E enjte, 25.04.2024, 09:04 PM (GMT+1)

Faleminderit

Shaqir Rexhvelaj: Një vit pa kolosin e etnomuzikografisë shqiptare, Ramadan Sokoli

E diele, 15.03.2009, 02:32 PM


Ramadan Sokoli
Ramadan Sokoli
Një vit pa kolosin e etnomuzikografisë shqiptare, Ramadan Sokoli

Nga Shaqir Rexhvelaj, Drejtor i Përgj. i Politikave 

Sa shpejt kaloi një vit, shumë shpejt. Si një vit më parë, me 7 Mars profesorit tonë të nderuem, i uruem festen e mesuesit me një tufë lule mimozash (sa shumë i donte lulet) e ashtu si në agoni buzëqeshi lehtë duke shqiptuar  një “faleminderit”, por edhe me një keqardhje të madhe; se lexonim në sytë e tij se po e ndiente se ato mbase ishin lulet e fundit që po u merrte erë. Pas katër ditësh me 11 Mars 2008 jeta e tij u shuajt duke lëne të ndrisë përgjithmonë emri dhe veprat e tij.
Ramadan Sokoli është figura jonë më e ndritur e kulturës kombëtare në fushën e muzikologjisë, është krijuesi dhe themeluesi i kësaj shkence të re që lëshoi rrënjë ose më mirë të themi u mboll si shkencë prej tij që në fillim të viteve ‘50 të shekullit që lamë pas.
Profesor Ramadan Sokoli jo vetëm është një shkencëtar i madh por edhe një patriot i madh. Siç edhe është cilësuar nga media dhe shtypi ate mund ta quajmë pa ndroje edhe si rilindës i fundit, duke u mbështetur edhe te familja e tij e madhe në qytetin e lashtë të Shkodrës, të gjyshi i tij Hodo Pashë Sokoli,t pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe mbrojtës i trojeve shqiptare të Plavës e Gucisë, e të Ulqinit, te i ati i tij, Isuf Sokoli, edhe ky i internuar në Itali per të ardhë te vllaznia e tij, Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, që bashkë me Radon provuen persekutimin e egër komunist duke vuajtur mbi 40 vjet burg.Të gjithë intelektualë të ndritur dhe patriotë.
Profesor Ramadan Sokolin e kam njohur per here të parë në qershor të  vitit 1957 në festivalin folklorik të Qarkut të Shkodrës, ku unë isha pjesëmarrës interpretues i folklorit të Malcisë së Madhe dhe ai ishte anëtar i jurisë ku përzgjidhnin talente që do të merrnin pjesë në Festivalin e Rinisë e Studentëve që do të zhvillohej në Moskë në muajt korrik-gusht 1957. Fati dhe Jeta e solli që prej asaj date derisa ka mbyllë sytë unë të jem një nder njerëzit më të afërt të tij (jashtë rrethit të tij) në fillim si objekt i punës së tij, unë si bartës i folklorit, ai si studiues i folklorit dhe më vonë, nxënës i klasës së tij në Liceun Artistik “J.Misja” në Tiranë, në degën e Flautit, pastaj student i tij në Konservatorin Shtetëror të Tiranës dhe pas studimeve si shok e mik shtëpie, i një familje me “halle biografike”, por e mrekullueshme në tradita në mikpritje dhe me nje rreth të mrekullueshëm si nga ana e profesorit, por edhe të së shoqes Lilit, tiranase nga familja - Petrela, një grua e rrallë ideale që mund ta gjesh vetëm në romane. Mbase edhe ky ishte dhe fati më i madh që pati profesori në jetën e tij të trazuar nga regjimi. Në vitin 1958 kur fillova mësim në klasën e tij per flaut në Liceun Artistik, kam bashkëpunuar me profesorin si bartës autentik i folklorit të Malësisë së Madhe duke riprodhuar këngët dhe meloditë e Zonës sonë duke filluar që nga këngët karakteristike “majekrahit” e këngë të tjera pa shoqërim muzikor me karakter baritor, këngët rapsodike me lahutë, melodi të ndryshme në instrumentin popullor “Zymare”, disa melodi që vetë i kisha krijuar, por edhe shumë ninullza e nanurisje të ndryshme fëminore, të cilat per çudinë time atëhere, ai u jepte një rëndësi shumë të madhe sigurisht duke i parë me syrin dhe vëmendjen e një studiuesi, ai i hidhte ato në nota muzikore, në disa fletë të medha muzike. Më vonë ato zunë vend krahas shumë hulumtimeve të tjera në studimet e tij etnomuzikologjike.
Por le të themi në këte “Njëvjetor” perkujtimor diçka më shumë per Jetën dhe veprën e tij dhe diç më shumë. Talentin e tuj muzikor e shfaqi që në vogli në qyteti e tij të lindjes, në Shkodër, qytet që njihet për traditat e mëdha kulturore sidomos në fushen e muzikës. Që nga fundi i shekullit të 19-të në këte qytet u krijuen formacionet e para orkestrale siç qenë orkestrat frymore, të cilat mund të merren edhe si fillesat e para të hedhjes së bazave të muzikës profesioniste, bashkë me muzikën kishtare, por ajo që përbënte palcën e kulturës muzikore në Shkodër qe tradita e krijimtarisë së këngës qytetare shkodrane, krejt e veçantë në llojin e vet, që nga tipet më të thjeshta deri te ato më të ndërlikuarat siç janë “jaret” duke u bërë kështu pjesë shumë e rëndësishme e fondit te artë të kulturës muzikore shqiptare.Në këte atmosferë dhe në këto realitete u rrit edhe Ramadan Sokoli, ne mes tingujve të mrekullueshme të muzikes së “ahengu shkodranë” dhe orkestrave frymore, prandaj edhe luante në disa instrumente në bandën e qytetit, por më për zemër në rininë e tij pati  instrumentin e kitarës siç quhet rëndomtë kitara si “piano e të varfërve. “Me kete bagazh muzikor dhe me disa krijime në fushën e këngës në vitin 1940 regjistrohet dhe vazhdon studimet në konservatorin “Luigi Cherubini” në Firenze – Itali për kompozicion dhe Flaut. Mbas studimeve kthehet në Shqpëri me ëndrrën e një të riu,për të vënë në shërbim të vëndit dijet dhe kulturën e tij perëndimore. Por mbas Luftës së dytë Botrore në vendin tonë u instalue regjimi komunist dhe fatkeqësisht idealet, pikëpamjet e tij por edhe tradita familjare dhe kultura perëndimore pluraliste binin ndesh me parimet e reja të këtij regjimi, sic rezultoi famëkeq për shqiptarët. Meqenëse këto pikpamje ai i shfaqte në rrethet shoqërore në Shkodër, hapur sidomos edhe gjatë Kryengritjes antikomunste të Postribës në vitin 1946, arrestohet dhe denohet me 5-vjet heqje lirie. Ramadan Sokoli sic edhe më tregonte vitet e burgut e transformuen rrënjësisht sidomos në njohjen e jetës dhe të njerëzve të saj mbrenda hekurave të burgut njerz të dijtur intelektualë klerikë, bajraktarë, pasanikë, tregtarë, malësorë, të një tradite që rridhte prej shekujsh ashtu shqiptarçe por që po rrezikohej seriozisht perballë një regjimi të ri ne pamje të jashtme popullor, por që vetëm ne që jetonim prapa hekurave e kuptonim se sa i padrejtë dhe i pamëshirëshim do të ishte për shqiptareët. Në burg dhe në kampet e përqendrimit ku punova me të burgosurit –tregonte ai, kam njohur karakterin e vertetë të shqiptarit, burra të ditur dhe të thjeshte, trima dhe të pathyeshëm përballë torturave, por që ishin dhe palca e kombit, prej tyre jo vetëm kam mësuar, por edhe u yshta për të filluar shenimet e para të hedhura në copa e blloqe letre për kulturën kombëtare shqiptare per folklorin per “gjëagjëza” për doket dhe zakonet që ishin aq të pasura dhe të larmishme nga njëri tregimtarë te tjetri  e me një shtrirje; nga gjithë viset e Shqipërisë.
Shenimet e para dhe zanafillen e studimeve të para etnomuzikologjike prof.Ramadan Sokli i ka nga vitet e jetës së tij në burg. “Cdo e keqe e ka një të mirë” përsëriste shpesh ai. Vitet e burgut i shfryzoi aq sa mundi per të mbledhë nektarin e parë të traditës së kulturës popullore të cilës ai ia kushtoi gjithë veprën e tij mijëra faqe e shkruar në rreth 20 libra muzikologji pa permendur këtu krijimtarinë muzikorë në disa fusha të saj që nga kënga e perpunuem i saj, te veprat e shumta instrumentale, nga miniature te poemi simfonik, muzikë dhome e koncerte per instrumentin e flautit e deri te metoda për fyell.
Botimet e para serioze ne muzikologji me karakter nderkombetar kanë filluar me botimin;
-Les dances populaires et les instrument mousicaux du people Albanais - Tiranë 1958.
Ky botim pati një interes të vecantë të qarqeve muzikologjike ballkanike dhe europine dhe nuk vonoj shumë dhe professor Ramadani krijoi nje letër kembim me shumë muzikologë të vendeve të ndryshme.
Sidomos nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Gjemania Lindore, por edhe nga vende perendimore.
Me interes shumë të madh shkencor kanë qenë për profesor Sokolin organizimi i dy ekspeditave shkencore muzikologike të organizuara nepër vise të ndryshme të Shqipërisë por kryesisht në Jug të saj; e para në vitin 1958 me shkencëtarë (muzikologë) gjermanë; Shtokman dhe Fidler dhe ekspedita e dytë me shkencëtarë rumunë të kryesuar nga muzikologja rumune Zonja Comichel në vitet 1960.
Këto ekspedita nga pala shqiptre u kryesuen nga prof.Sokoli dhe një kopje të regjistrimeve të tyre sot ndodhen në fonoteken e Institutit të Kulturës Popullore. Metodologjia praktike e mbledhjes së gjinive të ndryshme të folklorit në terren përbën një përvojë të madhe shkencore për muzikologjinë shqiptare dhe në keëte kohë fillon dhe një etapë e re studimit të kësaj kulture popullore kaq të pasur dhe të virgjër si për stujuesit shqiptarë por sidomos për studjesit e huej. Kjo është edhe periudha kur fillon dhe nderkombëtarizimi i muzikologjisë shqiptare.
Kështu në vitet e 60-70, Prof.Sokoli boton veprën madhore “Folklori Muzikor Shqiptar” (Prozodia dhe Morfologjia) “Veglat muzikore të Popullit tonë” (Organografia) “Vallet dhe muzika e të parëve tanë” (Ilirët).
“Chanson populaie albanaies (Albanskie narodnie pjesni) volumi i dytë “Figura të Ndrituara të Kulturës shqiptare në Shekuj”, (Jan Kukuzeli, Andrea Aleksi) ‘Gjurmime folklorike””Figura e Skëderbeut në muzikë” në kuadër të 500-vjetorit të heroit tonë kombëtar.
Mbas këtyre botimeve në Shqipëri,por edhe mbas publikimeve që bënë shkencëtarët gjemanë dhe rumunë në forumet nderkombëtare folklorike me studimet e tyre; folklori muzikor shqiptarë u nderkombëtarizue si një pasuri e cmuar me identitet të vecantë i krijimtarisë në fushën e kengës homofonike e polifonike në vallet e pasura me ritme  të larmishme  me instrumente folklorike që percillnin brez pas brezi shpirtin e melodive baritore origjinale, me kostumet kaq të bukura dhe unikale sic eshtë “xhubleta” e Malësisë së Madhe”, pra shpirti krijues nder shekuj i popullit tone po shfaqej i studjuar dhe i analizuar në mënyrë shkencore perball kulturave të popujve tjerë me veçanti dhe identitet të panjohur deri atëhere edhe shkencërisht dhe per kete merite të vecantë ka pa asnjë mëdyshje profesor Ramadan Sokoli. Në keto vite krijohet dhe Instituti i Kulturës Popullore me degën e muzikologjisë dhe shkencëtarët e rinj, por edhe ata me pervojë pa dyshim krijuen një shtresim të ri me studime të reja dhe kontribute duke zgjeruar dhe thedhuar studimet shkencore por dhe perfaqësimin nderkombëtar të kësaj shkence në forume studimore,por dhe duke e pasuruar me ekspedita të reja. Por në regjimin komunist sa here forcohej dhe egërsohej lufta e klasave aq më shumë vështirësohej puna dhe vepra shkencore e profesor Ramadanit. Per arsyet biografike që e ndoqën si hije e zezë deri në vitet ‘90, atij asnjëherë nuk iu botuen punimet e tij lehtë e pa vështirësi. Disa herë vepra të vecanta perfunduen edhe ne karton, sepse ai nuk pranoi që në parathëniet e librave të tij të shkruhej; “nen udhëheqjen e partise e shokut….. kultura popullore ka arrijtë etj. etj. Madje më kujtohet në vitin 1965 i kishin kthyer nga botimi korpusin “Veglat muzikore të popullit shqiptar” (Organografia) bash per kete arsye; redaktori i shtëpisë botuese i kishte thënë se në fillim të librit duhet të vinte një shprehje të udhëheqësit të partisë të cilat sipas tij janë edhe shumë të goditura, por dhe aktuale për kulturën popullore. E takova profesorin, ishte shumë i mërzitur e pyeta se cfarë kishte dhe më tha vërejtjen e redaktorit. Unë në bisedat me profesorin kisha krijuar një konfidencë të atillë që ai vetë ma kish dhënë dhe shpesh perdorja një stil ironik të foluri, dhe i thashë: Mirë të ka thënë, shumë të bukura i ka pse s’vendos ndonjë nga ato dhe gjithcka zgjidhet fare lehtë. Ai më pa me bisht të syrit dhe duke pasë sh.besim tek unë tha: Por ato s’janë shprehjet e tij, i ka të vjedhura nga njerëz të mëdhej dhe unë nuk mund të vej në hyrje të librave të mi “shprehje të vjedhura”, pastaj cdo një politikan të japi sentenca për folklorin, ai nuk eshtë shkencëtar që unë ta citoj. Por është filozof i thashë unë, dhe mendimi filozofik udhëheq, por edhe frymëzon, prapë me ton ironik. Unë jam në hall, tha “ti më can kokën”, por me një ton aspak miqsor, madje në një menyrë idhnake dhe profesori po të zemrohej e kishte shumë të vështirë të pajtohej madje mund të them se ishte dhe një mangësi e tij.
Ramadan Sokoli ishte një njeri me kulturë të gjëre një figurë poliedrike në kuptimin e mirë të fjalës. Me ate mund të bisedoje per cdo fushë të artit, por edhe të shkencave humanitare duke gjetë përgjigje profesionale dhe bashkëkohore një enciklopedi e gjallë. Biblioteka e tij në shtëpi ishte shumë e pasur jo vetëm me literaturë muzikore partitura por sidomos me libra filozofik, kritkë letrare artistike, por ishte edhe një shans që e shoqja Lili punonte në Bibliotekën kombëtare dhe cdo liber që i duhej për punë studimore mund dhe ta siguronte duke e porositë nga jashtë. Per të publikuar studimet e tij,pervec korespondencës që kishte me shumë muzikologë ai shfrytoj revistën “Shqipëria e Re”që dilte dhe në gjuhë të huaj,por edhe emisionet e Radio-Tiranës një rubrikë “Të njohim traditat tona muzikore” që shpesh e shpjegonte vetë në mikrofon. Më vonë shumë botime shkencore gjetën dritën e botimit te revita “Les lettres Albanais”. Ramadan Sokolit i erdhen shumë ftesa nga Kongrese nderkmbëtare muzikologjike që nga Moska, Tokio, Parisi, Roma, Budapesti deri nga Amerika, por ai asnjëhere nuk mori pjesë në to,dhe kjo nuk qe vetëm një dëm për ate por për mospërfaqsimin denjësisht të kulturës sonë etnomuzikologjike në këto forume dhe në dëm të kulturës sonë. Ajo që është për t’u theksuar dhe nenvizuar është se ky shkecëtarë i madh të gjitha veprat që shkroj i realizoj duke qënë një mësues i thjeshtë në shkollen e mesme artistike “J.Misja’’ me normë të plotë dhe duke dhënë mësim jo vetëm në degën e flautist të cilën ai themeloi, por edhe solfezh, harmoni, muzikë dhome e më vonë folklorin muzikor. Edhe kur u themelue Konservatori shtetëror i Tiranës në vitin 1962, nxënësit e tij jepnin mësim në kete institucion të lartë të muzikës ndersa ai jo, por kurrë nuk e dha veten, ai vazhdonte te nxirrte kuadro dhe të jepte mësim me një  devocion që është vetëm në natyrën e njerëzve të vecantë dhe që bëjnë hitorin e tyrë dhe të vendit të tyre.
Ramadan Sokoli është i pari që përgatiti tekstin e folklorit muzikor dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës jo pa vështirësi e miratoi per edukimin e brezit te ri të muzikantëve me kulturën popullore e folklorike kombetare duke i dhënë një fizionomi të re shkollës sonë, por dhe karakterin kombëtar të saj.Dhe per cudinë tonë atëhere ishim studentë profesori vinte dhe jepte mësim si pedagog i jashtëm dhe pa pagesë lëndën e folklorit muzikor që ai vetë e kishte përshtatë per Konservator.
Ramadan Sokoli me mendjen e tij të ndritur na sjedh një krijimtari me studime etnomuzikore që nga antikiteti yne me “Vallet e muzika e të parëve tanë” Ilirët, si një gjurmues i pasionuar pasuron fondin tonë kulturor e  kulturën tonë muzikore duke zbuluar figura gjigante siç janë Niketë Dardani e Jan Kukuzeli duke ndricuar shekull pas shekulli  me figurat e ndritura si në librin “16 shekuj” deri në ditët tona për të ardhë te krijimtaria e tij si këngët “Blegëron delja”, “Turtullesha”, etj, ku na prezantohet jo vetëm si studiues por dhe krijues me ndjeshmëri poetike krejt të vecanta muzikore. Hulumtimet e tij etnomuzikologjike janë shtigje të reja që shkelen per herë të parë nga ky studiues pasionant që shquhet për thedhësinë e mendimit,gjerësine e horizontit kulturor si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor të lëndës që merr për objekt studimi.
Duke i hedhë një vështrim të shkurtë veprave studimore të Prof.Sokolit konstatojmë me kënaqësi se ajo shtrihet në 20-shekuj të etnisë së kombit tonë dhe përbën vlera të pamohueshme në panteonin tonë kulturorë,por profesori ynë i nderuar gjatë gjithë veprimtarisë së tij në regjimit komunist nuk ka një vlerësim sado të vogël për veprat e tij dhe as një “Fletë lavdrimi”nga ato që rëndomtë jepnin Bashkimet profesionale. Shpesh me ironi dhe cinizëm per regjimin profesori tregonte se te vetmen “Fletë Nderi” që ka marrë, ka qënë në qitje ushtarake në zbor, që çuditërisht, rastësisht kishte dalë shkylqyeshëm .
Ndryshimet demokratike në vendin tonë profesor Sokolin e gjetën në moshën e tretë në të 70 –tat mbasi kishte harxhuar gjithë dijet dhe mundin per të vënë gjithcka në të mirë të kulTures kombëtare por pa ndonje vlerësim dhe pa më të voglën vemendje për ta shperblyer me tituj apo ndere të tjera. Është qeveria e Partise demokratike dhe institucionet e ngritura prej saj që vlerësuan punen dhe veprën e muzikologut Ramadan Sokoli.Duhet të vinte Viti 1995 kur Akademia jonë e Shkencave i akordois titullin “Profesor”, Në vitin 2000 ,Qëndra Nderkombëtare e Jetëshkrimeve në Cambridge të Anglisë e perfshinë ne Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara. Në vitin 2002 nga Presidenti i Republikës z.Alfred Moisiu i akordohet titulli “Mjeshter i  Madh”dhe pas kësaj qyteti i tij i lindjes Shkodra, Këshilli bashkiak i ketij qyteti i jep titullin “Qytetar Nderi”. Po në vitin 2006 Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike i jep medajen “Emblemë e Kulturës Shqiptare” dhe po brenda ketij viti ABI/Instituti Amerikan i Biografive i jep Diplomën “Ekspert në Ethnomuzikologji dhe Kompozim”. Ramadan Sokoli njihet edhe si një penë shumë e njohur në pulicistikë. Ai ka trajtuar në shtypin e kohës me karakter shkencor kulturor si; te revista “Nëntori”, “Shkenca dhe Jeta”, “Kultura popullore” ka trajtuar probleme të etnomuzikologjise ka shkruar skenarë per dokumentare të kinostudios, por sidomos per emisione Radio-Televizive, me qindra artikuj studime, tekste mësimore recensione etj. Një faqe e ndritur jo shumë e njohur eshtë dhe krijimtaria muzikore ne gjini të ndryshme e profesor Ramadan Sokolit, por ajo meriton një vështrim me karakter njohës, studimorë dhe publikues, sepse ka edhe shume vepra që ende nuk kanë parë dritën e ekzekutimit në public.
Në kete pervjetor vetëm rikujtuem këte figurë të ndritur të kulturës sonë kombëtare,por vepra e Sokolit meriton të jetë më shumë objekt studimor i Akademisë së Shkencave si dhe në vemendjen Ministrise së Turizmit të Kulturës Rinisë e Sporteve per të pergatitë një kolanë të plotë të veprës së këtij kollosi të muzikologjisë sonë, mbasi botimet e deri tanishme lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo mund të ndodhë brenda viti 2010 kur Ramadan Sokoli ka 90-vjetorin e lindjes.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora