E premte, 19.04.2024, 02:24 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Shevki Sh. Voca: Esat Pashë Toptani në librin e Millan Nediqit

E merkure, 18.03.2009, 10:32 PM


Shevki Sh. Voca
Shevki Sh. Voca
ESAT PASHË TOPTANI NË LIBRIN E MILLAN NEDIQIT: “USHTRIA SERBE NË GOLGOTËN SHQIPTARE”

Nga SHEVKI SH. VOCA

Millan Nediç (1877-1946), ish gjenerali ushtrisë së Jugosllavisë mbretërore dhe komandantë i armatës deri në Luftën e Dytë Botërore, e po ashtu edhe shef i Gjeneral shtabit kryesor, ministër i ushtrisë dhe marinës. Gjatë Luftës dytë botërore ishte kryetar i së ashtuquajturit qeveri kuislinge serbe. Me urdhrin e pushtuesit gjerman, dhe me qëllim të rezistimit kundër LNÇ, ai formoi forcat, rojet dhe korpusin vullnetar serb. Pas ngadhënjimit të regjimit komunist të Titos, Nediqi burgoset, por prej frikës, që iu kishte bërë opsesion, durimi i tij e humbi kontrollin dhe duke mos prit që gjyqi popullor ta dënoj dhe ekzekutojë si kriminel lufte, ai u vetë vra në burg.
  Në vitin 1935 Milan Nediqi e botoi librin e kujtimeve  të veta e cila përfshin një periudhë kohore gjashtë mujore, tetor 1915  prill 1916. Libri është i ndarë në shtatë kapituj, dhe secili kapitull i ka edhe nënkapitujt e vet që herë pas here përcjellën edhe me ditën dhe muajin e shënuar të ngjarjeve. Kapitujt e librit janë të shënuara me këtë renditje: “Tërheqja nga Serbia Jugore”; “Tërheqja kah Mali i Zi” (këtu tek nën kapitulli“Shqipëri gurë i pa gdhendur”, si dhe te kapituj  dhe nënkapituj tjerë që do të shohim më vonë Nediqi vunë në theks emrin e Esat Pashë Toptanit); “Tërheqja nëpër Shqipëri” mban titullin kapitulli i tretë në të cilën po ashtu përmendet emri i E.  P. T.; vijon kapitulli i katërtë “Në bregdetin Shqiptarë”; pastaj i pesti me titull “Shën Gjini” (Qytet dhe port në rrethin e Lezhës dhe buzë Detit Adriatik, dikur quhej Nimfeum, ndërsa në shekullin XIV i njohur me emrin e Medës, SH. V.); kapitulli i gjashtë titullohet me emrin e qytetit të “Dursi-t”, ndërkaq ajo e fundit që është i shtati me radhë mbanë titullin “Vlora”.  Libri ka gjithsejtë 292 faqe, ndërsa në faqen e tretë të saj, autori i shkruan këto fjalë: “Bashkë udhëtarit kryesor dhe viktimës më të madh të këtij rrugëtimi të ndjerit Mbretit Aleksandërit I.” Libri është botuar në Beograd në vitin 1935, ndërsa për shkak të interesimit të madh ndër lexues ajo në vitin 1937 u ri botua.

*    *    *

   Në faqen 64 dhe 65 të librit në nën kapitullin e 3-të me radhë “Shqipëri gurë i pa gdhendur”,  që gjendet në vazhdimin e kapitullit të II me titull “Tërheqja kah mali i Zi”, Millan Nediqi mes tjerash shkruan: ...“Territori tjetër nëpërmes së cilës duhet kaluar ishte Shqipëria e Esat Pashës, kështu e quanim Shqipërinë në atë kohë. Esat Pasha armiku jonë dhe gjeneral i sulltanit, me të cilin  në vitin 1913 ishim gjakosur në Tarabosh, Bërdic dhe Bardhonje, tani në këto ngjarje fatkeqe dhe shumë të rënda për neve, ai na u bë mik. Po të ishte vetëm si vështrues i katastrofës tonë në Shqipëri kishte me qenë boll, e jo që ai edhe u mundua mjaft për ne. Ashtu që, edhe pse deri dje e patëm armik të ashpër, ai na u gjend më tepër se që kishte mundësi. Shqipëria në këtë kohë ishte një arenë e intrigave politike nga më të neveritshmet. Ashtu që edhe vet pozita e Esat Pashës nuk ishte ku me ditë se sa e sigurt. Një ndikim të veçantë aso kohe kishte Austro-Hungaria. Ajo, me ndihmën e agjentëve të saj, e veçanërisht nga kleri katolik, gati tërë Shqipërinë e ngriti me armë në dorë kundër nesh dhe kundër Esat Pashës...” (fillimi i dhjetorit 1915, SH. V.).

 

Esad Pash Toptani në Selanik
Esad Pash Toptani në Selanik
Ndërkaq në faqet vijues të  librit duke fol sërish për Esat Pashën, Nediqi  thekson: ...“Seriozitetin e situatës në luginën e lumit Mat e kuptoi edhe vetë Esat Pasha. Në  një porosi të tij që ua dërgoi  komandës ushtarake të Timokut ku thuhet: “Në Mat dhe Dibër bullgarët janë duke i përgatitur qetat. Ndërkaq që në mesin e tyre gjenden Ahmet Beu dhe Elez Jusufi. Ata kanë ndërmend që nga lugina e Matit deri në Tiranë ushtrisë së juaj tua ndërpresin rrugën. Pasi që ushtria juaj nuk  gjendet në Selishte, duhet që  menjëherë t’i dërgoni atje. Në Mirditë ushtarët e juaj le të bëjnë kërdi, dhe le të ushqehen me tërë atë që gjejnë aty...!” (Raporti nga komanda e aradhes së Krainës O. Nr. 2664 nga 11 dhjetori i vitit 1916. Arkivi zyrtar ushtarak i luftës. Kapitulli i III, “Tërheqja nëpër Shqipëri” nën kapitulli, “Ankesat dhe kërkesat e komandave” , faqe128.).

  VI-DURSI.
  Nënkapitulli i 2-të. “Ne dhe Italianët”

 
... Autori i librit thotë: “Durrësi prej kohësh ka qenë çështje e aspiratave Italiane. Ky qytet ishte nën pushtimin romak me emrin Gugahium. Nga Durrësi fillonte rruga e njohur trans shqiptare “Via ignatia”. Po të vështrohet nga deti, të le përshtypjen e një qyteti të vogël dhe të bukur turk. Ndërtimi i saj është në formën e një rrethi, si ndonjë amfiteatër. Skela e saj e ngushtë nga jugu kufizohet me shkëmbinj të  lartë, ndërsa nga veriu me një gadishull, në  majën më të lartë të së cilës gjendej kioska e Esat Pashës.”
 “Duke e vështruar nga deti, ajo që të bie në sy më së shumti ishin Xhamit me minaret e holla të cilat ashtu të larta me ngjyrë të bardhë dhe me majat e tyre sikur e ndajnë ajrin për gjysmë. Shtëpitë janë të shpërndarë nëpër rrafshe të pjerrëta, dhe mjaft me vështirësi shkohet deri tek ato, ndërsa rrugët janë të ngushta dhe jo të pastra. Skela është e pa përshtatshme nga se nuk zinte anije të mjaftueshme për ankorim, ndërsa nga ana tjetër  erërat që frynin nga deti shkaktonin çrregullime.”
  “Puna e parë të cilën ne e filluam ishte ndërtimi dhe forcimi i Durrësit. Pas nesh edhe Italianët u angazhuan rreth një pune të tillë. Ndërtimi jonë u përqendrua në fortifikatën e pjesës veri-lindore në drejtim të lumit Ozren, e pastaj edhe nga Lindja, ndërsa Italianët  kah dalja në deti. Pozitat tona të fortifikuara i kishin rrethuar ato të  Italianëve ashtu që ata gjendeshin në mes, ndërsa na gjendeshim në pjesën e jashtme të perimetrit karshi Austriakëve dhe Bullgarëve.” (faqe 240-241).
 
  Nën kapitulli 3-të. “ESAT PASHA PËR NE”

  Gjenerali Nediq këtë nën kapitull e fillon me Durrësin për të cilën thotë se dikur ishte selia e princit të ndjekur, eksponentit Austriak Princit Vid, duke kaluar më pas te zëvendësi i tij Esat Pasha, për të cilin në vazhdim nuk nguron të thotë se na mbeti besnik deri në fund. “Shqiptar me fjalën dhe besën e dhënë. Çështjen e aleatëve tanë ai i konsideronte si të vetat duke na ndihmuar dhe përkrahur në çdo hap.”
  Më tej gjenerali Nediq vazhdon: Kam dëshirë të theksoja besnikërinë e tij ndaj dinastisë së Karagjorgjit,duke shtuar se Mbreti Petar me rastin e kalimit të tij nëpër Shqipëri, menjëherë pas Shkodrës, mikpritje të mirë iu kishte përgatitur vetë Esat Pasha në shtëpitë e tija në Durrës dhe Vlorë, deri sa në Vlorë për një kohë ishte vendosur në shtëpinë e një miku të madh të Esatit. Edhe të ndjerin Mbretin Aleksandër, me rastin e ardhjes së tij në Durrës, Esati e priti me kënaqësi dhe miqësi duke i ofruar mikpritje në shtëpinë e vet.
  Për Esatin si njeriun e një kallëpi të vjetër, brenga dhe dëshira më e madhe ishte që Shqipëria të mbetet ajo që është: një vend me shumicë myslimane dhe pronë e bejlerëve shqiptar. Këtë aspiratë të tij ai nuk e fshehte. Sikur të ishte ende gjallë, ndryshe as që do të kishte ndodhur. Për shkak sjelljeve miqësore ndaj neve, e vranë ata të cilëve u kishte bërë therë në sy.
  Esati  rëndë e përjetonte okupimin Italian, veçanërisht “administrimin” e tyre me Vlorën dhe Durrësin. Ndërkaq që pa përvoja dhe sjelljet e gjeneralit Italian Gerinit, përveç neve, i shkaktuan edhe atij mundime të mëdha.”( Fundi i citatit të nën kapitullit të 3-të , faqe 242).
 
  Nën kapitulli i 12 “Konflikti me Italianët në atë çështje”
 
 Këtë kapitull Nediqi e fillon rreth konfliktit të zhvilluar me Italianë. Ai në mes tjerash shkruan: “Dhamë mjaftë viktima në njerëz vetëm për të pas qasje të hyrjes në pjesët  “administrative”, italiane e veçanërisht në atë të Vlorës, për të cilën ne kishim mundësi edhe të bëjmë marrëveshje, dhe duke vazhduar thekson, ata frikoheshin nga imperializmi jonë, përkundër faktit se ne ishim gjysmë të gjallë. Por një gjë nuk mund ta kuptonim! Përse në shënjestrën e tyre ishin bagëtitë tona? Përse ata vepronin kështu? Dy gjeneralët italian ai nga Durësi dhe tjetri nga Vlora, e posaçërisht ky i dyti sikur bënin gara se cili prej tyre do të jetë më i vullnetshëm në këtë punë.” Lindi një betejë e madhe rreth bagëtive dhe për to. Italianët  bënë shumë rezistencë ndaj  kësaj pune, andaj edhe na u kërcënuan me gjithë forcat që i kishin...”
  Përfaqësuesi kryesor italian në Durrës gjenerali Gering, më 31 janar 1916, i shkruante letër kërcënuese kryesuesit të shtabit të Komandës supreme serbe, vojvoda  Bojinoviqi-t, ku në mes tjerash theksonte: “Në këto momente po sa e pranova urdhrin e ekselencës tonë nga komanda e Vlorës, të cilën në tërësi duke e përkthyer tekstualisht do t’ia përcjelli edhe ekselencës juaj, me  qëllim të informimit për urdhrin që ia dërgova komandantit të trupave italiane në Fier”. Në vazhdim teksti i gjeneralit Gering:
   “Merrni të gjitha masat e duhura, që urdhri i qeverisë mbretërore italiane të zbatohet gjithsesi ndaj kalorësve të trupave serbe që ata të mos depërtojnë përtej pjesës jugore të lumit Seman. Por nëse ndodh që trupat në fjalë ta kalojnë lumin Seman, atëherë ju do të kundërshtoni që ato të paktën mos ta kalojnë edhe Bubaliskën. Për mos kryerjen e këtij urdhri do të epet llogari.” (Faqe 261-262)

...Në rrethana të tilla vazhdon Nediqi, Komanda jonë supreme e pa të arsyeshme për të bërë çmos që sa më parë të largohemi nga Shqipëria, deri sa nuk është thurë, dhe arritur ndonjë mosmarrëveshje edhe  më e madhe me aleatët tanë italianë. Ata bënin përpjekje që trupat tanë në Durrës dhe në Vlorë, sa më shpejtë të ngarkohen nëpër anije e veçanërisht që trupat tanë nga Durrësi sa më parë të largohen në drejtim të Vlorës...(264).
  
... Deri sa Mati ishte në qetësi, Beratin e kishte kapluar kryengritja kundër Esat Pashës: por falë dy mijë policëve të tij kjo kryengritje u shua me gjak.
   Pas largimit të trupave ushtarake nga Durrësi dhe arritjes së divizionit tonë në Korfuz, prezenca e më tejme e Komandantit suprem si dhe e komandës supreme në Durrës ishte e pa nevojshme, ashtu që edhe vetë i ndjeri Mbreti Aleksandër vendosi që edhe ai ta lëshoj Durrësin dhe të shkoi në Korfuz.
   Gjenerali italian Gerin, i cili ishte komandant i trupave ushtarake në Durrës më 4 shkurt 1916, informoi se komanda e marinës ushtarake Italiane ia la në dispozitë Komandantit tonë suprem si dhe Komandës supreme kryqëzorin “Varosh Katania”, për shkuarje në Korfuz. Mbreti i Serbisë iu falënderua Italisë për këtë kujdes, dhe më 5 shkurt në ora 19 bashkë me shtabin e tij u largua nga Durrësi, ndërsa të nesërmen rreth orës 10 arriti në Korfuz...faqe 266.
   Mbretin e ndjerë e përcolli Esat Pasha, por tani ai nuk dinte se çka të bëjë me vetveten.  Me largimin e ushtrisë serbe nga Durrësi pozita e tij u keqësua. Ai nuk ishte i sigurt se çfarë dhe se sa ndihmë do t’i ofronin Italianët. Ajo pasiguri dhe mendimet që i silleshin në kokë se ndoshta edhe ai vetë një ditë do të detyrohej të ikë nga vendlindja e tij bëri, që të na lutet me ia lënë në dispozitë  një batalion të  ushtrisë tonë të armatosur mirë, si edhe diçka prej artilerisë. Qeveria Mbretërore duke ia plotësuar dëshirën urdhëroi Komandën Supreme që të shohin çka mund të bëjnë në këtë drejtim.
  Esat pasha në këtë rast nuk kishte aq besim tek njerëzit e vetë, andaj dëshironte që diçka më e sigurt t’i mbetej pranë. Mirëpo më vonë kur u bind edhe vet se në këto rrethana as për te nuk kishte aq siguri që të qëndroi në Shqipëri, ai na u falënderua për përkujdesjen që na e shprehëm për t’i ofruar ndihmën e kërkuar, dhe  duke mos u hamendur shumë mori rrugën bashkë me neve. Ardhjen e Austriakëve nuk kishte guxim me prit. Ata e urrenin thellë nga zemra. Austriakët në asnjë mënyrë nuk donin t’i harrojnë ngjarjet e majit të vitit 1914, kur Esati e kishte thyer ushtrinë e Vidit  mu bash në Durrës, te Shijaku. Me atë rast eksponenti Austriak, Vid  për pak sa e shpëtojë kokën dhe iku. Ai arriti të tërhiqet, por për këtë shkak kokën e paguan të gjithë oficerët mercenarë nga Holanda të cilët shërbenin në ushtrinë e Vidit. 
  Esati na mbeti një mik besnik, dhe deri sa vdiq qëndroi i tillë, gjegjësisht deri sa e vranë në Paris në vitin 1920. Gjatë luftërave tanë që zgjatën po thua se tetë vjet, na asnjëherë nuk hasëm në ndonjë njeri me aq karakter dhe qëndrueshmëri të fort, sikur që ishte Esat Pasha. Qarkullonin fjalët se në vitin 1915, konsulli gjerman në emër të carit Viliam ia kishte ofruar Esat Pashës kurorën mbretërore po qe se ai do të angazhohej në pengimin e ushtrisë serbe që të hyjnë në Shqipëri. Por ai e kishte refuzuar. Si shqiptar ia kishte dhënë besën Nikolla Pashiqit. Më parë do ta humbte kokën se sa ta shkelte fjalën e dhënë.
  Nediqi duke e qarë hallin e Esatit  në vazhdim të librit thotë: “Më vonë pas përfundimit të luftës botërore, Esati për Shqipëri ishte çdo gjë. Luftoi për fitoren e principit të madh të popujve të Ballkanit: Ballkani popujve të Ballkanit. Për këtë luftë ai fqinjit të tij iu kishte bërë kockë në fyt, i cili arriti të lirohej nga ai vetëm atëherë kur i përdori metodat e vjetra të politikës së saj: e korruptoj një kompatriot të Esatit i cili me anë të atentatit e vrau, (faqe 267-268).
  
    Me kaq gjenerali Millan Nediq e përfundon portretin e Esat Pashë Toptanit, në librin e tij të shkruar në formë ditari, të cilin e kemi cekë në titullin e këtij shkrimi. Të shtojmë se emrin e Esatit autori i librit e cekë edhe ne disa vende, por me më pak rëndësi andaj na nuk e pamë të arsyeshme që ta vemi në theks Esatin edhe nga ato pjesë tjera të librit.
   
FUND.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora