E premte, 19.04.2024, 10:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Koha e poezisë dhe lidhje të mahnitshme që paraqesin një mrekulli të historisë

E diele, 22.03.2009, 10:52 AM


Baki Ymeri
Baki Ymeri
Vlera shqiptare në gjuhën rumune

Koha e poezisë dhe lidhje të mahnitshme që paraqesin një mrekulli të historisë

Nga Baki Ymeri

Bukuresht, e mërkurë, 10 mars 2009. Në kuadrin e Klubit Letrar Mihai Eminescu që vepron në gjirin e Universitetit Spiru Haret, me rastin e manifestimit Dita Ndërkombëtare e Poezisë, ndër dhjetë poetët e njohur rumunë, i ftuar special ishte edhe një shqiptar (autori i këtij shkrimi). Me këtë rast, në sallën e një vile të vjetër bukureshtare, e ngritur më 1897, në prani të një publiku të zgjedhur prej krijuesish dhe kuadrosh universitare, moderatori Vasile Andru (eseist, kritik letrar dhe filozof), në prani të kamerave televizive, bëri një ekspoze të shkëlqyer lidhur me lashtësinë enigmatike të lidhjeve farefisnore trako/ilire, duke evidencuar vlerat e arumunëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Rumanisë. Sipas tij, “shqiptari që e nderon këtë manifestim me praninë e tij, është një vlerë ekzotike e lindur në gjirin e një familje të përzjerë, në brigjet shqiptaro/vllahe të Maqedonisë. Ky arnaut e laton gjuhën rumune në Universitetin e Vjenës, por edhe në Bukuresht, duke qenë mbi të gjitha poet, përkthyes letrar dhe botues i revistës Shqiptari. Vëllimi i tij, Drita e Dardanisë, është një biografi lirike për tanishmërinë e dashurisë, apo për një vllahinkë të rritur me qumshtin e hyjnive dhe me buzët me erëtimë vetëtimash. Autori ka lumturinë e një identiteti të bekuar që i ka krojet në fontanat arumuno/shqiptare”.

Vasile Andru
Vasile Andru

Sipas moderatorit Vasile Andru, “poeti ka vetëdijen se është pjesë e një mrekullie të qenjes në të cilën historia dhe fati personal takohen nën shenjën e dashurisë dhe të ndjenjës fetare se fajet i falen vetëm atij që dashuron”. Janë këto vlerësime eseistike që i ka bërë të njohura edhe në revistën Viata Romaneasca (Jeta Rumune, nr. 12/2005, fq. 126/127). Pasi u shprehën një serë medimesh mbi rëndësinë e takimeve të këtilla dhe poezinë si një përshëndetje e shpresave në përjetësinë e çastit, Vasile Andru lexoi vargje nga Drita e Dardanisë. Me këtë rast u bë fjalë për dashurinë e shqiptarëve ndaj gjuhës rumune dhe admirimin e hatshëm që kishte dijetari Bogdan P. Hashdeu ndaj popullit shqiptar. U shpreh keqardhja se këto lidhje të mahnitshme që paraqesin një mrekulli të historisë, i din vetëm një pjesë e elitës intelektuale rumuno/shqiptare, por jo edhe të rinjtë dhe qytetarët e rëndomtë. Në këtë manifestim të rëndësishëm, organizuar nga Fakulteti i Gazetarisë, Fakulteti i Filozofisë, Shkencave Politike dhe Studimeve Kulturore, dhe Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Rumune në kuadrin e Universitetit Spiru Haret, në prani të Televizionit Romania de Maine, lexuan vargjet e tyre Ion Dodu Balan, Loredana Cristea, Theodor Damian, Mihaela Albu, Dan Anghelescu, Nicolae Dan Fruntelata, Elena Liliana Popescu etj. Ky manifestim që do të mbahet mend, qe paralajmëruar edhe në faqet e shtypit përmes shkrimit Ka arritur koha e poezisë.

Pllakati Dita Nderkombetare e Poezise
Pllakati Dita Nderkombetare e Poezise

Opinia Nationala me lajmin mbi manifestimin poetik
Opinia Nationala me lajmin mbi manifestimin poetik


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora