E shtune, 20.04.2024, 11:48 AM (GMT+1)

Mendime

Krenarë që jetuan në kohën e dr. Rugovës

E merkure, 11.03.2009, 06:00 PM


Nga Lirie Hajdari

FR i LDK-së shënoi 19-vjetorin e themelimit
 
Forumi Rinor i LDK-së, në shënimin e nëntëmbëdhjetëvjetorit të themelimit, është zotuar se edhe në epokën e re të pavarësisë, të njohur ndërkombëtarisht do të vazhdojë rolin e rëndësishëm me inkuadrimin e forcave rinore në jetën politike të vendit, në edukimin e tyre, me qëllim të zhvillimit dhe integrimit më të shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Duke qenë krenarë se kanë pasur mbështetësin më të fortë të kohës, presidentin e lavdishëm dr. Ibrahim Rugova, të rinjtë e LDK-së në kujtim të zhvillimeve, në shënimin e përvjetorit të nëntëmbëdhjetë të themelimit të FR të LDK-së kanë përkujtuar me pietet të lartë, duke u përulur para veprës së madhe dhe të lavdishme të themeluesit dhe arkitektit të shtetit të Kosovës, presidentit Rugova.

Para të pranishmëve, personalitete të jetës politike në Kosovë, kryetarja e FR të LDK-së, Sytrime Dërvisholli, rikujtoi ngjarjet që kanë përcjellë lindjen, rritën dhe zhvillimin e Forumit të Rinisë. “LDK lindi si lëvizje e popullit të Kosovës, u rrit dhe u zhvillua me vizionin human dhe politik të presidentit dhe arkitektit të shtetit ë Kosovës dr.Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci. Znj. Dërvisholli përshkoi edhe rrugëtimin e gjatë të FR të LDK-së që për shumë vite ishte bartëse e aktiviteteve dhe pjesëmarrjes së të rinjve në lëvizjen politike dhe në rezistencën e popullit të Kosovës kundër okupimit serb. “Kur e themi këtë, u referohemi akteve madhore siç janë: Deklarata e Pavarësisë e 2 Korrikut 1990, Kushtetuta e Republikës së Kosovës më 7 Shtator 1990, Referendumi për pavarësi në shtator 1991, zgjedhjet presidenciale e parlamentare të vitit 1992 dhe 1998, si dhe lufta e popullit të Kosovës për liri gjatë vitit 1998- 1999. Nëpërmjet këtyre akteve madhore LDK-ja jetësoi vizionin në të mirë të popullit të Kosovës duke bërë të njohur shtetin e Kosovës në botë mbi bazat e filozofisë së lirës, pavarësisë dhe demokracisë”, u shpreh ajo.

Në emër të kryesisë qendrore, dhe në emër të kryetarit të LDK-së dhe presidentit Fatmir Sejdiu, të rinjtë e LDK-së për punën e tyre të palodhshme i ka uruar zëvendëskryeministri Ramë Manaj, duke çmuar kontributin që FR ka luajtur brenda LDK-së me LDK-në për Kosovën, për të sotmen e saj dhe për të ardhmen e saj. “Janë 19 vjet pas nesh të punës dhe sakrificës të kontributit, por edhe të arritura të mëdha. Në këtë periudhe kohore angazhimi, kontributi i të rinjve të LDK-së ishte dhe mbetet i jashtëzakonshëm, i domosdoshme, determinant, përcaktues dhe premtues për të ardhmen”, tha Manaj, duke shtuar se në këtë periudhë, vizon, yll polar ka qenë dhe mbetet vizioni i themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarit historik të vendit dr. Ibrahim Rugovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora