Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadri Fetiu: Përtej mallkimit

| E diele, 22.03.2009, 11:18 AM |


Dr. Sadri Fetiu
Dr. Sadri Fetiu
Dr. Sadri Fetiu
 
PËRTEJ MALLKIMIT

…mallkimi i rëndë do të bjerë mbi ju
ia ndërruat ngjyrat flamurit
gjakoni një komb të paqenë
ia hapët gropën e thellë UÇK’së
mallkimi i thellë deri në zjarrin e tokës
mallkimi i lartë mbi zenitin e qiellit
nga thellësitë e zemrës së dheut
do të vërshojë gjaku i kuq i të rënëve
do të zgjohen nga varrët ata që ranë për liri
do t’i përmbysin mermerët e rremë
do t’i çjerrin maskat e rrenave të mëdha
me fjalë boshe të demokracisë evropiane
do ta përpijnë hipokrizinë moderne
do t’i gjejnë gjurmët e lashta të gjarprit të ilirit
do t’i shkrepëtijnë të gjitha rrufetë e frombos.
do të shpërthejnë me vruskuj të gjitha burimet  e bindit
do të përzihen lahuta e fishtës me lulet e verës së naimit
do të pihet deri në pikën e fundit vera e kuqe e dionisit
nga dehja shekullore do të përmbusen në fund të ferrit prangat
e robërisë pastaj do të bjerë ai shiu i madh
shiu që përmbyt mite e legjenda të stërlashta
dhe askund nuk do të gjendet barka e nuhit
askund toka e premtuar e moisiut
krejt do të bëhet ujë
krejt do të bëhet gjak
por kurrë nuk do të shuhet lavdia
do të dëgjohet himni triumfues i UÇK’së
do të shpaloset flamuri i madh i lirisë
vetëm i kuq dhe i zi
si dheu  - si gjaku ynë
o do të vijë
si bumbullimë e rrufeve qiellore
do të vijë i sigurt si Dielli
i butë me shkëlqime vesore
do të vijë
pranvera e vërtetë
e shqiptarisë
e nën hijen e lisit të madh
do të pushojë kambëkryq
Adem Jashari
bashkë me të gjithë ata që ecën rrugës së tij të dritës…

(Shkruar në mbrëmjen e 6 marsit 2008)