E enjte, 25.04.2024, 04:06 PM (GMT+1)

Mendime

Dënoni kriminelët që na i vranë familjarët tanë!

E enjte, 19.03.2009, 08:12 PM


Fëmijët jetimë të Krushës së Vogël kërkojnë drejtësi për prindërit e tyre të vrarë nga policia serbe
Fëmijët jetimë të Krushës së Vogël kërkojnë drejtësi për prindërit e tyre të vrarë nga policia serbe
E përgatiti për botim: Myrfet Shasivari - Bota Sot

Krushjanët i kanë dërguar Tribunalit të Hagës dosjen e krimeve serbe (1)
 
Tanimë kur ndodhemi në prag të dhjetëvjetorit nga dita kur në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit ndodhi masakra e paparë ndaj 112 shqiptarëve të këtij fshati, të cilët hordhitë serbo-çetnike, i vranë dhe i dogjën duke ua zhdukur edhe eshtrat, familjarët e tyre, ende janë në kërkim të drejtësisë rreth këtij rasti kriminal. Në këtë kontekst, me nënshkrimet e të gjithë banorëve e moshës së rritur të këtij lokaliteti, është përpiluar një Apel, i cili, tanimë u është dërguar institucioneve relevante shtetërore, por edhe atyre publike, siç është Gjykata e Qarkut në Prizren, gjykatësve të EULEX-it, qeverisë së Republikës, KMDNJ-së etj. Në vijim po e botojmë në tërësi “sagën” tmerruese të banorëve të Krushës së Vogël, të cilët janë nënshkruar në fund të tekstit.

112 shqiptarë, së pari vriten e pastaj u digjen kufomat!

Më 25. 03. 1999 , rreth orës katër të mëngjesit mu pranë fshatit tonë vendosen forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe të përcjella nga makineri luftarake si; tanke, kundërajror (praga), autoblinda etj. Pas ca kohësh këtyre forcave të ardhura kryesisht nga Prizreni iu jepet shenjë nga serbët e fshatit tonë dhe ata fillojnë të marshojnë kah fshati , duke filluar djegien e shtëpive të para. Duke parë një gjendje të tillë, banorët shqiptarë i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe largohen në periferi të fshatit, me shpresë se përsëri do të kthehen në shtëpitë e tyre pasi barbarët serbë do ta kryenin plaçkën e tyre. Nëntë persona të cilët nuk i lëshuan shtëpitë tyre atë ditë u morën dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Pasi në mesin e popullatës së larguar kishte mjaft foshnje disaditëshe dhe disajavëshe, gra shtatzëna, fëmijë të mitur e pleq dhe pasi koha ishte e ftohtë, e sidomos në mbrëmje, banorët vendosin që natën ta kalojnë në disa shtëpi të cilat janë ndër shtëpitë e fundit të fshatit. Të nesërmen më 26. 03. 1999 rreth mesditës, të udhëhequr nga serbët lokalë, të cilët ishin të armatosur, bashkë me forcat shtesë ( kryesisht forca policore), rrethohen civilët shqiptarë në ato shtëpi ku ishin vendosur (grumbulluar) më parë. Pastaj urdhërohen që gratë dhe fëmijët e moshës nën 13 vjeç të shkojnë në Shqipëri kurse të tjerët të qëndrojnë aty. Të kota ishin lutjet e nënave, motrave e bashkëshorteve drejtuar serbëve vendas (fqinjë të deridjeshëm) për t’i lëshuar të tjerët, sepse ata ishin edhe më agresivë se ata që iu kishin ardhur t’u ndihmojnë. Shumë fëmijë( me rastin e ndarjes) të cilët tentonin të shkonin me nënat e tyre ndaheshin me forcë. Në këtë veprimtari më të dalluar ishin serbët nga fshati ynë. Pasi gratë dhe fëmijët e vegjël urdhërohen të shkojnë në Shqipëri, pleqtë, burrat, të rinjtë dhe fëmijët e moshës mbi 13 vjeç, të cilët ishin ndalur, urdhërohen të shkojnë në një shtëpi tjetër. Gjatë kësaj rruge ata ruhen të mos ikin kryesisht nga serbë vendës. Pasi iu marrin të hollat, çelësat e automjeteve, dhe dokumentet e tjera i fusin në këtë shtëpi. Ishin 109 persona që u detyruan të futen në një shtëpi. Shtëpia ishte përdhese dhe kishte dy dhoma dhe një korridor. Pastaj mbi këtë masë të madhe njerëzish fillon gjuajtja me armë automatike. Dhe pas mitralimit të kësaj mase njerëzish, kësaj shtëpie i vihet zjarri nga serbët. Kishte një numër të madh të plagosurish, të cilët nga plagët kishin filluar të digjeshin për së gjalli. Kishte persona të cilët nuk i kishin goditur plumbat dhe duke e parë një gjendje të tillë ngrihen (pasi ishin paraqitur si të vrarë) dhe fillojnë të largohen nga vendi i krimit. Në ikje e sipër vriten edhe disa persona që arrijnë të dalin nga ajo shtëpi dhe numri i atyre që përfundimisht shpëtuan nga 109 është vetëm 6 gjashtë. Dëshmitarët që shpëtuan nga kjo masakër ( 6 persona) thonë se duke ikur nga kjo shtëpi ata lanë mjaft të plagosur që nuk mund të iknin për shkak të plagëve, por se çka u bë me ata nuk e dinë. E tërë masakra është udhëhequr nga serbët vendës Për dy ditë u rrëmbyen (zhdukën) dhe u vranë 112 civilë shqiptarë. Shtëpia ku është kryer krimi më 26. 03. 1999 është shkatërruar nga serbët dhe në të janë bërë dy gropa të thella për t’u krijuar përshtypja gjoja se e tërë kjo masakër është rezultat i sulmeve ajrore të NATO-s . Në këtë masakër janë vrarë (zhdukur) 112 shqiptarë nga 13 deri në 77 vjeç. Pas kthimit të popullatës nga Shqipëria , vritet edhe një fëmijë 12 vjeçar nga minat që serbët i kishin vendosur në fshat dhe numri i të vrarëve arriti në 113. Shprehur në përqindje, në Krushë të Vogël janë vrarë ( zhdukur) rreth 70 % e meshkujve nga mosha 13 vjeçare deri në atë më të vjetrin . Pra, është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë. Si pasojë e kësaj masakre fshati ka 82 të veja dhe 145 fëmijë jetimë. Dhjetë familje kanë mbetur pa asnjë mashkull në shtëpi. Familjet kanë të humbur nga 1 deri në 9 anëtarë. Nga 145 shtëpi banimi vetëm 8 i patën shpëtuar kalljes.

Që nga 26 marsi i vitit 1999 janë rivarrosur vetëm 22 persona, ende mbeten të zhdukur 91 të tjerë

Menjëherë pas luftës, në bazë të asaj që ka ndodhur, kemi pritur që organet e hetuesisë do të vijnë në fshat, do të fillojnë hetimet dhe kudo dhe kurdo që do tu jepet mundësia do të bëjnë arrestimin e autorëve (ekzekutorëve) të masakrës së Krushës së Vogël dhe në këtë mënyrë, pos të tjerash do të sqarohet saktësisht edhe fati i personave të zhdukur (91 persona tani figurojnë ende të zhdukur, kurse atëherë figuronin 109). Përmasat e krimit të cilat i kishte përjetuar ky fshat kishin bërë që ndër banorët tanë të krijohej një bindje e thellë, se s’do mbetej institucion vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë dhe jashtë saj, pa bërë përpjekje të sillnin vrasësit para drejtësisë. Por e tërë kjo ishte një iluzion dhe asgjë më shumë. Gjatë këtyre viteve asnjë prokuror, gjykatës, avokat vendor apo ndërkombëtar nuk është parë në fshatin tonë. Duke e parë një mosinteresim të tillë, ne vendosëm të shkonim te ata dhe t’u tregonim se çka kishte ndodhur kundër popullatës shqiptare të këtij fshati. Përgatitëm një material (dëshmi) i cili sqaronte tërë tragjedinë kolektive të këtij fshati, sqaronte kryesit e krimeve dhe rrethanat në të cilat u kryen këto krime. Ky material i është dorëzuar:

Prokurorisë Publike në Prizren…….. ……………….……..më 24 01 2003 me numër PPN. 187/03

Prokurorisë Publike në Prishtinë………………………,,,,..më                02 04 2003         dhe përsëri më                06 11 2003       

Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-t në Prishtinë…… më 27 11 2003 te Christopher Maxwell (Drejtor i Departamentit të Drejtësisë së UNMIK- Njësisë së Policisë së UNMIK-t për Krime Lufte - Prishtinë………më                02 04 2005         dhe 14 06 2005 (hetuesve; James Dobrinski, Axel Stueve, Shahzada Sulltan etj)

Prokurorëve të UNMIK-ut:……………………… më 14 06 2005 dhe 22 06 2005 Michael Hartmann dhe Robert Dean, Kreut të policisë:…………………………..më 10 05 2005, Kai Vittrup - komisar i policisë së UNMIK dhe Sheremet Ahmeti-komandant i SHPK-së

Njësisë së Tribunalit të Hagës - Prishtinë …………më 30 07 2005; Lubomir Jozefciak-hetues etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora