E premte, 19.04.2024, 09:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Mihai Antonescu: Në hijen e shtëpisë prej guri

E marte, 17.03.2009, 09:22 PM


Mihai Antonescu
Mihai Antonescu
Mendime rumune mbi vlerat shqiptare

Në hijen e shtëpisë prej guri

(Përkitazi me librin e Jusuf Zenunajt, Me fat martesa, që e pa dritën e botimit në Bukuresht, në të dy gjuhët, shqip dhe rumanisht, 2009)

Mbi tradhëti, mbi mashtrim, mbi përçmim, nënshtrim dhe krenari ndërtohet intriga e kësaj pjese, sado e shkurtë përnga koha e ngjarjeve, po aq e rëndësishme përnga morali, temperamenti dhe karakteri shqiptar. Nuk është një punë e paktë, përkundrazi, duke kundruar bibliografinë e autorit, përfitojmë përshtypjen se Jusuf zenunaj posedon aftësi për krijime gjithnjë e më interesante.

Nga Mihai Antonescu (Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë)

Asgjë nuk mund të jetë më e tmerrshme e më zemërkëputëse se sa një shelgje e përgjunjur. Çfarë erërash të tërbuara mund t’ia këpusin trupin e brishtë? Me çfarë lotësh ti vajtojnë brigjet e ujit të vetmuar, dëshprimin e heshtur që shkon duke e kapluar thatësia? Asgjë nuk mund të jetë më e dhembshme se sa tradhëtia e të afërmit tënd në të cilin e pasqyron kuptimin dhe qenjen, deri në braktisjen e vetvetes.
 Në gjendjen e përmbysur të botës e të përbërjes së saj të shtrembër, e kam njohur Jusuf Zenunajn, duke ia lexuar vëllimin me vargje “Prej shkëmbit rrjedhin lot”, duke vlerësuar te ai kujdesin ndaj sentimentit të përmbajtur e të justifikuar në poezitë që i rilexojmë me admirim, për ti mbajtur mend. Qenje e shqetsuar, përherë në kërkim të një ekuilibri ndërmjet vetvetes dhe kontekstit të pashmangshëm ekzistencial, Jusuf

Jusuf Zenunaj
Jusuf Zenunaj
Zenunaj ia ofron ndjenjës, kuptimit apo ngjarjes, atë ngjyrë vendimtare e të domosdoshme, të njeriut  të një kuptimi të rafinuar moral dhe intelektual, në të cilin masa e talentit krijues e gjen një përgjigje dhe një konfirmim. Më në fund, kam rastin të njoh një poet të këtillë, në gjendjen e dramaturgut, duke ia lexuar pjesën në pesë akte, “Me fat martesa”, e botuar në Bukuresht, në gjuhën rumune dhe shqipe, nën përkujdesjen profesionale të poetit Baki Ymeri dhe redaksisë së revistës Shqiptari.
  Konsideratat e mia modeste, me siguri subjektive, kërkojnë jo vetëm një përgjigje  të asaj që kam lexuar, pa kurrfarë pretendimi. Kështu pra, në një synopsis më të përgjithshëm, pjesa trajton situatën e delikuar të disa kosovarëve të mërguar, të arritur për të mbijetuar ndërmjet nderit dhe kompromisit, në brigje të huaja. Motivi nuk është i zgjedhur rastësisht. Ai përbën madje gjendjen faktike të dramaturgut origjinar në rradhën e tij, duke qenë vetë nga Kosova, tashmë banor i Belgjikës, si pasojë e shqetsimeve permanente e të padurueshme, qe e kanë prekur përgjatë pushtimeve të huaja, Kosovën dhe vendlindjen e tij.  Konflikti i pjesës është një i rëndomtë, më në fund duke përfshirë martesa të interesit, fëmijë të lindur pa faj, tradhëti e mashtrime të ditëpërditshme, plus një final dramatik, me të gjitha pasojat. Kështu pra, teza, antiteza dhe sinteza janë me shenjtëri të respektuara, gjë që na drejton e vetëdijëson për të parë te autori një njohje dhe zotërim të rrethanave për konstrukcionin e një teksti dramatik. 
 Ajo që të mahnit dhe turbullon në mënyrë të veçantë, është forca e flaës dhe mjeshtria me të cilën autori e përcakton gjendjen e personazheve, kuptimin e thellë të situatave dhe vënien në një dritë sa më të favorshme të përkufizimit të rrethanave, gjë me të cilën Jusuf Zenunaj arrin ti mbështjellë në mënyrë të shkëlqyer dhe integrale pesë aktet në një ide pothuajse intime, të bashkëpërkimit ndërmjet zhvillimit artistik dhe dëshmitarit spektator. Mbi tradhëti, mbi mashtrim, mbi përçmim, nënshtrim dhe krenari ndërtohet intriga e kësaj pjese, sado e shkurtë përnga koha e ngjarjeve, po aq e rëndësishme përnga morali, temperamenti dhe karakteri shqiptar. Nuk është një punë e paktë, përkundrazi, duke kundruar bibliografinë e autorit, përfitojmë përshtypjen se Jusuf zenunaj posedon aftësi për krijime gjithnjë e më interesante.
 Kjo pjesë në pesë akte, “Me fat martesa”, më ka sugjeruar disa mendime të arta nga fillimi i ekspozesë, shenjë që më ka përvetësuar në mënyrën time hidhërim/ëmbëlsinë e  disa të vërtetave, e vetmja “pasuri” me të cilën më shtyn ti them Ave, poetit dhe dramaturgut Jusuf Zenunaj, Ave përkthyesit të zellshëm, Adriana Sherban Tabaku, dhe redaktorit të palodhshëm, poetit Baki Ymeri.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora