E premte, 19.04.2024, 03:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Fillon procesi ndaj 9 të akuzuarve për rrahjen e Mulla Osman Musliut

E enjte, 19.03.2009, 08:36 PM


Mulla Osmani i rrahur nga Wahabistet islamik
Mulla Osmani i rrahur nga Wahabistet islamik

ATHUA EDHE PROKUROIA ESHTE E KORRUPTUAR NGA WAHABISTET ISLAMIK?
Probleme me wahabista islamik në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Cka bëjnë institucionet?
Ndoshta i kanë korruptuar ose i kanë zënë PICK esdhe ata me infrastrukturën e krijuar me kohë!
Shkelqim Kosova

***

Ndërpritet seanca, prokurori tërhiqet në shenjë proteste

Mulla Osmani e ka quajtur joprofesionale punën e prokurorit, pasi ky i fundit me hetimin e tij nuk ka arritur ta zbulojë se kush kanë qenë personat të cilët saktësisht e kanë goditur. Në shenjë proteste prokurori ka hequr dorë nga lënda dhe e ka lënë seancën dy orë pasi ajo është hapur 19 Mars, 2009
 
Nëntë të akuzuarit për rrahjen e Mulla Osman Musliut janë deklaruar të pafajshëm, përderisa viktima Mulla Osmani ka thënë se i tërë sulmi ndaj tij ka qenë i përgatitur nga Vehabistët dhe ka pasur për qëllim shkatërrimin e autoritetit të tij, pasi ai vetë ka qenë kundër dhe është kundër këtyre rrymave.
Dy orë pasi ka filluar seanca gjyqësore, ajo është ndërprerë, pasi në fund të dëshmisë së tij  Mulla Osmani e ka quajtur joprofesionale punën e prokurorit, pasi ky nuk ka arritur ta zbulojë  se kush kanë qenë personat të cilët e kanë goditur. Në shenjë proteste për këto deklarata prokurori ka hequr dorë nga lënda dhe e ka lënë seancën dy orë pasi ajo është hapur.

Aktakuza e prokurorit

Në fillim të procesit  prokurori e ka lexuar propozim aktakuzën e tij, e cila e ngarkon  Sefedin Gashin, Rrustem Bublakun, Nderim Bublakun, Shefqet Krasniqin, Zeke Bublakun, Arsim Kastratin, Shpejtim Shalën, Gazmend Mehmetin dhe Januz Mehmetin për kryerjen e  veprave penale të  pjesëmarrjes në rrahje. Sipas prokurorit, me datën  9.1.2009 rreth,  orës 11:50,  në xhaminë e Zabelit ishte paraparë që  të emërohej imami, ishin mbledhur 70-80 persona dhe në momentin kur mulla Osman Musliu ka hyrë në brendësi të xhamisë, Haxhi Amrush Haradini është ngritur në këmbë dhe e ka pyetur turmën me fjalët: "Kush është që Bahri Hoxha të emërohet si imam i kësaj xhamie". Shumica prej të pranishmëve në xhami e kanë mbështetur atë. Sipas propozim-aktakuzës, në atë moment mulla  Osmam Musliu ka ndërhyrë duke u thënë njerëzve për ta kryer lutjen më parë dhe pastaj për të diskutuar në lidhje me emërimin e imamit.  Mirëpo, në këtë moment, sipas prokurorisë, situata është tensionuar dhe kur pala e dëmtuar mulla Osman Musliu ka tentuar të thërrasë policinë, të pandehurit e kanë sulmuar mulla Musliun, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.  Pika e dytë e  Propozim-aktakuza  e ngarkon Nderim Bublakun se ka kryer edhe veprën tjetër penalet, shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore, pasi i pandehuri  së bashku me persona të paidentifikuar sulmuan fizikisht palën e dëmtuar Bashkim Ibrahimin.  Ndërsa për tre të akuzuari  Shpëtim Shala, Rrustem Bublaku dhe Nderim Bublaku prokuroria pretendon se janë përgjegjës dhe për  sulmet ndaj palës së dëmtuar Nuhi Thaçi, me ç' rast  në bashkëpunim kanë kryer vepre penale  shkaktim i  lëndimeve të lehta trupore.

Rrëfimi i Mulla Osmanit

Pasi të pandehurit janë deklaruar për pafajësinë e tyre procesi ka vazhduar me dëshminë e Mulla Osman Musliut, ky i fundit e ka dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit dhe të viktimës.  "Një ditë para ngjarjes në mbledhjen e këshilli të bashkësisë Islame e kemi cakut si ushtrues detyrë për në xhaminë e Zabelit  Rijad Sofiun" kështu e ka filluar rrëfimin Mulla Osmani. Ai ka thënë se  të premten  ai së bashku me Rijadin kanë  shkuar në xhaminë e Zabelit pak minuta para se të fillonte fjala e Xhumasë. "Në hyrje kanë qenë dy xhematë,  të cilët  i kam përshëndetur, por ata nuk më kanë përshëndetur. Kam hyrë në xhami dhe e kam vërejtur se Rijadi nuk ishte më afër meje në xhami ka pasur rreth 60- 80 persona të cilët bisedonin në grupe". Mulla Osmani ka vazhduar tutje duke thënë se  në momentin kur ka hyrë në xhami  Haxhi Amrushi ka qenë i ulur dhe është ngritur në këmbë dhe ka thirrur me zë  "xhematë kush është për Bahri Hoxhën" Mulla Osmani tha se i pas kësaj fjali i  ka thënë Haxhi Amrushit që ka dalë ta falim një herë xhumanë e pastaj flasim për këto sene, mirëpo ky i fundit, sipas Osmanit, e ka fyer, kurse pastaj është sulmuar."Pas kësaj, ata e kanë marrë edhe Nuhi Thaçin i cili gjatë gjithë kohës ka tentuar të na ndajë dhe e kanë rrahur edhe atë", është shprehur Mulla Osman Musliu.
Gjatë tërë dëshmisë së tij Mulla Osmani nuk ka mundur ta precizojë se kush me saktësi e ka goditur atë.  Mulla Osmani  ka thënë se personat më agresivë atë ditë në xhami kanë qenë Shefqet Krasniqi, Safedin Gashi, Gazmend Mehmeti Januz Mehmeti dhe  Arsim Kastratin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora