zemrën, ta njof nderin,

Disa tipa prapë të shajnë

Për së gjalli me t´pru ferrin.

 

Sa mashtrohen dallkaukët

Vetëtradhëtohen pizivengët,

Kadri Mani është si rrapi

Din ta ruaj nderin dhe mendjen.

 

Të kanë sha shkijet në burgje

Po të shajnë sot rrugaçëria,

Mos ki dert  o miku im

Me ta s’ka t´bëjë shqiptaria.

 

Janë kta tipa pis në shpirt

Pis në gojë e pis në zemër,

Qëndro kokëlartë o Kadri Mani

Kur të shajnë të rrisin n´emër.

 

Ma ke këndu këngën me shpirt

Ma dërgove në kurbet t´zi,

Se e din çka është mërzia

Më ke gëzue sikur fëmijë!

 

Çdo mëngjez pa ague dita

Zgjohem unë dhe puth flamurin,

Harta n´gjoks e Arbërisë

Ma shton jetën e ma ndrit nurin.

 

Shokë e miq unë i kujtoj

Që Arbërisë ia ngritën namin,

Një ndër ta je edhe Ti

Miku im o Kadri Mani.

 

T´përshëndes atje n´Prishtinë

Dhe ta jap një porosi,

Çoj dy lule mbi varr t´Rugovës

Atje lart në Velani.

 

Se pushon atje kombëtari

Që i dha jetë shqiptarisë,

Atje flladi ja përkthel ballin

Me puhizë të Dardanisë.

 

Dhe n´Prekaz me i çue dy lule

Lule t´kuqe all bozhur,

Gjaku i derdhun i Bacë Ademit

Në këtë jetë s´harrohet kurrë.

 

Dhe me dalë n´maje t´Gërmisë

Ma  përqafo  Nënë Shqipri,

Përqafimin jepjau zogjëve

Le t´ma binë në kurbet t´zi.

 

T´falemnderit miku im

Dhe të fala të çoj Ty,

Hudhe fjalën n´tokë të Arbërit

Të mos ketë më hasmëri.

 

Thuej kësaj toke si lulëkuqe

Bëni dasma e merrni nuse,

Dhe gëzoni vatrat tona

E mos çoni më n´varr kufoma.

 

Mos varrosni gra e burra

Mos ma humbni gjakun tim,

Mos i vrisni n´pusi njerëzit

E me u rritë fmija jetim.

 

Eshtë kjo plagë që na rëndon

Eshtë kjo plagë që peshë na çon,

Eshtë kjo plagë e ndytë sa s’ka

Kur po vriten vllau me vlla.

 

Këto fjalë ti çoj nga zemra

Dhe nga shpirti që s’ka qetësi,

Me t´pa mirë ty miku im

Dhe të bukurën shqiptari.

Düren, më 18 mars 2009



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora