E enjte, 18.04.2024, 06:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Marseda: Violina dashuria ime e parë

E marte, 11.04.2006, 08:56 PM


Keni marrë pjesë në shumë spektakle televizive dhe tani jeni shfaqur tek publiku si këngëtare. Përse zgjodhët pikërisht botën e muzikës?
Kjo nuk është një rastësi pasi unë jam marrë me muzikën që në moshë të vogël, ku për 12 vjet kam studiuar për violinë. Gjatë kohës që unë kam qenë në shkollën e mesme, jam aktivizuar në shumë aktivitete të shumta shkollore, ku kam marrë dhe shumë çmime. Më pas dëshira e madhe për t’u angazhuar akoma më shumë në botën e spektaklit, më bëri që të merrja pjesë në shumë spektakle, ku një ndër këto ka qenë dhe Mis Shkodra në vitin 2003. Aty u kurorëzova me çmimin e madh Mis Shkodra. Ky çmim më hapi rrugët për të marrë pjesë në Mis Albania, ku u zgjodha tek më të mirat.Por kjo nuk ishte shumë e mjaftueshme, për karrierën time. Edhe pse violina është si të themi dashuria ime e parë, përsëri kjo nuk më bindte për atë që unë doja të bëja. Ndaj vendosa të merresha me këngën, pasi për mua kënga gjithmonë ka qenë hobi im. Kohët e fundit kam realizuar një klip dhe së shpejti pres të nxjerr në tregun muzikor një album. Aktualisht studioj në Akademinë e Arteve në degën dramaturgji, në vitin e tretë. Ndoshta kjo zgjedhje e imja nuk përkon me fushën e muzikës, por gjithmonë e kam ëndërruar botën e teatrin të filmit.
Ku ndjehesh më mirë, në muzikën, në spektaklet e bukurisë apo në aktrim?
Të jesh modele është gjë e bukur, një eksperiencë e veçantë. Pastaj të qenurit këngëtare për mua do të thotë sfidë, pasi të gjithë e dimë që sot të bësh muzikë, është paksa e vështirë. Muzika është diçka plus për karrierën time. Përsa i përket aktrimit, pas shumë vitesh eskperiencë në botën e spektaklit, mendova që të provoja veten për dramë. Të them të drejtën kjo, bota e filmit dhe e teatrit, më ka tërhequr gjithmonë pas vetes. Pastaj njerëzit e mi më të afërt, më shtynë të jem pjesë e këtij lloj zhanëri.
Pak më parë thatë se keni marrë pjesë në Mis Shkodra në vitin 2003, ku dhe u kurrorëzuat me çmimn e madh. Si e pritët këtë çmim?
Falenderoj Zotin që më ka dhënë këtë bukuri, ku unë arrita të jem pjesë e botës së madhe e mjaft të bukur të spektaklit. Faktikisht në atë spektakël bukurie, kishte shumë vajza të bukura konkurrente dhe në një farë mënyre nuk e prisja. Ai çmim jo vetëm më gëzoi pa masë, por lumturoi dhe familjen time, sidomos nëën time e cila në çdo moment më ka qëndruar pranë.
Do t’i riktheheni sërish botës së spektaklit?
Pse jo. Por tani për tani jam shumë e impenjuar me muzikën, ku siç e thashë dhe më lart aktualisht kam bërë një klip dhe jam në përfundim të albumit tim të parë. Por edhe shkolla më ha shumë kohë.
Në çfarë rryme anohen këngët e albumit tuaj?
Këngët e mija janë të ndërthurura me muzikën folk, e cila sot për sot është rryma më e pëlqyer. Gjithashtu në këtë album nuk mungon muzika regeton dhe baladat. Për këtë më duhet të falenderoj autorin e teksteve të këngëve Gjergj Jorgagjin, i cili sot për sot është më i mirë dhe kompozitorin dhe orkestruesin Gramoz Koseli, të cilët më kanë ndihmuar në realizimin e këtij albumi kaq të veçantë në llojin e tij.
Le të bëjmë pyetjen klasike. Sa e dashuruar është Marseda?
Nuk do të përgjigjem si çdo vajzë që thotë, që jam shumë e dashuruar etj... por le të themi që jam e lumtur. Në këto momente që po flas me ju mund të them se, dashuria po më shkon mrrekulli. Ç’të them tjetër, kam pranë një djalë i cili më do, më respekton dhe më bën të ndjehem e dashuruar.
Si është Marseda në shoqëri dhe si është në skenë?
Jam njësoj si në kohën kur jam me shoqërinë dhe në kohën kur jam në skenë. Jam një vajzë shumë e qeshur, e sinqertë, e shoqërueshme me miqtë dhe me kolegët.
Dashuria juaj e parë?
Lojë kalamajsh......
Gjatë gjithë karrierës suaj artistike, tek kush person e keni gjetur më shumë mbështetjen?
I vetmi person që më ka mbështetur gjithmonë ka qenë mami, e cila ka qenë një shtysë për mua që unë të arrij këtu ku jam sot. Më ka qëndruar pranë në çdo moment, qëkur kam qenë në klasë të parë. Ka qenë për mua një nënë, një mësuese dhe një shoqe shumë e mirë. Ajo gjithmonë më jep këshilla për çdogjë.
Thatë se jeni marrë me violinë që në moshë të vogël. Do t’i riktheheni sërish asaj?
Për mua violina është dashuria ime e parë, dhe vilionës i bie akoma sigurisht kur kam kohë të lirë. Nuk e kam menduar që në të ardhmen t’i kthehem sërish asaj, por ndjej kënaqësi kur luaj. Ndoshta por të realizoj ndonjë koncert timin, mund të luaj me violinë.
Çfarë pëlqen tek vetja?
Tek vetja pëlqej më shumë buzëqeshjen.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora