Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Soni si biznes

| E enjte, 14.07.2005, 08:42 PM |


Muzike ballkanike. Look ekstravant. Me muskuj por pa silikon. Dhe me tre te fejuar po aq VIP sa ajo. Gjithcka per nje album qe te beje "boom"

Nese per nje minute nuk do t'i drejtosh asnje fjale, Soni mund te perhumbet krejt. E gjithe ajo gjalleri me te cilen ka qene duke folur deri pak sekonda me pare, i zhduket krejtesisht. I ngul syte ne nje cep te kafenese dhe duket krejtesisht e shperqendruar. Duhet qe t'i terheqesh vemendjen qe ajo te shkunde koken e te fitoje serish gjallerine, te filloje te flase shpejt e shpejt me tonin e sigurte dhe t'i shoqeroje te githa fjalet me levizje energjike te duarve. "Me falni por u shperqendrova ca. S'isha fare ketu. Po beja ca plane, ca llogari...". Atyre qe i qendrojne prane ne keto momente nuk u duket aspak e cuditshme qe Soni here pas here te humbase ne boten e vet. Sepse ata e dine fare mire edhe arsyen e shperqendrimit te saj: nuk ekziston ndonje djale qe ta kete bere ta humbase toruan ne kete menyre. Por eshte nje album i ri ai qe ia ka thithur te gjitha energjite. E ka bere se bashku me menaxherin e saj te shpenzojne gjithe kohen me detajet e promovimit: intervista, fushate publicitare, videoklipe, prezantime, koncerte... Pastaj ka edhe shkollen, diplomimi per frengjisht eshte ne prag. Por ka edhe ca plane te tjera qe shkojne pertej promovimit te albumit. Sepse ndonese ka pas vetes nje karriere shumevjecare muzikore, si pjese e grupit "Spirit Voice" dhe nje album dhe shume koncerte si soliste, Soni ndihet vec ne fillim te karrieres se saj. Dhe betohet qe nuk e thote aspak per modesti. Sepse ajo nuk mund te kenaqet me kaq sa ka arritur.

Je natyre e pakenaqur?
Aspak, jam teper e kenaqur me suksesin tim te deritanishem. Vecse nuk me mjafton. Dua qe gjithmone nje pune ta bej me te mire se ate qe kam bere me pare. Vetem keshtu mund t'i siguroj vetes nje karriere te sukseshme. Sepse per mua nuk mjafton te behesh i famshem ne nje moment te vetem: televizioni mund te ta jape kete mundesi. Ua jep shume njerezve shansin per t'u bere te njohur. Por pastaj nevojitet karriera e gjate. Dhe une dua qe te le emrin tim ne boten e muzikes shqiptare.

Dhe kete album e ke menduar si pjese te ketij plani?
Sigurisht, si cdo gje tjeter qe kam bere deri tani. Mendoj se nga shume drejtime albumi im i ri eshte shume me i realizuar profesionalisht sesa i pari, "Mbreteresha e nates", i cili kishte qellim qe pas shkeputjes nga grupi te me lanconte si soliste. Kurse per kete album jemi kujdesur me teper: kenget jane kompozuar pergjate nje viti dhe se bashku me menaxherim tim te studios FAF jemi perkujdesur per cdo detaj, qe ka te beje jo vetem me realizimin por edhe me menaxhimin e tij, ku kesaj radhe une bej edhe punen e bashkeproducentes. Duke pare gjithe punen qe eshte bere me kaq pasion, planet e promovimit, cilesine e kengeve mendoj se do te jete shume me i suksesshem se albumi i pare.

Eshte bindje e jotja apo behet fjale per opinione te te tjereve?
Eshte menaxheri im ai qe ka bere disa testime. Dhe ata qe e kane degjuar, kane thene se albumi do jete nje boom i vertete.

Per c'lloj muzike behet fjale?
Sic ka edhe emrin, "Eja ne Ballkan". Nje muzike ritmike ku dallohen qarte ritmet dhe ngjyrat ballkanike. Sepse per te kane punuar kompozitore jo vetem shqiptare, por edhe nga vendet e Ballkanit.

A mund te quhet kjo nje zgjedhje komerciale? Domethene qe ti interpreton pikerisht ate muzike qe duan njerezit.
Nuk do te ishte normale qe une te beja nje muzike qe e pelqeja vetem une dhe jo njerezit, sepse ndryshe, c'kuptim do te kishte! Asnje kengetar nuk do te quhej dot i tille nese nuk do te kishte fansat e vet. Prandaj ka raste qe i duhet te dale paksa nga vetja per te bere ate qe do publiku. Por kjo nuk do te thote qe t'i le preferencat e mia pas dore. Idealja eshte qe t'i gershetosh te dyja: kjo eshte bere edhe ne albumin tim.

Thua qe kengetari duhet t'u pershtatet shijeve te publikt. Kjo ndodh edhe me pamjen e jashtme?

Publiku ka ndikimin e vet edhe ketu: artisti perpiqet dhe investon ne "look"-un e tij qe t'u pelqeje te tjereve. Por me teper sesa fansat ndikojne ne paraqitjen e nje kengetareje, eshte vete kengetarja ajo qe kthehet ne nje model per fansat. Ka mjaft raste kur pamja e vecante e nje njeriu te skenes frymezon moden per shume vajza te tjera qe e ndjekin si idhull. Dhe mua, pse jo, me pelqen te jem e vecante, te jem e shquar edhe per "look"-un.

A te ka ndodhur ndonjehere e kunderta: qe te besh ndryshime ne pamjen e jashtme vetem pse kete e duan fansat?
Ka ndodhur njehere, nga fundi i vitit qe shkoi. Kisha shtuar ca ne peshe, arrita deri ne 57 kg dhe menaxherit tim i thane se ne ate periudhe ne Kosove po pelqehesha me shume. Atij i thane "Per xhirimet e Vitit te Ri Sonin e duan te kolme". Dhe une duhej te shtoja edhe ca kile.

Aq sa ne festivalin e fundvitit?
Po, ai ka qene shendeti im maksimal.

Ne fotografite e reja te albumit dukesh shume me elegante. Dhe me nje bark gjithe muskuj.
Muskujt i kam pasur gjithmone sepse jam marre vazhdimisht me palester. Edhe kur isha 57 kg, ne kulmin e shendetit, te gjitha kilet qe kisha shtuar, i kisha vene muskuj. Madje ne ate kohe bera nje vizite kontrolli ne nje klinike bukurie ne Paris ku me thane se gjithe ata muskuj nuk ishin normale per trupin tim. E mendoni, 87 per qind te trupit e kisha muskul, 30 perqind me shume se c'duhej.

Pse i gjithe ky pasion per palestren?
Dikur shkoja dite per dite me teper se dy ore, tani e kam rralluar ne kater dite ne jave. Me sherben mbi te gjitha per te pasur nje diafragme te mire, nese nuk do te beja nje stervitje te tille si zor se do t'i perballoja koncertet "live". Pastaj me pelqen palestra edhe si nje forme clirimi energjish per t'u ndjere mire. Jo thjesht si nje mjet per te modeluar trupin.

Persa i takon modelimit te trupit, flitet se e ke rritur gjoksin me silikon.
E kam degjuar kete thashethem. Por eshte vetem thashethem.

E megjithate gjoksi tani duket me i madh.
Nga koha e "Spirit Voice" apo jo? Po sepse jam rritur qe nga ajo kohe. Tani nuk jam me vajze e vogel por nje femer qe ka shperthyer. Pastaj nese do ta kisha bere nje nderhyrje te tille, nuk do ta mohoja aspak. Nuk kam ndonje gje kunder ketyre operacioneve, vetem se une nuk mund ta rris gjoksin sepse e imagjinoni dot se si do te dukesha kur dal ne skene dhe kercej aq sa kercej une? Nuk ka gje me te bezdishme se nje gjoks i madh ne te tilla raste. Pastaj si do te mund te ndihesha e lehte per te levizur me pjese te teperta ne trup?!

Shpenzon shume per te mbetur ne forme?
Jo me teper se shume kengetare te tjera. Fale Zotit nuk me eshte dashur te shpenzoj para per gjera qe m'i ka falur natyra.

Imazhi agresiv ne fotografite e reja te albumit ben pjese ne "look"-n e ri qe ka kerkuar publiku?
Nuk e di nese me duan agresive, por une kam nxjerre aty agresivitetin tim natyror. Jo te ekzagjeruar kuptohet. Ne fakt shume njerez me kane thene se kaq agresiviteti qe kam me ben te dukem me femer. Mjaft qe te jete agresivitet femeror, i natyrshem dhe atehere eshte i pelqyeshem.

Te ka ndodhur edhe ne jete te jesh agresive?
Ndodh, si me cdo njeri. Pastaj jeta artistike nuk eshte dhe aq e thjeshte, cdo dite dalin njerez te rinj qe synojne te behen te famshem. Nuk eshte cdo gje aq e bukur sa duket ne ekran, ka raste qe eshte nje lufte e vertete.

Nderkohe ne kete "lufte" ke mbijetuar per shume vite, si pjese e "Spirit Voice" dhe pastaj si soliste. Mendon qe karriera me vete kaq qene me e suksesshme?
Mendoj se po. Kete e tregoi me se miri albumi im i pare. Ka nje vit e gjysme ne treg dhe vazhdon te kerkohet.

Po me "Spirit Voice" ke marre cmime, kurse si Soni jo.
Kam marre cmim, si nuk kam marre. Ne "Polifest". Kurse ne Shqiperi nuk kam qene e pranishme ne gjithe festivalet ku dikur merrja pjese.

Pse kjo terheqje?
Sepse synimi im tani nuk jane festivalet. Dikur ato kane qene i vetmi vend ku mund te nxirrje kengen. Tani ka edhe kanale muzikore, ka nje treg te mirefillte shitjesh te kenges, ka videoklipe. Arti tani ka filluar te funksionoje si "showbiz" dhe festivalet dhe cmimet nuk jane me e vetmja menyre per te shkuar tek fansat.

Kesaj radhe a e ke gati nje strategji per te shkuar tek keta fansa?
Po, gjithcka eshte gati: albumi del ne prill dhe jemi duke programuar gjithe aktivitetet promovuese. Me i madhi besoj se do te jete nje koncert i madh "Soni Show" me shume te ftuar. Nderkohe jemi ne bisedime me disa firma qe une dhe albumi im te kthehemi ne imazhin viziv te tyre. Besoj se do te realizohet. Nderkohe qe albumin do ta promovoj gjate edicionit te ri te spektaklit te Petri Bozos "Netet e klipit shqiptar". Mendoj se prezazntimi i videoklipit tim te ri brenda ketij spektakli do te jete dicka e vecante.

Si eshte ky videoklip?
Nuk mund ta rrefej qe tani, por eshte krejt gati. Ka kaq shume ritem, kercim, kater grupe baleti... Eshte krejt ndryshe nga cdo gje qe kam bere deri tani. Sic eshte edhe kenga e klipit, "Nje me dy".

Kush eshte nje me dy?
Eshte nje loje e Rozana Radit, qe ka bere tekstin e kenges.

Per t'u bere me edhe provokuese ke zgjedhur te bashkepunosh me Rozanen?
Ishte nje bashkepunim i kendshem. Ajo ka bere dy tekste kengesh ne albumin tim te ri. Ne njeren prej tyre ka luajtur me tiparet e mia per shembull. Jane vertete tekstet e Rozanes, por me perputhen fare mire mua.

Edhe "Nje me dy"?
Kjo jo dhe aq: eshte nje tekst i lezecem qe flet per nje vajze qe pelqen nje djale dhe do ta beje per vete. Dhe i thote qe do vije nje dite dhe ai do behet sherbetori i saj.

Ty nuk te ka ndodhur ndonjehere kjo?
Jo, nuk kam dashur ndonjehere qe ndoje djale te jete sherbetori im, sepse mendoj se midis sekseve ekziston barazia. Pastaj nuk me ka ndodhur ndonjehere qe te dua te bej per vete ndonje djale dhe ai te mos ma vare.

Domethene nuk keni probleme me te dashurin?
Tani nuk jam e lidhur me askend.

Por pak kohe me pare keni folur ne nje interviste per nje te dashur francez?
Nuk ka ndonje sekret ketu: kam jetuar per shume kohe nje lidhje mjaft te qendrueshme, qe ka qene fare publike, nuk e kam mbajtur asnjehere te fshehte. Ne lidhje ku jam ndjere mire dhe kaq.

Por nderkohe eshte shkruar se jeni fejuar me Shpat Kasapin?
Pse vetem me te? Edhe me Ardian Gaxhen, se fundmi edhe me Ermal Fejzullahun. Shtypi, sidomos ai kosovar, me fejon cdo jave. Aq sa edhe prinderit e mi qeshin dhe thone se nuk e dine se cilit dhender t'i japin doren.

Kaq lehte i merr gjithmone thashethemet?
I marr lehte per aq kohe sa jane te pademshme, sepse qe te tre ata kengetare i kam vetem miq te mire dhe kaq. Nuk me prishet pune per aq kohe sa thone se jam fejuar me nje kengetar, sepse nese do te ngjisnin ndonje politikan... S'e di si do reagoja ne kete rast. Kur me "fejojne" me ndonje kengetar, nuk ua marr dhe aq per ters fansave. Mesa duket duan te me shohin te fejuar.

Ne kete rast mund edhe te perfitoni. Sepse nje cift Soni - Shpat Kasapi pershembull do te ishte me i suksesshem si showbiz, apo jo?
Po edhe jo. Sepse ka edhe rriskun e vet. Mund te mendosh se une ne kete rast perfitoj dhe bej per vete edhe fansat e Shpat Kasapit. Por mund te ndodhe edhe e kunderta. Ku i dihet qe vajzat qe e adhurojne ate nuk do te beheshin xheloze? Gjithsesi, te gjitha jane vetem hamendje per aq kohe sa une dhe Ardiani, Shpati apo edhe Ermali thjesht jemi miq dhe bashkepunetore te mire. Pastaj nuk do te doja kurrsesi qe te isha e suksesshme si e fejuara e ndokujt. Suksesi eshte i Sonit dhe vetem i saj.

Iva Tico