E enjte, 18.04.2024, 02:46 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (I)

E diele, 15.03.2009, 06:33 PM


HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (1)

Nga Ramadan ASLLANI
 
Lufta e Prillit (1941) e okupoi Kosovën pa ndonjë rezistencë të madhe. Pjesët e divizionit të Pestë e të Nëntë të blinduar dhe të Divizionit të 60-të të motorizuar të këmbësorisë gjermane atë vit hynë në Kosovë. Menjëherë pas kësaj pasoi Marrëveshja e Vjenës (Ribentrop-Qano), me të cilën u bë ndarja e territorit të okupuar të Kosovës. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, trupat gjermane u larguan nga pjesa më e madhe e territorit të Kosovës, duke ua lënë
italianëve dhe bullgarëve pjesën tjetër. Pjesën më të madhe të Kosovës e pushtoi Armata e Tetë italiane e Korparmatës së Katërt me divizionin “Pulia”. Deri më 13 korrik 1941, Shtabi i Divizionit gjendej në Prizren. Në Mitrovicë, në rajonin e Vushtrrisë dhe të Podujevës u vendos Batalioni i Tretë i Regjimentit të 737-të gjerman, kurse në qytet u vendos Krajskomandatura, administrata ushtarake e prapavijës për një rajon më të gjerë. Bullgarët në kufi ndaj italianëve i vendosën dy “uçeskë”. Të parin me qendër në Shteprcë, kurse të dytin në Zhegër. Përpos kësaj, ata sollën edhe njësi të tjera ushtarake dhe shumë forca policore, kështu që territori i Kosovës sipas marrëveshjes së forcave të okupacionit dhe me pjesëmarrjen e kuislingëve u nda në tri pjesë, me kufij të përcaktuar dhe që ruheshin shumë. Pjesa më e madhe e Kosovës me Dukagjin, mbetet nën administrimin italian, ndërkaq Kaçaniku, Karadaku dhe pjesa e Anamoravës prej Gërlicës e tutje mbetet nën administrimin bullgar.
Edhe treni që qarkullonte në drejtimin Beograd-Shkup-Athinë, gjatë kalimit nëpër Kosovë, duhej t’i ndërronte tri herë tabelat në tri gjuhë. Prej Beogradit e deri në Prilluzhë mbante tabelën Serbia; prej Prilluzhës deri në Gërlicë mbante tabelën Albania dhe prej Gërlicës e Shkup e tutje mbante tabelën Bëllgaria (Bullgaria).Sipas kësaj ndarjeje, Remniku i takoi zonës okupuese bullgare, ashtu si edhe shumë katunde të tjera të komunave Viti, Kaçanik, etj.

Konflikti me bullgarë

Në verën e 1940-ës, Hasani Remniku po kthehej nga Cërnica, ku kishte qenë për vizitë te motrat e martuara. Rrugës, Te Bunari i Beqës, takohet me dy bullgarë të armatosur, të cilët tentojnë ta maltretojnë. Duke parë se pushkët nuk mund t’ia hiqnin shpejt prej krahut u bie me kamxhik pa i zbritur kalit dhe ik. Bullgarët e kishin mbajtur mend qostekun e orës, shokën dhe tirqit e zi të Hasanit. Pas disa ditësh, Te Lisi Madh në periferi të fshatit sërish e ndal patrulla e paarmatosur bullgare. E identifikojnë sipas qostekut dhe fizionomisë -  i njohur si Hasani i Zi. Duan ta plaçkitin t’ia marrin orën me qostek. Por, Hasani ishte i ri me plot fuqi, i shkathët dhe i shpejtë. Edhe këta i rrahu mirë. Shpejt ikën. Që nga ajo ditë më tepër ishte njeri i maleve se sa i shtëpisë. Aso kohe në Remnik, ekzistonin dy trima me të njëjtin emër – Hasan. Hasani i Alisë ose Hasani i Zi dhe Hasani i Agushit – ose Hasani i Bardhë. Që të dy ishin shokë të pushkës dhe miq shumë të mirë. Me ardhjen e bullgarëve si okupatorë në këto troje ata në fillim tentojnë t’i përvetësojnë shqiptarët kundër kolonëve. Mirëpo, shqiptarët një gjë të tillë nuk e pranuan, sepse me ta kishin përvoja të hidhura nga e kaluara. Meqë shqiptarët nuk kishin pranuar bashkëpunimin, një gjë të tillë e realizojnë me kolonët sllavë, duke filluar bashkërisht zullumet dhe ngatërresat me shqiptarë.

Citat
Pesëdhjetë e shtatë vjet fshehja e të vërtetës në zemër. Pesëdhjetë e shtatë lule qenë tharë pa u vendosur mbi varrin e pesë flijimtarëve për lirinë e Kosovës. Pesëdhjetë e shtatë përvjetorë pa përkujtim publik. Pesëdhjetë e shtatë datëlindje të lirisë së Kosovës në dry. Më 10 tetor të këtij viti (2008), pikërisht në datën e helmimit të tyre nga njerëz të organeve të sigurimit, më 1951, familjarët sivjet vunë lule mbi varrin kolektiv të tyre në oborrin e ish-kazermës ushtarake të APJ-së në Gjilan.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora