E enjte, 18.04.2024, 11:03 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: Përse populli do t’i japë PD mandatin e dytë

E enjte, 19.03.2009, 07:33 PM


Përse populli do t’i japë PD mandatin e dytë

Vetëm futja në NATO vlen sa njëqind premtimet e socialistëve

Nga Gëzim Llojdia

Nuk ka kurrfarë dileme. Fundi i qershorit do të përcaktojë si fituese PD. Kufiri më i largët që na ndan nga një mandat i dytë janë vetëm 100 ditë. Ky nuk përbën zbulimin tim por mendimin e shumë qytetarëve.

1-U dhanë tapitë

Pardje duke shkuar në punën time të përditshme takova dy banorë të zonave informale. Nga kështu udha u thashë? Do të marrim tapitë e shtëpisë. Çfarë përbënë për ju kjo? Kemi 18 vjet me një merak të madh: A do të mbahet fjala, apo ishte një premtim elektoral? Qytetarët e Vlorës ishin ditën e martë në pallatin Labëria për të marrë tapitë e shtëpive. Vlerësojnë Kryeministrin Berisha. Kujt ia keni dhënën votën? I pyes. Shiko, thone ata, ne vijmë nga fshati, votat ua kemi dhënë të majtëve. Na e mbushnin mendjen me fjalë të bukura, por me gurë në trastë. Por nuk e mbanin kurrë fjalën. Tani po hasim në dy simetri të kundërta, e ka ardhur koha t’i besojmë atij që po i mban premtimet.

2-Hyrja në NATO

Ushtarakët në Shqipëri janë shumë. Dikur i ndjeri S.Zhulali i pat përcaktuar: Ushtarakët janë si puna e bostanit, nga brenda janë flakë të kuq, nga jashtë, jeshil. Këtë përcaktim e bëri për oficerët e bazës ushtarake të Pashalimanit. Mirëpo ky përcaktim qenka i vërtetë. Gjithë ditën bënin kapterrët muhabet politik. Do fitojë e majta thoshin. Kjo ushtri e politizuar ishte veç monopol i së majtës. Mirëpo çfarë më tha një ushtarak së fundmi: Vetëm futja në NATO vlen sa njëqind premtimet që mund të kenë bërë dhe mund të bëjnë socialistët. Berisha i dogji premtimet dhe etapat. Nëse nuk futeshim këtë pranverë kushedi se kur do të bëhej realitet. Ëndrra NATO është prezent.

Përse duhet të jemi kokulur ne demokratët, për një skandal të një ish-ministri apo për një shpërthim. NATO i mbyll të gjitha dhe u vë kapakun gjërave të mëdha. NATO bën pjesë tek premtimet e mëdha për shqiptarët. Cfarë nuk bënë dhe çfarë nuk thanë socialistët. Mirëpo a e sollën gjë NATO-n në derën tonë? Asnjëherë si do të jetë këtë prill.

Njerëzia me të drejtë sot pyesin: A ka pasur shqiptarë të aftë për të qeverisur punët në 8 vite të socialistëve. Nga dituria, titujt dhe propaganda që bënin socialistët të merrnin mëndtë, por humbëm 8 vite që nuk i sollën asgjë këtij vendi. Korrupsioni që nxitën socialistët, injoranca, zyrtarë të paaftë, të vrisnin sytë kudo. Fare shkurt. Kur erdhën në pushtet në kohën e kallashit, pra në 97, u bë drejtor një injorant, i cili pyeti kur pa kompjuterin: “Po kjo plaçka këtu çfarë është, përse më duhet?

3-Rrugët

Dje në Orikum erdhën vizitë ca gjermanë. Meqë do shkonin në jug, në Butrint, na pyetën si ishin andej rrugët. Është ribërë rruga dhe udhëtimi do të jetë paralel detit, u thashë. Qeshën të lehtësuar dhe shtuan: I bëtë shumë shpejt rrugët. Po si shpjegohet na thanë që disa rrugë ishin prishur sa hap e mbyll sytë. Ato janë rrugët pasqyrë e socialistëve në 8 vite pushtet. Në mandatin e parë bënë ca rrugë, në mandatin e dytë u hoq zifti. Në vend të rrugëve hidhnin mashtrime. Doli zifti dhe mbeti tashmë balta dhe cakëlli. Rrugët që po shtrohen, autostrada që po ribëhet edhe njëherë. Superstrada Lushnjë-Fier që po shkon drejt qytetit tonë.

Se çfarë rruge bënë socialistët, merrni mundin deri në lumin e Vlorës. Shikoni rrugën nga Vranishti në Kuç që ka përfunduar - i gjithë asfalti është me gropa e kanale. Gjithë rrugët e Vlorës u ribënë disa herë sepse korrupsioni si ai virusi i keq i kishte zënë përgryke.

4-Korrupsioni

Nuk dua t’i personalizoj gjërat, mirëpo nuk mund të rri pa treguar se në qeverisjen e PS, duhet të futeshe në zyra me para, ndryshe nëpunësit e këtij soji s’të pranonin. Një militant që e bënë doganier, shpinte çdo ditë nga 50 e 100 mijë lekë në shtëpi. Në fund të muajit i thanë: “Po ti mor shok, përse nuk po vjen të marrësh rrogën? “Pse ore, bërtiti i gëzuar, paskemi edhe rrogë ne? Korrupsion me tenderat, korrupsion me gjithshka. Deri edhe tek policët rrugorë. Në librin e qeverisjeve shqiptare të post-diktaturës, qeverisja socialiste 8 vjeçare, përbën për ne shqiptarët kujtime të gjymtuara vitesh. Shkruajnë gazetat e majta dhe afër tyre për ndryshimin socialist. Duhen kuptuar gjërat. Stomaku ynë nuk e tret më hipokrizinë. I pamë socialistët, i provuam. Pa kurrfarë vlere. A duhet t’i riprovojmë?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora