E enjte, 25.04.2024, 12:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Eva Golemi: Tingujt muzikorë i zbutin shpirtrat e njerëzve

E hene, 17.04.2006, 08:31 PM


Eva Golemi
Këngëtarja lirike, Eva Golemi e cila e ka filluar aktivitetin e saj në maj të 06’ pa mbaruar akoma Akademinë e Arteve me rolin e ‘Dona Anës’ në operën “Don xhovani” të Moxartit, pranon me shumë dëshirë të na tregojë gjithcka në gazetën ’Sot’. Pas këtij roli u emërua soliste në Teatrin e Operës, ku ka luajtur rreth 17 role gjithsej, ku më të rëndësishmet janë: roli I Violetës në ‘Traviatë’, roli i Xhildës në ‘Rigoletë’, rolin e Lju tek ‘Madamme Butterfly’, rolin e Miminë në ‘Boheme’, rolin e Mikaelës në ‘Karmen’, gjithashtu ka marrë pjesë në tre opera shqipëtare.

Intervistën kisha dëshirë ta fillonim me emocionin që ju ndjetë në marrjen e çmimit të këngëtares lirike më të mirë të vitit nga “Akademia Kult”
Së pari të falenderoj për intervistën, u ndjeva shumë e nderuar, shumë e emocionuar dhe ato fjalë që thashë përpara publikut të Pallatit të Kongreseve, më duhet t’i përsëris prapë.Vërtet e falenderoj shumë edhe jurinë që më votoi, publikun e mrekullueshëm, Akademine e çmimit Kult që më vlerësoi, ndjehem shumë, shumë e lumtur dhe shumë e emocionuar. Kjo është një gjë shumë e mirë që bëhet për të gjithë artistët
2.Gjatë konkurimit ju kishit në krahë edhe këngëtarë të tjerë lirikë shumë të njohur si Marjana Leka, Agim Hushi etj, besoj që kjo e bënte akoma më të vështirë konkurimin?
Unë i vlerësoj shumë kolegët e mi, jemi kolegë pune, punojmë të gjithë bashkë këtu për të bërë diçka të bukur për publikun shqiptar. Normale që ndjehem shumë e vlerësuar dhe e ndjej veten me shumë fat që u nderova me një çmim shumë sinjifikativ për mua.
3.Në këtë kohë, ju jeni duke bërë prova për operën shumë të njohur franceze “Fausti”, mund të na thoni diçka rreth rolit që ju keni në këtë opera?
Unë luaj rolin e ‘Margaritës’ dhe është hera e parë që unë luaj këtë rol, pasi në skenën shqiptare është vënë pas 60 vjetësh premiera absolute “Fausti’ në Shqipëri. Ndjehem shumë e kënaqur me rolin dhe punoj dita –ditës, si të thuash për ta gdhëndur këtë rol, nuk ka shumë vështirësi për ta luajtur këtë rol, vetëm nga ana interpretative ka pak vështirësi, sidomos pjesën e “Çmendurisë të Margaritës” në pjesën e fundit të aktit të pestë, diçka që është hera e parë që unë e luaj kështu që ndjehem me shumë përgjegjësi edhe regjisorja është franceze, Patricia Panthon, e cila është një regjisore shumë e mirë, ka drejtuar kastet më të shquara në të gjithë botën, në skena dhe në opera të ndryshme kështu që jam shumë e nderuar që punoj në krahë të saj.
4.Mund t’i bësh një rezume të të gjitha aktiviteteve ku keni marrë pjesë, në vitin që kaloi dhe tani në sezonin e parë të ‘06?
Sezoni i parë i ‘06 ka filluar shumë shpejt, na gjeti duke u marrë me recitale të ndryshme, por “Fausti “ është opera e parë që jemi duke u angazhuar për këtë fillim viti, kurse vitin që kaloi kemi vënë në skenë shumë opera të njohura si: ‘Traviata’, Turandot’ me të cillin unë u nominova në ‘Akademi Kult’, ‘Rigoleton, ku këndova Xhildën dhe tani 2006- a hapet me ‘Faustin’.
5.Mendoni se audienca shqiptare po rritet nga viti në vit në skenën e TOB?
Më vjen shumë mirë që ju po ma beni këtë pyetje, janë vënë re vërtet shumë përmirësime. Pasi mbas vitave ‘90 u shkatërrua gjithë ajo punë, gjithë ajo mund, po vihet pak e nga pak nga një tullë, për të përmirësuar imazhin e TOB, ashtu siç e meriton, ashtu siç e ka filluar, sepse jemi i vetmi institucion këtu në Shqipëri që ka nevojë për shumë mbështetje dhe punë. Janë dhënë shumë premiera, shumë recitale dhe ky është një art që është shumë i vështirë, prandaj duhet të vine shumë njerëz që të na ndjekin premierat tona, që të shohin dhe ta kuptojnë mirë. Një këngë i zbut shpirtrat njerëzorë.
6.Eshtë e vërtetë që një grup artistik në TOB ka protestuar për kushtet mjerane që ka këtu?
Në fakt nuk di asgjë rreth peticionit që është ngritur, kam qenë shumë e zënë me punë dhe qëndrojmë këtu nga mëngjesi deri në darkë duke bërë prova dhe nuk e di. Pa ditur gjë për këtë, nuk mund të prononcohem dhe nuk mund të them asgjë.
7.Sa mbremje do të dëgjohet opera ‘Fausti’ në TOB?
Kjo opera do të zhvillohet në datat 21-23-25-27-30, do të zgjasë pikërisht pesë ditë. Janë të ftuar këngëtarët francezë, bullgar, rumunë, një miks ballkan- evropian dhe besoj se do të dalë diçka shumë e bukur. Kjo është një opera komplet e veçantë është edhe e shoqëruar prej 20 minuta nga trupa e baletit, e cila e bën diçka shumë intersante, është e re dhe nuk ka pse të mos pëlqehet. Për mua pse jo, pse të mos ketë sukses, ka një muzikë shumë të bukur.
8.Me çfarë projekti tjetër do t’ju shohim në të ardhmen?
Mbas operës ‘Faust’, kam një aktivitet tjetër, të cilën e organizon Komiteti Evropian, kam për të kënduar dy pjesë, me orkestrën e Sarajevës, me datë 8 majë, pastaj është edhe një recital tjetër ‘Flauti Magjik, në të cilën do të luaj rolin e Paminës dhe do të zhvillohet në Qershor, kështu që jam shumë e zënë dhe nuk kam pushim.
9.Po jashtë vëndit keni marrë pjesë në recitale, ç’mund të na thoni?
Po, kam marrë pjesë. Kam qënë deri në Amerikë për një recital, pastaj kam shkuar në Itali, Greqi, në Francë, kam pasur shumë aktivitete.
10.Eshtë bukur të bashkpunosh me artistë të huaj apo krijon ndonjë problem?
Për mua është shumë bukur të bashkëpunosh me të gjithë artistët brënda dhe jashtë vendit, merr eksperiencë, njëkohësisht jep eksperiencë dhe thuret një kulturë internacionale dhe e bukur.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora