E premte, 19.04.2024, 12:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet Ylber Gjini, një nga baritonët shqiptarë më të shquar të Teatrit të Operas dhe Baletit

E diele, 22.03.2009, 10:44 AM


“Toska”, në Shkup i ngriti spektatorët në këmbë

“Traviata”, “Karmen”, “Rigoleto”, mbeten të pazëvëndësueshme

Nga Albert Zholi
 
Z. Ylber ju jeni bariton, ky profesion është disi i veçantë dhe nga masat e gjera nuk njihet. Ju si do ta komentonit profesionin tuaj?

Po!! Profesion i veçantë dhe që ka një spektator elitë. Nuk mund të pretendosh se është apo kemi spektator të gjerë . Ne për këtë po përpiqemi çdo ditë, që të rrisim audiencën. Të zgjerojmë dëgjuesin apo shikuesin, por kjo do kohën e vet. Nga vet struktura e këtij profesioni dhe nga arti që përfqason do një kulturë të madhe muzikore.

Çdo të thotë kjo?

Kjo fillon nga tradita. Ne nuk e kemi pas traditë këtë lloj gjinie muzikore. Kam debutuar në disa qytete dhe fshatra të Italisë dhe më ka ardhë çudi që spektarorët vinin me libër dhe me libër na ndqinin kur këndonim. Në vende të caktuara ka një traditë që kjo gjini muzikore pëlqehet masivisht. Sidomos në Itali. Tradita në Itali është shekullore, tek ne 50 -60 vjeçare.
Megjithatë ne tashmë kemi arritur rezultate dhe mundohemi ti mbajmë në stadin që kemi arritur, të mos kemi rënie.

Sa bariton ka pas Shqipëri në këtë rrugë 60-vjeçare?

Bariton filluam të kemi sidomos pas viteve 1945 që u ndërtuan institucionet e muzikës së Operas- Athere ishte shansi që shumë prej baritonëve por edhe të gjinive të tjerë të muzikës studiuan jashtë shtetit. Nuk kishte mundësi të tjera dhe çdo gjë filloi nga e para. Bartion i parë ishte Ramiz Kovaçi, Burhan Spahiu, Ymer Kaca, Ajet Duro. Por mund të kemi pas edhe më parë por shumë shfaqje nuk janqë filmuar dhe nuk mund të gjejmë emra të tjerë që nuk i njoh.

Pse është kaq e veçantë kjo gjini e muzikës?

Është e veçantë sepse në radhë të parë është gjinia më e vështirë për artistët. Nqs në Teatrin Kombëtar luhet një dramë dhe janë 5 veta, këta tregojnë një ngjarje në 1 orë dialog, monolog, por i kanë vetëm zanore, vetëm me të folur. Kurse në artin tonë janë shumë gjëra të tjera që duhen të përputhen me një stolist, sepse ndryshe nuk funksionon. E para është fjala, por fjala e lidhur me muzikën, dmth me orkestërn, ke një kor, por dhe solist. Është një ansambël i tërë që duhet të funksionojë në mënyrë harmonike, perfekte. Plus skena, ku në mënyrë të veçantë spikat solisti. Ai është roli më i vështirë Pasi do dalësh në skenë, do interpretosh rolin, do kesh vëmëndje maksimale me orkestrën, do kesh vëmëndje maksimale me partnerin po e po, do interpretosh rolin me detajet me rikuizitën, me lëvizjet në skenë (pra edhe si aktor). Kështu që për mua dhe me sa kemi lexuar cilësohet si arti më i vështirë.

Sa role keni lujatur në skenë?

Me numër nuk mund të them saktë, por janë mbi 20 role. Por si cdo artist në jetën e vet, ka arritjet dhe majat e tij. Jo çdo rol mund të jetë i suksesshëm. I pari për mua mbetet “Toska”, që e kam debutuar me atë sukses si në Tiranë edhe jashtë shtetit. Sidomos në Shkup suksesi ka qenë shumë i madh. Aty jam gjithmonë i ftuar. Por edhe në Shqipëri “Traviata” rolin e Zemunit, (roli i parë që unë kam debutuar në Teatrin e Operas). “Karmen”, “Rigoleto” (rol dramatik), mbeten suksesi që më ka dhënë forcë, kurajo dhe imazhin e ri për të parë të ardhmen.

Keni qenë shumë jashtë shtetit. Si ju kanë pritur?

Në Itali kam debutuar me “Karmen” në 10 shfaqje, me stolistë italianë dhe kritika ka reaguar duke i vlerësuar shfaqjet të suksseshme sikur ti luanoin artistët vendas. Ndërsa në Maqedoni, ku kanë qenë edhe trupa polake, gjermane, bullgare, kam marrë vlerësime të mëdha nga shtypi. Shtypi shruante se “Toska” është luajtur më mirë nga baritoni shqiptar Ylber Gjini. Që nga 1995 në Maqedoni jam i ftuar në vazhdimësi.

Kur e keni ndjerë veten paksa keq në skenë?

Por tek një “Rigolet” kam qenë paksa jashtë natytrës ime.. Ka qenë një kohë e pamjaftueshme ardhja në skenë e kësaj opera dhe nuk arrita ato çkisha kërkuar vazhdimisht nga jeta në profesionin tim. Për kohën e pamjaftueshme edhe të regjisë. Por këngëtari ka një gjë. Njeriu sa rron mëson. Në një shfaqje mendova se do bëja çfaqjen më të bukur të jetës sime. Pra ja kultivova vetes këtë mendim. Dal në shfaje, por në fund pashë se nuk ishte ajo më e bukura. Bile ndër më të dobëtat. Pra këngëtari duhet të mendojë të japë atë që duhet, jo se duhet të jap të paarritshmen.. Sepse kështu nuk ke më si të stimulosh veten. Mbetesh pa perspektivë.

Për ju kush ngelet baritoni më i pëlqyer në botë?

Unë në përgjithësi jam kundër idhujve, jam kundër veçimit, pasi jeta ecën, nxjerr talente. Ka abariton që shkëlqejnë në disa role, në disa role të tjerë vlen për të dëshiruar. Askush nuk i ka kënduar të gjitha rolet në nivelet maksimale. Janë disa artistë që nuk plotësohen nga vokali, zoti të jep një gjë tjetër të plotëson në interpretim, lëvizje.

Problemi më i madh i shoqërisë së sotme shqiptare?

Ne artistët jemi barometri që i ndjejmë më shumë këto probleme dhe shqetësime. Problemi më i madh është se nuk zbatohen ligjet, as nga ata që i bëjnë, as nga populli. Kjo krijon një vakum. Në momentin që ligji del miratohet dhe botohet në fletoren zyrtare ai duhet të zbatohet nga të gjithë. Jo të parcelizohet. P.sh, unë mednoj se shpqëria duhet të kërkojë shumë që të marri pak. Pra shoqëria duhet të jetë gjithmonë në kërkim, të mbrojë interesat e veta.. Ajo duhet të jetë në opozitë me çdo qeveri..Të drejtat nuk ti jep njeri po si kërkove. Ne jemi indiferent, rrimë në hije, pa asnjë kërkesë. Po skërkove, po nuk demostrove, po nuk dole në rrugë nuk kujtohet të të jap askush atë që dëshiron, apo atë që të mungon.

Artsitët a janë sot të vlerësuar?

Jo sa duhet, por janë disi më të vlerësuar se një pjesë e madhe e shoqërisë. Kam mendimin që për artistët duhet bërë më tepër pasi arti është ai që bën prezent Shqipërinë në botë në mnëyrën më krenare, më dinjitoze. Nuk dua të përmend regjimin komunist, por dhe athere artistët vlerësoheshin dhe po ata artistë që vlerësoheshin athere, marrin dekorata apo medalje dhe sot “Nderi Kombit”. ne merrnim edhe shpërblime Ne që jemi paksa më të rinj nuk kujtohen sot të na japin vlerësime. Ndoshta është një moment ngërçi. Kriza botërore, problemet ekonomike të veçanta në Shqipëri. Do ecësh edhe brenda mundësive por edhe do kërkojmë. Do kërkojmë që të jemi më rezultativ dhe që institucionet tona të arrijnë standartet evropiane që të marrim dhe vlerësimet që duhet të marrim. Të luftojmë korrupsionin si individ edhe si grup në punë. Sepse ato që na takojnë të gjithëve shpesh herë i
marrin disa persona të korruptuar.

Kjo do të thotë ?

Që të reagojmë ndaj padrejtësive, të reagojmë brenda ligjeve dhe normave të një shteti ligjor. Ne jemi një popull që reagojmë me vonesë që edhe kur reagojmë nuk i themi gjërat siç janë. sepse kemi frikë mos i mbetet hatri dikujt. Këtë e kemi shok, atë të afërm, atë në lagje pavarsisht se ne e pësojmë vetë nga veprimet e këtyre individëve. Pra shumë herë heshtim. Duhet të ndryshojmë. Nqs nuk do flasim atë që mendojmë, kurrë të mos mendojmë se e kemi fituar lirinë. Atë liri që kemi menduar, trumbetuar. Në institucione nuk ka liri. Nuk flitet pa hezitim.

Je penduar dhe do ta ndroje këtë profesion me një profesion tjetër që do të bënte më të pasur?

Tani është shumë vonë. Kam pasur prirje për fusha të tjera, por jeta më solli të tjera hapësira apo më zbuloi të tjera dhunti. (fusha veprimi). Kam pas dëshirë për gjuhë letërsi dhe mjekësi. Por megjithëse kisha nota të lartë kisha biografi të keqe (qesh… kështu ishte në atë kohë) dhe rasti e solli që të përfundoja bariton. Brenda meje ishte një profesion tjetër më i madh. Kjo aftësi doli si një zbulim, si një talent që ishte brenda meje. Këtë profesion kur e zbulova e kam mbrojtur me punë, djersë dhe këmbngulje.

Keni ndonjë peng në skenë?

Sbesoj se kam ndonjë peng. Në kohën e komunizmit në moshën time këngëtarët e operas merrnin pension dhe shpërblim. Unë muzikant dola pak me vonesë dhe pa bërë liceun artistik. Kam punuar shumë, dy herë më shumë se të tjerët dhe me rolet që kam arritur dhe pa arsimin përkatës, kam realizaur rolet që i ka ëndërr çdo bariton.

Komenti për rastin Pango?

Më ke zënë ngushtë. Jam trishtuar shumë kur pashë ato pamje. Para disa ditësh në përvjetorin e Beslidhjes së Lezhës unë kam debutuar aty para varrit të Skënderbeut ë një romac të Çesk zadesë o ju male aty ishte dhe ango me stafin. Nuk e prisja një veprim të tillë. Ky është një fenomen më I madh. Ka shumë të tillë sot që veprojnë kështu nën petkun e pushtetit. Realiteti në këtë drejtim është I dhimbshëm. Për intelektin, postin, përgjegjësitë, profesionin që ka, përgatitjes pasur jashtë plitikës pangos nuk I falet ky veprim. Aq më tepër se mua për nivelin e tij inteltktual, I karrierës, që kishte arritur një stad të caktuar ngjitesh me vështirësi, por bie menjëherë. .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora